Minxhozi: Nano president? Nuk ka shanse; Stefani: Nano president? Nuk e meriton

Postuar në 21 Prill, 2012 04:27

Shumica e komenteve dhe opinioneve në shtypin e sotëm kishin të bënin me kandidimin e Fatos Nanos për postin e Presidentit. Binte në sy një artikull i Dritan Hilës në GSH, një shkrim i Bashkim i Muçës dhe një vështrim interesant i Arjan Vasjarit në Mapo (këtë të fundit ne po e publikojmë  tek rubrika “Op-ed”), dhe dy shkrime në të përditshmen Shqip, një i Skënder Minxhozit e tjetri i Andrea Stefanit. I pari nuk i sheh të mëdha shanset presidenciale të ish-kryeministrit e ish-kryetarit të PS-së. Në vitin 2002 e në vitin 2007 ka pasur më shumë shanse, thotë Minxhozi. Pse? Sepse në vitin 2002 ishte ai vetë që e udhëhiqte procesin e negociatave për kreun e shtetit, e në vitin 2007 ishte Berisha që kish një interes për Nanon president, pasi ky fakt mund të dobësonte Ramën në krye të PS-së.

Ndërsa Andrea Stefani, pasi i njeh ndonjë meritë historike Nanos (sidozot, largimin paqësor nga pushteti), ka idenë se rikthimi i tij në skenë nuk është aspak historik. “Lakmi mediokre” e quan ai këtë vetkandidim të Nanos. Më poshtë, Stefani hedh një vështrim kritik mbi figurën e Nanos dje e Nanos sot (merret sidomos me sloganin, se ai “ka ditur të lëshojë pushtet për të ndërtuar shtet”), për të arritur në përfundimin se në fakt ky i fundit “po kërkon pushtetin për të sakrifikuar shtetin”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Mjer Shqipnia ku ka mbrrijt !!!!!!

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Mire Nano(ai qe ka prapa b..s historine) s'do behet President,po kush m..t tjeter do t'a kete emrin?Aman, jozefinen jo,aman z.Sali,mos n'a e bej edhe kete te pabere!Me mire shaban Memine,se ai eshte perfekt per te varur medalje.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

“Vizioni i tij për Presidentin e Shqipërisë duhet të adresojë probleme konkrete që ka përballë presidenca e Shqipërisë. A do të inkurajojë ai çuarjen para drejtësisë të vrasësve, a do të konsiderojë ai faktin që dikush ka dhënë urdhër të qëllohet, a do të konsiderojë ai inkurajimin e drejtësisë të hetojë Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën për këto vrasje, a do të ndëshkojë ai ato struktura të policisë që bënë grusht shteti duke refuzuar urdhrin e prokurorisë për ndalimin e gardistëve? Nga mënyra se si zgjidh këto kriza konkrete, njerëzit mendojnë se kush je dhe çfarë do të bësh dhe jo nga hartimet me fjali të gjata pa kuptim, me shpresë që të duken dhe pa zarar.”
Jane thenie te Z.Mero Baze!
Pse lodhesh kot me pyetje te tilla?
Nje president i emeruar nga nomenklatura ne fuqi nuk mund te zgjidh asnjeren nga ato qe ti shkruan.
Fakti eshte qe edhe Topi,aktuali,edhe pse u pergojua ne te gjitha keto gjera nuk ishte ne gjendje te bente asgje:ASGJE.
Dhe asnjeri s’ka per te qene ne gjendje te beje Asgje.
Sepse nje kukull,nje buratin nuk mund te beje asgje.
Kur presidenti te zgjedhet nga populli,nga sovrani, athere mund te shpresojme se mund te beje diçka.
21 prilli kujtohet per regjimin e 15 koloneleve ne Greqi,qe vendosi nje psikopat si Papadhopulos ne krye te qeverise,dhe vetem pas 7 vjeteve Greqia arriti te rihyje ne rrugen e demokracise.
Edhe ata e ben referendumin :Republike apo Monarki ne vitin 1967,referendum te cilin ne e beme 15 vjete me vone.Dhe 15 vjete me vone jemi ne demokraci prapa Greqise.
Sot na del ne skenen politike edhe “mbreti i politikes” moderne shqiptare.
Pyetja e pare qe duhet te bejme per nje kandidat ,pamvarsishte se kujt partie i perket,duhet te jete kjo: A eshte ky nje njeri i Pershtatshem per te marre kete detyre apo funksion?
Eshte i ndershem?
Zoteron aftesite e nevojshme?
Eshte i pamvarur dhe patriot?
Kush jane principet qe e karakterizojne :
-Ne fushen personale :
– A preokupohet per mireqenien e te tjereve?
– A ka respekt per autonomine e te tjereve?
– A eshte i besueshem dhe i ndershem?
– A e zbaton ligjin?
– Ne lidhje me drejtesine a eshte i çilter?
– A eshte dashamires,ne lidhje me berjen e te mires?
– A eshte i afte te parashikoje demet per çdo vendim
qe duhet te mare?
- Ne fushen profesionale :
– A eshte objektiv apo eshte sektar?
– A eshte i rezervuar apo i hapur me te gjithe?
– A eshte besnik per pergjegjsine profesionale?
– A e eviton konfliktin e interesave?
- Principet e pergjithshme
– Si koncepton dhe e zbaton drejtesine,perfshire edhe
ate internacionale?
– Cfare autopergjegjsie sociale ka ne lidhje me
shoqerine?
– Cfare respekti ka per ambientin dhe vendin?
Sa me shume qe plakesh aq me shume behesh koshient,i vetedijshem qe nuk mund te ngelesh me injorant,ne gjume,duhet te zgjohesh.

Submitted by Huana (not verified) on

100% nji mendje me Z. Tedeschini Mjere Shqipnia ku ka mberrite!! Sokol Balla gadi sa nuk kaloi nji "heart atack" tyj intervistue Nanon, nji vagabond, faqezi, hajdut, i korruptuem, pa ideal por vetem me interesa, i pa moralshem edhe nuk e kuptoj se pse i duket disave i mendshem!!! Ai asht nji nxanes shume i mire i marksizmit qe ka mbrojte interesat e grupit prej te cilit ka dale. Ku asht merita e Nanos qe PPSH u kthye ne PS? Muci, a ha pyke ti apo jo? Merite historike me ndryshue emnin??? Te shkretet ju c'ka ju ka ba veruku...Ju ka shkatrrue krejt si njerez e prandaj Nano ju perfaqeson taman ju NJEREZIT E RINJ te verukut

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.