Nuk jam hiç i tronditur nga “miku im”, Eduard Selami

Postuar në 24 Mars, 2013 18:54
Mustafa Nano

Disa të njohur të mitë më kanë pyetur, se pse nuk e kam thënë timen lidhur me ri-afrimin e Eduard Selamit në PD-në e sotme, pse nuk kam thënë diçka – kështu e shohin ata – mbi mikun tim, dhe mbi njeriun, të cilit i jam bërë krah në momentin, kur për pak e linçuan Berisha e berishianët, andej nga fillimi i vitit 1995.

E vërteta është se nuk kam pasur as ngacmimin më të vogël për të shkruar diçka. Kam dashur të shkruaj, por nuk kam mundur. Kam lexuar ç’është thënë prej Selamit këto ditë, e ç’është thënë nga të tjerët për të, e prapë nuk më ka ardhur ai ngacmimi, pa të cilin nuk ia vlen, e ndoshta nuk është e mundur, të shkruash. Madje, kam pasur të kundërtën e cytjes për të shkruar. Nga brenda vetes “më ka ardhur” këto ditë apeli këmbëngulës për të mos shkruar. Një ngacmim të lehtë e mora vetëm pardje, teksa e pashë Selamin të lumtur si një fëmijë, mes udhëheqësve të PD-së e pranë udhëheqësit par excellence, e teksa mora vesh se paska thënë që “fitorja e PD-së është fitorja e Shqipërisë”. Dhe është ky ngacmim që më bëri “të marr penën” në dorë.

Më duhet të saktësoj se Selamin, pavarësisht asaj që mund të mendohet prej atyre që na njohin të dyve, nuk e kam pasur mik asnjëherë. E bëj këtë saktësim për hir të “raportimit të drejtë të lajmit”, e jo për t’i dhënë munxët tani që është kthyer si djali plangprishës. E meqenëse më doli pa dashje e pa e kërkuar paradigma e “djalit plangprishës”, më lejoni të bëj një parantezë, e më pas të rikthehem tek argumenti i miqësisë mes meje e tij. Ata që e përdorin kuturú togfjalëshin “djali plangprishës”, bëjnë mirë ta lexojnë me vëmendje shëmbëlltyrën biblike, dhe kanë për të gjetur që pikërisht tani, me rastin “Selami”, është hera për ta përdorur me vend atë rrëfenjë të famshme të djalit plangprishës, e cila, e përmbledhur, është si më poshtë: “Djali largohet nga i ati, ndjek qejfet dhe instinktin e vet, ikën në një vend të largët, shumë të largët, rri vite të tëra në atë vend, derisa vjen një moment, kur mbetet pa asnjë qindarkë në xhep e kur nuk i japin për të ngrënë as ‘lënde derrash’ – kështu thuhet në Dhiatën e Re, ‘lënde derrash’ - dhe fillon të mendojë se për ç’dreqin duhet të rrijë akoma aty ku është, në një kohë që “më mirë jetojnë ata që punojnë me mëditje në arat e të atit, në vendin e tij të origjinës”; e prandaj merr vendimin për t’u kthyer - kthehet kokulur, i turpëruar, i penduar që kish vepruar qysh në krye të herës në kundërshtim me vullnetin e të atit, dhe i sigurt se i ati, me ta parë se si qe katandisur, do ta ndëshkonte e përbuzte; por i ati u tregua zemërgjerë, e mirëkuptoi, e fali, e u tha dhe të tjerëve ta presin ‘si jo më mirë’ djalin plangprishës”. Kjo pra është rrëfenja biblike, por kjo është pikë për pikë – nëse me “të atin” kuptojmë metaforikisht Berishën – edhe historia e Eduard Selamit në njëzet vitet e fundit.

Tani po kthehem aty ku isha. Nuk është zgjedhja e tij e këtyre ditëve pra që më bën të mohoj miqësinë e dikurshme. Jo, thjesht nuk kemi qenë miq asnjëherë. Kam pasur një ndjesi ndaj tij, që fillimisht e kam ditur se ish simpati, por më vonë kam kuptuar se në të vërtetë ish më shumë empati, sesa simpati. Kjo nuk don të thotë se nuk kam çmuar asgjë tek ai. Do të isha krejt i pasinqertë, nëse do ta thoja këtë. I kam çmuar më shumë se një gjë, fjala vjen sjelljen etike e skrupuloze, apo tonet e shtruara dhe të kujdesshme, që për një veprimtar publik a politik janë të rëndësishme; sidomos, për një veprimtar publik e politik në këtë Shqipërinë tonë, ku ka shumë harbutëri dhe batërdí etike. E çmoj për këtë gjë edhe sot e kësaj dite, pasi është fjala për cilësi që ai i ka të vetat, e nuk ka gjasa që t’i humbasë.

