A do të marrë 71 vota Artan Hoxha?

Nga deklaratat e mbrëmshme të Berishës dhe Metës pas tryezës së konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, mund të arrihet në përfundimin se kandidimi i zyrtar i Artan Hoxhës për këtë post është po aq i sigurtë sa lindja e diellit në mëngjes. Ndërkohë, nga deklarata e Ramës pas tryezës, mund të arrihet në përfundimin se është po aq e sigurtë që opozita nuk do të votojë për Hoxhën dhe që nuk do të paraqesë një kandidaturë alternative. Pra, e vetmja pikëpyetje në raundin e 4-të të votimimit për president ka të bëjë me numrin e votave që do të marrë kandidati i mazhorancës Hoxha.
Teorikisht, ai duhet të marrë të paktën 73 vota, sepse kaq është dhe numri i deputetëve të partive që përbëjnë koalicionin qeveritar. Por brenda mazhorancës ka patur një luftë të fortë pothuaj publike për kandidaturën presidenciale. Njëra rrymë donte një kandiadaturë të fortë politike nga PD-ja (Berisha tha pardje se Jozefina Topalli kishte qenë kandidatja që ai kishte patur në mendje para se të binte dakord për një kandidaturë jopolike të mazhorancës si ajo e Zaganjorit). Ndërsa rryma tjetër donte një kandidaturë jo nga rrethi i drejtuesve të lartë të PD-së (Meta kishte disa javë që këmbëngulte për një kandidaturë që mund të kishte shans të merrte vota përtej mazhorancës aktuale).
Fakti që u arrit në zyrtarizimin e një kandidati si Artan Hoxha tregon qartë se rryma e mazhorancës që udhëhiqej nga Meta doli fituese në dyelin me “fajkojtë” që deshin me çdo kusht kandidimin e Jozefina Topallit. Dhe meqënëse ka edhe një raund votimi për president pas raundit të 4-të, mbetet të shihet nëse këta të fundit do ta “dënojnë” në kutinë e votimit kandidatin e “rrymës Meta”.
E.Zaloshnja
Comments
po per kete pse nuk po thua

po per kete pse nuk po thua qe ka qene sigurims? Me emrin notari.

"Notari" Hoxha doreheqjen nga

"Notari" Hoxha doreheqjen nga qeveria ia ka dhene Kryeministrit Meksi ne vitin 1993. Aleksander Meksi duhet ta beje tani publike arsyen e vertete pse iu kerkua doreheqja "Notarit" Hoxha nga posti i Ministrit te Tregetise se Jashtme. Behet fjale per njeriun qe mund te jete Presidenti i Republikes se Shqiperise ne 5 vjetet e ardhshme!!!

Mjafton qe ne VOTIMIN E

Mjafton qe ne VOTIMIN E FSHEHTE te abstenoje vete Topalli (meqe nuk zgjodhen ate dhe te prese raundin e 5-te);
Idrizi dhe Koka e Tavo, qe jane teresisht me Nanon,
DHE ME 70 VOTA, SHKOHET NE RAUNDIN E 5-TE, KU DO PERPLASEN NANO-TOPALLI!

kot lodhesh ti ene zaloshnja,

kot lodhesh ti ene zaloshnja, i ka kopsit votat sala, mer djale, i ka kopsit...

po, po vazhdo me keto llogari

po, po vazhdo me keto llogari o shoku Zaloshnja.

P.S. Mos permendni me pune Sigurimi se pastaj mund te dale ndonje pseudonim edhe per Zaloshnjen dhe ky eshte i vertete.

Ah, po pse s'na e thua
Ah, po pse s'na e thua zotrote pseudonimin e Zaloshnjes? Pastaj c'rendesi ka eshte Zaloshnja sigurims apo jo, ai statisticien e opinionist eshte, po z. Hoxha thuaj, qe do na behet president, ky eshte e c'eshte...
Qe mos tju behet shume

Qe mos tju behet shume fiksim socialisteve kandidatura e re, lexoni se cfare ka thene vete Artan Hoxha perpara rreth nje jave , ne nje artikull te botuar te panorama....

