Që historia e Kolit të vlejë diçka

ARTAN LAME
Qe rrushi_1Vija re dje tek një prej më të mëdhave gazeta të rrjetit, tek ishin pesë shkrime njëri ndën tjatrin për punë të rrushit të Kolit. Pesë shkrime rresht, me thënë të drejtën janë ca si shumë, ndaj s’kam ndër mend të rreshtoj edhe timin për të njëjtën punë. Por edhe pa folur s’mund të rri.
U bë e modës tashmë që, kur të tilla gjëra shkasin në publik, procesi ndjek tri shkallë: Ditën e parë, të gjithë sulen të bëjnë copë fatkeqin a fatkeqen e radhës. S’mbetet njëri pa ta dërguar në celular, e shpërndajnë në facebook e nëpër rrjete sociale, e komentojnë para e mbrapa, e bëjnë mish për top nëpër gazeta, derisa s’mbetet njëri pa i ardhur në majë të hundës.
Ditën e dytë, më të mënçurve u del pija dhe, në fillim me ndroje, e më pas më me forcë, vihen në mbrojtje të fatziut/zezës së bërë copë një ditë më parë. Shkruajnë duke i dalë në krah, duke iu ndërsyer moralit pa moral të turmës, apo duke justifikuar ndodhinë. Edhe kjo vazhdon derisa lodhen edhe këta.
Ditën e tretë, harrohen të gjitha dhe mileti pret skandalin e radhës, ku gjithçka zë e përsëritet nga fillimi.
Është përsëritur kaq e kaq herë kjo skemë, që nga rrushi i Ramës e zogu i Inisit, e deri tek ky rasti i fundit i Kolit. Këtu nuk duhen harruar edhe shumë raste të tjera, kur filmime private “rrjedhin” nga zyrat e Prokurorisë, kur foto absurde përfundojnë nëpër faqet e gazetave, e plot e plot të tjera.
Ajo çka besoj se ka ardhur koha të ngjasë, është që të mënçurit, përveçse të shkruajnë për t’i dalë në krah viktimës, duhet të kërkojnë edhe që shteti të vërë rregulla në këtë xhungël. Jetojmë në kohën e dixhitales, ku në çdo moment në një mënyrë a në një tjetër jemi nën syrin e një kamere. Bota, megjithëse me vështirësi, ka vënë rregulla për këto gjëra dhe asaj ane është punë me zarar të publikosh gjërat private të tjetrit pa frikën që të përfundosh edhe ti i dënuar.
Që rrushi i Kolit, Kolit vetë i vlen shumë është normale; që ai u vlen edhe gjitha syperënduarave që ua ka qejfi me të, edhe kjo është normale; por meqë kjo punë u bë “public domain”, që të na vlejë edhe ne të tjerëve sadopak, do ngritur zëri për të bërë ligje se si i bëhet të ndalohet publikimi i të tilla gjërave kaq ngushtësisht private.
Nuk mjafton më të mbrojmë Kolin e t’i dalim krah, nuk mjafton t’i bëjmë nga një sms a telefonatë të tipit “mos u bëj merak plako”. Duhet që për të mirën e shoqërisë, të familjes si bazë e saj dhe, edhe për të mirën tonë personale (se s’i dihet si e sjell puna për secilin prej nesh), të fillojmë të kërkojmë rregulla, ligje e dekrete për t’i vënë fre hundës së njërit në punët e tjetrit. Nuk është asfare e lehtë kjo punë, por të mënçmit për punët e vështira janë, se të lehtat bëhen vetë.
"Shqip"
Comments
Keta qe i kane dale Kolit "ne

Keta qe i kane dale Kolit "ne mbrojtje" une akoma nuk e kuptoj ca po thone.