Përsëris, nuk kam asnjë ngut apo motivim zemërak për ta bërë dalje si mik. Thjesht unë kam një përkufizim timin për mikun, dhe ky përkufizim përmban si kusht, përveç të tjerash, një komunikim intensiv e sinergjik mes dy a më shumë vetëve. Bisedat që kam pasur me të, gjatë kontakteve fizike apo në rrugë telefonike, mund të kenë qenë gjithë-gjithë jo më shumë se 3-4 orë. E di, kohëzgjatja e një marrëdhënieje nuk është e thënë ta bëjë këtë marrëdhënie të marrë formën e miqësisë (më kujtohet një bisedë që kam pasur me Ismail Kadarenë, në të cilën ky i fundit më ka thënë se “po t’i mblidhje copat e kohës, në harkun e të cilave ai kish shkëmbyer ndonjë bisedë me të atin, mund të shkonin vetëm pak minuta”; dhe këtë nuk ma tha me synimin për ta vizatuar si mos më keq marrëdhënien me të atin; jo, përkundrazi), por edhe kur vijmë te kriteri tjetër i miqësisë, te ndarja e të njëjtit vizion për botën, nuk është se kam vënë re të notonim në të njëjtat ujëra. Madje, që të jem i saktë, unë nuk di se cili është vizioni mbi botën i Eduard Selamit. Ai është përpjekur të belbëzojë, publikisht apo në çu-çu-çu-të me mua, ndonjë gjë të përafërt me vizionin mbi botën, por nuk është se ka qullosur ndonjë gjë. E prandaj, bie dhe versioni i miqësisë së ngritur mbi ide, kredo e besime të përbashkëta. Ah po, me Selamin kam  menduar se kemi ndarë, pa e nyjëtuar e zënë me gojë, idenë mbi nevojën e një standardi moral, a koherence, në sjelljen publike, e të një kuti moral në vlerësimin e atyre që kanë pretendimin, apo detyrimin, për të ndikuar në drejtimin e vendit. Dhe me zgjedhjen e bërë ai më la të kuptoj se nuk e ndajmë më as këtë ide, apo më la të kuptoj se qenkam vet-gënjyer keq kur kam menduar se paskemi ndarë së bashku gjëra kaq të rëndësishme, siç është standardi etiko-moral dhe koherenca në sjelljen publike.

Por më duhet të them se nuk jam i tronditur nga zgjedhja e tij. Ka kohë që nuk ia lejoj më vetes të tronditem përballë situatave të tilla. Eduard Selami është thjesht i dorëzuari i fundit në një radhë, që me gjasë do të ketë të dorëzuar të tjerë, të paktën deri në zgjedhjet e datës 23 qershor. Është një klimë e tërë kapitullimi, që i bën të gjithë të pyesin veten: “Pse, budalla jam unë? Më të mençur se unë janë të tjerët?” Pak para Selamit u dorëzua në një farë mënyre dhe Dash Shehi, të cilin e kam veçuar për një kohë të gjatë nga të tjerët pikërisht për shkak të qibrës morale që ai ka demonstruar se ka pasur. Parmbrëmë dëgjoja Preç Zogajn të fliste te programi i Ilva Tares, dhe nuk është se u çudita që nuk e fshehu tundimin dhe gatishmërinë për t’u ridorëzuar; por në këtë rast, nëse ndodh njëmend që Zogaj të gjejë strehë sërish në shtëpinë e Berishës, nuk do dimë se ç’paralele biblike të heqim (në tekstet e shenjta nuk dihet të jetë folur për një ri-ri-ri-kthim të djalit plangprishës).

Një saktësim të fundit. “I ke dalë krah Eduard Selamit”, më thonë shumë njerëz, të cilëve një dreq e di pse s’u hiqet nga mendja situata, kur unë, një mijë vjet më parë, ngrita zërin e dola jashtë korit në konferencën ad hoc të PD-së së thirrur për t’i dhënë një shkelm bythëve Eduardit; dhe ia dhanë. Më duket e tepërt, por po e them: zërin tim nuk e ngrita për t’i dalë krah Eduard Selamit. E ngrita, ngaqë isha i shock-uar nga ajo që po ndodhte. Do ta ngrija edhe sikur në vend të Selamit të ish një si Tritan Shehu. Nuk ishte çështja për të mbrojtur një person; ishte çështja për të mbrojtur një parim, apo për t’i dhënë zë një shqetësimi, që më hante nga brenda.

