E. Zaloshnja i përgjigjet Eltonit

Një lexues i identifikuar me emrin Elton ka kritikuar njoftim-komentin tim me titull “Censusi deri sot: Fotografia fetare e popullsisë së Shqipërisë, me gjasa, e deformuar” (http://www.respublica.al/artikuj/2011/10/9/censusi-deri-sot-fotografia-fetare-e-popullsise-se-shqiperise-me-gjasa-e-deformuar#comment-2218). Kritika e tij përqëndrohet në dy drejtime 1-Rreth përkufizimit të përkatësisë fetare; 2- Rreth dhënies së hamendjes time mbi përbërjen fetare të popullsisë.
Në fakt, problemi i pyetjes rreth fesë në census është pikërisht se ngatërron përkatësinë fetare me besimin fetar. Në pjesën e parë të pyetjes (në nivel sintetik) duket se pritet një përgjigje rreth përkatësisë fetare si trashëgimi (pra, i përkisni një familje tradicionalisht muslimane apo të krishtere, etj). Ndërsa në pjesën e dytë (në nivel analitik) pyetet qartazi për besimin fetar (1- I përkas besimit..X..; 2- Nuk i përkas ndonjë besimi fetar, por jam besimtar; 3 - Nuk i përkas ndonjë besimi fetar dhe nuk jam besimtar). Të paktën nga aq të dhëna sa kam unë, intervistuesit mjaftohen vetëm me leximin e pjesës së parë të pyetjes, praktikë e cila, në qoftë se vazhdon, mund të japë rezultate të ngjashme me të 1938-ës.
Në lidhje me hamendjen time rreth përbërjes fetare të popullsisë, Eltoni ka një farë të drejte – duhej të kisha theksuar se hamendja ime nuk ishte një nga ato që bëhen rëndom nëpër kafenetë shqiptare, por një hamendje e bazuar në një sondazh të Insitutit të Mardhënieve Ndërkombëtare, i cili pyeste në mënyrë specifike rreth bindjeve fetare të shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, vetëm 30% e shqiptarëve janë praktikantë të riteve të njërit nga sektet fetare aktive në Shqipëri.
Comments
Mua me duket se gabimi fillon
<p>Mua me duket se gabimi fillon kur kerkon te perkufizoje si perkatesi fetare vetem realtietin e praktikimit fetar. Mua, me duket e cuditshme qe formulari shqiptar ben ate ndarje. Ne formularin qe kam plotesuar ne nje nga vendet ne perendim thjesht kerkohej: cilit besim i perkisni, duke listuar gjithe besimet e njohura, e duke lene vend bosh per beisme te tjera, duke perfshire gjithashtu edhe opsionin asnje.</p><p>Njerezit mund te mos praktikojne rituale fetare e megjithate ata ndihen pjese e nje tradite fetare - kjo ehste shume e perhapur ne perendim, psh. Pavaresisht se nuk praktikojne rituale fetare, nuk shkojne ne institucione fetare, nuk ua percjellin femijeve ne retorike besimin, prape njerezit e deklarojne veten si anetare te nje besimi apo kishe te caktuar. Mendimi im eshte qe retorika mbi ndarjen ne shqiperi te besimit nga praktikimi eshte ne thelb e bazuar ne friken se mos vertet shqiptaret dalin 70% muslimane. Per elitat qe dominojne sot median, kjo duket te jete nje realitet i paperballueshem. Mendoj, se ne rast se do rrezikonte qe popullsia te deklarohet 70% e besimit kristian keto sterhollime mbi censusin nuk do ishin fare pjese e ligjerimit.</p><p>Po ashtu dyshoj, se institimi i komunitetit musliman per te kundershtuar regjstrimin fetar bazohet ne friken se regjsitrimi mund te nxjere tkurrje te besimit musliman, kjo edhe sepse ne vitet e fundit retorika antimuslimane eshte bere pjese fare normale e ligjerimit, por edhe sepse te gjitha mediat paperjashtim kane shpallur trendet e tyre te beismit, dhe kjo eshte padyshim te qenit evropian, e automatikisht me kete edhe te qenit kristian.</p><p>Ngado qe ta kthesh: elitat shqiptare vuajne nga kompleksi i inferioritetit. Plus, paaftesine e tyre per te ndertuar e formulojne si faj te tjetrit; ne kete rast, tek ai qe sot duket te jete me i dobeti dhe me painteresanti: muslimanizmi. E te mendosh, qe elitat iu rreshtuan muslimanizmit dikur, pikerisht, sepse ishte feja e me te fortit. Por kohet kane nderruar.</p>
Add new comment