Vetullat e shqipes së shkruar

Postuar në 03 Korrik, 2012 04:04
Ardian Vehbiu

A ka nevojë sot shqipja e njësuar për reformë drejtshkrimore?

Unë besoj se po – sikurse e kanë vënë në dukje kolegë të shumtë para meje, drejtshkrimi i shqipes, i sanksionuar në Kongresin Drejtshkrimor të vitit 1972, mund të thjeshtohet dhe të përmirësohet nga pikëpamja funksionale.

Natyrisht, këtu flasim vetëm për drejtshkrim, ose për atë sistem rregullash, pak a shumë arbitrare, që kodifikojnë marrëdhëniet midis formës së shkruar dhe formës së folur të gjuhës; dhe jo për normën gramatikore, e cila është diçka tjetër (p.sh. paskajorja etj.); as për bazën dialektore të shqipes standard.

Është thënë se drejtshkrimi i shqipes ndjek parimin fonologjik: fjalët shkruhen ashtu siç shqiptohen. I shprehur në këtë mënyrë, parimi lë shteg për interpretime të ndryshme – meqë parakupton një shqiptim të njësuar, ose normë drejtshqiptimore, e cila në fakt nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Për shumë prej nesh, parimi fonologjik vlen vetëm në trajtën e vet të përmbysur: shqipja do të shqiptohet ashtu siç shkruhet. Bash në këtë pikë, ndihet nevoja për një reformë të drejtshkrimit, meqë janë të shumta rastet kur fjalët nuk po shqiptohen më ashtu siç shkruhen.

Gjuhët që ndjekin parimin fonologjik, si shqipja, kanë të mirën e madhe që janë të lehta për t’u mësuar të shkruhen nga ata që i kanë amtare; por edhe të keqen e madhe, që drejtshkrimi i tyre gjithnjë rrezikohet nga evoluimi i natyrshëm i shqiptimit.

Në këtë mes, zgjidhja ideale do të ishte të gjendej një drejtpeshim midis shkrimit dhe shqiptimit, në mënyrë që edhe drejtshkrimi të kodifikohet i tillë që jo vetëm t’u përgjigjet prirjeve të tashme të evoluimit shqiptimor, por edhe t’u paraprijë atyre; në një kohë që drejtshqiptimi të mbështetet më shumë në trajtat e shkruara, duke iu larguar ndikimeve dhe tundimeve krahinore.

Nga kjo pikëpamje, vend për reformë drejtshkrimore ka; sikurse ka edhe gjuhëtarë profesionistë kompetentë, për të pikasur ato pika të dobëta në sistemin drejtshkrimor, ku mund të ndërhyhet (të tilla si ë-ja e patheksuar).

Po ku qëndron rreziku i kësaj reforme, atëherë?

Reforma sjell me vete, praktikisht, dy rreziqe.

Së pari, ajo krijon iluzionin se problemet që ka sot shqipja, shumë serioze në vetvete, mund të zgjidhen nëpërmjet një reforme drejtshkrimore; në një kohë që këto probleme lidhen, para së gjithash, me dobësinë e sistemit arsimor dhe të edukimit gjuhësor, si dhe me krizën e përgjithshme të autoritetit në një shoqëri të sunduar nga aritmetika dhe morali i tregut (përfshi këtu edhe përllogaritjet e ‘demokracisë gjuhësore’, ose të përpjesëtimeve demografike dhe krahinore). Ata që e shkruajnë sot shqipen keq, e bëjnë këtë jo ngaqë drejtshkrimi i shqipes ka të meta, por ngaqë ata vetë janë të mangët, në edukimin e tyre gjuhësor; si dhe ngaqë shumë prej nesh refuzojnë ta kuptojnë nevojën e standardit gjuhësor, si një nga themelet e shoqërisë moderne. Këta njerëz keq do ta shkruajnë shqipen edhe me drejtshkrimin e ri; për një pjesë prej tyre nuk ka shpëtim.

