Razi Brahimi rrëfen mbi Kadarenë; në fakt, mbi regjimin

Razi Brahimi nuk është menduar dy herë për t’iu përgjigjur pickimit që i kish bërë Ismail Kadareja në një intervistë të kohëve të fundit. I ka mundur kollaj skrupujt, të cilët e kanë mbajtur larg reflektorëve në periudhën postkomuniste (ndoshta s’ia ka drejtuar njeri reflektorët), dhe tek toni përbuzës i Kadaresë ka gjetur arsye për t’u bërë i gjallë; dhe të flasë për marrëdhëniet e veta me shkrimtarin.
Intervista e tij për Panoramën nuk duket se ka ndonjë vlerë, por si të gjitha intervistat e protagonistëve të regjimit të Hoxhës, hedh ca dritë mbi atë kohë. Një pasazh që më është dukur me këtë funksion, bën pak a shumë kështu:
“Më thirri në zyrën e tij ministri i kulturës Fadil Paçrami, dhe ndejta 4 orë të plota me të. Ndër të tjera më pyeti për tregimin e Kadaresë me titull Përbindëshi (është tregimi që më pas bëhet novelë me të njëjtin titull), dhe unë i thashë se ‘ish shkruar në mënyrë ekstravagante’. Nga fundi i bisedës hyn në zyrë Ismail Kadare. Paçrami e kish planifikuar këtë takim treshe pa dijeninë time e pa dijeninë e Ismailit. Dhe ky i fundit u habit kur na pa të dyve në zyrë. Fadili tha: ‘Kam këtu poetin më të mirë e kritikun më të mirë. Nuk e kuptoj se çfarë keni me njëri-tjetrin?’”
Më tutje nuk ka rëndësi. Ky pasazh më bëri përshtypje pasi nxjerr në evidencë përmasën totalitariste të regjimit. Më saktë, duket si skenë e marrë nga novela ’84 e George Orwell-it, me Big Brother-in, apo me një përfaqësues të tij (Fadil Paçrami), që s’e ka për gjë t’u kërkojë shpjegime dy qytetarëve se “ç’dreqin kanë që s’shkojnë me njëri-tjetrin?”.
Me që ra fjala tek Orwell-i, intervista e Razi Brahimit ish në gjuhën newspeak.
M.Nano
Comments
Razi Brahimi tha edhe kete

Razi Brahimi tha edhe kete se, I.Kadare ishte monument kulture qe ruhej nga shteti.Edhe sot ka plot 'monumente kulture' qe ruhen e mbrohen nga shteti, nga biznesi, nga fondacionet, nga ambasadat, nga badigardet...E nga kush ruhen e mbrohen ? Nga populli ! Vaj medet me 'disidentet' tane...

Ne femijeve te fundviteve

Ne femijeve te fundviteve '50 - '60 ne kushtet kur mungonte elektrifikimi, vetem prej vjershave e poemave te Kadarese na u injektua dashuria per partine e xhaxhin Enver. Keshtuqe i mbetet te zgjedhe, o eshte lodhur ne ato vite per te na formuar ne si brez te dobet ku duhet te besonim edhe krijimet " e rreme" te Kadarese ose po lodhet per te na mashtruar tani.

