Rritja reale ekonomike vjet, +1,39 %. Po sivjet?

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 04:13
Eduard Zaloshnja

INSTAT-i publikoi dje të dhënat vjetore paraprake të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2013. Sipas të dhënave me bazë vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2013 u vlerësua 13.65 miliardë dollarë ($1=100 lekë), ndaj 13.35 miliardë që ishte në vitin 2012. Në vitin 2013, PBB në terma nominalë (në vlerë) u rrit me 2,19 %, ndërsa në terma realë (në vëllim) shënoi një rritje prej 1,39 % krahasuar me vitin e mëparshëm, duke regjistruar kështu rritjen më të ulët ekonomike vjetore në 16 vjetët e fundit.

Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2014, PBB do të ketë një rritje reale (në vëllim) prej 2.1%, krahasuar me 2013-ën. Ndërsa sipas vlerësimit më të fundit të FMN-së (para një muaji), kjo rritje do të jetë 2%. Duke marrë për bazë shifrën më konservatore të FMN-së dhe deflatorin që përkthen vëllimin e PBB-së në vlerë, i bie që vlera e PBB-së këtë vit të jetë rreth 14.1 miliardë dollarë ($1=100 lekë), me një rritje prej 450 milion dollarësh, krahasuar me vjet.

Po si ndahet vlera 14.1 miliard dollarë në secilin tremujor të këtij viti?

Duke analizuar të dhënat e rritjes në vëllim të PBB-së në tremujorët e dy viteve të fundit, dhe duke i kombinuar me deflatorin e PBB-së dhe shifrat e mësipërme në vlerë, rezulton se në tremujorin e parë (janar-mars) 2014, vlera e PBB-së ka qenë rreth 3.4 miliardë dollarë, ose 100 milionë më shumë se vjet. Ndërsa në tremujorin e dytë (prill-qershor), vlera e PBB-së ka qenë rreth 3.5 miliardë dollarë, ose njësoj sa vjet. Pra mbetet që në 6-mujorin korrik-dhjetor, të jenë prodhuar edhe 7.2 miliardë dollarë PBB, ose 350 milionë më shumë se vjet (gjithsej për vitin, 14.1 miliardë dollarë, ose 450 milionë më shumë se vjet). Gjithmonë nëse parashikimi më i fundit i FMN-së është i saktë…

Po si vëllim, si rezultojnë tremujorët e sivjetshëm në krahasim me të vjetshmit?

Në tremujorin e parë 2014, PBB si vëllim u rrit 1.65%, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në tremujorin e dytë 2014, PBB-ja si vëllim ishte 0.61% më e ulët se në tremujorin para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, gjatë të cilit u zhvillua aktiviteti më intensiv ekonomik i 2013-ës. Në periudhën 6-mujore korrik-dhjetor 2014, i bie që PBB-ja të jetë rritur si vëllim rreth 3.47%, krahasuar me një vit më parë. Duke mesatarizuar shifrat e rritjes reale të PBB-së (në vëllim) për katër tremujorët (+1.65% në të parin, -0.61% në të dytin, 3.47% në të tretin e të katërtin), rezulton rritja reale vjetore 2% që ka parashikuar FMN-ja.

Për vitin 2015, FMN-ja ka parashikuar një rritje reale (në vëllim) të PBB-së prej 3%, me nje vlere rreth 700 milion dollare me shume se sivjet.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Eduard !

pse nuk e pyesni Gjergjin e Instati-t  perse nuk jep shifren e perafert te tremujorit te trete (si kudo ne boten e qyteteruar brenda mesit te tetorit) apo e kane ndare mendjen sa do na genjejne per vjetoren :  1,9-2,1 % , m ndihmen dhe te FMN.

Por kjo shifer  do sherbej dhe per te matur mbi te  "rritjen" e 2015.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nuk e kuptoj qellimin e ketij artikulli...

Na thote vetem edhe sa duhet te rritemi dy tremujoret e tjere qe te kapim parashikimin, a thua se modelet jane orakulli qe e parashikojne rritjen saktesisht!!!

Submitted by Astrit (not verified) on

PBB nuk matet ne kohe reale por behet ne baze te leximit te statistikave te cilat duan shume muaj te llogarten. Ne pergjithesi ne vende me te meda dhe te zhvilluara te botes, saktesisht PBB llogarite vetem nja nje vit mbrapa. Ne shumicen e rasteve PBB llogaritet perafersisht, duke perdorur nje menyre te ngjashme me kete qe ben z. Zaoshnj ketu. Gjithashtu ai po ben krahasimin e dy vleresimeve me matjet relativisht te sakta qe jane te disponueshme vetem per gjysmen e vitit qe shkoi. Pak a shume thelbi eshte se qe rritja te jete rreth 2% sic eshte parashikuar, dhe duke ditur qe gjashte muajt e pare kemi ndenjur thuajse ne vend, cfaredo perparimi i bie te kete ndodhur gjashte muajt e fundit e vitit.

Vini re qe z. Zaloshnja nuk komenton as sa reale eshte kjo e as se cfare mendon ai. Ne kete artikull ai po zberthen shifrat qe jane dhene nga institucione te ndryshme per ti bere me te kuptueshme.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Ai jep shifra si te mundshme, sepse thote qe i bije qe te jete ?!?! Lexuesi jo ekspert i majte (perjashto ata te Vlores qe shkuan per traget..) thote ja dolem....

Submitted by ezaloshnja (not verified) on

"Gjithmonë nëse parashikimi më i fundit i FMN-së është i saktë…"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.