Regjia televizive e UEFA-s shet patrioten për tifoze

Atyre që kanë ndjekur ndeshjen e futbollit Itali-Gjermani me siguri nuk u ka shpëtuar një pamje televizive. Pas golit të shënuar nga Balotelli, në ekran u shfaq portreti i një gruaje rreth të dyzetave (është identifikuar më pas, është nga Duseldorfi), që nuk po i mbante dot lotët. U duk pak e çuditshme ajo përlotje në rrethanat, kur pjesa më e madhe e ndeshjes nuk ishte luajtur akoma, por – shumëkush e ka menduar këtë gjë – një tifozeje edhe mund t’i ndodhë.
Por në fakt, nuk i ka ndodhur. Gruaja e përlotur është që ç’ke me të tifoze e kombëtares gjermane, por lotët e saj nuk janë derdhur pas golit të Balotelli-t. Ato lotë asaj i kanë dalë, ndërsa ish duke dëgjuar të këndohej himni gjerman para ndeshjes. Ka qenë regjia që e ka zgjedhur si një pamje për “t’u magazinuar”, e për t’u përdorur më pas për një efekt televiziv; dhe e kanë futur këtë copë filmi pas golit që bënë italianët. Gjermanët kanë protestuar ndaj këtij manipulimi; ka protestuar sidomos televizioni ARD që ka pasur të drejtën për të transmetuar ndeshjen.
Kanë të drejtë. Është tamam një manipulim. Kanë ngatërruar një emocion patriotik me një emocion sportiv. (Në foto është një sekuencë e shkëputur nga videoja që po bën tashmë xhiron e botës në YouTube)
Re.Pu.
Comments
O Muci.me siguri i ka

O Muci.me siguri i ka urdheruar berisha per kete manipulim.

Cilit shqiptar/shqiptare i

Cilit shqiptar/shqiptare i shpeton loti kur ndigjon Hymnin Kombetar shqiptar ?!?!

Igli Totozani-t.

Igli Totozani-t.

Besoj se 25% po

Besoj se 25% po

Add new comment