Rreziku i dytë ka të bëjë me autoritetin dhe mundësitë financiare dhe organizative të institucioneve që do ta kryejnë reformën drejtshkrimore. I njëjti faktor që ka çuar, mes të tjerësh faktorë, në krizën gjuhësore të tanishme (ku asnjë gazetë nuk arrin, në thelb, ta zbatojë normën gjuhësore në mënyrë korrekte), ose kriza e autoritetit mbarëkombëtar për arsye kryesisht politike (pamundësia jonë për ta adoptuar pluralizmin), do të ndikojë edhe në këtë drejtim. Ndërkohë, reforma në drejtshkrim kërkon mobilizim kapilar njerëzish dhe mjetesh, në qendër dhe në periferi; dhe sidomos një reformë themelore të shkollës, e cila duket utopike, në rastin më të mirë – mjaft të përfytyrosh rishkrimin e teksteve shkollore dhe ritrajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe anembanë trevave shqipfolëse.

Prandaj, edhe nëse kryhet një reformë drejtshkrimore shkencërisht e mbështetur dhe kulturorisht e ndjeshme, ajo sot pas gjase nuk do të përkrahet veçse nga një pjesë e shqipshkruesve; në një kohë që pjesa tjetër nuk do ta pranojë dhe do të vazhdojë të ndjekë modelin e vjetër, edhe pas përfundimit të periudhës ndërkalimtare (grace period). Kësisoj, palët politike të kundërta do të pajisen edhe me variantet drejtshkrimore përkatëse; dhe shqipja do të shkruhet, në thelb, me dy forma të ndryshme pak a shumë të legjitimuara; çfarë ka ndodhur, tani vonë, me gjuhë shumë më solide se shqipja, të tilla si rumanishtja dhe holandishtja.

Kështu, në holandishte, reforma e vitit 1995 ka çuar në përdorimin e dy sistemeve të ndryshme të drejtshkrimit, njëri nga shkollat dhe institucionet, tjetri nga mediat. Në Rumani, drejtshkrimi i disa fjalëve me î, përkatësisht â, të cilat zanore sot shqiptohen njëlloj, por që shkruhen ndryshe për arsye historike (ose më mirë pseudo-historike), u thjeshtua në vitin 1993 – shkrimi me î i fjalëve të tilla si romîn (dhe jo român) konsiderohej gjerësisht si mbeturinë e një sistemi drejtshkrimor të imponuar nga regjimi komunist. Drejtshkrimi i ri, megjithatë, nuk është adoptuar nga të gjitha entet botuese, publike dhe private; disa revista, si  România literară, i lejojnë autorët të përdorin atë sistem drejtshkrimor që dëshirojnë.

Edhe në frëngjishte, një ndryshim në drejtshkrimin e rreth 2000 fjalëve i urdhëruar në fund të vitit 1990 nga qeveria franceze ende ka mbetur i pa-adoptuar në shkallë të gjerë; dhe nuk dihet se kur do të përfundojë periudha ndërkalimtare, kur të dy format drejtshkrimore lejohen të përdoren. Ndërkohë, siç dihet, reforma drejtshkrimore e gjermanishtes ndeshi në rezistencë të madhe nga shoqëria civile; dhe autoritetet nuk arritën të merren vesh për mënyrën si do të zbatohej reforma dhe si do të imponohej drejtshkrimi i ri. Për pasojë, i vetmi rezultat konkret i reformës së drejtshkrimit të gjermanishtes është pështjellimi në përdorimin publik të kësaj gjuhe, sa i përket drejtshkrimit të saj. Sipas disa anketave, gati 80% e gjermanofonëve midis moshave 30 dhe 40 vjeç refuzojnë të përdorin drejtshkrimin e ri.

