Për ata që kruhen edhe pse nuk u djeg

Unë nuk arrij t’i lexoj mirë motivimet, mbi bazën e të cilave janë aktivizuar një numër deputetësh të shumicës për të bërë një komision parlamentar hetimor, njëherazi dhe një kërkesë shkarkimi, në adresë të dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefës e Lulzim Lelçajt. Po, dihet, nuk është sekret tanimë se Rama dhe të vetët kanë arritur në përfundimin që sistemi i drejtësisë është në një gjendje të mjerueshme; e nuk është se e kanë gabim. Ndoshta mund të ketë sektorë e pushtete më të sëmurë se sa drejtësia, por kjo e fundit paguan një taksë ekstra në terma të imazhit për shkak të rëndësisë që ka e për shkak të efekteve imediate e të prekshme që prodhon. Prandaj, fushata e demonizimit të këtij sistemi, për rrjedhojë edhe akte e aksione kundër të njëjtit sistem, ngjisin kollaj te publiku. Njerëzit e kësaj mazhorance e dinë shumë mirë se kanë mirëkuptim e mbështetje popullore në këtë gjë, dhe është kjo arsyeja që retorika e tyre kundër sistemit të drejtësisë është duke u përshkallëzuar.
Në planin praktik nuk është se po bëjnë kushedi se çfarë, ngaqë hapësirat ligjore e kushtetuese të manovrës nuk i kanë të bollshme; thënë me fjalë të tjera, u duhet të lëvizin nëpër monopate të ngushtë e të rrëpirë. Është ironike dhe dramatike, që ligjet e Kushtetuta t’i bëhen pengesë një vullneti për të ndryshuar gjërat që s’ecin, por kjo është demokracia. Ligjet e institucionet duhen respektuar, ndryshe i bie që të mos ketë garanci për askënd, edhe për ata që për një interes të momentit janë të gatshëm ta shohin zgjidhjen, e të mirën publike, te dhunimi i ligjeve dhe i pavarësisë së institucioneve, por në të njëjtën kohë qëllon shpesh që vendosmëria për të respektuar deri në fund ligjet e Kushtetutën të shndërrohet në një gjyle pas këmbëve të atyre që duan të ndryshojnë gjërat. Duket se ky është rasti i kësaj mazhorance, e cila ka shpallur nevojën e vendit, dhe dëshirën e saj, për ndryshim, por në të njëjtën kohë ka kuptuar se nuk ka se si. Dhe është pikërisht kjo pafuqi që e bën mazhorancën nervoze.
Mos vallë kjo do të thotë se kërkesa për shkarkimin e Çefës e të Lelçajt është e paligjshme dhe qëllimkeqe? Jo, këtë s’e di. Por edhe sikur të ishte kështu, unë do t’i besoja lojës procedurale e institucionale që do të luhet në këtë mes. Rama ka në dorë mazhorancën parlamentare, por nuk ka në dorë institucione të tjera, të cilave do t’u duhet ta thonë të tyren në këtë histori. Mund të denoncojmë ngutin, ndoshta qëllimet e këqija të mazhorancës, por nuk duhet të bëjmë sikur nuk e dimë se kjo mazhorancë nuk ka nën kontroll asgjë përveç vetes. Prandaj, nuk ka nevojë për asnjë alarmizëm.
Por aq më pak ka nevojë – dhe këtu po kaloj në një përthyerje tjetër që mori diskutimi mbi këtë çështje në komisionin parlamentar – për t’i mbrojtur Çefën e Lelçajn me një logjikë krahinoriste e fetare. Ishte deputeti Nard Ndoka, anëtar i këtij komisioni parlamentar, që s’e pati për gjë të justifikonte qëndrimin e tij në mbrojtje të dy anëtarëve të KLD-së me arsyetime demode e të pathemelta. “Ata po sulmohen, ngaqë janë gegë/katolikë”, tha ai në thelb.
