Përse Berisha e quan “të artë” mandatin e 5-të të Lezhës

Një nga qarqet ku ngeci numërimi i votave në vitin 2009, ishte ai i Lezhës. Dikush i kishte bërë llogaritë gabim dhe kutitë e komunës Fushëkuqe u bllokuan, me shpresën se brenda tyre ishte një avantazh prej 250 votash për mazhorancën, i cili, sipas atij dikushi, do t’i jepte asaj mandatin e 5-të në qark. Si përfundim, ato kuti u sollën për t’u numëruar në Tiranë, dhe rezultoi se mazhorancës nuk i duheshin 250, por plot 2500 vota, për të marrë mandatin e 5-të...
Aktualisht, Berisha i është rikthyer shpresës për marrjen e mandatit të 5-të në Lezhë, pavarsisht fiaskos së 4 viteve më parë. Madje, e ka quajtur atë mandat “të artë”. Dhe ja përse.
Këshilltarët e tij, duke i bërë llogaritë më me kujdes tani, duket se i kanë thënë se, po të mbledhësh të gjitha votat e 2009-ës për çdo qark, sipas konfigurimit aktual të koalicioneve, rezultati i mandateve del 71-69 për mazhorancën. Kjo, pavarsisht se në numër votash, në rang vendi, partitë e opozitës kanë patur një epërsi prej rreth 40 mijë votash. Dhe rezultatin 71-69 Berisha e theksoi edhe në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së.
Por këshilltarët e tij do t’i kenë treguar gjithashtu Berishës se në 4 qarqe (Tiranë, Elbasan, Fier e Berat) mandati i fundit i mazhorancës varet në fije të perit – një rritje prej vetëm 0.2 pikë përqindje e partive të koalicionit aktual të majtë në secilin prej këtyre qarqeve, i çon ato në kuotën e 73 mandateve. Dhe ai e di se në Tiranë e Berat është praktikisht e pamundur ta parandalojë ndryshimin e raportit të mandateve.
Mjafton një rrjedhje prej rreth 790 votash të djathta në Tiranë ose një shtesë neto prej po kaq votash të majta në këtë qark, që koalicioni i majtë të marrë mandatin e 17-të. Mjafton që komisionerët e majtë të nxjerrin të pavlefshme rreth 170 vota të majta më pak seç nxorrën në Urën Vajgurore në 2009-ën dhe koalicioni i majtë merr mandatin e 6-të në Berat (Falë konkurencës së sëmurë mes kandidatit të 5-të të PS-së dhe kandidatit lokal të G-99-ës, në Urën Vajgurore dolën rreth 1600 vota të pavlefshme, nga rreth 2800 që pati i gjithë qarku).
Në këto kushte, Berisha do të luftojë me të gjitha mënyrat që të marrë mandatin e 7-të në Fier e Elbasan, si dhe të ruajë status kuonë në të gjitha qarqet e tjera ku është në mbrojtje të rezultatit të 2009-ës (si p.sh., në Vlorë, ku mbrojtja e mandatit të fundit të mazhorancës është vetëm 1.8%; në Korçë, ku mbrojtja është 2.4%; në Durrës, ku mbrojtja është 2.5%; etj.).
Por kjo lojë në mbrojtje e Berishës, sidoqoftë, nuk e shmang dot fitoren e koalicionit të majtë, sado minimale. Prandaj, Berishës i duhet që të luajë në sulm në të paktën një qark verior ku ka qenë më pranë marrjes së mandatit shtesë në 2009-ën.
Dhe kjo nevojë e Berishës për të sulmuar, na sjell te Lezha, ku i duhet shtesa më e vogël neto e votave për të marrë mandatin ekstra.
Nga një mbledhje strikte arithmetike e votave të 2009-ës të partive që aktualisht janë në koalicionin e djathtë, rezulton se ato kanë arritur kuotën 57% në qarkun e Lezhës (këtu përfshihen edhe votat e PDK-së, LZHK-së, etj., që iu bashkuan rishtas koalicionit). Por një mbledhje më pak strikte do të kërkonte që edhe 1630 votat e Partisë për Ligj e Drejtësi, pavarsisht se nuk është aktualisht pjesë e koalicionit të djathtë, të konsiderohen si të djathta. Kjo sepse kandidati i kësaj partie ishte Preç Zogaj, i cili kishte qenë deputet i PD-së për 4 vjet në Lezhë dhe i mori ato vota si një kandidat alternativ i djathtë. Sot Zogaj nuk është zyrtarisht kandidat për deputet, por duket se do ta përdorë ndikimin e vet që 1630 votat e tija të shkojnë për ndonjë parti të djathtë.
Duke shtuar edhe votat e Zogajt, koalicioni i djathtë shkon në kuotën 59.3% me votat e 2009-ës dhe i duhet të shkojë në kuotën 62.5% në 2013-ën, që të marrë mandatin “e artë” siç e ka quajtur Berisha. Thënë ndryshe, atij i duhen rreth 2600 vota shtesë neto, për të marrë mandatin e 5-të, të cilin nuk mori dot në 2009-ën.
Dhe shpresën për këtë shtesë neto Berisha duket se e ka varur tek biznesmeni Gjovalin Kadeli, i cili deri dje ishte deputet i PS-së dhe sot është kandidat i PD-së. Në qoftë se ky biznesmen do të jetë i aftë të transferojë 1300 vota nga majtas djathtas, arrihet shtesa neto prej 2600 votash, por me kushtin që çdo gjë tjetër të mbesë e pandryshuar.
Dhe pikërisht ky kusht mund të mos plotësohet...
Së pari, në qarkun Lezhë po kandidon në kampin e majtë Monika Kryemadhi, e mbështetur nga kryebashkiaku LSI-st i Lezhës. Ajo ka demonstruar në 2009-ën se është një fushatiste mjaft eficiente, duke arritur të marrë në qarkun e Dibrës rreth 3800 vota në ato zgjedhje, ku luftohej ashpër nga të dyja partitë e mëdha. Së dyti, bashkitë e Laçit, Rrëshenit, Rubikut, si dhe komunat përgjatë autostradës Rrëshen-Kalimash janë fituar nga e majta në zgjedhjet e fundit lokale, ndërkohë që kanë qenë tradicionalisht të djathta. Së treti, qarku i Lezhës ka vuajtur keqazi këto 4 vjet nga mosmbajtja e premtimeve për investime që bëri Berisha në 2009-ën. Dhe së fundi, por jo më së pakti, votuesit e vakët të djathtë dhe të lëkundurit e këtij qarku, si kudo tjetër, mund të jenë lodhur nga lodhja 8-vjeçare e pushtetit berishian...
Prandaj, edhe shpresa për të fituar mandatin “e artë” në Lezhë, nëpërmjet ndihmës së Kadelit, mund të rezultojë e kotë për Berishën. Ashtu siç mund të rezultojë e kotë shpresa për të marrë mandatin e 7-të në Fier me ndihmën e Dritan Priftit, për të mbrojtur mandatin e 3-të në Berat me ndihmën e Lefter Maliqit, mandatitn e 16 në Tiranë me ndihmën e Kastriot Islamit, mandatin e 7 në Elbasan me ndihmën e Qifes së Peqinit, mandatin e 5-të në Vlorë me ndihmën e Arben Malajt, e kështu me rradhë...
Në foto: Berisha në fushatë në Lezhë, së bashku me Kadelin
Comments
mund të rezultojë e kotë -