z.Muçi,me fal,po ti nuk ke

z.Muçi,me fal,po ti nuk ke fame per vjersha,keshtu qe kot i futesh nje diskutimi te tille.Une nuk kam lexuar vjersha te R.Brahimit,por me duket ky ka qene kritik letrar.Jane rraca me e veshtire per t'u tretur;duhen gatuar mire kritiket.Une nuk shoh ndonje gje te keqe qe Fadil Paçrami(me duket ka vdekur kur linda une)kerkonte te pajtonte nje kritik me nje shkrimtar(poet).A nuk po kerkojne shume e shume shqiptare sot qe te pajtojne Kadarene me Rexhep Qosen?Keq e kane keta?Nuk me duket se e kane keq.Tani,mbaj mend njehere kur isha ne nje grup letraresh te rinj aty nga fundi i socializmit dhe patem nje takim me IK.Ky lexonte pyetjet dhe pergjigjej ca me ngathtesi,ca me autoritet,ca me nga to fjalet e tij jo aq te thjeshta;ndoshta mendonte se po shkonte ndonje ore dem.Me ka krijuar nje ndjesi te pangjyre;ke parasysh kur te çojne ne qiell dhe ti shikon qe ai nuk eshte blu,dhe natyrisht zhgenjehesh.Z.Muçi,kam idene se nje pjese krijuesish jane egoiste,por eshte normale qe te jene egoiste,jane mistrece,por eshte normale qe te jene mistrece,jane shpirtngushte,por edhe kjo eshte normale..Pavaresisht nga keto,Kadareja eshte dhe mbetet nje shkrimtar i mire,ndoshta do ishte fat te merrte nje çmim Nobel,por jo aq sa thote ndonje si Fahri Balliu,qe Nobeli eshte i manget pa Kadarene;kete e thone vetem ata qe kane lexuar pak.Sinqerisht Kadareja nuk eshte i statures se Garsia Markez apo Gunter Grass;nuk eshte filozofik si Coelho(qe s'ka marre Nobel),po edhe Giorgio Faletti,qe me librin e pare u be bestseller.Madheshtia e Kadarese eshte nje hymn i mbire ne kokat tona,ne nje periudhe kur nuk dinim shume,siç ishte madheshtia e Enverit.Tani qe u mesuam dhe po mesohemi me boten e madhe duhet te jemi me te çliruar nga idolet qe i prodhuam ne apo i prodhoi sistemi.Kam besim se Kadareja eshte shume i ndergjegjshem per kete,ndaj here eshte cinik,here polemist e shpesh i heshtur ne kullen e tij.çfare mundi ai e shkroi,e sidoqofte,ne te miren dhe te keqen e tij ka sjelle nje veper te tere,ndoshta me te madhen qe nje shkrimtar shqiptar mund te bente.Nderim per vepren e kadarese,dhe natyrisht per personin e tij!Sinqerisht,mua"ora" e Kadarese me ka mbetur ne vitin'90,me perjashtim te nje romani te vogel,"Bija e Agamemnonit" ne italisht.Ca me pare,nje miku im pati ne italisht romanin"I tamburi della pioggia",qe m'a la t'a lexoja,por sinqerisht nuk e hapa fare.E morra me mend qe do ishte"Keshtjella",por meqe ne italisht kisha nje liber me kete titull("Il Castello"-F.Kafka)e kuptova pse titulli ne versionin italisht ishte ndryshuar.Nje poet popullor backalli,kur njehere e takova ne nje rast,me thote se njerezit qe lexojne e kane kollaj te shajne ose t'a injorojne punen krijuese,"...po ata nuk e dine sesa je munduar ti t'a shkruash e korrigjosh aq here ate vargun qe te ka lodhur shume...".Keshtu qe,para se te kritikoje ndokush si R.Brahimi e plot te tjere,se ne shqiptaret jemi nje shoqeri maksimalisht kritikuese(jo kritike),bejne mire te kujtohen se krijuesi nuk ka shkruar me kembe,por me koke,e diçka ka dashur te thote me shume se ajo qe duket.

PR e paske pak si shume

PR e paske pak si shume dobesi Kadarene!...Vertete Kadareja ishte i talentuar pasi arriti te botoje nje vellim poetik gjimnazist, por ama, si gjirokastrit, dikush e dergoi me studime ne Moske me burse shteti, u kthye ne krye te pak viteve pune si gazetar doli 'ne pension' (profesion i lire) shume i ri, i pari qe u botua jeshte kufijve me interesimin e gjirokastritit, etj. etj. Kadareja eshte ( apo ka qene me mire) shkrimtari me i mire e me prodhimtari, por disident jo , jo, Jo me 'J' te madhe shtypi. Per kete duhet te bien dakort te gjithe besoj, te gjithe ata qe u vinin 'letrave' verdalle para '90-es. Disident Jo ! Eksperimente ka kryer si ne stilin e te shkruarit , atakimin e temave 'tabu', simbolikes se frikshme, qe cdokush tjeter te bemte nga keto eksperimente do te perfundonte pas hekurave ne birucat e lageta e te mykura, si ca shoke e miq te tij qe me vone i mohoi. Kadareja ishte ( mbase eshte akoma) shkrimtar i madh , Kadareja nuk ishte DISIDENT, s'ka se si !

ajsbergu,me fal,po natyrisht

ajsbergu,me fal,po natyrisht une kam dashur te them ate qe permend edhe ti,qe se pari Kadareja ka mbire madheshtor ne kokat tona,se nuk ka realisht ate stature te disa autoreve me fame boterore,po natyrisht edhe disidenca e tij(nese ka qene)ka qene ambigue,se disidenti e thote cope e s'friket fare,psh Pasternak apo Sollzhenicini asqe u menduan dy here.Psh,Neruda,qe ka qene komunist,ai ka qene disident i madh,Markez po ashtu,e ku di une tjeter.Megjithate,ka vepra te pelqyeshme Kadareja,dhe mos te biem kot ne kriticizem biografik,jo kush e ndihmoi,jo kush e botoi jashte,etj si keto.Natyrisht keto ndikuan,ndaj nuk thuhet kot qe sistemi socialist i ndihmoi shume shkrimtaret,se ne kapitalizem duhet te jesh me shume fat edhe kur je shume i talentuar.Sidoqofte,une kam dashur te them qe fryma e pajtimit duhet te mbizoteroje.Une per zemer kam kedo qe shkruan,i madh apo i vogel qofte,siç kushdo kengetar ka nje kenge te pakrahasueshme,ashtu edhe çdo poet ka te pakten nje poezi te pakrahasueshme.

Add new comment