Nuk mund të përjashtojmë apriori që dikush me pushtet të ndërmarrë nisma me një logjikë, si kjo që kritikon Ndoka. Historia e Shqipërisë, edhe kjo e dy dekadave të fundit, ka treguar se në themel të ndonjë qëndrimi, emërimi, lëvizjeje, qeverisjeje, etj., ka pasur edhe ndonjë motivim krahinorist a fetar. Nuk ka ndonjë çudi që është kështu në një vend ku identiteti lokal/fetar është tek-tuk më i fortë se ai kombëtar. Por duhen bërë dy saktësime. Së pari, në tërësinë e vet kjo xanxë e jona është historikisht e kapërcyer. Aksionet publike që ndërmerren këtyre anëve, në të shumtën e rasteve nuk ngrihen mbi motivime që kanë të bëjnë me interesa lokale e pasione fetare. Identitetet lokale/fetare janë ende influente, madje edhe legjitime, por ato po rivalizojnë gjithnjë e më pak interesin e identitetin kombëtar. Së dyti, kësaj shumice qeverisëse në përgjithësi e Ramës në veçanti mund t’u bëhen të gjitha llojet e akuzave, por jo ajo që i nxjerr ata si antiveriorë e antikristianë. Një nga bëmat e Ramës në krye të PS-së është de-toskënizimi i kësaj të fundit. Pas rënies së komunizmit, ca prej një zhvillimi inercial, ca prej ndonjë modeli të keq frymëzues brenda partisë, e ca për një përgjigje simetrike ndaj asaj që po ndodhte me partinë tjetër të sapokrijuar, PS-ja mbeti nën një dominim toskë. Por Rama – këtë meritë duhet t’ia njohim – e ka zhbërë në një masë të madhe këtë realitet. Nuk dihet nëse kjo gjë është synuar, apo ka qenë fryt i një non-chalance nga ana e Ramës, por fakt është që PS-ja është sot një parti sa veriore, aq edhe jugore. Ndonjë shembull që ecën në drejtim të kundërt (e që është denoncuar edhe nga brenda PS-së) është përjashtim, jo rregull. Ndërsa përpjekja për ta lexuar si antikatolike kërkesën për shkarkimin e Çefës-Lelçajt është thjesht mistrece. Në mos, idiotike. Sidomos, pas vizitës së Papës që pati për rezultat, me ndihmën e kësaj mazhorance, nga njëra anë riafirmimin e rivalorizimin spektakolar e kombëtar të kishës katolike e të vetë katolikëve, e nga ana tjetër, përfshirjen e të gjithëve në këtë ngjarje.
Me sa më sipër, nuk është se jam kundër denoncimeve të tilla sa herë që është vendi për t’i bërë. Është më mirë t’i denoncojmë, se sa të bëjmë sikur nuk ndodhin. Por Ndoka ka bërë një denoncim të ngritur mbi një hiç (çudi se si nuk ka përfshirë në këtë fabul të tijën edhe procedimin penal të prokurorëve në ngarkim të Ndreut e Ndokës tjetër, që të dy katolikë e gegë). E me këtë, përveçse është kruar atje ku as i dhemb e as i djeg, duhet të ketë vënë në pozitë të keqe edhe dy anëtarët e KLD-së, të cilëve me siguri nuk u ka ardhur mirë që dikush i ka marrë në mbrojtje, jo si juristë, gjyqtarë e dinjitarë të mirë, por si gegë a katolikë. Ç’muhabet!
PS: Më vjen të shkruaj mbi këtë argument edhe për një arsye personale. Ka pasur disa bandillë (i fundit B.Kajsiu) që, pa i lexuar librat e mi ‘Unë jam gegë’ e ‘Pax Albanica’, të tërhequr prej tollovisë që ka mbjellë ndonjë si punë e tyre apo në tentativë për të dhënë faqe botës prova të një patriotizmi kitsch (kush dreqin e di pse), i kanë kualifikuar këta libra si sektarë apo racistë. Përfitoj nga rasti t’u them: “Lexojini librat, në mos informohuni mbi to, e pastaj shkruani! Përndryshe, do të thotë që bini në pozitat e atyre internautëve të ngeshëm, që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse t’u zënë njerëzve pusi online”.
Comments
Zakonisht, thuhet hem me