Me sa shoh une ndonje lincim publik atij nuk i eshte bere, perkundrazi populli e ka marr me te qeshme. Top-i i ka kerkuar te rri menjane per ca kohe, e si kompani private me interes per te mbrojtur imazhin e saj ka te drejte te bej kaq e me shume. Ate gocen nuk e hedh dot ne gjyq se nuk ka asnje detyrim ajo per te mbrojtur privatesine e nje video qe eshte ne kompjuterin e saj.

Keshtu qe Muci, Tani, e te tjere si keto cfare po thone tamam, apo thjesht e kane detyrim per ta mbrojtur dhe shkruajne per te shkruajtur?

p.s Ah po, ka nje leksion ne kete mes, keta burrat shqiptar 40-50 vjec qe ju eshte djegur rinia per shkak te kohes jane adoleshenta te parritur ne fakt, edhe femijet e tyre jane me shume gjasa me te afte te mbrojne privatesine e tyre se keta.

Reagimi me realist e jo
Reagimi me realist e jo hipokrit i ketyre diteve. Fillimisht turma te ben gjyqin e moralit.. Lincimin . Me pas, kur turma ndjen aromen e viktimes - reagon ne te kundert. Te merr ne mbrojte dhe gjen nje shenjester tjeter. Ne kete rast Top Channelin. E verteta eshte qe Topi nuk eshte aspak me i moralshem (jo pse ben BB e jo se ka channel X) per gjithcka qe dihet e fshihet per te por Cdo institucion privat ose jo ne bote do te kishte marre masa per largimin nga jeta publike apo ekrani te nje personazh qe gjendet brenda nje skandali te tille. . Jo per cfare ben ai ne jeten private por per papergjgjegjshmerine per demin qe i sjell imazhit te institucionit ku punon. Me shume te ngjare kjo duhet t ejete e perfshire edhe ne kontrate nese ka nje kontrate normale. i. Pervec kesaj, BALLA ashtu si dhe Pango, kane precedente te njohur te perversitetit seksual. Harrasment, me se shumti. Nuk di ku do ti gjeje garancite Topi se nje skandal tjeter nuk pason.
Top-i nuk po i shet askujt

Top-i nuk po i shet askujt dengla moraliste. Kur shet "seksin" ne TV e vendos vete si e qysh. Ballen nuk e ka per te shit "seksin", e ka per te bere gazetarin serioz per probleme "madhore" politike. Dhe kete ky nuk e ben dot aq mire tani qe i ka dale kjo video, se mjafton nje batute ne emisionin e tij psh dhe te prishet emisioni. Edhe Klani Opinionin e ve vec, dhe Zone e Lire e ve vec, dhe programet me provokuese te zone e lire ne fakt jane ne oret e vona te nates.

Top-i thjesht po mbron, ashtu si cdo kompani imazhin e saj, biles po e ben sa me bute se ne raste ekuivalente ne bote i kane shkarkuar fare. Kjo kunder-rryma se askush nuk ka moral dhe askush nuk ka te drejte te flase ne fakt eshte thjesht nje klishe budalle qe perdoret nga njerez qe as nuk e kuptojne kontekstin kur e si e perdorin.

Ne Shqiperi maskaralleku

Ne Shqiperi maskaralleku eshte sheshit. Artan Lame ne vend qe te denoj Sokol Ballen qe i nxjerr pallen nje vajze ne kamere dhe i tregon pervesitete, shkon dhe mbron xhestin e tij kafsheror. A ka njeri qe ka me moral ne Shqiperi, apo te gjithe jane bere sikur Artan Lamja dhe Sokol Balla, qe jo vetem jane perverse por kerkojne edhe ligje qe te mbrojne perversitetin e tyre. Sokol Balla sic ndodh edhe ne Perendim kur senatoret dhe figura publike cojne foto nudo, duhet te denohet sipas standarteve morale te botes ku ne jetojme. Por ajo qe Artan Lame kerkon, eshte qe te mbrohen perverset dhe maskarejte. Ky eshte kulmi!

Add new comment