Muzika në zi: Sot vdiq Donna Summer

Ka vdekur Donna Summer, kant-autorja amerikane e emërtuar si ‘Mbretëresha e Diskove” (ajo arriti kulmin e suksesit në vitet ‘970, kur diskot zunë të bëheshin një dukuri kulturore). Ka mbyllur sytë në Florida, në moshën 63 vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë (kancer). Donna Summer, e lindur nën emrin LaDonna Adrian Gaines, ka qenë shumë e dashur për shqiptarët në kohën kur zuri të bëhej e suksesshme. Regjimi komunist nuk lejonte transmetimin e këngëve të saj në mjediset publike e mediat shtetërore, por të rinjtë, që sot janë mbi dyzet-vjeçarë, gjenin mënyra për të dëgjuar Hot Stuff, Love to Love You Baby, Bad Girls, etj.
E.G.
Comments
Donna Summer ka shkelqyer jo
<p>Donna Summer ka shkelqyer jo veten ne vitet '70, por edhe '80. Edhe pse ishte ne lengimin e semundjes se rende vazhdonte me pergatitjen e diskut te fundit te saj. Ka fituar 5 here cmimim Grammy. Pervec dy tre kengeve te permendura ne article mund te shtoj edhe : Last Dance, Bad Girls, She Works Hard for the Money, This Time i Know it's for Real, etj te cilat ishin jo vetem te suksesshme por edhe te dashura e te 'mermeritura' nga ne te asaj kohe...Rruge te mbare Summer !</p>
Add new comment