Ngacmimet seksuale në punë, i akuzuari ka barrën e provës

Postuar në 26 Prill, 2012 04:40

Qeveria është duke ndërmarrë ndryshime në Kodin e Punës, të cilat krahas rregullimeve estetike përmbajnë edhe disa çështje të rëndësishme, siç është kryerja e lejes vjetore me detyrim duke mos dhënë para në këmbim të saj, rritja e penaliteteve për rastet e ngacmimeve seksuale në punës apo dhënia e lejes për burrat në rastet e kur lind bashkëshortja. Drafti është duke u konsultuar me grupet e interesit, ndërsa së shpejti pritet të miratohet edhe në mbledhje qeverie. “I takon personit i cili pretendohet se ka kryer shqetësimin seksual ndaj punëmarrësit, të provojë që nuk ka ushtruar asnjë nga format e sipërcituara te shqetësimit seksual”, - specifikohet në draft-kodin që është duke u diskutuar. Ndryshimet në Kodin e Punës prekin të gjithë punonjësit në administratë apo ndërmarrje private.

Ja disa nga ndryshimet e tjera që janë propozuar në kod:

-Kryerja e lejes vjetore është me detyrim, nuk jepen para në këmbim të saj

-Kush del në punë gjatë festave zyrtare paguhet 125 % më shumë plus pagës ditore

-Shtyhet leja vjetore kur punonjësi sëmurët apo pëson aksident gjatë kryerjes së saj

-Bashkëshorti merr 3 ditë leje me pagesë kur lind bashkëshortja

-Në rast largimi pa shkak nga puna, periudha e dëmshpërblimit fillon kur çështja dërgohet në gjykatë deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë

-Kur lajmërohet për largim nga puna, punonjësit i duhen lejuar katër orë pune të paguar në javë për të kërkuar një punë të re

S.E.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Barra e proves i takon akuzes ose akuzuesit dhe jo personit te akuzuem.

Submitted by plaku (not verified) on

Ngele duke bere eskpertin o derbardhe. Lexo me vemendje se ta ka shpjegu ai robi. Ketu pra eshte ndryshimi qe nese te akuzojne do te jesh ti qe verteton qe se ke ngacmu grun/gocen e botes dhe jo ajo.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

" nese te akuzojne do te jesh ti qe verteton qe se ke ngacmu grun/gocen e botes dhe jo ajo. "

Kush e ben akuzen duhet te jape proven dhe jo e kunderta. Keshtu thone ekspertat o plaku. Pikrisht kjo asht e kundraligjeshme o plaku! A nuk e kupton ti se proven duhet ta jape akuzuesi e jo i akuzuari?!? Keshtu veprohet ne te gjithe boten, perveç se si done ta bejne ne Shqiperine tone anapolla me ligje per se prapthi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.