...Besoj se Sali Berisha është plotësisht i ndërgjegjshëm, të paktën po aq sa çdo njeri me mend në kokë, në mos më shumë, se çdokush i emëruar President, shumë shpejt do jetë i pakomandueshëm. Presidenti, kushdo qoftë ai, është praktikisht i pashkarkueshëm dhe i pacenueshëm as me nisma parlamentare dhe as me mjete hetimore ligjore. Në këto rrethana, ambicia njerëzore do ta bënte këdo në rolin e Presidentit të mbronte dhe ushtronte plotësisht e “në kokë të vet” kompetencat kushtetuese.

Ky personazh s'eshte as

Ky personazh s'eshte as noter e as avokat por permbarues i oborrit kryeministror.

E thene ndryshe eshte nje "golden retriver", qen i edukuar per ta sjell ne goje gjahun e padronit.

Kush ka pasion gjuetine e di fare mire se nje zagar quhet i races kur e sjell rosen e eger me gjithe pupla dhe jo t'a kapi per "zhelesh" (siç do e bente Zhozefina)

Kjo eshte arsyeja qe preferuan nje zagar te bindur kundrejt nje "pit bull" te pa disiplinuar, qe siç tregojne legjendat per kete te fundit shpesh here kafshon dhe vete padronin .....

Artan Hoxha, nje sahanlepires

Artan Hoxha, nje sahanlepires i Kriminelit Sali Berisha!
Por fakti eshte qe, ne Shqiperi eshte veshtire te gjeshe nje njeri pa Parti, qofte ai edhe pa teser partie.

Edi Rama, nje propozim i imi, ku me te cilin mendoj se do te shkaktosh nje "Termet" sot ne Parlament:

Ke dy shance per kete "Termet":

1- Kandido sot vete per President dhe Partine ta marri Pandeli Majko ne drejtim.
Ti, Edi Rama, e meriton te jeshe Presidenti i shqiptareve. Leri ambiciet per Kryeminister, nuk eshte fusha jote, por edhe sikur, mbas pese vjetesh mund te behesh dhe Kryeminister.

2- (N.q.se nuk kandidon veten), Kandido sot Pandeli Majkon. Ai ka perkrahje te gjere ne Parlament. Mundesia qe ai te marri vota maximale eshte shume e madhe. Edhe neqofte se do te "digjet", prap, Ti dhe PS-ja dilni te "lare" nga kjo mersele. Dilni te lare para opinionit shqiptare duke shpallur nje kandidature por edhe para nder/lesh/kombetarve.

Merr guximin Edi Rama dhe vepro, vepro SOT. Ke nje shanc per te pare veten ku je, ku je ne relata me Parlamentin dhe Ilir Matrapazin.

Te dyja variantet te cojne ne fitore, edhe po te humbesh me vota.

Me nderime nga Frankfurti

"Por fakti eshte qe, ne

"Por fakti eshte qe, ne Shqiperi eshte veshtire te gjeshe nje njeri pa Parti, qofte ai edhe pa teser partie."

me duket se te dhimbka kjo pike, perndryshe nuk shoh nevojen per te justifikuar te tjeret. Ne vend qe te nxisesh Edi Ramen qe te perdore elementin e spiunit te sigurimit qe ka qene Artan Hoxha (ne rastin me te keq do t'i ngelet Sales ta mohoje, por ta kesh te sigurte qe do te kete te tjere qe dine po aq sa Sala qe do ta pohojne) dhe te kerkoje mos emertimin e tij si kandidat, ti thua po s'ka gje se keshtu jane te gjithe. Menyre tipike prej shkerdhate shqiptare qe banalizon cdo gje. Mos i hiqni rendesine detajeve. Arsyeja pse Artan Hoxha eshte ai opinionisti i shpifur dhe i padurueshem qe te gjithe kemi observuar dhe urryer qendron pikerisht tek backgroundi i tij si spiun. Eshte pjese e karakterit te ij. Dhe valle duhet te jemi te lumtur apo indiferente deri ne ate pike sa ta zgjedhim President?