Zakonisht, thuhet hem me kruhet hem me djeg, qe do te thote qe kur te kruhet por nuk te djeg mund te kruhesh rrehat. Keshtu more Muçi nqs nuk u djeg eshte normal qe edhe mund te kruhen. Per nje publicist me eksperience dhe sutdiues te shquar fenomenesh dhe nderthurrjesh sociale venia e nje titulli te tille "Per ata qe kruhen edhe pse nuk u djeg" duket i pakuptimte, se ja me thuaj ti mua, nqs nuk u djeg perse te mos kruhen? Ti ndoshta ke dashur te thuash "per ata qe kruhen edhe pse nuk iu ha", por ja qe ia ke futur pak kot.Nejse, nuk je ti as i pari as i fundit qe nganjehere ia fut se prapthi ne kete atdheun tone te dashur mbushur me studiues gjitholloge.

Maxhoranca jone i ngjan nje

Maxhoranca jone i ngjan nje elefanti qe ecen me kujdes, duke u perpjekur te mos thyeje vezet e opozites. Por nese pretendohet te ndryshohen gjerat me konsensusin e nje minorance qe kerkon me cdo kusht deshtimin e qeverisjes, eshte thuajse e pamundur qe te kete ndryshime.

E forte kjo: "internatute te

E forte kjo: "internatute te ngeshem qe u zene njerezve pusi online". Po per kete jane lexuesit o Mustafa, per t'i bere kritiken se shkruares, ose per ta lexuar ne menyre kritike, sa kohe qe vete ju nuk beni nje kritike a analize te asaj çfare shkruani, por publikoni te paren qyfyre qe iu bije nder mend, mjaft qe te shitet e njerezit te harxhojne jetet e tyre mbi to.

Anonim, po, ju kueni te

Anonim,

po, ju kueni te drejte kur shpreheni se nese "dikush ka qef te kruhet", le te kruhet!

Por besoj se Mustafa Nano ka edhe me shume te drejte ne qellim-shkruarjen e keti meraku qytetar.

Sepse, kur ndokush, pavarsisht nga nahija nga vjen, kruhet kot se koti, o lendohet ndonje plage e vjeter,

o hapet nje plage e re. Dhe kjo, bashkohem ne shqetesimin e Muçit, na dhemb te gjitheve. Ne mos arrijme

ta ndjejme dhimbjen tani, kam frike se do ta vuajme me pas.

Nano nuk e perjashton mundesine e keqperdorjes prej Maxhorances, por edhe prej institucioneve, madje

pse jo, edhe prej individeve qe behen me pushtet te madh, dhe pastaj e mendojne veten si te lindur per karrike!

Nano nuk e merr per te madhe, madje, as lojen qe behet me demokracine si predikim qe do mund te madh

per tu konkretizuar, dhe besoj se ketu perfshin edhe merakun tend, Anonim: le te provojme veten ne kete LOJE

te re, qe quhet pluralizem, ku pjesa me e madhe jone nuk se kane aq shume pervoje.

Pra, kur s'ke pula, mos ia bej ishshsh, por dhelpra shfaqet se ajo ka shqisa te tjera!

z. M.Nano, Lidhur me gjoja

z. M.Nano, Lidhur me gjoja pengesat e ligjeve dhe te kushtetutes ekzistuese per te bere ndryshime te thella nga ana e mazhorances,mendoj se eshte me shume alibi per te mos bere ate qe duhet bere, sesa nje pengese reale.Ju thoni qe populli i do keto ndryshime,eshte e vertete,une jam me ju.Atehere çfare e pengon mazhorancen per te ndryshuar Kushtetuten dhe ligjet ne themel ne interes te popullit? Pse nuk ndryshohet Kushtetuta,ligjet dhe permbysja e sistemit te drejtesise qe eshte e korruptuar dhe e kalbezyer deri ne palce. Le te marrim nje shembell konkret nga legjislacioni yne ekzistues,Kodin elektroral.

