Ura që na lidh me Amerikën

Kam qenë dy herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Herën e parë kam qëndruar pesëmbëdhjetë ditë, herën e dytë kam qëndruar afro pesë vjet. Atje kam gjysmën e familjes, dy djemtë dhe nusen e djalit, me edukim universitar dhe pasuniversitar në kolegjet dhe universitetet më cilësore të atij vendi.
Si unë, më të mirë e më të zotë se unë, fatlumë, fatbardhë edhe fatzinj, me qindra e mijëra bashkëkombas, që nga viti 1899 ( mendohet se ka shkelur shqiptari i parë), kanë shkuar e jetuar në atë vend, kanë bërë prokopi, por edhe janë kthyer për të rinisur një jetë ndryshe këtu, në vendin e shqipeve.
Në shenjë respekti e simpatie (duke u kërkuar falje se po i zë në gojë pa u marrë leje), po përmend dy nga ata, më të zotët se unë, që janë kthyer: Gjergj Bojaxhi, që është edukuar dhe ka qëndruar më shumë se dhjetë vite atje, si dhe Eduard Selami, kryetari legjitim i zgjedhur i Partisë Demokratike, që në 1995 tentoi dhe dështoi të bëhej Kryeministër legjitim i Shqipërisë dhe pas tetëmbëdhjetë vitesh ristarton sërish në politikë si Deputet në Qarkun e Elbasanit.
Të dy këto personalitete të nderuara dinë më shumë për Amerikën.
Jam i sigurtë se i pari, Gjergj Bojaxhi, është i gatshëm të tregojë çfarë di për atë vend por nuk ka kohë për të humbur.
Ai po flet me vepra. Pasi bëri disa punë të mira si Menaxher ekselent në disa sektorë kyç të ekonomisë, pasi pushtoi si pakkush, malin më të lartë të botës, Everestin, tani është mënjanuar dhe po e ndërton Amerikën, me mëndjen dhe duart e veta në Lundër.
Nuk jam i sigurtë nëse i nderuari Selami dëshiron apo ka interes të flasë.
Nëse po, ia uroj megjithë shpirt ta përmbushë, por pasi ta sqarojë, Misionin e tij të ri dhe t’i qëndrojë besnik e ta shpjegojë shkoqur Amerikën dhe përvojën që ka marrë atje!
Amerika nuk është si Europa dhe, për ta kuptuar këtë nuk mjafton etja për lexim por duhet të kesh mësuar, punuar e jetuar atje.
Në Amerikë nuk mund të shkohet me vizë. Me vizë kanë shkuar individë e familje të veçuara.
Në kuptimin e të shkuarit me vizë siç ka ndodhur me lëvizjen tonë në Europë, kjo ka për të ndodhur vonë, tepër vonë, ndoshta kur të jenë ngritur kolonitë e para të jetesës në planetin Mars.
Premtimi i Kryeministrit të nderuar Sali Berisha, që brenda mandatit të ardhshëm qeverisës do të bëhet i mundur liberalizimi i vizave për në Shtetet e Bashkuara është iluzor, vetëm për efekt elektoral, i parealizueshëm dhe Ai i di të gjitha shkaqet dhe rrethanat se i ka krijuar vetë.
Ky Modul i Frikshëm energjie ngulmon e bërtet fort për të shkëputur ndonjë votë nga dhjetramijëra të dëshpëruarit naivë, bashkëkombas, që për njëmijëenjë arsye duan ta shkelin e ta shohin Tokën e Bekuar.
Po aq e ligë, djallëzore, cinike e dashakeqe është deklarata publike e Kryetarit të Opozitës se, Shtetet e Bashkuara ia kanë hequr vizën Sali Berishës!
Sipas mendjes së këtij Parapolitikani, Amerika e Madhe, tash e në vazhdim, paska ra në dashuri me Edin e Ilirin dhe këtyre ua paska caktuar historia fatin ta çojnë lundrën shqiptare e ta lidhin me konop në bregun e Statujës së Lirisë!
Thjeshtë, nonsens!
… Duhet të jetë e qartë për të gjithë miqtë dhe jomiqtë e dëshpëruar për “një copë Amerikë”, si buka që e kanë kafshuar dhe po e përtypin në gojë se, kur nëpunësi i Ambasadës Amerikane të vendos Vizën e pasaportën tënde, ai i ka të siguruara në masën 99.99% të dhënat për personalitetin tënd dhe në masën 100%, synimin që i ke vënë vetes: ta përdorësh Vizën sipas ligjit amerikam apo të shkon nëpërmend ta dhunosh atë.
Këtij Skaneri unikal nuk i shpëton askush, apsolutisht askush, nga funksionarët më të lartë të shtetit e partive e deri frymori normal i provincës më skajore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos kur bëhet fjalë për Personalitete të jetës politike e publike për të gjithë rruzullin, i ka të “skeduara” e “ Up date” të gjitha karakteristikat e personalitetit dhe bëmat e tyre; që nga të gjuajturat me llastiqe, e deri tek përditësimi i dashnoreve, që nga shkollat e “frekuentuara” e diplomat e zotëruara, që nga kuleta e xhepit e tek transaksionet bankare.
Kujtoni sekuencat e filmuara kur kapën Sadamin, tek i kontrollonin dhëmbët e prishur dhe të shkulur në gojë. Amerika jo vetem e ka ditur shumë më herët se sa dhëmbë ka Sadami por edhe Mubaraku, Gadafi, Asadi… Fideli e “ Çuni” i Koresë, se kur do të linte lamtumirën Çhavezi.
Për analogji, Ajo di po kaq shumë e saktësisht për Saliun, Edin, Fatosin, Ilirin..edhe për F.Mediun se... nga vijnë e ku duan të shkojnë.
…. Ne, shqiptarëve, për të shkuar në amerikë, përpara se të pretendojmë për Viza, na duhet të ndërtojmë një Urë.
Projektuesit dhe Konstruktorët kryesorë të kësaj ure janë Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Opozitës, të barazvlefshëm, të njëkohshëm dhe jo,, njëri pa tjetrin!
Mbi Urë do të kalojmë ne, shtetasit e tyre, nën të si nën një Hark Triumfi me kurriz të përkulur dhe me “Kokë të Ndryshuar” do të kalojnë Ata, të dy!
