Chelsea në Finale; dhe në histori (pasi mposhti të pamposhturit)

Postuar në 24 Prill, 2012 16:24

Ka ca kohë që për Barcelonën janë hedhur e harxhuar superlativat me thasë, është thënë se kjo është skuadra më e madhe në historinë e futbolit, është thënë se ata funksionojnë si një orkestër, është thënë se Ksavi e Iniesta janë magjistarë, është thënë se Messi është më i miri në botë e në histori, është thënë se Guardiola është një trainer i një epoke të re, dhe të gjitha këto nuk është çudi të jenë të vërteta, por sot atë e mposhti Chelsea, në Camp nou, duke luajtur pjesën më të madhe të kohës me dhjetë lojtarë, e duke bërë një lojë mbrojtëse të stilit italian catenaccio (s’do mend; trainer i tyre është njw italian). Chelsea nuk u kualifikua me lojë të bukur; përkundrazi, u kualifikua duke bërë një futboll anti-futboll, por askush s’mund të mohojë se djemtë e Di Matteo-s kanë luajtur në mënyrë heroike.

Duket se me barazimin e sotëm (2-2), rrjedhimisht me skualifikimin prej kompeticionit Champions League, që i shtohet humbjes së ca ditëve më parë me Realin (dhe humbjes së La Liga-s), merr fund miti i Barcelonës së pathyeshme, e ndoshta merr fund dhe një cikël. “Nuk po mbyllet një cikël”, thosh Pique para ndeshjes, dhe ky pohim duket sikur është bërë për t’i dhënë munxët frikës se është bash e kundërta, dmth se cikli apo projekti po mbyllet, s’ka gjë se shumica e lojtarëve të Barca-s janë në moshën më të mirë për të luajtur futboll.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andi (not verified) on

Teresisht stili i te shkruarit dhe fjalet e Muc Nanos, nuk e dime pse shpesh zgjedh kete pseudonimin Re. Pu, e shpesh E. G. !?

Submitted by Dardani Tr (not verified) on

Ja, duhet me te marr doren ty o zotni!

Po ne pune te vet, ne hesap te vet, ne liri te vet demokratike, vjen ti Andi e te kerkon llogari!

Liri Demokraci!

Submitted by Johnny (not verified) on

Nje pyetje kam une; Pse kur kete gje e ben inter, edhe pse nen udheheqjen e Mou, quhet skuader patatinash dhe kur e ben celsi quhet ndeshje heroike ? ? ?

Dhe mos fillon me teorite jo u mbyll nje cikel e ju hap nje tjeter se eshte nje skuader qe e ka moshen mesatare nen 25 vjec.

Submitted by luani (not verified) on

Per mua edhe Interi edhe Chelsea arriten ne finale me "breke neper kembe". Po kjo s'ka rendesi, ne fund te dites rendesi ka kush del ne finale, jo si doli atje.

Submitted by cendurimmadhi (not verified) on

......dhe e pamundura,ndodhi.U gezova shume qe shkoi keshtu.Goditja qe mori Barcelona ishte fatale.E deshiroja dhe e dini pse?Sepse menyra e lojes qe ky ekip ka zgjedhur per te luajtur nuk me sjell emocion.Presingu i tyre,po e quaj "pirania"i detyron kundershtaret te luajne ne fushen e tyre,ne mbrojtje,normalisht me gabime e keshtu qe spektatori detyrohet te shohe nje ekip ndoshta mjaft te madh,me kualitete te larta futbolli,te beje nje loje te pa bukur e jashte mundesive e karakteristikave te tij dhe Barçen qe veçse ben presing me liliputet e vet dhe qarkullimin e merziteshem te topit te cilin edhe ne maje divanit e kemi mesuar permendesh.Eshte e pa bukur qe gjate nje ndeshjeje te shohesh 73 minuta veçse njerin ekip me topin ne zoterim dhe tjetrin per 30 min veçse duke u mbyllur e duke tretur topin.Nuk mund te me binde askush qe Celsa,Milani,ManJun,Arsenali,Totenhemi etj jane ekipe qe karakteristike kane lojen mbrojtese(katenacio),por e vetmja rruge per te thyer kete menyre te luajturi ishte ajo qe  pame gjate ketyre dy ndeshjeve.Ne historine e futbollit ndeshjet me te bukura jane quajtur ato ne te cilat te dy skuadrat pjesemarese kane lene gjurme si me lojen dhe si me golat qe respektivisht kane shenuar.Ne nje ndeshje kur luan vetem nje ekip,si do qe te jete justifikimi,spektakli mungon.

Submitted by luani (not verified) on

Secili ka opinionet e veta. Per mendimin tim Barca luan futbollin me te mire aktualisht. Skuadrat e tjera nese jane te forta, mos mbyllen ne mbrojtje, sic beri Milani, apo Reali i Madritit. Te tjeret me sa duket nuk arrijne te dalin nga zona e vet...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.