Ndoshta ndonjë promovues entuziast i reformës drejtshkrimore të shqipes synon të arrijë pikërisht këtë rezultat: ose shkërmoqjen e njësisë gjuhësore të shqipes, në nivel institucional dhe zyrtar. Nuk dua të paragjykoj askënd, por është e nevojshme, në këto rrethana, që të luhet me karta të hapura; çka do të thotë se nismëtarët e reformës drejtshkrimore duhet t’u përgjigjen, publikisht, të paktën këtyre dy pyetjeve: (1) Çfarë përparësie ka reforma drejtshkrimore, në kontekstin e problemeve që përjeton sot shqipja e shkruar: dhe (2) A e kanë marrë parasysh, këta nismëtarë, mundësinë që reforma drejtshkrimore, e kryer sot, ta ndajë shqipen e njësuar më dysh, sikurse ka ndodhur, tani vonë, me gjuhë të tjera që kanë guxuar të eksperimentojnë me drejtshkrimin?

Marrë nga Peizazhe të Fjalës

Comments

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Z. Vehbiu me shume te drejte peshon pro-te dhe kundra-t e nje reforme drejtshkrimore dhe prape me te drejte, reflekton mbi suksesin e mundeshem te kesaj reforme.

Duke e lidhur me nje shkrim te meparshem te tij per (mos)perdorimin e ulaut-ve ne shqipen e shkruar etj. une gjej nje kontradikte: ndersa themi se 90% e shqip-shkruesve sot kane nisur te shkruajne 'e' ne vend te 'ë' apo 'c' ne vend te 'ç' te pakten nje reforme siperfaqesore qe te legjitimoje realitetet gjuhesore te krijuara ne vend. Une i permbahem idese time qe largimi gradual nga fonologjia nuk eshte tragjedi por fati perfundimtar i cdo gjuhe.

Flm lexuesve he ndoshta z. Vehbiu per kohen qe harxhojne duke lexuar verjtjet e mija si njeri jo specialist i subjektit...

Submitted by Dardan (not verified) on

Mire "pluralzmi", por per "adoptimin" mund te shkruaje "pershtatje", ndryshe, nuk duhej ta fusje ne thonjeza [demokracine gjuhesore].

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Me Vehbiun mund te jesh ose jo dakord, por nje gje nuk mund t'i mohohet. Flet pa patetizma koti pozicionimesh te pakuptimta.

Eshte nje nder te paktet zera te gjuhesise qe kur flet per gjuhesine, nuk te can b... me demet e sistemit te kaluar, vlerat e gegerishtes apo toskerishtes, nevojen per pastrim nga fjalet e huaja, shqipja  gjuha me e vjeter, etj si keto, por thote mendim thjesht shkencor.

Sa per nje reforme gjuhesore, para se te shihen nevojat e gjuhes per t'u reformuar, duhet te vihen ne kandar aftesite tona kombetare per te thithur reformat.

Ne vitin e larget 1964 u be nje reforme e thjeshte financiare qe konsistonte ne heqjen e nje zeroje nga leku. Sot, njerez qe kane lindur nje shekull pas kesaj reforme flasin ende me lek te vjeter!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ardiani nuk e njeh 50% të popullit shqiptar. Nuk ka njohuri për gjuhën e shqipttarëve të Kosovës, të Maqedonisë dhe as të Malit të Zi. Si mund të quhet dikush ekspert kur nuk e di 50% të lëndës?!

Submitted by hapi (not verified) on

Z. Vehbiu ka shumë të drejtë. Ndryshimet le të bëhen por të propozohen haptas dhe me debat të gjerë.

@Astrit:  Nuk e ka fajin gjuha se shqiptarët nuk shkojnë të blejnë një tastierë shqip te dyqanet e kopmjuterave  (si  p.sh. Shpresa). Me këtë logjikë i bie që çdo gjuhë që nuk shkruhet me alfabetin anglez duhet të kthejë alfabetin. Po Grekët si ja bëjnë nga kaq vite?

