Një kosovar që bën tifo për Crvena Zvezda-n, dhe një debat mbi këtë fakt

Postuar në 31 Maj, 2012 05:43

‘Zëri’ i Prishtinës në versionin online komenton një artikull të gazetës serbe Press, ku raportohet nga gazetari Gariç lidhur me ndeshjen finale të kompeticionit Champions League (linku për ata që dinë serbisht: http://www.pressonline.rs/sr/vesti/Dnevni_magazin/story/221665/No%C4%87+kada+su+Nemci+nau%C4%8Dili+da+pla%C4%8Du.html). Përse është fjala? Një fotografi që shoqëron shkrimin në gazetën serbe zbulon një jugo-nostalgji, që gazetarit të Zërit, Driton Latifit ia prish humorin. Nuk është se Latifi e thotë këtë gjë, por lihet të kuptohet një lloj bezdie prej faktit që shumë kosovarë vijojnë të jenë, sipas shumë gjasash e si njëherë e një kohë, tifozë të skuadrave serbe të futbollit Crvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit (Delije dhe Grobarë i quajnë serbët).

Gazetarin e Zërit nuk e shqetëson thjesht jugo-sllavia. Sipas tij, klubi Crvena Zvezda ”është i njohur për shovinizmin e tij të shprehur ndaj shqiptarëve; ka pasur si ligj të shkuar e të pashkruar, të mos angazhojë asnjë futbollist shqiptar”. Përveç kësaj, gjithnjë sipas gazetarit Latifi, ky klub ka pasur si pjesë të vetën dhe Arkanin nam-zi. Zëri e shoqëron shkrimin e vet me një nga fotot e publikuara në Press, ku ndodhet dhe një gazetar shqiptar.

Po e publikojmë këtë lajm (tok me foton e Zërit) për të hapur një diskutim: E kuptoni një kosovar që bën tifo për Crvena Zvezda-n? Apo kuptoni bezdinë e gazetarit Latifi prej kësaj jugo-nostalgjie?

Re.Pu.

Comments

Submitted by PR (not verified) on

Sa per informacion: personi ne foto (ne mes) quhet Agim Binaku eshte gazetar shumevjecar sportiv dhe redaktor i sportit ne TV21 (njeri prej tre televizoneve kombetare ne Kosove).

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk jam per politizimin e sportit.

Submitted by I-liri (not verified) on

Sjelljen e disa kosovareve e kuptojne vetem  ata, qe nuk kuptonin sjelljen e Rugoves per qendrim paqesor dhe jo te armatosur ndaj Serbise, e kuptojne vetem ata, qe nuk kuptojne dashurine e kosovareve ndaj Berishes i cili i ka nxjerre disa here ne pazar interesat e Kosoves.Ne fund te fundit e spjegojne psiko-analistet, si dashuri e viktimes ndaj xhelatit.....!!!!

Submitted by po sikur (not verified) on

kudo ka evgjiteri.gazeta zeri u referohej ''shqiptareve'' dhe jo ''kosovareve'' sic i komenton kjo faqe.ashtu kane dashur ti quajne edhe serbet por nuk ja kane arritur.

po sala me ke eshte tifoz?

Submitted by katarakti (not verified) on

Une kam njohur shume kosovare nostalgjike te Jugosllavise se Titos. I kam degjuar te flisnin me serbet me shume krenari dhe dashuri. Madje disa prej tyre u revoltuan kur serbishtja u ndalua ne Kosove pas 1999-tes.  Shumica e tyre mbiçmojne kulturen serbe dhe nenvleftesojne ate shqiptare. Vete Rugova deri ne vitett 2000 perdorte pasoshin serb kur udhetonte jashte shtetit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pse na qenka cudi te jesh tifoz me kete ekip sllav dhe nuk qenka keq te jesh tifoz me Milanin klubin me antishqiptar ne Itali presidenti i te cilit i ka quajtur me 1992 shqiptaret, njerez me bisht?!

Submitted by Albi (not verified) on

Po ketij Latifit te Zerit, i bie ne mend ky shqiptari me shume gjase ka qene qe adoleshent tifoz i Crvena Zvezdas? Ky Latifi e di qe Crvena Zvezda mund te jete per kete njeri ngjallje e kujtimeve te rinise? Qe kur nostalgjia na qenka mekat? Absolutisht e perkrah kete njeri dhe e kuptoj!!!  Por kuptoj edhe Latifin! Aq bote ka! Aq di, aq bo! Latifi eshte nga ato nacionalistet e peshtire, te neveritshem, nga ata qe s'kane piken e ndryshimin nga ekstra-nacionalistet serbe e greke. Ky Latifi eshte nga ata qe t'bejne me vjelle tu e pas barkun bosh!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pra Latifi mbetet Latif. Ha,ha,ha.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.