Më ndiqni në përfytyrimin e kësaj Ure, të dashur miq!
Në mesin e saj, mbi kulmin e harkut (midis Atlantikut, ku ndahen pllakat tektonike dhe, Bohingu 747 dridhet si autobus Shkodre), janë shpallur Themelet e egzistences dhe të progresit të Amerikës:
Çdo njeri ka lindur ta gëzojë jetën, të jetë i lirë dhe të ëndërrojë për lumturi.
Liria jote mbaron aty ku cënohet liria e dukuj tjetër.
Për të garantuar dhe mbrojtur jetën, lirinë dhe pronën e qytetarëve, këta të fundit kontribuojnë të ndërtojnë një shtet të drejtë, duke i zgjedhur periodikisht me votim të lirë dhe duke i ndërruar shtetarët e udhëheqësit e vet.
Më konkretisht:
Në Shtetet e Bashkuara,
E marta, pas të hënës së parë të Nëntorit, është Dita e Zgjedhjeve (Election Day). Zgjedhjet për Presidentin dhe zv.Presidentin, bëhen një herë në katër vjet (zakonisht në vitin çift), zgjedhjet për në Dhomën e Përfaqësuesve bëhen njëherë në dy vjet. Mandati i një Kongresmeni dhe Senatori është gjashtëvjeçar. Duke realizuar zgjedhjet “Në mes të Mandatit” Amerika ripërtërin një të tretën e Senatit, duke u dhënë qytetarëve amerikanë të drejtën sovrane ta “koregjojnë” shënjestrën për “t’ia ulur hundën” maxhorancave fodulle e të papërgjegjëshme.
Kur nuk ka zgjedhje, në vitet tek, çdo shtet që e dëshiron, Ditën e Zgjedhjeve e ka festë zyrtare , Holiday.
Cilido që e mendon veten se ka cilësitë e një Përfaqësuesi, që një ditë pas zgjedhjeve mund të mendojë dhe të punojë për t’u bërë si i tillë. Me çantën në shpinë, ku ka bukë e uji, me bllok e telofon në dorë, shkon si këmbësor duke trokotur derë me derë.
Krijon stafin e tij mbështetës, harton programin e tij dhe ia paraqet atë asaj partie që mendon se i përket, bashkë me fondet financiare që mund të sigurojë. Konventa e Partisë, më shumë se një vit përpara zgjedhjeve, me një vlerësim tepër korrekt, zgjedh më të mirin nga pretendentët .
Të tjerët, jo të konsideruarit bëhen automatikisht mbeshtetësit e tij.
Këto që shkruaj i kam parë me sytë e mi, ku në dy palë zgjedhje më ka rënë rasti , si korier i New York Times, t’më shoqëronin duke ndarë gazetën nëpër zona rezidenciale këta kantidatë.
Ky është rregulli aksiomatik i mënyrës se si i zgjedh Amerika përfaqësuesit e vet.
Në Shqipëri,
Me vullnetin e tyre të mbrapshtë, kokë më kokë, Sali Berisha dhe Edi Rama u janë imponuar Kuvendit dhe kanë përmbysur Kushtetutën e Shqipërisë , të miratuar me Referendum Popullor, duke e kthyer de facto, Shqipërinë nga Republikë Parlamentare në Republikë Kryeministrore.
Përmbysën Sistemin Zgjedhor, me qëllim eleminimin në tavolinë të partive të tjera, përveç dy partive që kryesonin ata.
Eleminuan të drejtën kushteutese të shtetasit për të patur mundësinë t’i vetëofrohet një forumi të gjërë vendimmarrës për të qënë Deputet.
Sajuan Listat e Mbyllura duke i mbushur ato Halimë e Sude, me hipokritë, lajkatarë e servilë që nuk mund të përfaqësojnë asnjëfarë interesi qytetarësh, veçse interesit e tyre dhe të kryetarit të klanit.
Shkatërruan Institucionin e Opozitës duke e kthyer atë në një “opozitë rrugaçe” dhe Qeverinë në një “Opozitë të Opozitës”
Shpërdorojnë me një mllef cubash të drejtën kushteutese të Pakicës Bllokuese për të bojkotuar miratimin e ligjeve të domosdoshme të funksionimit të një shteti normal, si dhe Shumicën Minimale, për gjithëçka tjetër në funksoin të interesit partiak dhe jo qytetar.
As më shumë dhe as më pak, Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë shndërruar Pluralizmin Politik në farsë dhe Demokracinë në Autokraci.
Republika e Shqipërisë mund të quhet me plot gojën: Anarki Demokratike.
Të gjitha këto, Amerika i sheh dhe i analizon në Laboratorin e vet perfekt Demokratik.
Ajo nuk heziton të vejë nën arrest nëpunësit që punësojnë Liderët tanë në institucionet qëndrore të shtetit të inkriminuar dhe të larguar nga Amerika.
Ajo refuzon Ambasadoren e propozuar nga Qeveria.
Ajo e di se Ambasadori i Shqipërisë në Washington është shndërruar në një lypës të rëndomtë dhe e di se Qeveria lobon për Podestën për të përmirësuar Fytyrën e shkarravitur të saj.
Amerika mban shënime se si sillet Qevria jonë me Ambasadorin dhe ish Ambasadorët e saj, siç mban shënim për qasjen e Liderit të Opozitës apo kryeministrin potencial.
Ja pra, Mali i Ndritur dhe Gropa e Zezë!
Cila Amerikë, t’i liberalizon Vizat me këtë katrahurë shteti dhe pushteti?!
Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se t’i kërkojmë Viza, duhet të ndërtojmë Urën që na çon për tek Ajo.
Kjo Urë duhet të jetë tipike, si ajo e moçmja shqiptare duke murosur, duke bërë fli në këmbët e saj, tashmë jo një grua por dy burra, Kryetarin aktual të Qeverisë dhe Kryetarin aktual të Opozitës.
Në mos Rrashtin e tyre, duhet të murosin Idenë Fikse të tyre:
Mbajtjen me çdo kusht e me çdo çmim të Pushtetit!
Marrjen me çdo kusht të Pushtetit!
Të nderuar zotërinj, Berisha e Rama,
Ju nuk keni rrugë tjetër; ta projektoni dhe të “muroseni” në këmbët e kësaj Ure!
Comments
Fale e o zot kryeministrin e