Sistemi politik që u adaptua pas ndryshimit të ish-sistemit komunist në vendin tonë mendoj se është një përshtatje nga ish-rregjimi komunist diktatorial,me fasadë demokratike dhe përmbajtje parti-shtet-diktat.Ky sistem hibrid,me një kushtetutë,legjislacion e kod zgjedhor të huazuar e të modifikuar në përshtatje me interesat e dy partive që u hodhën në sistem dhe që fituan kredite në zgjedhjet e para të tij,i përligjën ato gjatë dy dekadave e në vazhdim dhe me forcën e kartonëve të jesmenëve të tyre,nuk lejojnë,që të vendosen rregulla e ligje në bazë të kritereve e parimeve të mirëfillta demokratike.Rrjedhimisht,nga ky lloj sistemi,u përpilua ligji themeltar i shtetit,kushtetuta dhe të gjitha ligjet e tjera.

A është kodi zgjedhor ekzistues(guri themeltar i demokracisë) i hartuar mbi kritere e parime demokratike,a mishërohet barazia dhe drejtësia e të gjitha subjekteve që marrin pjesë në votime si votues apo të votuar ? Në mendimin tim,ky kod nuk krijon hapësirë demokratike dhe barazi të subjekteve që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje,për këto arësye:

(a)-Mbarimi i një legjislature zgjedhore nënkupton se të gjithë ish-subjektet e zgjedhura e kanë mbaruar mandatin e tyre dhe nuk kanë më të drejtë të vendosin për organizimin e zgjedhjeve,caktimin e komisioneve zgjedhore dhe miratimin e përfaqësuesëve të tyre në këto komisione për numrimin e votave të tyre dhe të tjerëve,ndërkohë që kjo e drejtë nuk u jepet edhe subjekteve të tjera pjesëmarrëse në zgjedhje me parti ose paparti qofshin.Mirëpo ky parim demokratik shkelet nga dy partitë e ashtuquajtura “të mëdha” apo “ish-të mëdha”,të cilat e kanë përligjur dhe monopolizuar këtë pabarazi.

(b)-Partitë e ashtuquajtura “të mëdha”,kanë vendosur madje një rregull zgjedhor “thellësisht antidemokratik” që kandidatët për deputetë të partisë së tyre të caktohen me listë të mbyllur nga vet kryetarët e tyre dhe ti paraqiten Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve për ti hedhur në votim popullor këta “jesmenë” të kryetarit. Në qoftë se kjo quhet një “parim demokratik”,atëhere kush quhet parim diktatorial,kult individi apo pushtet personal,nga të cilat e kemi pësuar në të kaluarën e afërt dhe të largët.Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të çdo kandidati nga populli por emrime të deputetëve nga kryetarët e partive për ti qëndruar besnik dhe servilë atij personalisht për pushtet të gjatë dhe të pakufizuar,shkurt “enverizëm i kulluar”.

(c)-Një kriter tjetër antidemokratik e madje fyes është jo vetëm hartimi i listave të kandidatëve për deputet nga vet kryetarët e partive,por edhe fakti që kryetarët i renditin ata në mënyrë thjesht subjektive në listë,duke ju shkelur dinjitetin dhe të drejtën e barazisë në konkurimin elektoral me zgjedhësit.Sipas këtij vlerësimi personal të kryetarit,njeri kandidat vendoset në krye të listës për ti siguruar votat e para atij,ndërsa tjetrin në fund të saj,për ti dhënë çfarë mund të mbeten dhe nëse do të mbetet ndonjë votë tepër,pra kandidatët janë të dorës së parë,të dytë,të tretë e kështu me radhë,pra njeri kandidat sipas kryetarit del “ekselencë”,ndërsa tjetri “mbushës topi”,që për çudi i kandituari për interesa thjesht materiale-karieriste e ka pranuar edhe vetë këtë lloj “lipe shtogu”.Deputetët e dorës së dytë,të tretë etj. mund ta ndjejnë vehten të tillë edhe në parlament,duke qënë gjithëmon jesmenë.