@Anonim:  Z. Vehbiu nuk po thotë që mos të ndodhin ndryshime, le të ndodhin, por ama të bëhen ditës dhe jo natën. Të jesh ekspert i gjuhës nuk do të thotë të jesh medoemos ekspert i dialektit të Shijakut apo të Sarandës apo të Kalasë së Dodës.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shijak po te duket Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi apo mbi 50% te territoreve shqiptare? Keshtu i duket ndoshta edhe mondialistit Vehbiu qe e tmerron mundesia e bashkimit te shqiptareve!

Submitted by lesh (not verified) on

Shijakun e përdora për të ilustruar argumentin se një specialist i gjuhës shqipe mund edhe të mos e dijë dialektin e Shijakut tem.

Ti a e ke problemin me dijet e Vehbiut mbi gjuhën shqipe a me bindjet gjeopolitike të tijat?

Bashkimi i trojeve ku ka Shqiptarë është problem tjetër nga drejtshkrimi i Shqipes. Mos ti bëjm muhabetet lesh me qime. Dialekte ka çdo vend në europë por asnjë nuk kërkon të ndryshojë shqiptimin natën e fshehtas. P

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

une besoj qe ne si ne Shqiperi dhe ne trojet e tjera ende nuk kemi kapacitete te mjaftueshme per te ndermarre nje reforme ndaj dhe per momentin duhet te harxhohemi me shume duke u marre me luften kunder analfabetizmit dhe injorances drejtshkrimore aktuale ne brezin e ri i cili edhe si pasoje e lehtesive te komunikimit teknologjik po deformon ne menyre te paprecedente aftesite e veta te komunikimit te shkruar.

Submitted by Petro (not verified) on

Po mundohem të bëj një provë me një emër të përvetshëm, jo sipas parimit fonollogjik, por sipas parimit "gjuha flitet ashtu siç shkruhet": Shakespeare. Deri tani e keni shkruar Shekspir, se nuk ju ka lënë fontika e "papërpunuar" dhe e keni shqiptuar po Shekspir.

Basti im, nëse do ndryshohet gjë, sipas ideve që hidhen, do jetë: po e shkruan shqipen më shumë se 10%, Ardiani do ketë një drekë tek lokali i shokut të Çimit. Zbukuroini vetullat, zbukuroini!

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Duket se z. Vehbiu nuk i ben pershtypje sjellja kriminale e gjuhtareve te diktatures  qe perjashtuan nga e drejta e perfaqesimit pjesen me te madhe te Shqiptareve, Gegnishtfolesit. Ky per te fshehur rracizmin e tij, te artikuluar qarte ne artikuj te tjere do te na mbushe mendjen me shprehjen e Elbasanit "U ba cu ba ma e cyt ma!". Por ky nuk eshte nga Elbasani se do ta kishte nje fare dhimsurie per shumicen e Shqiptareve qe rrotulojne zhavor neper goje vetem se ky me emilin e llafeve nuk duan te bejne hapa perfshires. Keta perjashtues jane percaresit e vertete te Shqiptareve dhe jo ata qe kerkojne ndryshimin. Para se me ba atyne ato dy pytjeve e tuja zhgatrruse kishte me ken mir me ju pergjegj nji pvetje t'thjesht zotni rracist: A kan Geget te drejten me fol GJUHEN E NANES SE VET apo duhetë të flasinë gjuhënë e nënësë së Enverit dhe tëndesë?

Submitted by Fenix (not verified) on

Ju te gegerishtes me te vertet e keni mbushur kupen tani.  Ngulni kembe mbi dialektin geg dhe doni qe shqipja zyrtare te njejtesohet me dialektin geg.  A thua se vetem ju ne Shqiperi flisni dialekt, dhe vetem juve ju eshte veshtiresuar jeta me kete shqipen e shkrete zyrtare.  Harroni se pjesa me e madhe e shqiptareve flasin dialekt. Megjithate, perpiqen te studjojne edhe shqipen zyrtare, me aq sa munden, ne menyre qe te kuptohemi te gjithe, nga veriu ne jug, nga lindja ne perendim.