Fale e o zot kryeministrin e Shqiperise per ato qe thote dhe qe ben.Amerika dhe Shqiperia jane dy bote krejt te ndryshme qe kane pika konvergjence por dhe ndahen ne shume te tjera.Amerika eshte ndertuar me pune,njerezit ketu nuk e kane aq shume lluksin e relaksit si ne Shqiperi,ketu nuk ecet por vrapohet ne se do te jetosh si njeri normal,ndryshe perfundon ne kanalet e welfare.Shqiptaret emigrante ne shumicen e tyre e kane filluar jeten me pune ordinere per aq kohe sa kane mesuar anglisht(jo kinezce) dhe ka plot prej tyre sidomos gjenerata e re qe kane zene vened ne biznese dhe shkence.Perse u nguliten njerezve iluzione per ameriken dhe perse politika do ti percjelle njerezit e atij vendi pertej oqeanit nje zot e di,nuk eshte nje shtet bamiresie Amerika,as nje cek i bardhe qe gjithkush mund ta firmose.Nuk eshte politika ushqim i perditshem per keta njerez,ka shume qe nuk e kane kete perefernce,ka shume njerez qe nuk i njohin politikane dhe nuk ju intereson ta bejne kete gje,por nje gje nuk mund ta kuptoje Amerikani qytetar qe vota e tij esht e sigurt mbasi e hedh ne kuti,dhe ne se ndodh e kunderta ai nuk shkon me ne kutine e votimit,nuk mund te kuptoje Amerikani deshiren e pangopur te politikanit per te qendruar njezet vjet kryeminister apo president.Ndaj ka ardhur koha ne SHQIPERI ti vihet fre kesaj etheje diktatoriale duke mandatuar njerezit ligjerisht nje apo maksimumi dy terma ne pushtet ne se rotacioni si element kyc demokracie nuk ecen ne mentalitetin shqiptar.Lerini njerzit atje te mendojne dhe punojne per vendin e tyre,mos u premtoni ate qe nuk e keni ne dore,mos genjeni dhe mashtroni shpirtrat e trazuara te tyre dhe sidomos rinise.