mund të rezultojë e kotë - por dhe e plote ;)

Zaloshnja, nje keshille shume

Zaloshnja, nje keshille shume miqesore.

Mos vazhdo me me keto analiza pa kuptim se po le nam. Realiteti i 2013 eshte shume ndryshe nga ai i 2013. As ne endrat e tij me te cmendura nuk ka shanc Berisha te marri ne Elbasan 7 deputete. 6 mandate i merr, por kujdes se mos i ben ndonje tuc Bamiri dhe e le me 5.

Partia Demokratike ne

Partia Demokratike ne Qarkun Lezhe merr 4 deputet ndersa e majta ndahet 2 per PS dhe nje per LSI. Zoti Rama gaboi duke vendosur ne listen e tij bandite. Ne keto kushte ka n je shmangie te madhe nga PS per tek LSI. Votat e Preçit apo dhe Kadelit nuk shkojne tek PD " me urdher te peshkut". PD ka resurse te tjera per te marre deputetin e V, por nuk i shfrytezon. Nuk i ka bere thirrje serioze atyre qe jane larguar nga ajo parti dhe keshtu ata shohin punen e vet. "Te korra ka shumë, por punetor janë pak"!

po FRD e more parasysh...

po FRD e more parasysh...

"Dhe së fundi, por jo më së
"Dhe së fundi, por jo më së pakti, votuesit e vakët të djathtë dhe të lëkundurit e këtij qarku, si kudo tjetër, mund të jenë lodhur nga lodhja 8-vjeçare e pushtetit berishian..."
Deputeti i peste ne Lezhe

Deputeti i peste ne Lezhe luhet mes PD dhe LSI, jo mes PS dhe PD. Burbuqja ka informacion te sakte kur thote qe PS ne listat e Lezhes ka futur bandite, keshtu qe edhe 2 deputete teper i ka, se per ta merituar nuk i meriton. Monika po luan fort, ka kapur banditet(ata qe nuk kane shkuar me PS), te fortet e qytetit, matrapazet e votave, renegatet e dy partive te medha, dhe me koordinimin e duhur, do te dale me siguri deputete. Lum ne per mazhorancen e ardhshme...ke te kapesh e ke te lesh, kjo eshte pyetja...

Ore qe zaloshnja eshte krejt

Ore qe zaloshnja eshte krejt i paaneshem besoj se asnje nuk ka dyshim. vetem nje gje nuk kuptoj perse perpara se ps te behej me lsi thoshte qe ps fitonte nga 72-73 deputet. nderkohe qe perseri sot edhe me lsi perseri koalicioni i majte eshte perseri ne te njejtin nivel? mendoj se ka dy pergjigje te mundshme, ose rama ja ka fut kot qe u bashkua me lsi sepse nuk ka patur nevoje (pa llogaritur qe i fali 3 deputet nga lista e sigurte e ps) ose zaloshnja ka nr 73 ne koke per te majten dhe cdo gje qe ndodh, nuk ja ndryshon perllogaritjen fare. Shpresoj te mos kete te njejtin qendrim edhe pas zgjedhjeve kur te kuptohet qe nuk ka qene edhe aq i sakte ne parashikime...

Add new comment