Rishfaqet akuza për cilësinë e miellit që importohet nga Serbia. Kreu i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës thotë se po konsumojmë rezervat shtetërore të Serbisë

Postuar në 18 Shkurt, 2015 07:30

Gazeta “Express” në Kosovë publikon sot një intervistë me Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve, i cili akuzon hapur Kompaninë “Devolli” për cilësinë e miellit me të cilin furnizonet edhe Kosova, por edhe Shqipëria. “Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese. Ai përdoret vetëm për kafshë”, citon gazeta Vocin, intervistën e të cilit e ka postuar edhe online. Çështja e miellit doli në skenë para disa muajsh, për shkak se importi intij godiste prodhuesit vendas. Ministri i linjës, Edmond Panariti, do të deklaronte dy gjëra të kundërta brenda disa ditëve: herën e parë se mielli nga i importit ishte në cilësinë e krundeve. “Një miell që hyn me përqindje proteinike 7 % nuk është miell është krunde dhe unë nuk dëshiroj që konsumatori shqiptar dhe ai kosovar të jetë i diskriminuar dhe të përdorë miell të një cilësie të tillë me një përqindje të tillë proteine. Përpos kësaj kjo ka edhe rrezikun tjetër që futja në treg e një mielli të tillë në mënyrë që ai pastaj të ngjizet dhe të bëhet brum do kërkojë detyrimisht të përdoren shtesa ushqimore që janë kryesisht kimikate, oksidues në mënyrë që të arrihet përqindja e glutenit të caktuar që ai të kalojë në brum, dhe askush nuk dëshiron që të prodhohet bukë me kimikate”, tha Panariti. Por herën e dytë ai u shpreh se edhe BE-ja përdor miell me 9% proteina, duke rrëzuar tërësisht qëndrimin e vet të parë. Kjo ndërkohë që kreu i LSI-së zhvilloi një vizitë në Kosovë ato kohë. E sjellim këtë çështje meqenëe
Se qjo që deklaron prodhuesi kosovar vjen në përputhje me ato që ministri ynë tha herë e parë, por që nuk e ka përmendur më. E sa kohë që “Express” shkruan se “doganat i kanë ikur kontaktit”, mbetet të themi se nuk dimë se çfarë hamë dhe se të besosh në institucionet shqiptare, nga të dyja anët e kufirit, është sikur të ta lësh veten në mëshirë të hasmit.
http://www.gazetaexpress.com/mobile/lajme/ekskluzivekrimi-me...
s.z

Comments

Submitted by gjin shpata (not verified) on

Te hengsha gruret!

Ministri i Bujqesise Zoti Panariti, ka siguruar konsumatoret se mielli serb eshte brenda standarteve dhe 20% me i lire.

Mielli serb eshte 20% me i lire, siurdheron Zoti Mminister, ai eshte shume me teper se 20%, sepse duhen kompensuer rrogat e ekipit tuaj! Megjithate, une nuk e kam ketu fjalen, sepse ne Shqiperi gjithandej kompensohen Rrogat!

Mielli serb, jashte konsideratave politike, nuk shitet dot ne Europe per shume aresye: me e rendesishmja eshte permbajtja e Herbicideve, Fungicideve dhe Insekticideve.

Ky miell nuk ploteson normat europiane per tu konsumuar, thjesht ne gjuhen e popullit ai eshte i helmuar!

Ne fakt behet fjale per grurin Serb nga del ky miell, pas bluarjes! Sepse, me kot populli nuk thote te "Hengsha Gruret"! Qe kendej, konklusioni eshte i thjeshte: "nuk ja hame dot gruret" se helmohemi vete!

Eshte pak a shume i njejti problem si me qumeshtin disa vite me pare! A u zgjidh problemi i qumeshtit? Asnjeri nuk e di, sepse atij i nderruan emerin!
Por, analizat e qumeshtit u bene nga Kosova, sikurse dhe tani per miellin, i cili eshte ndaluar te futet ne Kosove qysh prej nje viti?

As privati, as qytetari, qe e ha kete miell, nuk ka mundesi te beje analiza, ai nuk di as ku ti dergoje, lere pastaj çmimin!

Kjo Zoti Minister, eshte detyra e shtetit, te dergoje ne perendim, Gjermani, France, Hollande, etj. ne laboratore te çertifikuara nga shteti perkates, grurin dhe miellin per analize.
Si urdheron Zoti minister, nuk duhen pranuar analizat e laboratoreve me konflikt interesi siç eshte rasti i miellin serb.

Nuk po futem fare, ne konsiderata ekonomike, as ne shkaterrimin industrial, as edhe ne strategjine e sigurine e bukes.

Faleminderit mediave Serbe, ku shkruhen artikuj me titull: "Shqiptaret hane buke nga mielli i blere ne Serbi dhe Rusi i destinuar pe kafshet" shiko tek Presheva Jone, artikullin : "Skandaloze:Shqiptaret hane buke te miellit nga Serbia dhe Rusia dedikuar kafsheve"

Mbas helmimit te ajrit ne Shqiperi; nga karburantet e "qelbur" dhe makinat me filtra te shkaterruar, i vjen radha ne menyre te natyreshme helmimit te miellit!

Me e tmerreshmja eshte se "Te hengsha Gruret", nuk do te perdoret me, sepse helmohet vete autori!

Pra sa me shpejt, Si urdheron Zoti Minister, ti "hahen gruret" ekipit tuaj qe sjell kete miell, duke perdorur ca thase te mbetura nga gruri yne i fares, qe natyrisht, me i shtrenjte, se nuk ka Herbicide dhe Insekticite.

Me respekt, Gjin Shpata, Si urdheron Zoti Minister!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.