Shënim: Nano do të krijojë “PSV-91-2”-shin?

Mediat shqiptare njoftuan dje se dikush me ofiqin “Koordinatori i Fatos Nanos për Shoqërinë Civile” ka bërë një deklaratë, në të cilën thuhet se ish-kryeministri ka pasur takime intensive në zyrën e tij me ish-deputetë, ish-drejtues qendrorë dhe lokalë të PS, si dhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj e të reja. Pas disa fjalëve të bukra për momentin historik që po kalon Shqipëria dhe për rolin po historik që Nano mund të luajë në këtë moment, deklarata na bën me dije se “nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për president, atëherë në këtë takim u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një lëvizje të re politike përfaqesuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan t’i dalin për zot fateve të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Europiane. Në fund të takimit u caktua edhe një grup pune që do të koordinojë përgatitjet e kësaj lëvizjeje, e cila mund të fillojë që javën e ardhshme.”
Pas dështimit të aventurës së tij presidenciale në 2007-ën, Nano u bë inisiator i një lëvizjeje të ngjashme, që ia kemi harruar emrin tashmë (sepse Nano u rikthye në Vjenën e tij të rehatshme). Sidoqoftë, ajo lëvizje polli partinë PSV-91, e cila, në zgjedhjet e 2009-ës, nuk mori as gjysëm përqind të votave (ekzaktësisht 0,43%). Ndërkohë, kryetari zyrtar i saj, Petro Koçi, nga një deputet i rëndësishëm i PS-së, u kthye në një drejtues partie të vogël, të ngjashme në peshë elektorale me Partinë Agrare Ambientaliste të Xhuvelit.
A do ta ndjekë shembullin e Petro Koçit ndonjë deputet aktual i PS-së? Nëse po, sa përqind të votave do të marrë “PSV-91-2”-shi?
E.Zaloshnja
Comments
Kjo eshte nje genjeshter.

Kjo eshte nje genjeshter. Nano nuk doli asnjehere ne fushate me PSV, ti Edo po abuzon.

Po une nje gje kam te veshtire te kuptoj, pse njerez si ti, Muci, Shpetim Nazarko keni kete lloj alergjie ndaj Nanos. Ishte i pari qe ka lene pushtet paqesisht, ngelet i vetmi qe lejonte nje parti deri diku demokratike te funksiononte ne Shqiperi, per korrupsion as nuk krahasohet me te tjeret (me thuaj sa media kontrollonte Nano), per jete personale nuk ja vlen te flasesh nqs mbron Ramen.

E kuptoj nqs mendoni se ne Shqiperi duhet ndrrim elitash. Ky eshte argumenti me i forte qe keni, po jo as nuk i meshoni ketij fakti. Qefin e madh e keni te perfundoni ne argumenta folkoliristike te tipit "pijanec, etj". Atehere ose jeni komplet koqe te gjithe dhe vazhdoni te mendoni se shtetet ndertohen nga lidere "te forte" si puna e Rames. Ose ky tipi vertete ka qene shperfilles ndaj gazetareve ne maksimum ne krahasim me politikanet e tjere (sidomos Meta dhe Rama qe u bene mjeshter te blerjes se medias) sa ju nuk e duronit dot kete "ofendim". Problemi eshte qe afersia e juaj me Ramen vetem profesionale nuk eshte, nderkohe qe pak a shume raporti qe keni patur me Nanon (si klase gazetareske) eshte pak a shume standarti normal ne nje demokraci.

Nejse, Nano nuk zgjidhet president po ky eshte nje rast i bukur per te kuptuar prioritetet e juaja.

Jo vetem qe nuk zgjidhet dhe

Jo vetem qe nuk zgjidhet dhe as ka si te zgjidhet,por pershtypje te ben idiotizmi i tij,sepse nuk e kemi ditur kaq sharlatan kete narcisist adoleshent.

