Fërkime në grupin e PS-së pak minuta para seancës së djeshme

Postuar në 31 Maj, 2012 03:33

Në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-ka ka patur shkëndija debati mes Ramës nga njëra anë dhe do deputetëve nga ana tjetër. Erjon Braçe ka kërkuar në këtë mbledhje që PS-ja të dalë me emra konkretë, rrjedhimisht duhet të heqë dorë nga strategjia “është procesi me rëndësi, e pastaj emrat”. “Ne duhet të jemi konkretë”, raportohet nga Panorama të ketë thënë ai.

Por situata është tensionuar disi në momentin që Rama u ka kërkuara të pranishmëve të propozojnë emra për kandidatë presidencialë, në mënyrë që në momentin e duhur këto emra t’i nënshtrohen një diskutimi. “Kjo është tallje”, ka ndërhyrë Arben Malaj. “Ne vijojmë të jemi të papërgatitur edhe në këtë proces, që është procesi i radhës [pa përgatitje]”. Në këtë moment është futur në debat sërish Erjon Braçe, i cili ka dashur të dijë se “kush na përfaqëson në negociatat me maxhorancën”. Dhe me këtë ka bërë aluzionin, se PS-ja përfaqësohet në këto negociata nga LSI-ja, gjë që është mohuar nga Rama. “Nuk ka ndërmjetës në këtë proces”, ka thënë ky i fundit.

E.G.              

Comments

Submitted by Diksi (not verified) on

<p>Shoke komuniste. Ne keto caste vendimtare ju lutem mos u zini. Mblidhuni si nje grusht i hekurt rreth piktorit</p>

Submitted by pd-isti (not verified) on

<p>por nqs piktori eshte rrote kari si i behet? Mos do te na kerkosh ta lepijme?</p>

Submitted by Argele (not verified) on

<p>Brace eshte i vetmi qe perfaqeson opinionin publik dhe shprehet drejpersedrejti..Te gjithe te tjeret vetem per pazare mendojne.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.