Kriza, bien të ardhurat

Shifrat tregojnë se rënia ka ardhur e gjitha nga taksat që mbledhin tatimet dhe doganat, duke paralajmëruar se pas një fillimviti të vështirë ekonomia mund të ketë ngadalësuar edhe më shumë ritmet. Si pesëmujor të ardhurat e buxhetit janë rreth 88 milionë dollarë më të ulta se plani, duke e bërë të vështirë financimin e shpenzimeve të qeverisë dhe mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor.
Në buxhetin e këtij vitit, niveli ligjor i deficitit është përcaktuar rreth 41 miliardë lekë ose 3% e prodhimit kombëtar. Qeveria ka deklaruar se do ta ruajë me çdo kusht këtë nivel për të mos rrezikuar stabilitetin financiar të vendit dhe kufirin e borxhit publik. Por kjo duket se nuk do të jetë e lehtë. Vetëm në 5 muajt e parë shifra e deficitit ka arritur në rreth 20 miliardë lekë ose gati sa gjysma e kufirit vjetor.
Tashmë buxheti fillestar i qeverisë ka rënë dhe pritet që shumë shpejt, ashtu siç edhe e ka pranuar publikisht, ministria e financave të paraqesë draftin e ri, të shkurtuar. Por përtej rënies së të ardhurave, buxheti rëndohet edhe nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, e cila me gjasa do të jetë më e ulët nga parashikimi optimist i qeverisë prej 4.3 për qind. Rënia e rritjes ekonomike poshtë këtij niveli i ndryshon të gjitha llogaritë e buxhetit, kryesisht ato që lidhen me deficitin dhe borxhin publik, çka mund të imponojë shkurtime më të mëdha tek shpenzimet, ku zëri që goditet më shumë janë gjithmonë investimet.
Top-channel
Comments
Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë,
<p>Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, se na u tha buza o njerez, o dollap. Kemi 20 vjet qe vazhdon legjenda e ujit. Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë ne kete zheg vape</p>
Add new comment