Shqiptarët i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë për shkak të besës?

Postuar në 04 Qershor, 2012 13:20

Është një fakt i pamohueshëm, dhe i dokumentuar nga historia, që shqiptarët i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Si shpjegohet kjo sjellje humane në një klimë paragjykimesh e përndjekjesh ndaj hebrenjve? Historiografia shqiptare, në tentativën për të dhënë përgjigjen e vet, është ndalur më së shumti tek ca cilësi sui generis të sojit shqiptar. Në këtë linjë ka ecur dhe kryeministri ynë në një shkrim që ka bërë për gazetën e Kongresit amerikan The Hill. Ja ç’thotë ai: “Besa për shqiptarët nënkupton kodet më të larta etike në vend. Besa do të thotë që të mbash fjalën e të kujdesesh për njerëzit e tu, burra e gra, nuk ka rëndësi nga vijnë apo çfarë besojnë, në mënyrë që njerëzit në nevojë të na besojnë jetën e tyre”.

E vërteta është se shpjegime kaq sempliciste e vizione kaq të romanticizuara të tipareve idiosinkratike të kombit të vet mund të marrin një farë kuptimi kur dalin nga goja e një kryeministri, por s’kanë asnjë kuptim kur dalin nga pena e historianëve tanë. Këta të fundit kanë për detyrë t’i futen më thellë kësaj çështjeje. Përndryshe, i bie që shpjegimin “me besën shqiptare” ta besojnë që të gjithë, përveç shqiptarëve.

M. Nano

Comments

Submitted by pelikani (not verified) on

se kuptova ku do te dal artikulli! Ceshte kjo deshire e kesaj faqe per te eliminuar edhe ato pak vlera te popullit tone pergjat historis?! Fakti qe si kemi sot keto vlera sdo te thote qe si kemi pasur ndonjehere!

Submitted by xhaxhi (not verified) on

per te mos perseritur po te bashkohem ne mendim! nuk e di cte keqe shikon autori ketu, ndoshta e ka nga mania per saliun.

keto verberizmat u prishen juve si njerez mer!

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

E sikur ta dinte "besa" abuzimin qe behet me te do behej "genjeshter"...gjithsesi neve mund te na sherbej si dicka qe jo cdo kombesi e ka patur ne kodet e sjelljes se tyre pa marre parasysh sa e vertete eshte historia me te

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Per pergjigjen se pse shqiptaret i mbrojten hebrejte, une do jepja nje shpjegim te tille.

Kombet e tjera zhvilluan nje ideologji nacionaliste, shpeshhere shume ekstreme dhe raciste, si ne qarqet akademike por dhe ne shtresen e borgjezize dhe shtresat e mesme.

Urrejtja ndaj ebrejve eshte rezultat i nje abstraksioni fetar, teorik apo pragmatist, qe "justifikohet" ne popull me qendrimin e vete komunitetit ebre qe duket se ka nje strategji te veten per te ruajtur tiparet e tij por edhe per t'u kthyer ne elite financiare, tregetare, intelektuale pse jo dhe drejtuese ne shoqerite e zhvilluara ku synojne te integrohen.

Shqiptaret kane qene nje popull kryesisht blegtoral dhe bujqesor, pa zhvillime te theksuara ekonomiko-industriale dhe rrjedhimisht pa zhvillime ekstreme te qarqeve intelektuale, shqiptaret nuk kane pasur ndonjehere ebrejte si rivale ne ceshtjet e drejtimit te biznesit, ekonomise, apo politikes kombetare, se kane pasur gjithnje nje shoqeri te paorganizuar, dua te them jo me nje fuqi financiare, industriale apo shtet formuese te tille ku  ebrejte t'u dukeshin sikur po u merrnin pozitat e  po i terhiqnin per hunde.

Miresia jone ne kete rast eshte me teper rezultat i mungeses se zhvillimit (se "zhvillimi "mund te ishte imperialist dhe agresiv) si dhe i faktit qe kemi jetuar me prane natyres.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Dua te shtoj se ne Kosove, te cilen Gjermania Naziste ia bashkoi Shqiperise (pervec zones se Mitrovices qe e la nen administrim ushtarak), ebrejte nuk paten fat aq te mire sa ne Shqiperi, sepse pati raste persekutimi ndaj tyre jo vetem per t'u mbajtur hatrin te gjermaneve qe premtuan realizimin e Bashkimit Kombetar, por edhe se u pane si nje lloj komuniteti matrapazesh kozmopolite, pa lidhje te verteta me vendin ku jetonin prandaj minues potenciale te interesave nacionale.

Ja pra se si nje ideologji nacionaliste apo nje pragmatizem amoral, solli nje fare ndryshimi ne shkallen e mbrotjes se hebrejeve: nje mbrojtje e plote ne Shqiperi dhe gati nje lloj indiferentizmi ndaj jetes se tyre ne Kosove.

Fronti Nacional Clirimtar shpalli se do te pushkatonte cdo kend qe do guxonte te dorezonte cifutet tek gjermanet dhe u organizua me njerezit e tij t'u nxirrte cifuteve dokumente identiteti fallso.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Jam plotesisht dakord me ty Mustafa.

Te thuash qe hebrenjte u mbrojten per hir te beses eshte thjeshtesim i vlerave te ketij populli.  Dhe ta trajtosh besen sic e trajton Saliu eshte ofendim.

Vlora pati komunitetin me te madh te cifuteve dhe askush nuk u dha besen atyre apo nuk i mbrojten per hir te beses.  I mbrojten sepse me shume prej atyre kishin me shume te perbashketa se sa me nazizmin.  Por Saliu nuk ka per ta kuptuar kurre kompleksitetin e shoqerise se qyteteve shqiptare te asaj kohe dhe as familjet e vjetra qytetare te cilat ishin ato qe mbrojten hebrenjte.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po si nuk u lodhe more Paul?! Apo ben copy paste nga faqja e Vatikanit?

Submitted by B (not verified) on

Muç, provincial ke me mbet, sado te mesosh fjale te reja ne gjuhe te huaja.

Submitted by Endri (not verified) on

Sali Berisha (i)shkruajnw njw editorial. Dhe si pwr cudi, pikwrisht sot sapo ka dal njw shkrim editorial nga ..... Putini. Edhe vet fati na bwn tw tilla lojra tragjike.

Submitted by Zapbone (not verified) on

..E vërteta është se shpjegime kaq sempliciste e vizione kaq të romanticizuara të tipareve idiosinkratike të kombit të vet mund të marrin një farë kuptimi kur dalin nga goja e një kryeministri, por s’kanë asnjë kuptim kur dalin nga pena e historianëve tanë...

E vërteta është se shpjegime kaq te sipërfaqshme e vizione kaq të romanticizuara të tipareve origjinale të kombit të vet mund të marrin një farë kuptimi kur dalin nga goja e një kryeministri, por s’kanë asnjë kuptim kur dalin nga pena e historianëve tanë

T’rren menja se na shet kulture me fjale te huaja...!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.