Albi, ti me te drejte

Albi,

ti me te drejte komenton mbi faktin se prioriteti i Zaloshnjes del qartasi qe nuk eshte me Nanon. Por mos valle duhet te ishte? Une njoh mjaftueshem nostalgjike te Nanos por ju duhet te kuptoni qe koha e Nanos ka mbaruar. Askush nuk e do me ate. Ne tere keto vite rradhazi ka treguar qe eshte nje person i vogel, miop, qe nuk i plas as per PS-ne as per Shqiperine, i mbushur me vese, dhe e vetmja arsye e tij pse u vleresua si politikan ishte sepse i qelloi shansi te drejtonte nje periudhe ne te cilen pati leke. Them pati leke, sepse nuk beri asnje hap per te mundesuar leke per shqiptaret. Thjesht ishte nje moment i favorshem i ekonomise. Kaq. Dhe njerezit e krahasojne me periudhen e ndyre te sotme te Sales, dhe ndjehen nostalgjike. Por ama, me Nanon president, ne do thyenim nje pas nje rekordet e ngjarjeve me negativa te politikes. Po te mendosh nje sekonde, qe Sala ia ka kaluar Zogut ne vite pushtet, dhe qe ekonomia eshte ne brimen e hales, atehere e kupton sa ndjehet nevoja per ndryshim. Ky ndryshim s'mund te jete Nano, qofte vetem per faktin qe nuk ka integritet (bixhoz&kurva).

Une thjesht shpresoj (1%) qe Edi Rama te mos jete aq toc sa te veje firmen e tij mbi nje emer si i Nanos (apo te tjere zara Berishiane). Le ta zgjedhe Berisha vetem zarin e vet. Te pakten te kemi mundesine edhe per nje vit 97!

Pershendetje tani, kemi ca

Pershendetje tani,

kemi ca kohe pa fol. Nanon une do e votoja perpara Xhozit, po edhe perpara Zaganjorit. Arsyeja eshte e thjeshte, ne sistemin aktual te dyja palet kerkojne nje president kukull. Une do te doja qe te zgjidhej nga populli, sepse atehere do kishte karrieren e tij e nuk i behej vone per ti shkelur fjalen qofte Rames qofte Berishes. Problemi eshte qe me sistemin e sotshem ose Berisha do fusi nje te tijin ne presidence, ose do nxjerrin dike qe te dyja palet besojne se eshte i dobet e i pakontrollueshem.

Sa per te tjerat. Ti thua nuk i plas per PS. Po a nuk eshte pikerisht ai standarti per te cilin po kerkojme? Nqs atij i plaste per PS nuk mund te kerkonte te behet president mbi palet.

Ti thua qe ishte nje periudhe qe "pati leke". Kjo me cudit nga ty sepse ne diskutime te tjera ke treguar nje llohje njohje te ekonomise. Pati leke sepse socialistet, jo vetem Nano, liberalizuan politiken, shoqerine dhe si rrjedhoje ekonomine. Iku diktatura e Berishes dhe shoqeria pati mundesi te marre fryme lirisht. Detyra kryesore e nje qeverie kjo eshte. Nuk rritet mirqenia duke shtruar rruge me leke te marre borxh. Rritet duke vene politiken ne vend te vet ne menyre qe te mos nderhyje ne iniciativat e tregut. Rama, dhe Muci, kete pjese nuk e kuptojne dot. Politika nuk e rrit dot ekonomine me autoritarizem sic mendojne ata qe shkrojne mbrapa liderit te forte.

Une jam dakort me nje pike, qe eshte per te ardhur keq qe ne nuk nderrojme dot elitat. Po per aq kohe sa nuk i nderrojme dot, e kjo fillon mbi te gjitha te garat ne parti sic kemi thene shpesh te dy bashke, atehere me mire te kete 3-4 pole pushteti se sa vetem Rama-Berisha. A nuk eshte ironike qe i korruptuar Meta po na shpeton demokracine tone duke kundershtuar sot Jozin? Kjo pikerisht tregon ate qe kemi thene shpesh, e rendesishme ne nje demokraci eshte te kesh pushtete sa me te limituara mundesisht qe i kundervihen njeri-tjetrit. Per aq kohe sa politika nuk mund te prodhoje nje President te hajrit, atehere me mire Nano se kushdo tjeter. Te pakten ky di te iki kur ti vij koha.

p.s nuk i futem fare trillimeve te veseve. Ato i shpiken Muc Stefanet ne kohen qe punonin per llogari te Rames te gazeta Panorama. Te merresh me veset e Nanos nderkohe qe Rama eshte nje narkoman i njohur, Berisha nje psikopat, me duket komplet absurde.

Kam nje burre halle une qe
Kam nje burre halle une qe sado te debatosh per Nanon dhe gabimet e pafund qe ai ka bere ne fund thote vetem nje gje: Sido qe te jete ai eshte Koke. Do e kishte fiksim te pinte nje kafe me ty se ankohet qe asnjeri nuk e kupton...
ka 5 vjet qe del ne fushata

ka 5 vjet qe del ne fushata vec kunder Ps, tani del dhe kercenon. Nuk te ben dot Edi president, se 63 deputete ka, po te ndihmoi Iliri me Saliun, do te ti japi ky votat mos ki merak...