Por ky është keqkuptimi banal që bëhet rëndom këtejpari, “viktimë” e të cilit nuk jam vetëm unë; janë dhe të tjerë. Unë sidoqoftë ka kohë që nuk e vë fare ujin në zjarr prej këtyre keqkuptimeve e moskuptimeve që u bëhen qëndrimeve të mia publike. Sidomos, kur në këtë mënyrë “keqkuptohen” lloj-lloj ligavecësh e trashamanësh. SHQIP

Comments

Submitted by p (not verified) on

mire Muc, nje cik si gjate po prape mire, gjerat thene qarte e bukur dhe drejt mbi te gjitha.

Vec, nje verejtje, se s'me durohet :

'shock-uar' eshte fort bukur ne shqip 'tronditur' , mund t'i shtosh edhe "thelle" nga pas po deshe;

se tronditja mund te jete fizike, psiqike, emocionale, etj , te tera keto kuptime i ka ne shqip, mjafton zgjidh njeren. Ne fakt nuk eshte ndonje qamet i madh ne kete rast me 'shock' po thjesht sa per te kujtuar se ne në fshat nuk i dime keto fjale meqe flasim gjuhen tënë.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Sipas legjendes romake gjate persekutimit te kristianeve prej dores se Neronit, shen Pjetri largohet nga Roma(ne Amerike ne rastin tone) per t'i shpetuar martirizimit. Ne rruge e siper i shfaqet Jezusi qe po ecte ne drejtim te kundert, drejt qytetit. Quo vadis, Domine ? (ku po shkon zoteri) e pyet ai. Kaq do te mjaftonte qe Pietro te kuptonte se Krishti po i kerkonte qe te mos perlyhej me turp por te kthehej ne Rome e te pranonte martirizimin ....

Do te kryqezohej me koken poshte, me deshiren e tije, duke pranuar se nuk ishte i denje te vdiste ashtu si Maestro i tije.

"Quo vadis" zoti Selami, ishe mire ne amerike dhe per disa muaj ....

Submitted by Astrit (not verified) on

Falenderime z. M Nano dhe atyre pak te tjereve nga shqoeria civile dhe gazetaria profesionale per te cilet krenaria e te qenit profesionist vlen me shume sesa nje rroge e mjeruar (plus ndonje vjedhje e vogel e lejuar) e buxhetit te shtetit.

Nuk mendoj se z. nano edhe ata pak te tjere qe u ka ngelur dinjitet publik jane as te zgjedhur me dore nga zoti e as mbinjerez. Jane thjesht burra te ketij vendi te cilet bejne cmos per ti resistuar llumit ku ka rene shumica e shoqerise.

Ndoshta neser shume prej ketyre burrave qe une i respektoj, do te ndihen te lodhur nga rezistenca dhe burreria e tyre qe po e paguajne shtrenjte. Njelloj si Shehi, Selami apo te tjere. Personalisht uroj qe ajo dite mos te vije kurre, por edhe nese larg qofte ajo vjen, prape duhet tu jemi mirenjohes atyre pak njerezve qe per momentin perpiqen akoma te jene te ndershem.

Pergezime z. Nano. Dhe falenderime, me shume sesa per shkrimet, per integritetin publik qe demonstroni!

Submitted by RP (not verified) on

Rikthimi i djalit plangprishes eshte nje pershkrim biblik i Pendimit.Nuk me duket se Selami(te cilin per preçizion une as e njoh e as do me njohe)u rikthye pikerisht per kete motiv.Ai u rikthye se ketejpari(dmth ketyre aneve tona)politika eshte biznes i mire.Ben qejf,grin sallate andej-kendej,bertet kot gardh me gardh,del i kremosur ne ca programe televizive te debilosura gjer ne menget e kemishes,ohoho,qejf o qejf,pa u lodhur e djersur fare,e SIDOMOS ben nje para te çmendur qe do duheshin dy shekuj ta beje si emigrant.Sot po lexoja qe edhe Preqi po mendohet gjasme dhe pasi i beri pyetjen vetes nese do pranonte ndonje oferte nga PD(shiko-shiko!)u pergjigj se do pranonte me kenaqesi.Kam frike se po i ofruan çipin e lopes do mendohet edhe ca Preqi,se per çipin e lopes po ben nje studim shkencor ministrja e Intergermimit.