Nqs. Edi nuk e ngacmon kete pike, asnje nga PD s'ka per ta bere, qofte edhe ata qe nuk e duan Artanin. Prandaj duhet te jete dikush nga PS, dhe pse jo Edi, qe te nxise debatin per kete pike. Sala eshe garip, por jo deri ne ate pike qe te votoje dike te perfolur per spiun (dhe qe ai e di qe eshte) gjate votimit te Presidentit. Kjo do te ishte mese e mjaftueshme per te djegur nje raund te katert dhe pse jo edhe te pestin (pas sherrit qe do te kete). Kete duhet te beje Edi dhe jo te harxhoje kohen ne kete faze duke propozuar emra te PS-se qe nuk kane asnje shans. Kete tentative duhet ta kishte bere gjate tre raundeve te para. Sot eshte teper vone dhe rreziku eshte diku tjeter...

Replike "dinshumi" Zoteri,

Replike "dinshumi"

Zoteri, ajo fraze-fjali, nuk kishte asnje lidhje me Kandidatin e propozuar, domethene, ne mbrojtje ose pranim te tije.

Ajo fjali ishte thjeshte nje mllef i pergjithshem, dhe JO si pranim i Kandidatures se Artan Hoxhes!

Mbase tingelloje ashtu, duke qene direkt poshte fjalise se pare, por nuk ishte ai qellimi.

p.s. Dhe, mos ofendo, kur nuk i di pikepamjet e mija Politike, edhe pse ishin te qarta ne Komentin tim qe kam qene,

jam dhe do te jeme PRO Edi Ramas ne cdo kohe dhe armik i perbetuar i Diktatorit Sali.

Vazhdon turpi Kombetar i Sali

Vazhdon turpi Kombetar i Sali Berishes cdo dite me i eger se kurre.Tallja me kombin Shqiptar nuk ka qene ne keto nivele as gjate pushtimit Grek,Serb apo Turk dhe Italian.As keta pushtues nuk na kane tallur ne kete menyre.Edhe pushtuesit tane,zgjidhnin njerez kukulla ne krye te shtetit tone me dinjitoz se Artan Hoxha.

Po pse mo, si kujtuat ju, se

Po pse mo, si kujtuat ju, se do behej president nje njeri pa dosje? Po po s'pati dosje si do e mbajne per zinxhiri presidentin ata? Sala si zakonisht nuk ben dy here te njejtin gabim( si me rastin Topi); Ai e kishte ndare mendjen qe ne fillim qe presidenti do ishte me dosje per kontributet e tij shembullore ne kohen e Xhaxhit, i duhej vetem te zgjidhte. E kam thene qe ne krye te heres: Maskarenjte do zgjedhin nga radhet e tyre presidentin..

Te zoti Hoxha me ka bere

Te zoti Hoxha me ka bere pershtypje fakti qe eshte opininist per zgjedhjet, inflacionin, taksat, arsimin, politiken etj etj Prandaj kerkova dicka per biografine e tij dhe gjeta se pervec Universitetit te Tiranes (dega gjeollogji miniera) kishte mbaruar per Master shkollen pasuniversitare Enrico Mattei (94- 95) A e gjeni dot kete shkolle ne internet? Mua me del nje institut kerkimor-shkencor i financuar nga kompania italiane e energjise ENI ( si e tille nuk mund te japi diploma master) (?!)

"Shqiptari asht si uthulla

"Shqiptari asht si uthulla e forte qe then enen e vet"

Zgedhja e presidentit te shqipnise me kaq sherr e shamate, nuk i ban vec se dam shoqnise dhe shtetit.

Zgedhja e nje "BABILI" si zotni Hoxha asht ni nga menxyrat ma t'madha qe sot po gatuen politika n'ket vend.

Nuk besoj se do zgjidhet

Nuk besoj se do zgjidhet Artan Hoxha.

Add new comment