Scoop-i i Zërit nuk gjen jehonë në Kosovë

Astrit Gashi, kryeredaktori i së përditshmes kosovare Zëri, që publikoi lajmin mbi sabotimin apo bllokimin për qëllime korruptive të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka bërë një shkrim në përgjigje të reagimeve ndaj denocnimit të bërë në gazetën e tij. Dje ka reaguar dhe Berisha në stilin e njohur, por Gashi nuk ndalet tek reagimi i tij (ndoshta e ka shkruar artikullin para se të shpërthente Berisha kundër Mafias ndërkombëtare, që “i qënka qepur këtij medemek shenjti patriot me bukë në trastë”).
Mes të tjerash, Gashi fut në fokus heshtjen, me të cilën është përcjellë scoop-i i tij i pardjeshëm në shoqërinë kosovare, në media e në politikë. Ja se çfarë thotë ai saktësisht:
“Në Kosovë kjo çështje u hesht, si edhe shumë gjëra të tjera. As nuk na përkrahu dhe as nuk na demantoi askush, për dallim nga Shqipëria. Politikanët tanë në qeveri dhe opozitë u bënë sikur të ishte puna për Afganistanin dhe jo për Kosovën. Heshtën po këta të njëjtit politikanë, që ishin dhe janë në gjendje të afrohen dhe të largohen me këdo, qoftë ky Berisha, Rama apo Topi, edhe për 100 euro. I frikësohen aq shumë popullaritetit të Berishës, saqë gëzohen si fëmijët kur dikush e kritikon (kujtojeni kabllogramin e Thaçit), por nuk guxojnë as të hapin gojën kundër tij, as edhe kur është në pyetje interesi i vendit. Janë politikanë të tipit të “Muppet Show”, që vështrojnë nga dritarja e përqeshin gabimet e tjetrit. E duan të ligë edhe atë, bile më të ligë se vetja, por nuk guxojnë t’ia thonë. U strukën madje edhe ata që gojën e kanë plot me Shqipëri e me bashkim. Nuk janë qytetarë dhe nuk kanë guxim, ky është dallimi mes nesh dhe tyre.”
Re.Pu.
Comments
Kosovaret mund te jene

Kosovaret mund te jene nenshtetas te shtetit te tyre,por jo qytetare.Se shumti jane fshatare,ne mos maloke! Si Saliu i tyre!

Kosovaret mund te jene

Kosovaret mund te jene nenshtetas te shtetit te tyre,por jo qytetare.Se shumti jane fshatare,ne mos maloke! Si Saliu i tyre!

Ndersa ti, qe ben te tilla

Ndersa ti, qe ben te tilla dallime, nuk je vetem nje rrugac.

ik o Real se po vjen

ik o Real se po vjen Barcelona

Ndoshta ne Kosove nuk

Ndoshta ne Kosove nuk kane reaguar sepse e kane te qarte se shkrimi eshte kryekeput nje rrene qe nuk ke nga ta kapesh per ta vertetuar. Gazetari ka pranuar te perdoret si lecke kepucesh sepse ka botuar shpifje dhe trillime. Ne raste te tilla reagimi i vetem duhej te ishte ai ligjor !

Ty reali: A ka ma maloq se sa

Ty reali: A ka ma maloq se sa ju te shqiperise qe deri sa nuk eshte hapur shqiperia fije qyetarie nuk keni pas. Bile as sot nuk keni. Nese mendon se niveli i qytetarise korespodon me aftesine te shprehurit ne gjuhen "letrare", gabon. Ajo cka thoni ju me fjalorin e juaj eshte nje lemsh qe po tia gjesh fillin nga ai nuk mund te formosh me shume se dy fjali te mirefillta. A mos po mendon se jeni me qytetare se sa kosovaret per faktin se jeni te pafytyre gjate komunikimit. Debatet e juaja eshte e pamundur te percillen nga ajo se nuk keni kulture komunikimi. Nuk keni durimin per te degjuar tjetrin dhe mendimet e tij duke besuar se vet jeni me i miri. Kjo eshte qytetari per ty? Turp te beni keso dallime. E beni nga inati se kjo qe thua ti eshte vrojtim i narcisoideve te shqiperise, qe per fat te keq jane te shumte. Qytetaria ne kosove jo vetem qe eshte prezente ne qytet por edhe neper fshatrat tona. Si jetojne fshataret ne kosove nuk jetojne qytetaret ne shqiperi (pervec atyre qe vjedhin e bejne mafiozlleqe). Po te vish ne Kosove kete mund ta veresh qe nga shtepite kosovare. Une sapo hy ne Shqiperi e di e shoh se kam hyre ne nje katund te thelle, me shtepi e jetese si te magjpve te ne. Nuk keni kulture banimi ju, nje gje qe e definon qytetarine. Qytetarine pervec kultures se banimit e definon kuzhina. Si mund te ma shpjegosh faktin qe nga qytetaria e madhe qe keni, grate e juaja nja embelsire nuk dinjne te pergadisin. E vetmja qe dine te benjne jane ata kuleqet qe ne i quajme "gorabi", "vezet e skuqura", patatet e skuqura". Neper shitoret e juaja nuk mund te gjesh pluhur paste(pjekjeje) qe per ne eshte e pabesueshme te mos kete nje familje. Apo ndoshta don te me thuash se grate e juaja jane te shkoluara, nuk kane kohe per gjera te tilla. Jo mor jo jo se kuzhina eshte pjese e qytetarise. Edhe ne mes te Evropes e Amerikes te shkosh, femra apo mashulli cilido qofte pergadisin specialitetete nga me te ndryshmet. Tek ju nuk keni guximin te ftoni nje mik ne shtepi nga selaklluku (maloklluku) qe keni.

hahaha, cfare komenti...

hahaha, cfare komenti... prandaj duhen vene filtra per komentet, jo cdo lule duhet lene te shkruaj. te fala pleskavicave, lule!

Edhe une pajtohem se duhet

Edhe une pajtohem se duhet vene filtra, por se pari per ate rrugacin atje lart. Krejt po i vjen era Arian Çani atij muti.

Ke te drejte.

Ke te drejte.

u nxeh muhabeti. erdhi

u nxeh muhabeti. erdhi pranvera para kohe me duket.

te dy komentet jane non-sens, plotesisht personale

Add new comment