Rotacioni paqësor i pushtetit dhe rritja ekonomike

Postuar në 02 Prill, 2013 19:18
Eduard Zaloshnja

Në një shkrim të mëparshëm në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2012/6/28/berisha-apo-rama-krye...), kam argumentuar se shteti shqiptar, pavarësisht se kush e fiton pushtetin në qershor, do ta ketë të vështirë të bëjë ndërhyrje kundërciklike në ekonomi brenda një horizonti kohor afatmesëm (2-3 vjeçar), sepse do t’i duhet të përballet nga njëra anë me FMN-në, BB-në, OBT-në, BE-në etj., në lidhje me ndërhyrjet fiskale, dhe nga ana tjetër, me shumicën e konsumatorëve shqiptarë dhe kreditorët e huaj, në lidhje me ndërhyrjet monetare.

Një alarm rreth rreziqeve afatmesme për ekonominë shqiptare e dha së fundi edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili, në daljen e tij të fundit publike, paralajmëroi se “rreziqet kryesore që kërcënojnë stabilitetin ekonomik të vendit lidhen me rritjen ekonomike, pasi një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar tregojnë që tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë privatë si masa mbrojtëse ndaj krizës mund të kthehen në një dëm të prospektit afatmesëm të rritjes ekonomike”.

Po në një horizont kohor afatgjatë (15-20 vjeçar), çfarë perspektive ka ekonomia shqiptare? Për të hamendësuar se ku mund të shkojmë, le t’i hedhim një vështrim të shkurtër rrugës që kemi bërë për të mbërritur këtu ku jemi.

Pas trazirave të viteve 1996-98, situata politike e Shqipërisë pati një normalizim relativ të jetës politike – opozita e atëhershme vazhdoi ta quante Kuvendin e Shqipërisë “parlamenti i kallashëve”, por të paktën nuk i sulmoi më institucionet me kallashë. Ai normalizim relativ u pasua me zgjedhjen konsensuale të presidentit në vitin 2002 dhe me ndërrimin e pushtetit me zgjedhje normale në 2005-ën, të parin në historinë e shtetit shqiptar (zgjedhjet e 1992-shit kishin qenë të parakoshme, të mbajtura pas një kolapsi total të vendit).

Dhe jo rastësisht, periudha 1999-2009 ishte edhe dekada e një bumi të paparë ekonomik për Shqipërinë – rritja mesatare e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë asaj dekade ishte 6% në vit.

Ndërtimi dhe sektorët e lidhur me të u bënë lokomotiva e atij bumi ekonomik. Rritja mesatare e PBB-së vetëm në sektorin e ndërtimit ishte tre herë më e lartë se ajo e gjithë ekonomisë – plot 18% në vit! Kjo rritje spektakolare e ndërtimit u financua kryesisht nga valuta e ardhur në Shqipëri prej emigrantëve dhe prej trafiqeve ilegale, valutë e cila u përdor për blerje apartamentesh ose ndërtime shtëpish dhe objektesh private. Ndërkohë, një rol jo të vogël në rritjen e ndërtimit luajti edhe financimi i shtetit për përmirësimin e infrastukturës (rrugë, ujësjellsa, godina publike, etj.), i bazuar kryesisht në huamarrje të jashtme.

Por në 4 vjetët e fundit, prurjet e valutës nga emigrantët dhe trafiqet ilegale janë pakësuar ndjeshëm, gjë që reflektohet në deficitin e bilancit të pagesave të raportuar nga Banka e Shqipërisë, si dhe në zhvlerësimin e lekut në këto 4 vjet (kursi i këmbimit Euro-Lek ka shkuar nga 1 me 123 në mesin e 2009-ës, në 1 me 140 aktualisht). Por edhe huamarrja e qeverisë nga burime të jashtme është vështirësuar së tepërmi pas 2009-ës, ngaqë borxhi publik e ka kaluar nivelin e rrezikshëm 60% të PBB-së. Ndërkohë, kërkesa për ndërtime të reja ka rënë në krahasim me periudhën 1999-2009, gjë që e tregon edhe përqindja e lartë e banesave të pabanuara, që raportoi Censusi 2011 – plot 33%!

Duke shikuar përpara, për dekadat në vijim, lokomotivë e ekonomisë mund të bëhen sektorë si turizmi, agrobiznesi, industria minerare-përpunuese dhe sektori energjitik. Dhe kjo lokomotivë mund të tërheqë vagonët e tjerë të ekonomisë si tregëtinë, shërbimet, ndërtimin, sektorin financiar etj.

