Të drejtat e gay-ve: nga Shqipëria në SHBA

Postuar në 15 Maj, 2012 05:01

Në Shqipëri, në veprimtarinë e djeshme të organizuar nga komuniteti LGBT (ishte një shetitje me biçikleta në bulevard), janë hedhur bomba tymuese nga djem të rinj të fshehur pas kollonave të librarisë së UT-së. Sot e nesër do të ketë do aktivitete të tjera më pak të bujshme sa ato që priteshin, por vihet re qartazi një klimë anti-gay. Mjaft të futesh në web, dhe aty sheh të derdhet i gjithë vreri homofobik i shqiptarëve.

Me mijra kilometra larg nesh, përtej Atlantikut, në SHBA, Presidenti amerikan Barack Obama ka dalë në mbrojtje të së drejtës së gay-ve për t’u martuar, dhe duket se ky argument do të jetë një nga më kryesorët e fushatës elektorale. Dje, Presidenti Obama pati një takim me gay e lezbike, e me përkrahës të të drejtave të tyre, dhe aty nënvizoi se “amerikanët kurrë s’kanë gabuar kur kanë luftuar për shtrirjen e zgjerimin e të drejtave e detyrave tek secili prej nesh”. Dhe shtoi: “Martesa mes gay-ve nuk e dobëson familjen; përkundrazi, e forcon atë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Fiku detit (not verified) on

" Per hair qofte ( ! ) ", meqe e bekoi Obama.Shigjeta e busulles andje eshte kthyer dhe jo nga ylli polar...

Submitted by Kujtim Kotobelli (not verified) on

E gjithe zhurma qe behet ne Amerike dhe qe vete presidenti i Amerikes meret me nje problem si ky i LGBT-se, nuk eshte gje tjeter vecse nje perpjekje e rradhes per te hequr vemendjen nga gremina qe ka mare ekonomia. Nuk ma kap mendja se pse do ti duhet atij qe te meret me kete pune.

LGBT-te duhen lene te bejne c'fare te duan me jetet e tyre por ajo qe ne asnje menyre NUK [e thejsoj] duhet lejuar eshte qe te rrisin femije. Pikerisht ne kete pike shoqeria civile, shteti, shoqatat mbare dhe feja duhet te ngrihen ne kembe per mos i lejuar te zbavisin egoizmin pertej kufijve.

Submitted by albert tapia (not verified) on

O Muci, sa te sforcuara i ke keto lloj paralelizmash mor burre. Po them te sforcuara se ne fakt i ke krejtesisht idiote dhe te mbushura me injorance. Obama ka nise fushaten dhe sipas llogarive te eksperteve te tij ne 3  swing states ( shtete ku vednoset se cili do te jete presidenti i ri, Pensilvania, Ohio dhe Florida)  qendrimi pro martesave mund te ndikoje voten pro demokrateve dhe mund te galvanizoje komunitetin gay te mbledhe me shume para.  E para ne SHBa presidenti nuk e ka detyre te merret me kete gje. per martesen vendosin shtetet vete dhe jo qeveria federale. John Boehner tha se Obama mund te flase per c'te doje si qytetar amerikan por "number one issue is economy". Boehner tha se keto jane dokrra elektorale. Muc meqe s'merr vesh nga keto pune, ne fakt nga asgje ti nuk merr vesh, vetem pak dite me pare ne North Carolina u zhvillua nje referendum per martesat e homoseksualeve dhe kauza gay humbi rende fare. Po per kete Muc ke ndonje koment???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.