Tigri në çajnik? :)

Kampionët e saposhpallur të Europës në Tiranë?! “Personalisht do më kishte pëlqyer të sillja në Shqipëri kombëtaren spanjolle me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Do bëj përpjekjet e mia dhe për më tepër jam i bindur se do i prisnin mirë. Do më pëlqente sepse shoh që këtu ka një pasion të madh për futbollin”.
Ky është një premtim i bërë në një intervistë në Shekullin e sotëm nga ambasadori i Spanjës në Tiranë Rafael Tormo Perez (në foto). A thua do të ndodhë përnjimend?! Do gjejnë kohë kampionët e mëdhenj të vijnë në Shqipërinë e vogël? Ndoshta...
Veçse të kujton paksa atë tregimin surreal të Tosltoit për tigrin që u fut në... çajnik. U fut dhe nuk dilte. U përpoqën gjithë burrat e shtëpisë së çajnikut, duke përdorur të gjitha mjetet, kush me kërcënim e kush me shkop, por tigri nuk dilte që nuk dilte, u struk më shumë. Në fund e nxori një fëmijë duke i thënë: Eja të lozim bashkë... (A.N.)
Comments
hahaha :) Shume e kendshme
<p>hahaha :) Shume e kendshme Muçi :) Te pershendes</p>
fiuuuuu, kjo qeka c'qeka...
<p>fiuuuuu, kjo qeka c'qeka... Po nuk ma ha mendja te ndodhe. Ndonjehere keta te gazetave ia fusin dhe kot</p>
Analogji e qelluar. Jam
Analogji e qelluar.
Jam kurioz te di titullin e ketij tregimi nga Tolstoi.
Mbaj mend qe ju lexoja femijeve nje liber te vjeter, nga betty yurdin, '' the tiger n the teapot'' ... Por Tolstoin dhe kur e si, se kam degjuar.
Add new comment