Gjuha standarte nuk pengon as gegun as dreqin qe te mos flase dialektin e tij.  Italishtja zyrtare nuk pengon napoletanin te flase dialektin e tij.  Thjesht e mundeson napoletanin qe te kuptohet edhe me italianet e tjere.  Ndaj dhe shqipja zyrtare nuk besoj se paraqet ndonje pengese per gegun qe te flase gegerishten e tij te dashur per te cilen shume po tretet.  Shqipja zyrtare thjesht do te mundesonte qe te gjithe te kuptoheshim.  Une jam e Shqipnise, po ketu ne Kosove nuk po i marr vesh fare.  Flas vetem me ata qe flasin e kuptojne shqipen zyrtare...Ka me keq se kjo? Te mos merresh vesh me shqiptarin tend!

Z. Vehbiut urimet me te mira per artikullin!

Submitted by kela (not verified) on

Z. Ben Dibran (gega). E di qe ju geget e keni te veshtire ta flisni standarten por te siguroj qe edhe labet e kane te veshtir ta flasin ate. Une do te sugjeroja ty e kedo tjeter qe e ka te veshtir standarten te ulet e te lexoj libra shqip, mire do ishte qe femije por e i rritur nuk eshte vone, e keshtu ke per ta patur shume me te lehte standarten. Lexo o shqiptar vellai lexo e ke per te pare qe do e kesh te lehte e akoma me shume do ndjehesh me mire, do i duash te gjithe shqiptaret njelloj, si geget ashtu e tosket.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Perfundimin e ketij shkrimi dhe te disa opinioneve te tjera te Ardianit dhe te disa studiuesve te ekuilibruar do ta per permblidhja ne keto RRESHTA:

Gjuha eshte subjekt ndryshimesh te vazhdueshme dhe te pandlashme. gjuhet e llojit shqip jane subjekte te nje ndryshimi edhe me te madh si pasoje e njetrajtshmerise te se shkruarit me te folurit (i foluri eshte subjekt ndryshimesh me te shpeshta ndaj dhe ndikon ne te shkruar) por:

- koha aktuale eshte e papershtatshme pasi mungojne shume lloje burimesh qe realizojne vendimarrjen e pershtatshme dhe implementojne ndryshimet e mundshme

- ekstremistet e se shkuares qe e konsiderojne gjuhen kuran dhe ekstremistet e se tashmes qe e quane gjuhen bllok shenimesh qe ndryshojme cte gjejme brenda sa here na bie blloku ne dore, duhen te mos lejohen te marrin ne dore fatet e gjuhes

- ajo qe duhet te bejme eshte debati shkencor i ngadalte, i pandalshem dhe mbeshtetur mbi shume burime por he per he te mos marrim vendime se ka kohe

- gjuha aktuale nuk eshte pengese e zhvillimit qe do te thote skemi urgjence per ndryshime te menjehershme

Submitted by altin (not verified) on

Gjuha ndryshon si shoqeria njerezore dhe nje komb i kujdesshem qe e selit gjuhen e tij i reflekton keto ndryshime. Me urti, mase dhe ne kohen e duhur. Nga 1972 deri ne 2012 nuk kane kaluar 40 vjet, por nje epoke e tere dhe mendoj se gjuhetaret duhet te reflektojne ndryshimet e gjuhes ne sintakse, leksik dhe trashegimi.

Submitted by BP (not verified) on

Nese shkruajme ashtu sic flasim kjo do ishte shume vulgare, nese flasim ashtu sic shkruajme athere behet shume pompoze, flas si llogjike gjuhesore ky eshte nje maksim standart.
Megjithe ndryshimet ne te folmen e perditshme, gjuha me leter eshte e veshtire ta reflektoje direkt kete. Nuk duhet dhe aq shume mundim, vec do pranuar si pjese e evolucionit normal gjuhesor, qe me rregulla as nuk I paraprijme e as nuk e fusim dot ne korniza.
Sic dhe ka thene me te drejte A.V. Eshte nje problem qe haset kudo me bote.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.