Nano versus Berisha, sipas Moisiut

Kush është Fatos Nano në raport me Sali Berishën, dhe anasjelltas? Kjo pyetje i është bërë ish presidentit të Republikës, Alfred Moisiut, dhe në përgjigjen e tij i quan të dy konfliktualë me institucionet, por me një dallim. Cili është dallimi? Ja se çfarë thotë ai për shqiptaren.com, i intervistuar nga Jakin Marena: “Nano ishte më i sofistikuar dhe më i kujdesshëm. Kur [donte të sulmonte Presidentin], ai e bënte nën rrogoz, në një mënyrë më të stërholluar. Nxirrte zv.ministra, apo ministra, që ta bënin këtë gjë. Problemet kontradiktore që kisha me Nanon rrallë bëheshin publike. Ndërsa kryetari aktual i maxhorancës atakon në mënyrë të hapur, me të gjitha mjetet e informacionit që ka në dispozicion dhe sa herë që i jepet rasti për ta bërë këtë”.
Më poshtë, i pyetur për kandidaturën e Fatos Nanos për postin e Presidentit, ai nuk i vjen rrotull çështjes: Nuk mendoj se është koha e riciklimit të njerëzve që kanë kusure në këtë periudhë të tranzicionit.
Re.Pu.
Comments
Redaksia, korrigjoni burimin.
<p><strong>Redaksia, korrigjoni burimin. Eshte "Shqiptarja.com" e jo GSH (alias gazeta shqiptare)</strong></p>
Ne vend te komentit kam
<p>Ne vend te komentit kam derguar nje foto humoristike ne rubriken 'fotografi nga lexuesi' .</p>
Add new comment