E thoshte bukur Alfred Lela

E thoshte bukur Alfred Lela te Mapo para ca ditesh. Rama nuk mund ti bej bisht perjetesisht ceshtjes Nano.

Nqs thote qe nuk kam votat per president, atehere pse kerkon proces? Nqs e morri procesin tani duhet te shkoje atje me kandidatin e tij. Problemi eshte qe Rama as nuk do ta kandidoje as nuk do perballet me nje pjese te socialisteve qe besojne se kapitullit Nano duhet ti vihet nje fund i drejte, te kandidohet per President dhe te mbyllen disa nga konfliktet e vjetra. Sot ai nuk i ben dot me bisht kesaj ceshtje. Ose do propozoje Nanon ose jo. Historia me 63 vota nuk pi me uje.

Po te ishte se zgjidhej

Po te ishte se zgjidhej presidenti nga populli jo vetem Fatosi i Nano-ve ,por edhe une do te vija kandidaturen. Tani presidenti zgjidhet nga parlamenti, keshtuqe nuk ja vlen gerhushja e te fortit qe 'pas meje vjen historia'. S'paska patur faj Zan Caushi qe donte te behej politikan. Si Nano eshte edhe ai ose si Zani eshte edhe Nano. Jemi te cudishem si race...ne pyllin politik presim drurin e drejte dhe te shtremberin e leme per hije. Ne hije kemi per te mbetur gjithe jetes. Vecse te mos harrojme se hijet jane te pashpirta...

Mendoj se Qorri i tredhur

Mendoj se Qorri i tredhur prej kohesh nga Maloku vazhdon te punoje per te. Qorri dhe Maloku e dine qe Rama i ka ofruar Metes personalisht postin e Presidentit si kompensim per te bashkuar votat me pas edhe per mocion mosbesimi ndaj Malokut dhe po dalin tani perpara me skenare te tille sikur e kane ne dore te percajne realisht PS perseri. Dakort qe eshte lufte per mbijetese por te kthehesh ne nje eunuk te ketij lloji eshte me te vertete nje shkerdhatllek i papare.

Zaloshnje. Nuk te vjen mire

Zaloshnje.

Nuk te vjen mire qe Nano mund te krijoje parti dhe te marre vota nga PS.

E konsideron pa peshe.Cudi qe ate tjetren te topit ti e quan me peshe,

Po je bere me sallak se gjithe te majtet mor i shkrete,

Zaloshnjes, po nuk fitoi

Zaloshnjes,

po nuk fitoi PS-ja do i duhet te kerkoj azil politik ne Afrike te jugut se rrezik ne Amerike se qas me njeri !

Cmerreni me ket derdimen, njeri pa shtylle kurrizore !

Nano njeriu me i korruptuar

Nano njeriu me i korruptuar qe ka njohur shqiperia, njeri sharlatan, kur ra autobuzi me studenta Nanu argetohesh me muziken e Pegi Zines ne buzuqet e grekut, ai esht njeri pa ndenja, atij jan mbaruar parat, jo se i plasi per shqiperin, o te mjer qe besoni te Fatos nanua.

Qeveria e fundit e Nanos ka

Qeveria e fundit e Nanos ka hyre ne histori si qeveria shqiptare me e korruptuar qe kemi pasur ndonjehere. Boll me me riciklimin e politikaneve. Ketu duhet gjak i ri.

KA MBI NJE VIT QE DEBATOJME

KA MBI NJE VIT QE DEBATOJME PER RICIKLIMIN E PLEHRAVE. KEMI HARUAR PLEHUN ME TE MADH SHARLATANIN FATOS QE VJEN TE RICIKLOHET NE PRESIDENCE. DUKE U TALLUR ME INTELIGJENCEN SHQIPTARE. NGA ME I KORRUPTUARI PARA 7 VITESH VJEN TANI TE BEHET KRYETARI I KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE .ME KEQ SE KAQ SKA KU SHKON. PYETENI BERISHEN A THUA KA LENE TAKIM ME NANON PER MBAJTJE ISOJE KESAJ RADHE SE MIKU NE KOHE TE VESHTIRA DUHET

Add new comment