Që sektorët e mësipërm të bëhen lokomotivë e ekonomisë, kërkohet një infuzion serioz investimesh në to. Por investitorët seriozë i hedhin paratë e tyre atje ku perceptojnë se ka garanci institucionale dhe politike për investimet. Dhe fatkeqsisht, të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria ka qenë vendi me nivelin më të ulët në Ballkan për investimet e huaja direkte për frymë në çdo vit të dekadës së fundit (pas përfundimit të luftrave të ish-Jugosllavisë).

Që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që të arrihet stabiliteti politik, kaq i munguar në 100 vjetët e shtetit shqiptar. Gjatë një shekulli, rotacioni i pushtetit në Shqipëri ka qenë gjithnjë traumatik, madje disa herë, edhe i përgjakur. I vetmi rotacion normal i pushtetit është kryer në vitin 2005. Dhe një i dytë në 23 qershor të këtij viti, do t’u jepte investitorëve seriozë sinjalin se stabiliteti politik, më së fundi, është arritur edhe në Shqipëri – historia ka treguar se stabiliteti politik ka qenë gjithnjë një magnet i fuqishëm për investime serioze afatgjata kudo në botë.

Që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që në Shqipëri të arrihet një konsensus i gjerë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, në përputhje me eksperiencën e vendeve të ngjashme ish-komuniste. Investitorët seriozë nuk para investojnë në një vend ku konfliktet e pronësisë shkaktojnë hedhje në erë apo djegje të objekteve, si në Fushë-Krujë apo Kakome, për shembull.

Së fundi, që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që të arrihet një stabilizim institucional e administrativ. Investitorët seriozë nuk para investojnë në një vend ku administrata është arbitrare dhe institucionet nuk janë të pavarura.

Por, a do të mjaftonte plotësimi i këtyre tre kushteve që investitorë seriozë të investojnë në mënyrë masive në Shqipëri? Fatkeqsisht, ato janë kushte të domosdoshme, por jo të mjaftueshme…

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk e kuptoj qellimin e ketij artikulli sot ne kushtet e ngjarjeve politike qe shokuan kedo kuptohet pervecse Zaloshnjes. Duket sikur Zaloshnja do te na hutoje duke na thene: mos kini merak, Edi me Ilirin garantojne rotacion te dyte te qete pas atij te 2005 keshtu qe kjo sjell mireqenie ekonomike dhe kjo na leverdis te tereve!

Nuk ka me turp o Ed Zaloshnja!

Se pari, cfare rotacioni kemi pasur me 2005? Pas ketyre ngjarjeve te fundit akoma mendon se ka pasur rotacion dhe jo vetem nderrim kusaresh midis tyre? I vetmi rast qe nuk kemi patur nderrim kusaresh ne keto 20 vite ka qene ne qeverine e Meksit por ti qartasi e ke shume inat per t'i dhene vendin e duhur. Nderkohe ke kurajo dhe lavderon Nanon! Vazhdo se hajrin do t'i shohesh sic ja pe me Ed Selamin!

Se dyti, per cilin sinjal stabiliteti politik po flet pas 23 qershorit? Nuk i ndjen njerezit, ti qe merresh me opinion-berje, se si po vlojne kunder treshes Rama-Meta-Berisha? Cfare pret me qe te parashikosh nje revolucion ne vend te nje stabiliteti?

Se treti, kujt i intereson ky stabilitet? Sepse popullit jo, dhe kete e pame keto 8 vite, ku ne pamje te pare, perjashto momentin e 21 janarit, stabel kemi qene. Kemi pasur nje aleance parlamentare qe ka votuar cdo reforme qe ka kerkuar qeveria. Kete quan stabilitet ti? Epo kete populli nuk e do. Per te dhene nje krahasim me periudhen 1992-1996, ti, Ngjela, Kalakula, Shehi, Serreqi, Hajdari e ca te tjere, nuk ndaluat kurre se krijuari probleme asaj qeverie. Megjithese ti kurre s'do ta pranosh, ajo qeveri ishte e vetmja demokratike qe ke pasur mbi krye ne keto 20 vite. Do te shohim edhe kete te binomit Rama-Meta e te garantoj qe do t'ia shohim shpejt tymin e zi!

Se fundmi, a nuk u ngopet duke justifikuar plehrat e kombit?

Submitted by Vinny (not verified) on

Zaloshnja cfare po llomotit? Ke shkruar 2 faqe pa thene asgje. Nuk e vini re qe te vetmit qe jane pro ketij kurverimi politik jane ate qe presin te lerohet nje vend ne administrate! Ky nuk eshte rasti qellimit te justifikoje mjetin, ky eshte rasti i vazhdimesise se plackitjes, dhe amnistimit te hajduteve te sotem. Nuk e di interesat tuaja por po beni avokatin e djallit. Turp tju vije.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.