Po tërhiqen socialistët?

Edi Rama ka bërë dje në edicionin special të programit Top Story një deklaratë, të cilën të përditshmet e sotme ia kanë interpretuar në mënyra të ndryshme. “Ne i kërkojmë palës tjetër të na japë mundësinë që t’i japim konsensus, të na krijojë kushtet për një zgjedhje më të gjerë, pra përtej një emri të vetëm”, raportohet të ketë thënë Rama në emisionin e Ballës. Dhe sipas Mapos, me këtë deklaratë i pari i socialistëve ka hequr dorë nga një emër i negocjuar mes palëve, e ca më shumë, nga një emër i propozuar eventualisht prej opozitës. “Opozita nuk do të propozojë kandidat të sajin, ndërsa prêt që maxhoranca të tërhiqet nga kandidatura e Zaganjorit”, ka përkthyer Mapo deklaratën e Ramës.
Është vërtet kështu? Nëse po, kemi të bëjmë njimend me një tërheqje të fortë të socialistëve. Por kjo do të merret vesh saktësisht pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-së, që do të mbahet sot në mesditë.
Re.Pu.
Comments
Rama nuk ka as turp,as

Rama nuk ka as turp,as dinjitet,as kurajo e as burreri dhe u be plot kater vjet qe na e tregon kete gje ne cdo veprim dhe deshtim te tij.Mjere shqiptaret,sidomos qytetaret qe po vuajne e do vazhdojne te vuajne ne kurrizin e tyre gjithe te zezat e Sali Berishes vetem e vetem se opoziten e ka zaptuar nje burracak karakteropat i menderosur dhe i kapur nga interesat personale sic eshte Edi Rama.

Pajtohem teresisht me

Pajtohem teresisht me komentin tuaj. Mjere ne te shkretit qe jemi ne duart e dy personave te lajthitur me kohe!

Si interpretohet kjo nga ana

Si interpretohet kjo nga ana statistikore Z.Zaloshnja, barazim apo edhe kete radhe fitoi Rama?

Mendimi im personal eshte

Mendimi im personal eshte pesimist dhe radikal. Ed Rames i ka ikur treni i fundit qe nga koha kur hengri krokodilin me deshiren e tij dhe mbylli greven e urise pa asnje presion nderkombetar. Ai mund te vije ne pushtet jo me fitore, por vetem po ja dhuruan nderkombetaret. Ashtu erdhi ne pushtet krahu i majte edhe ne 97. Po te mos ishin te huajt rezultati do te dilte si i 96-tes. Edi Rama qe nga 2005 ka kaluar nga humbja ne humbje, duke qene recidivist ne fajet e tij, pa dashje apo me vullnet te plote e ka groposur te majten shqiptare. Ne kreun e PS sot pothuajse nuk ka asnje person te cilit mund ti besohen fatet e ketij populli.
Zgjidhja ne 2013 mund te vije vetem ne se ky popull do te promovoje politikane me moral te paster, me ide te reja,atdhedashes dhe me aftesite e tyre te formatojne te gjithe spektrin politik ose me e pakta te arrijne formatimin dhe rikompozimin e krahut te majte.

Add new comment