A nuk do të ishte demokratike,në interes të popullit dhe dinjituoze që kandidatët për deputetë të konkuronin drejtpërsëdrejti me emër dhe mbiemër në zonën elektorale përkatëse,ku populli do të zgjidhte përfaqësuesin e tij në parlament në bazë të kontratës me të dhe në rast të devijimit të deputetit nga kontrata,populli i zonës ti hiqte mandatin para kohe me votë direkte pa pyetur kryetarët apo partitë ku ai bën pjesë.

(d)-Një kriter tjetër i kodit zgjedhor ekzistues,që shkel barazinë e konkurimit dhe diskriminon votuesit dhe kandidatët që garojnë jashtë koalicioneve partiake,duke ju shtuar në mënyrë artificiale dhe antidemokratike numurin e votave që duhet të marrë për një mandat deputeti.Kjo diskriminon jo vetëm kandidatin për deputet por edhe të drejtën dhe barazinë e votës për votues të ndryshëm,sepse vota e disa votuesëve ka vlerë më të madhe,ndërsa për disa të tjerë më te vogël,për një mandat deputeti.Pra, sipas kodit ekzistues për mandate të barabarta deputeti, kërkohen sasi të ndryshme votash.

(e)-Trafikimi i deputetëve duke shkelur premtimet,programin dhe kontratën me zgjedhësit ose mos heqia e mandatit të tij para kohe nga zgjedhësit kur ai nuk angazhohet për realizimin e premtimeve gjatë mandatit të deputetit ose trafikon votën,janë gjithashtu në shkelje të rënda të parimeve demokratike,lidhur me kontrollin e sovranit mbi deputetin apo parlamentin.

(f)-Zgjedhja,emërimi dhe shkarkimi i të gjithë funksionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë dhe të shtetit në përgjithësi nga dy partitë e “mëdha”,dhe praktika e dy dekadave të fundit flet më së miri për karakterin parti-shtet-diktat të sistemit politik ekzistues në Shqipëri.Ky sistem nuk mund të prodhojë kurrësesi drejtësi,zhvillim ekonomik dhe mirëqënie shoqërore.

Po, Anonim... tere sa shkruan

Po, Anonim...

tere sa shkruan ne kete koment, qendron dhe duhet nderuar menyra e perceptimit dhe udhe-zgjidhja qe ofron.

Nuk di nese ndokush mund t'u rrij perballe ketyre fakteve te ofruara me njohje e objektivitet maksimal.

Perse te mos botohet si shkrim menjane ky koment, zoti Nano?

Ne plotesim te kerkeses te

Ne plotesim te kerkeses te komentuesit "kur bën ishshsh...pa pasur pula!",kërkoni në Google, pse kaq e varfer shqiperia jone e pasur

e do shqiperine dhe

e do shqiperine dhe shqipetaret ndro kushtetuten . be keshtetute shqiptare, mos te kete asnje vakum ne ligje. ma jep te drejten mua me 20 juriste e specialist te cdo fushe per nje muaj , gati.....po nuk doni, doni tranzicionin afrikan.

E para, kush je ti qi ta

E para, kush je ti qi ta japim ne ty, kshtu si shkruan ti dukesh nji koker injoranti. E dyta, po nuk na dhe emrat e atyre 20 juristave nuk ta japim hic fare. Hec e futi i gjum t'mire tani e mo na caj drrasa. Hej me hajer, qe ene nji pordhac tjeter qi e paska kollaj fare ta boje Shqipnien, vec iu dashkan 20 jurista.

Add new comment