E ka ndryshuar ODIHR-i deklaratën e djeshme?

ODIHR-i ka mbjellë sherr e konfuzion me deklaratën e vet kundër aplikimit të numërimit elektronik të votave. Ky konfuzion duket më i madh nëse ndjek një lajm të Shqipit të sotëm, me të cilin është hapur gazeta. “ODIHR-i nga Varshava: nuk jemi kundër numërimit elektornik”, është titulli që Shqipi ka zgjedhur për të hapur faqen e parë. Dhe në faqen 3 flitet për një bisedë që gazetarët e Shqipit kanë bërë me Thomas Rymer-in, zëdhënësin e ODIHR-it, të njëjtin person pra që një ditë më parë kish deklaruar (sipas të gjithë mass-medias shqiptare), se “numërimi elektornik në Shqipëri duhet të testohet e të futet në mënyrë graduale”. Në bisedën me Shqipin, Rymer-i e ka kafshuar pakëz gjuhën (me sa duket e kanë informuar mbi tollovinë që ka provokuar në Tiranë). Ai fillon të përgjigjet duke thënë se “nuk jemi kundër numërimit elektronik”, dhe më pas shton se “numërimi elektronik duhet bërë i qartë, i vëmendshëm, i detajuar në ligj, dhe i përgatituir paraprakisht”. Duket se ky deklarim për Shqipin është krejt i ndryshëm nga ai i djeshmi; duket sikur praktikisht flet një njeri tjetër. Por po aty, Rymer-i thotë se “ky sistem duhet të testohet në kohën e duhur e në mënyrën e duhur”. Ç’dmth të testosh në kohën e në mënyrën e duhur? Mos vallë dmth ta fillosh me aplikim të pjesshëm në zgjedhjet e ardhshme, dmth me testim? Nëse po, atëherë i bie që s’kemi asgjë të re nga fronti i ODIHR-it.
Re.Pu.
Comments
Duhet mesuar not ne toke
<p>Duhet mesuar not ne toke ,pastaj te futesh ne det Kjo eshte llogjika e ketyre burokrateve qe ne vend qe te zgjidhin vetem kokolepsin si ne çdo raport pas zgjedhjeve ne Shqiperi .</p><p> </p>
Thomas Rymer qenka trembur ,
<p>Thomas Rymer qenka trembur , se ne te bejme me barre ! Do kete ngrene ndonje 'sardele' nga Berisha dhe ky, e per te hequr 'eren' e keqe qe i vjen goja i keput nje te shplare me 'borzilok'...Hajde ODIHR qe na e fut me pahir !</p>
Do i kerkoja zotit Eduard
<p>Do i kerkoja zotit Eduard Zaloshnja (nese e lexon) qe te beje nje shkrim profesional per kete gje duke qene se ka qene nje nga partizanet e ketij numerimi. Pra sa jane gjasat qe ne Shqiperi te kryhet numerimi elektoronik duke patur parasysh edhe specifikat e vecanta qe ka vendi yne dhe sa besueshmeri do kete duke marre parasysh edhe ndonje sabotim te mundshem. Pse Franca dhe Greqia (po i marr shembul meqe jane te fresket si raste) i nxorren rezultatet brenda nates duke patur shume here milione banaore se neve? Per keto e shume te tjera do doja nje argumentim si dhe nje arsye se a vertet ODHIR s'ka besim tek kjo apo eshte ndikim i faktoreve politike qe ajo te dyzohet per te na lene tek numerimi i vjeter 4-5 mujor.</p>
Add new comment