Këngëtari Ted Nugent: Fiton Obama? Epo mirë, mua më keni të vdekur vitin tjetër

Ted Nugent është një këngëtar e showman amerikan, që dallohet dhe për qëndrimet e veta kundër Obama-s. Duket se ka urrejtje për presidentin amerikan, pasi nuk lë rast pa hedhur në drejtim të tij etiketa e fyerje që bëjnë përshtypje. Sikur të mos ishin mjaft çfarë ka thënë, ai sot lëshoi një batutë edhe më të fortë. Ai tha, se “si sot vitin tjetër unë do të jem ose i vdekur, ose në burg”, nëse zgjedhjet e nëntorit i fiton Barack Obama, duke lënë të kuptohet …. diçka që ka vënë në lëvizje dhe shërbimet sekrete amerikane, të cilat e kanë nën kqyrje tanimë. Po sot ai tha se “Obama dhe administrata e tij janë ca coyotes, mbi të cilët duhet qëlluar”, dhe se “në nëntor duhet t’ua presim kokat demokratëve”.
Termi Coyotes në anglisht përdoret për të emërtuar një soj qensh, por edhe edhe ata që kontrabandojnë emigrantë të Amerikës latine brenda territorit të SHBA-ve.
Është ca i eksituar, apo jo?
E.G.
Comments
jane thjesht hile reklamash
<p>jane thjesht hile reklamash per ta paraqitur veten si "indipendent" dhe per te terhqur fan-sat country.....................</p>
Katunaret e Amerikes qe jane
<p>Katunaret e Amerikes qe jane gjithe diten patate te skuqura, e hamburgers...</p><p>Si ka thene Mark Twain: "Ishte e bukur te zbulonin Ameriken, por do kishte qene akoma me mire te mos e kishin zbuluar"</p><p>Te japi pak llogari amerka per genocidin ndaj indianeve te amerikes.</p>
Add new comment