Submitted by Aron (not verified) on

Te gjithe e dime, se zoti Selami, veproi ne fillimet e demokracise. Nga vete populli ai u lartesua si nje model, se si i donte politikanet e rinj ky popull. Barbaria komuniste kishte krijuar nje tip politikani qe per mision kishte tu kallte daten njerzve.Butesia e Selamit u pa si nje shprese per dite me te mira. Natyrisht, ai u sulmua nga ata qe e kishin per tradite dhunen.Dhe kjo beri qe ai te lartesohej me shume. Iku pa zhurme, duke lene pas nje kujtim te paharruar per modelin politik qe kishim enderruar. Te majtet e ngriten ne qiell, jo se e donin, por shihnim tek ai nje individ qe nuk do te hakmerrej per zullumet e tyre 50 vjecare. Tani qe ai kthehet ne atedheun e tij, jane pikerisht keta qe, te bindur se nuk i gjen me gje, sulmojne nga pozita mjerane, duke e quajtur sherbetor te Berishes, shpetimtar te tij ne nje kohe kur, sipas tyre, duhej te bente te kunderten.
Te gjithe ketyre, por sidomos juve zotit Nano, qe gjenikurajon ti referoheni Bibles, eshte mire tju kujtojme shprehjen e Nene Terezes,qe ju tha disa kundershtarve te luftes, kur i kerkuan qe te merrte pjese ne nje tubim kunder luftes qe donin te zhvillonin. Ata mbeten te habitur kur ajo u tha, se "kurre nuk do te merrte pjese ne nje tubim kunder luftes. Por nese ata do te benin nje tubim pro paqes, ajo kishte per te qene ne balle".
Po kujt ja them edhe une keto, ky nuk eshte ushqim per shpirtin tuaj. Ne zemrat tuaja ka hedhur rrenje thelle kultura enveriane e urrejtjes.

Submitted by Ben (not verified) on

Perse ben politike bota,ose me mire shtetet qe drejtojne ate?

Sepse shtetet  qe udheheqin boten njohin fleksibilitetin.

Ne nje plan me te vogel,kalojme tek Muci.

Muci,fatkeqesisht(dihet qe nuk e pranon)mbetet idealist.

Fatkeqesisht idealismi ne shumicen e rasteve eshte pengese per te kuptuar politiken e vertete.

Perhere,jane me shume se 2 ngjyra per te kendveshtruar nje pamje.

Do kete kohe per te vertetuar se kush ka te drejte.

Njehere e dyte,pas nje kohe te gjate reflektimi,eshte nje fillim i ri,por gjithesesi Muci eshte hipotetik ne gjykimin e tij,njelloj si historia e halles me ha..tet.

Submitted by Driton Bakija ... (not verified) on

Mustafa Nano ne kete shkrim flet per ,Eduard Selami ku analizon se si ky ,   Eduard Selami pasi ishite jashte ne ,Amerike dhe vjen ketu ne , ,Tirane per te konetribuare per,PD.Por ,Musutafa Nano  se pasi ka mbetur pa leke  pra ,Eduard Selami vjen te babai i ,PD sic autori i shkrmit,Mustafa Nano i biri eshte ,Eduard Selami e bene nje krahasime bibilik ku lidhe me nje tregime te dhijates se re.Ky shkrim ja vlene te lexohet se ka vlera.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

mbaj mend se para jo shume koheshl, kur respublica etj mbulonin mediatikisht cdo qoke qe bente Edi ne fis te vet ne shqiperi, idotesisht mediat pro opozite e trajtonin kete robin me pak vlera te shfaqura si mesihun e politikes shqiptare qe do zbythte Salen dhe do bente qametin. Ne fakt, qe i ri, Selami ishte nje karabythac qe e la Sala ne krye te PD dhe qe e drejtoi aq keq sa i dhane duart.Pastaj tentoi pa sukses ta tradhetonte here pas here, dhe me ne fund me breke neper kembe dhe me kenge ne goje po vihet ne rresht.  Nje nga gjerat me madheshtore te Sales eshte riciklimi i mbetjeve.

Nqs Edin nuk do ta kishin qasur as kesaj rradhe, do te flitej per te djathtin me integritet, qe vjen nga amerika dhe e sheh te arsyeshme te mbeshtese te majten.

Submitted by tartarini taraskonit (not verified) on

Afrimi apo qofte e rikthimi i Selamit ne PD nuk eshte domozdoshmerisht nje e keqe ne vetvete. Se pari, ai mund te jete deputet ne vend te nje Aldo Bumci apo Nishani, apo Xhaferi, apo Noka etj, qe eshte pak te thuhet se na turperojne. Se dyti, Selami tek e fundit eshte PD-ist, jo ne kuptimin e keq qe kjo fjale ka marre, por eshte anetar themelues i kesaj partie e natyrshem mund te rikthehet. Ngelet per tu pare nqs do beje te mira apo te keqija. Ceshtja qe meriton te debatohet eshte cfare duan te djathtet apo anti-PS-istat qe po mbushin grupin parlamentar te PS!? E fundit Dekania Kushi, por me pare Peza, Mucmata e ndoj tjeter qe minimumi nuk esht aspak socialist. Cte mire do i sjellin keta indivite PS e politikes shqiptare, e a jane keta me te mire se Selami??? Une dyshoj shume, po ju?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.