Gratë e Himarës kthehen tek vendi i tragjedisë, dhe qajnë me vaje viktimat

Një nga momentet më të nënvizuara prej shtypit të tragjedisë së Himarës ka qenë kompasioni e gatishmëria e himarjotëve për t’iu ndodhur pranë të lënduarve prej aksidentit. Këtë ngjarje e ndriçon ca më shumë, me mjaft krenari, dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro. Në një intervistë për shqiptaren.com, ai thotë: “Nëse nuk do të ishte kontributi i madh i qytetarëve të Himarës, përmasat e tragjedisë mund të ishin më të mëdha. [Bashkëqytetarët e mij] e kanë treguar prej kohësh se janë organizatorë dhe mikpritësa. Dhe kjo ngjarje tregoi më së miri sesa solidarë janë, dhe jo vetëm në fatkeqësi. Ata kanë zbritur nga të gjitha anët dhe me ç'të mundnin për të shkuar te autobuzi i fatkeqësisë.” Të gjitha këto janë shkruar e raportuar në shtypin e përditshëm, por Goro zbulon dhe një fakt tjetër të panjohur: “Pak ditë [pas tragjedisë], gratë himarjote u kthyen në vendin e ngjarjes, [dhe] i qanë me vaje viktimat e këtij aksidenti tragjik, sikur të kishin qenë bijtë e bijat e tyre, duke u bërë respektin maksimal. Dhe për komunitetin tonë kjo do të thotë shumë.”
Në fund, ai na bën me dije se e ka vënë re, që pjesa tjetër e Shqipërisë e ka vënë re, këtë gjest të himarjotëve.
E.G.
Comments
Respublica, po masakroni

Respublica, po masakroni gjuhen shqipe....

kompasion - dhembshuri

Bashkeqytetaret e "mi" jo "mij"

shqiptarja.com dhe jo shqiptaren.com

gjuhesisht te treja ishin gabim

Nder e respekt per himarjotet

Nder e respekt per himarjotet e himarjotet, qe jane plot ndjenja njerezore !

Himarjotet e kan diftue vedin

Himarjotet e kan diftue vedin nder shekuj dhe kjo provohet me solidarizimin njerzor te tyne per bashkeatdhetaret qe humben jeten.

Jane shumica himarjot ata qe iken nga turku dhe u strehuen ne Jug te Italise, qe neve i quejme arbresh. Arbresht e kan mbajte dhe e kan mbeshtete nder shekuj atdhetarizmin shqiptar. Himara asht krenarija e jone shqiptare.

Himarjoteve bravo u qofte qe

Himarjoteve bravo u qofte qe kane ikur nga Turqit,|
po ti dukagjinasi i pagdhendur Paul Tedeschini
pse nuk heq dore nga shitja e nderit, dinjitetit dhe kombesise,
tek Vatikani !?

Ai nuk do heqi dore kurre nga

Ai nuk do heqi dore kurre nga Vatikani sepse po hoqi dore ne ne kete vend rikthehet alfabeti arab dhe ligji i kuranit.

Katoliket jane lidhja jone e fundit me Perendimin!!!

Add new comment