Çlirim Gjata: Duhen larguar partitë nga kontrolli i procesit të votimit

Postuar në 10 Qershor, 2012 04:05

Në një intervistë për Shekullin, ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata thotë se është ende i paqartë se për ç’arsye ODIHR-i nuk ka qenë dakord me numërimin elektronik të votave, e në përgjithësi me dixhitalizimin e procesit të votimit. Sipas tij, futja e teknologjisë së lartë “do t’i kish shpëtuar zgjedhjet nga abuzimi politik me mospranimin e rezultatit”.

Ndërsa lidhur me administratën zgjedhore, duke filluar me KQZ-në e duke përfunduar me mijra komisionerë e numërues në terren, ai ka do ide të vetat. “Duhen larguar komisionerët partiakë; komisionet duhet të jenë në dorë të një nëpunësi, dhe partiakët të jenë thjesht vëzhgues; ndërsa KQZ-ja duhet të ketë funksione administrative, dmth të merret me organizimin e zgjedhjeve e të përgatisë bazën materiale; ndërsa me ankimimet duhet të merret vetëm gjykata”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Pse gjalle qenka akoma ?!  Te me falni per ndjenjat, por une e di qe ja la te birit idete demokratike.  Gjera te reja po na thote. Ku i zbuloi xhanem ?! Europa plake i ka bere qe kur ishte me brecka keto ! Madje, jo vetem konstitucionalisti por dhe baceprashitesi i di keto. Kur ishte i biri ne krye pse nuk i beri ?! Mjere ne me keta qe deklarojne dhe ata qe i intervistojne akoma keto 'gerdalla' demokracie...

Submitted by Iluministi (not verified) on

Thjesht spekulim i nje amatori-partiak, qe nuk ia ka haberin nga votimi elektronik. I bukur ne pamje, si trend i kohes, dixhitalizimi dhe votimi elektronikim duket toka e premtuar. Por nese ju delni nga kornizat e imagjinates futuriste dhe i drejtoheni realitetit shqiptar, do tw shihni se pjesa me e madhe e mesuesve (!) nuk dine te dergojne as dhe një e-mail, per te mos thene me shume. Ne nje realitet te tille, i pari i qeverise, qe sot po flladitet ne logun e burrave te histroise, tutje ne Prizerenin e bukur, do mund te bente cdo gje. E atëhere, ky Clirimi i gjatë do mund ta quante sproven e tij thjesht nje qasje ndaj realitetetit, asgje me shume. Si ai Gjata tjeter, edhe ai jurist, i saliut dhe i shume te tjereve.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Mjaft me keto pasaktesi prej amatoresh: Clirim Gjata nuk ka qene kurre kryetar i Gjykates Kushtetuese, ai ka qene Kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kryetar i Gjykates Kushtetuese ka qene babai i Clirimit, Rustem Gjata. Eshte njesoj si te shkruani se Shkelzen Berisha ka qene kryeminister i Shqiperise.

Submitted by Erind (not verified) on

Clirim Gjata - ktu ka folur si profesionist ! Dhe ne qofte se vertet e degjon njeri - kjo eshte e vetmja formule per te rregulluar njehere e pergjithmone zgjedhjet ne kete vend !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.