Lufta e ftohtë Meta-Berisha po vazhdon në Kosovë?

Të hënën, katër ditë pasi Nasip Naço shpëtoi mazhorancën në Kuvend në votimin për anëtarin e KLD-së, gazeta “Zëri” e Kosovës publikoi disa fakte dhe letërkëmbime zyrtare që shpjegonin bllokimin e ndërtimit të linjës 400 kilovolt të interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri, e cila mund të sigurojë pavarësinë energjitike të Kosovës nga Serbia.
Ç’lidhje kanë këto dy ngjarje me njëra-tjetrën? Ndoshta asnjë, por ndoshta ndonjë…
Për publikun shqiptar nuk u bë e qartë nëse Nasip Naço u shkëput nga grupi i tij i deputetëve të LSI-së (që nuk mori pjesë në votimin për anëtarin e KLD-së) me kokën e vet apo i porositur nga Ilir Meta. Ndërkohë, korrespondencat e publikuara në mediat e Prishtinës dhe Tiranës rreth skandalit të linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri duket se kanë rrjedhur pikërisht nga zyra ministrore e Naços. Dhe, nëse e vërtetë, kjo do të përbënte një goditje shumë të fortë nën brez të LSI-së për “patriotin e madh” Berisha, lindur e rritur në Malësinë e Gjakovës.
Kështu nga publikimet në media mësojmë se në një letër që Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i dërgoi në 20 shkurt Ivi Kasos, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave dhe, për dijeni, Kryeministrit Sali Berisha, Ministrit të Financave Ridvan Bode dhe drejtorit të OST-së Arben Ibro, shkruhet se vendimi i OST-së për të ndryshuar fituesin e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri nuk është aspak profesional dhe është i papranueshëm. Ministri Naço i kujton drejtorit të OST-së se vlerësimi i ofertave bëhet sipas kushteve të vendit financues, në rastin konkret, procedurave të rëna dakord me KFW-në dhe konsulentin. Në fund të letrës, Ministri i Ekonomisë vëren me shqetësim se vendimi i OST-së, përveçse shkakton kosto prej 2.5 milionë euro për çdo vit vonese në tender rrezikon realizimin e linjës së interkonjeksionit dhe marrëdhëniet me KFW-në, një nga donatorët më të mëdhenj dhe seriozë, siç thotë ai, por dhe marrëdhëniet politike me qeverinë gjermane.
Ndërkohë, në një letër të bankës KFW (bankë shtetërore gjermane që jep kredi të buta për zhvillim), shprehet shqetësimi për bllokimin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri. Letra e drejtuesve të KFW-së u është dërguar ministrave Ridvan Bode e Nasip Naço dhe kryeministrit Sali Berisha. Në të thuhet se KFW, si financuese e projektit, e monitoron atë nga afër dhe, në fund të monitorimit, ka konkluduar se ai ishte në rregull. “Për shkak se projekti është teknikisht shumë kompleks, në dokumentet e tenderit dhe në kriteret e seleksionimit është përcaktuar se oferta teknike do të ketë një peshë 70 për qind dhe ajo financiare vetëm 30 për qind,” thuhet në letrën e KFW-së.
Drejtuesit e bankës thonë se e gjithë procedura e tenderit ka përfshirë vlerësimin teknik, financiar dhe postkualifikimet. Vlerësimi teknik është bërë më 22 gusht 2011 dhe ai financiar në shtator të vitit 2011. “Për më tepër, ne vumë re epërsinë teknike të ofertuesit të renditur si i pari në tender. Krahasuar me projektet tona në mbarë botën në këtë fushë, çmimi i ofertuesit të parë, edhe pse është më i lartë se i atij të renditur në vendin e dytë, është në marzhin normal. Për të gjitha këto arsye, ne nuk shprehëm asnjë kundërshtim për vlerësimin final të agjencive, pavarësisht shqetësimeve tona për diferencat në çmim,” thuhet në letrën e KFW-së.
E.Zaloshnja
Comments
Keto fondet jane donacion i

Keto fondet jane donacion i qeverise gjermane apo kredi? Sepse kjo eshte shume e rendesishme.

Nese jane donacion, qe nuk besoj te jene, atehere dakord, ato kane te drejte ti japin peshe 70% ofertes teknike dhe vetem 30% asaj financiare. Fundja ne kete rast leket e tyre jane.

Por nese fondet jane kredi, dmth paguhen me leket e taksapaguesve shqiptare, atehere me e pakta na ngelet ne si shtet te gjykojme nese jemi gati te paguajme rreth 8 milione euro me shume dhe ta justifikojme mire pse?? Sepse ne rastin e kundert do ishte perseri shoku zaloshnja qe do shkruante qe korrupsioni i sales i tha tenderin nje kompanie qe ofertoi 8 milione euro me shume se kompania tjeter.

