Mark Marku: Dy kandidatë presidencialë, viktima të shantazhit me dosjet e Sigurimit

Postuar në 02 Korrik, 2012 16:13

Deputeti demokrat Mark Marku deklaroi sot në emisionin Shqip në Top Channel se dy kandidatët presidencialë që u tërhoqën nga gara, para se të kandidohej Bujar Nishani, ishin viktima të shantazhit 22-vjeçar me dosjet e Sigurimit famëkeq komunist. Sipas Markut, përgjegjësia kryesore për kandidimin e tyre bie mbi Berishën, i cili e dinte mirë se dy kandidatët [Xhezair Zaganjori dhe Artan Hoxha] kishin patur dosje të bashkëpunimit me ish-Sigurimin e Shtetit.

Marku i mëshoi fort idesë së aprovimit të një ligji për transparencën e dosjeve të Sigurimit, por jo ndëshkimit të gabimeve që njerëzit mund të kenë bërë në të kaluarën. Sipas tij, komponenti i ndëshkimit ishte faktori që e rrëzoi nga pikëpamja kushtetuese ligjin e lustracionit që aprovoi para disa vjetësh shumica demokrate në Kuvend. Ndërsa transparenca e dosjeve të Sigurimit, sipas Markut, do t’i çlironte shumë njerëz nga frika e shantazhit me dosjet famëkeqe të Sigurimit (që mund t’i bëjnë bosat politikë). “Imagjinoni sikur President i Republikës të ishte zgjedhur njëri nga kandidatët me dosje Sigurimi,” tha Marku duke shtuar se “një president i tillë do të ishte krejtësisht i shantazhueshëm”

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Astriti (not verified) on

Berisha eshte strumbullari i gjithçkaje te keqe... por edhe djali i hoxhes se Anamalit paska qene sigurimas, ah, sa keq po me vjen, para krijuar pak simpati per te pse fliste ndejshem e pa poza...mah, kujt t'i besosh ketu!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

dy nga keta ne foto (zaganjori dhe kuko) kan qen n'gjermani lindore per kurs spiunazhi te STASI komunist. zaimi (gjenerali) ka qene cun i mir (por pak komunist) te rruga e elbasonit, ku ka qene edhe kuko para se t'bohej spiun. tan hoxha (qe nuk osht ne foto) ka qen i persekutum n'shijak, po sec hongri nji lug t'vogel me corbe t'prishme...

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

o redaksia, pse e hoqet ate foton qe futet n'fillim? m'iku komenti i mesiperm kot :-)

Submitted by antispiuni (not verified) on

O Marko Visconti :)

Nje gje nuk e ke kuptuar akoma ti ( dhe Zhozi..of course) se PD already eshte prone private e vajzes se Berishes dhe se idete " n' kto rasa"  jane  "dokrra t' hinit".

Akoma nuk e ke luptuar qe e gjithe puna po behet qe PD ti dhurohet Lulzim Bashes (Ramizit)  me idene qe te qeverise Nexhmija :)

Shko or Mark se le kokrren e namit me ato pirueta !

Submitted by fieraku 123 (not verified) on

Po c'te duhet o Mark??Apo te ka msu Saliu te besh deklarata te tilla,mbase terheq ndonje vote.Pikerisht,mbase terheq ndonje vote qe ka rrjedhur gjithe kete kohe.Ngaqe po pergatisni per ne vjeshte sulmin ne parlament me dosje ndaj kundershtareve tuaj politik.Dhe me kete rast,hajt po bejme pak pis Bacen,qe te njollosim njehere e mire ne vjeshte opoziten???Me dosje te montuara do kerkoni heqjen e imuniteteve te deputeteve me qellim ekzekutimin politik te opozites.Do nxirrini ne shesh deputeteve te PS-se gjera qe i keni montuar diku ne Vicidol te malesise.Se mos merr vesh njeri ne kete popull,jane te verteta apo jo??Gjykata do thote qe jane te verteta.Prokurori i ri po ashtu,sepse do ua zgjedhi Bujari etj etj.Po nuk i ha me njeri keto mor Mark.Nuk thuhen bombat ne kohe plazhi.Pse nuk i ke thene dhe me pare ti Mark,apo ngaqe populli se ka mendjen tek politika tani??Si ka mundesi Mark,qe ligjet me te felliqura,kjo qeveri i miraton ne pikun e plazhit??Ne fund korriku ose ne mes Gushti??Ah,Mark Mark,nuk u funksionojme me keto mor Mark.Mblidhni mendjen dhe i vendosni gishtin kokes,se ky popull nuk eshte me ai i vitit 1991 kur Gramoz Pashko bridhte me cek te bardhe ne dore dhe u premtonte Shqiptareve parajsen.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po te ishin dosjet e sigurimit pengese per ecjen politike te personave te ndryshem, ateher kush do behej minister, apo kryeminister apo president ne Shqiperi ?!?

Submitted by bejxhiu (not verified) on

Nje Mark qelbesire ben sikur ka debat te brendshem ne PD - i vetmi debat aty eshte pse i jep atij te vjedhe e jo mua. Keta nuk kane turp se jane kaq te felliqur sa nuk u ben me pershtypje asnje gje.

Submitted by BALOTELLI (not verified) on

Ore po nuk mbeti maskara pa i thene Saliut boll gjasme. Imagjino si eshte realiteti i shqiptareve te vertete, kur ankohet dhe Mark Marku qe spo merr aq leke sa do.

Submitted by yyyyyypppp (not verified) on

Hajdutet do te na mbysin te gjitheve, po nuk i mbytem ne te paret.

Marku eshte nje pjelle e sisitemit, nuk ka te drejte te ankohet, as ai e as Jozefina.

Ata jane kontribues te dorres se pare qe shqiptaret sot te mbeten jashte Europes.

Submitted by f d (not verified) on

Me bente shume pershtypje gjate ketyre viteve tulatja e akademikeve dhe intelektualeve te mirefilli, per te cilet jane shpenzuar kaq shume nga sistemet, dhe gjate gjithe ketyre viteve nuk jane prononcuar qofte edhe nje here akademikisht per 'demokracine' tone, shinat dhe trenin e saj, per timonieret, mekaniket dhe pasagjeret ne te, vetem kane qendruar si guak...Dhe pyesja veten dhe hamendesoja, por Mark Marku ma ftilloi mire kete ceshtje mbreme kur tha se te gjithe jane te kapur nga sistemi me ndonje dosje sigurimi,korrupsioni apo vesesh te tjera te papermbajtura...Dhe ne presim te na ndricojne intelektualet qe jane me 'perde ne sy'...Hapja e dosjeve i cliron nga keto mekate qe u varren si vargonje ne kembe, duar, mendje e gjuhe dhe rrijne si 'bullar' ne pritje te pensionit duke fshehur plaget e vjetra me grim heshtjeje...Boll keshtu !...Po na behet dhe demokracia si diktatorokracia me kete shtrat te nxehte intelektual . Akademik dhe intelektual u thencin !...Si kermije jane bere...Vec jarge leshojne...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.