Jozefina qenka bërë Doktoreshë e Shkencave; tash e tutje është Dr. Topalli

Postuar në 08 Maj, 2012 03:44

Një nga deputetët më aktivë të PS-së, Erion Braçe, na ka bërë të marrim vesh një lajm që, përndryshe, do kish kaluar pa u vënë re. Jozefina Topalli është bërë doktoreshë, më saktë ka marrë titullin e doktoreshës, gjë që duket tek fakti se shkresat i nënshkruan poshtë emrit të vet: Dr. Jozefina Topalli. Dr.? Kur është bërë Doktore e Shkencave Jozefina Topalli? Në cilën fushë? Në cilin universitet? Me çfarë teme e ka mbrojtur doktoraturën? Kur e gjeti kohën për ta bërë këtë?

Të gjitha këto pyetje i ka ngritur Braçe, i cili bën dhe ndonjë vëzhgim: “Askush nuk flet, madje askush nuk jep informacion mbi [këtë fakt]. Madje as vetë Jozefina Topalli nuk flet për këtë. Të marrësh titullin “Doktor i Shkencave” natyrisht që është një moment i rëndësishëm, por edhe krenari për vetë të titulluarin. Domethënë në këtë rast për Jozefina Topallin. Por ajo nuk flet për këtë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Hysen Hajdari (not verified) on

E di une per doktoraturen e saj.

E ka marre me udheheqes shkencor mikun e saj prof. Ahmet Osja.

Doktoratura eshte bere ne "Institutin e Misrit dhe orizit ne Shkoder". Tema: Sukseset e bujqesise shqipotare pas 2005 dhe

rroli i Toplallit ne rritjen e madhesise se kaçarrumit te misrit"

Hys Hajdari.

Submitted by Petro (not verified) on

Pse, ç'pengesa ka kjo zonjë që nuk u dashka të laurohet me titullin shkencor "Doktor", kur kjo ka qenë e mundur për Shaban Meminë dhe Vebi Alimuçën?

Submitted by Anonim (not verified) on

Ai tjetri erdhi nga italia dhe mori diplom e pse mos e mare Jozefina. Le te mare tituj pa fund, ne se do behej nje liber emrash politikanesh, Jozefina do te mbetet gruaja me brutale, me cinike me mediokre, etalioni i talljes se njerzve kur i shkeput nga puna e mesimi per te degjuar lakrat e saj qe nuk i hane as lopet. Vetem injorantet shkojne pas injoranteve. Flisni sa te doni- thote Jozsfina-pa u tall me ket popunj nuk behesh dot e pasur.

Submitted by Anonim (not verified) on

O njerez te mire!

Ju vetem komentoni skandalet, por nuk kuptoni pse po ndodh kjo gje.

Po ndodh vetem se qeveria e tanishme, qe ne vitin 1992 e nisi kete rruge nen masken e demokracise. Dhe a e dini se çfare? SB pretendon se edhe ecja e njeriut ne dy kembe eshte merite e tij, merite e PD. Po. Jane merita te PD kriminalizimi i shoqerise, korruptimi dhe kriminalizimi i administrates shteterore, perdhosja e demografise, shkaterrimi i qyteteve, shqyerja e dyerve te shkollave dhe hapja e mender-universiteteve qe te marrin para pronaret e tyre dhe te japin vota per SB, qe te marrin shkollen e larte ata qe nuk arrijne te mbarojne te mesmen, qe te behen profesore dhe doktore shkencash te gjithe delenxhinjte, qe te pasurohen sekseret e te gjitha fushave te jetes ne menyre qe te financojne fushatat elektorale. E kam thene edhe here te tjera: do ta shohim fundin e kesaj rruge dhe ajo mund te jete edhe nje kthim ne '97-n apo edhe me para.

Behuni vigjilente o njerez. Mund te beni qef 2, 3 apo 4 vjet, por do te vuani gjithe jeten, pasi ajo ne vuajtje eshte shume e gjate. rrofte, vertete, demokracia, por jo demopushtikracia apo salikracia. Edhe ne krahun tjeter ka te tille njerez, por besoj me pak.

Atehere, pse te mos e kete doktoraturen edhe "e madhja" Jozefinë?

Ajo pa tjeter mund te beje edhe shkence. Po si do te thoni ju? Ne fushen e gjuhes shqipe, te cilen e flet shume bukur, qarte e paster. Eshte e vetmja fushe ku shkelqen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.