Fale e o zot kryeministrin e

Fale e o zot kryeministrin e Shqiperise per ato qe thote dhe qe ben.Amerika dhe Shqiperia jane dy bote krejt te ndryshme qe kane pika konvergjence por dhe ndahen ne shume te tjera.Amerika eshte ndertuar me pune,njerezit ketu nuk e kane aq shume lluksin e relaksit si ne Shqiperi,ketu nuk ecet por vrapohet ne se do te jetosh si njeri normal,ndryshe perfundon ne kanalet e welfare.Shqiptaret emigrante ne shumicen e tyre e kane filluar jeten me pune ordinere per aq kohe sa kane mesuar anglisht(jo kinezce) dhe ka plot prej tyre sidomos gjenerata e re qe kane zene vened ne biznese dhe shkence.Perse u nguliten njerezve iluzione per ameriken dhe perse politika do ti percjelle njerezit e atij vendi pertej oqeanit nje zot e di,nuk eshte nje shtet bamiresie Amerika,as nje cek i bardhe qe gjithkush mund ta firmose.Nuk eshte politika ushqim i perditshem per keta njerez,ka shume qe nuk e kane kete perefernce,ka shume njerez qe nuk i njohin politikane dhe nuk ju intereson ta bejne kete gje,por nje gje nuk mund ta kuptoje Amerikani qytetar qe vota e tij esht e sigurt mbasi e hedh ne kuti,dhe ne se ndodh e kunderta ai nuk shkon me ne kutine e votimit,nuk mund te kuptoje Amerikani deshiren e pangopur te politikanit per te qendruar njezet vjet kryeminister apo president.Ndaj ka ardhur koha ne SHQIPERI ti vihet fre kesaj etheje diktatoriale duke mandatuar njerezit ligjerisht nje apo maksimumi dy terma ne pushtet ne se rotacioni si element kyc demokracie nuk ecen ne mentalitetin shqiptar.Lerini njerzit atje te mendojne dhe punojne per vendin e tyre,mos u premtoni ate qe nuk e keni ne dore,mos genjeni dhe mashtroni shpirtrat e trazuara te tyre dhe sidomos rinise.

"Ura që na ka pase lidh me

"Ura që na ka pase lidh me Amerikën"

Sot Amerika ka hallet e veta dhe shqiptart ia ka lane nen mbikeqyrje Turqise se islamikut Rexhep Taip Erdogan.

Turqia shkele te DREJTAT E NJERIUT, prandej po vlon Stambolli dhe qytete te tjera turke nga demostratat e turqve demokrat.

Shkrim kot! Me kujton ato

Shkrim kot!

Me kujton ato letrat e pensionisteve veterane, qe i shkruanin komendantit me mellefet e tyre ndaj Kryetareve te Komiteteve Ekzekutive te asaj kohe.

Shume shkrim i gjate dhe

Shume shkrim i gjate dhe shume "kopetent" m'u duk ne njohjen {afersisht 5-vjecare [duke jetuar dhe punuar (kryesisht si korier i New York Times-it) ] } e Amerikes.

Pershendetje Dede per kurajon dhe deshiren per te shkruar.

Te lutem, vetem modelit

Te lutem, vetem modelit amerikan qe nuk i duhet besuar. Eshte provuar qe nuk eshte demokraci ne kuptimin e vertete te fjalse.

Shqiptaret nuk duhet te bejne ure me Ameriken, ata duhet te rindertojne urat midis njeri-tjetrit.

Turp per Respublica-n qe
Turp per Respublica-n qe publikoni shkrime te tilla pakuptim, boshe dhe qe lejoni qe njerez te tille injorant te bejne pis internetin ne shqip.
Add new comment