Erion, KFW Bank jep kredi dhe

Erion,

KFW Bank jep kredi dhe jo donacione. KFW-ja eshte ajo banke qe i ka kredite pak me te buta dhe merret me projekte ne vendet e treta apo ne zhvillim e siper. Kjo puna e vet Zot vet Shkop qe praktikon Banka duke ofruar financimin dhe perzgjedhur vete fituesit eshte me dy presa. Nga njera ane pretendohet se menjanohet kokurrenca e jashtligjshme apo mit-marrja dhe nga ana tjeter i bie qe ai shtet paguan koston dhe nuk ka asnje mundesi te nderhyje kur kjo kosto i duket shume e larte. Ky eshte nje pisllek i njohur qe bejen Bankat perendimore nen preteksin e ndihmeses por ne fakt shfrytezojne nje treg te pakonsoliduar. KFW e ka interesin pak me te ulet sepse subestionohet nga shteti Gjerman dhe kjo eshte nje win-win pazar per Banken e Shtetin Gjermna. Shteti gjerman krijon ndikim dhe nderhyrje politike ne ate vend ku ka interesa dhe Banka ben pazare sic eshte karakteri i saje.

Mendoj se Berisha ka plotesisht te drejte kur thote se na kerkohet te paguajme shume kur eshte mundesia te paguajme me pak, fundja fundit jane parate e taksa-paguesve qe shperdorohen. Ata qe thone sot se Berisha po bllokon jane ose te ndersyer nga Banka apo kompania fituese ose nuk kane karakter fare dhe nuk pyesin per koston finaciare ne kurris te popllit, mjafton te behen Yes-man te zellshem karshi te huajit. Berisha ka autoritetin dhe burrerrine ti thote edhe JO kur nuk i duket e drejte, qofte kjo Gjerm. apo USA, shteti shqiptar eshte shtet dhe i pavarur!

Llogjika se mori me shume apo

Llogjika se mori me shume apo dha me pak llogjika eshte qe eshte "bllokuar" kjo po ka domethenie............eshte nje sulm edhe ne krahun e Kosoves per ta diskretituar edhe ne sy te opinionit Kosovar, kuptohet tashme me te gjitha llojet e menyrave Saliu-t po i ngushtohet laku deri ne fund....................dhe rrezik vjeshta vjen me Qeveri te re sidomos pas zgjedhjes se presidentit.............kuptohet Sali-u po radhe e edhe kete here ka vetem dy rruge ose largim jashte diku ne Ameriken latine sic beri Kraksi ne Itali ose rruga drejt burgut...............me evolitshme per te eshte rruga drejt Amerikes latine apo edhe Azerbajxhan.........mos harrojme qe ka edhe hasmeri.......

Nëse gjermanët thonë: Për

Nëse gjermanët thonë: Për shkak se projekti është teknikisht shumë kompleks, në dokumentet e tenderit dhe në kriteret e seleksionimit është përcaktuar se oferta teknike do të ketë një peshë 70 për qind dhe ajo financiare vetëm 30 për qind’, nuk ka koment që t'i konkurrojë. Me zig-zake alla shqiptare, K.M. S.B, ose ndonjë nga përkrahësit e tij këtu në Res Publika, nuk do të gjejnë kund alibi. Të gjitha janë vetëm fjalë, që nuk bindin askënd – me gjithë përskuqej djaloshare në fytyrë të S. B., dje, në konferencën e shtypit.

Argumentet me siper mund te

Argumentet me siper mund te qendrojne pjeserisht, ama me nje klecke te vogel. Kur KfW apo cdo banke tjeter jep kredi, qeveria shqiptare nenshkruan marreveshjen e financimit. ne marrevenshjen e fiancimit thuthet se udhezimet e KfW per prokrurimin do te perdoren. Termat e references per tenderin pergatiten nga OST-ja apo nga nje ksonsulent dhe miratohen nga KfW-ja. Ne cdo rast pala shqiptare ka rene dakord parapraksiht qe keto do jene dokumentet e tenderit, ka vlersuar ofrten teknike. se keshtu behet , vleresohet njehere oferta teknike dhe pastja ajo financiare.

Nga diferenca e cmimit duket se diferenca teknike mes dy kompanive eshte gjigande perderisa nje difernce kaq e madhe ne vlere nuk embyll dot hendekun e vleresimit.

Atehere, me siguri ne cdo rast kjo qe kerkon te beje OST-ja/qeveria eshte te ndryshoje rregullat pas lojes. Kjo nenkupton te meposhtmet:

a) Paaftesi totale e OST-se. Ne momentin e pergatijes se dokumenteve te tenderit , duhet te kishin thene qe kjo nuk ka kuptim (70 % vleresim teknik e 30 % financiar), sepse puna nuk eshte aq e komplikuar sa te jete kaq e rendesishme pervoja e kontraktorit te ardhshem.

b) Neglizhence e OST-se. varja se e dine gjermont kete pune.

c) Te gjtha keto jane ditur qarte, por eshte neglizhuar velrsimi teknik, ia kane fututr pikeve kot dhe e kane kuptuar vone diferencen.

d) Vleresimi teknik eshte bere i sakte, dhe me vone ka patur nderhyrje tek tenderi cka ka bere te tetnohet te kthehet procesi.

e) Kerkohet blllokimi, zvarritja e linjes per qellime te tjera, ne kuptimine vazhdimit te importit etj.

f) te gjitha se bashku ca me pak e ca me shume.

Zakonisht pervoja jone shte tek f) ka psilleqe fiannciare e politkke te perziera me nje doze te forte paaftesie.

Altin keto jane gjera qe

Altin keto jane gjera qe dihen dhe askush nuk po ve ne dyshim paaftesine e OST qofte dhe duke pranuar termat e references dhe kushtet tekniko -financiare te tenderit. Problemi shtrohet:

jane diferencat teknike kaq te rendesishme sa te percaktojne nje raport 7 me 3 karshi ofertes financiare?

ka nje diference te tille teknike ndermjet kompanise se pare dhe te dyte sa te justifikoje shpalljen fituese te se pares pavaresisht se ka nje cmim 8 milione euro me te larte?

nese pika 1 dhe 2 nuk qendrojne atehere duhet gjetur menyra qe pavaresisht paaftesise se OST, korrupsionit te OST, METE, apo KWF dhe kompanive fituese, tenderi te anullohet dhe te ribehet ose te shpallet fituese kompania me cmimin me te ulet.

Po nese Sala na paska te

Po nese Sala na paska te drejte per interesat e vendit duke qene kredi, perse i biri duhet te horoskopet andej kendej me serbo-boshnjaket?

Haram te qofte vota ime qe 21

Haram te qofte vota ime qe 21 vite ta kam dhe familjarishte o Sali Berisha. Me keto tradhetira qe po ja ben kombit Shqiptare me lidhjet e tua te fshehta me Serbet dhe Greket ne dem te Shqipnyse kam vetem nje urim per ty te dalte gerrmazi i fytyt per se gjalli. Kur do vije dita te dale nje Brevik shqiptare ti shfarose keta politikanet tone 21 vjecare qe me cinizmin e tyre servilosesh internacionalit, nopotists dhe te korruptuar deri ne dheme po ja pine gjakun shqiptarve te thjeshte deri ne kocke. Kelyshet tradhtare ne vend qe te shtojne nje baze Ushtarake ku dihet ne qfare tencioni armiqsore jeme me fqinjet tone shovenist dalin me ide idioteske per te mbyllyr nje baze te marines siq zhduken floten ajrore reaktive shqiptare. Thone se do blejne helikopter ku babai im nje oficer i dalur ne poncion thote ato helikoptere qe duan te mbrojne hapsiren ajrore Shqiptare do i rrexoja me gure dhe tani turpi i kombit na e mbrone Italia hapsiren tone Ajrore. Mos te flasim per korrupsionin ne shendetsi ku qytetari shtyhet ne akte dhune duke mos pasur zgjidhje tjeter kur Doktorat jane te korruptuar deri ne dhembe dhe refuzojne te mjekojne femijet tane pa lek te ardhmen tone. Spitale pa ilaqe ku qytetari i blen sa nuk bene kur nuk duhet te paguhen sepse paguajme sigurime shoqerore dhe si ne cdo vend Europjane ne qofte se nje qytetare paguan sigurime shoqerore kur eshte ne pune nuk do duhet te paguaje per ilaqe dhe trajtim mjekesore. Na flasin hardallet per avancim te mjeksise Shqiptare! Po per qfare mjekesie behet fjala? Mjafton te shkosh tek spitali Nr 2 ku muret jane gjithandej gjak, pa nje drite, mure te shkarravitura, savatime te rena dhe mesjetare, oborri i spitalit skandal dhe shume pislliqe te tjera. Mos eshte valle kjo shendetsia e avancuar se nuk po rri ta kuptoje. Perbindeshat politikane LSIstat kokelopa mundohen tju hedhin hy syve te Shqiptarve por taallen me vetveten se Shqiptari si ha mo keto dokkrra kanibaleze politikanesh. Keta LSIstat jane kurvat e Beogradit. Keta kane lejuar te hapen gjithe ato spitale private ku te shpetoje i pasuri dhe te vdese i varferi. Ptu fare e keqe kishit qene o politikane nga te dy krahet. Te dy krahet si PD&PS jane njelloj kap te shkurtin e lesho te gjatin se ka gjete muti kaken. Shprese kam vetem nga rinia e padjallezuar Aleanca Kuq e Zi se keto horrat 21 vjeqare kurre nuk behen njerez. Rrofte rinia AKZ dhe VV

Add new comment