Një përgjigje «presor Ermalit» për shkrimin «Alkimia e mediokritetit»

Postuar në 24 Shtator, 2012 02:31
Agon Neka

Tek personazhi i Benit në shkrimin e Ermal Hasimjes, përvoja e varfërisë, asaj që i duhet të provohet përballë ekperiencës së suksesit së autorit, a succes story siç thonë amerikanët, shfaqet në formën e saj më bruto dhe brutale. Trajektorja sociale e Benit mjafton për të shprehur metafizikën e ekzistencës së tij: me origjinë nga një mjedis i varfër, ai kalon kohën poshtë pallatit, prindërit, këta proletarë të vegjël të viteve ‘80, të shpronësuar prej kapitalit kulturor e atij ekonomik s’kanë mundur të investojnë tek i biri tjetër gjë përveç fatalitetit të dështimit. Dhe kështu, shprehja «Ai (Beni), s’mbush», nuk përbën habi që Ermali ta ketë ka dëgjuar të dalë nga vetë goja e prindërve të Benit.

Ndërkohë që Beni rri e luan poshtë pallatit, Ermali ngjit shkallët për të shkuar lart, në shtëpinë e tij  ku e pret një tjetër mjedis : dukshëm, prindërit e të ardhshmit «presor Ermali» nuk janë puntorë të thjeshtë, janë më e pakta « intelektualë », shtresë e mesme e padeklaruar në komunizëm, ata kanë vendosur limite për Ermalin se kur ai duhet të ndalë lojën e të rikthehet në shtëpi, se kur duhet të hapë librat e të mësojë, se kur i duhet të nisë të përsërisë çfarë ka mësuar dhe mbrëmja mbyllet me verifikimin e detyrave për të nesërmen që shoqërohet tek-tuk me atë vështrimin kritik, por përkujdesës prindëror, për ndonjë gabim drejtshkrimor. Të nesërmen në shkollë, Ermali barkun dhe kokën plot, i rrethuar me dashurinë e prindërve, niset për në shkollë. Përkrah tij ecën Beni, atij që prindërit i punojnë në uzinë, natën, turni i tretë, atij që prindërit nuk i lexojnë, nuk dinë ndoshta as të drejtshkruajnë, atij që prindërit kur kthehen kanë kohë veç të hanë keq, të grinden, ndoshta të pijnë e të flenë. Kush kujdeset per Benin? Me siguri Ermali këtë pyetje s’ia ka bërë kurrë vetes.

E ku ka kohë Ermali të merret me këto banalitete? Këtij të fundit i dukej se në atë kohë, e madje dhe sot, shkolla është institucioni që i jep hakun çdo nxënësi: kush punon, vlerësohet, kush rri rrugëve si Beni, përjashtohet. Principi i barazisë, sipas mendjes së Ermalit, mbështetet tek principi i meritokracisë. Ermali «me të gjitha dhjeta», sepse e meritoi, dhe Beni «katranjosi», «ngelësi», sepse zgjodhi të mos mësonte (Ermali këtë e quan «profeci vetëpërmbushëse», medet!). Ermali, në vazhdën e shumë tellalëve të tjerë, neolib’ dhe neocon’, është dukshëm partizan i principit se ka dhe «pabarazi të drejta sociale". Por a priori Ermali ndoshta nuk e ka menduar kurrë se të ketë «pabarazi të drejtë sociale», duhet të paktën të pranosh ekzistencën e kushtit që garanton për secilin shanse të barabarta në këtë garë të ethshme të profitit. A ekziston Ermal kjo hapësirë e shanseve të barabarta tek ne? Jo! Si rrjedhojë a mund të flitet këtu për meritokraci? Jo! Ndaj një shoqëri që nuk punon për të prodhuar hapësirën e shanseve të barabarta për t’ia dalë në jetë, ajo është e dënuar të prodhojë vetëm aparate ideologjike, siç i quante Altyseri, që do t’i legjitimojnë padrejtësitë si të drejta legjitime, që do ta legjitimojnë përjashtimin si dënim të merituar, që do të legjitimojnë suksesin e atyre që kanë trashëguar matricat e nevojshme sociale për t’ia dalë në këtë garë të pabarabartë si meritokraci. Ermali, ish-fëmijë i bekuar, ndoshta nuk e kupton se tek ne shkollat janë institucione të përjashtimit e legjitimuese të dështimit social, janë insitucione të pabarazisë dhe kanë si funksion ideologjik brenda këtij sistemi deklasimin e më të varfërve.

Diçka më tutje, autori shkon deri atje sa edhe e inkriminon Benin pse është i varfër. Çështje estetike? I vret sytë varfanjaku në rrugë? Ku i dihet! Beni që mbart mbi trup stigmatët e një shteti të dështuar,  bëhet kështu dy herë viktimë në këtë rast. Së pari, prej trajektores së tij të jetës e cila e ka diskriminuar përjetë në çdo kompeticion përballë të predestinuarit «presor Ermali», por akoma më keq, ai edhe kategorizohet si «mediokër». E nga kush se? Kategorizimi që Ermali i bën Benit, nga piedestali i dominuesit, habitat i paprekshëm dhe i destinuar të trashëgohet, është një farë akuze, shí siç e përmban edhe etimologjia e fjalës, kategorein – akuzoj nga greqishtja e vjetër. Autori e klason Benin dhe të tjerët si ai, por harron që duke e klasuar, edhe vetëklasohet. Më tepër neocon’ se neoliberal, Ermal Hasimja në përpjekje për të prezervuar ekologjinë e pasunarit, arrin në përfundimin se i varfëri e ka fajin vetë, se atij i është dhënë mundësia për shkollim dhe nuk ka përfituar, se i është dhënë mundësia për punë dhe nuk e ka marrë, se i është dhënë mundësia të mbyllet në një cep e të rrijë qetë, por jo, i varfëri na paskësh zgjedhur të jetë i dhunshëm. Presor, scusami d’esistere!

Pasi ka denigruar Benin, Ermali, na sjellë edhe shembullin e XY (suksesi vjen me iniciale virile) që është një student i varfër që falë punës dhe këmbënguljes arriti t’ia dalë në jetë dhe që këtij, i gjithëmëshirueshmi Ermal, ia zgjat dorën për ta çuar përpara, për t’i gjetur një punë, apo një bursë jashtë shtetit. Faleminderit presor ! Të lutem varfanjak. Veçse, pranvera nuk vjen me një lule, Ermal,, po kështu një i mbijetuar i sistemit tonë diskriminues, si ky XY, nuk mund të fshehë me mijra e mijra të rinj e të reja plot energji që përplasen përballë mediokritetit të atyre që pretendojnë se postet që kanë zaptuar i paskëshin merituar, një XY nuk mund të fshehë me mijëra të tjerë të diplomuar që enden ca andej këndej për një punë, një XY nuk mund të legjitimojë hedhjen në rrugë të ekspertëve nga injorantë partiakë që kanë zaptuar padrejtësisht institucionet dhe që të bëjnë edhe leksion mbi moralin. Kështu këtyre moralistëve u duket e kot që voton Beni, se medemek Benin e përdorin për fushatë. Kur Aristoteli na thotë se njeriu është kafshë politike, jo thotë nga katedra presor Ermali, hiqjani këtë politiken Benit, hiqjani të drejtën e votës, Benin le ta mbajmë si kafshë. Sigurisht, nga ana tjetër, vetë Ermal Hasimjen nuk e kanë përdorur kurrë për fushata. Jo ! ç’ne?

Diçka më tej, të rehatuarve të shtetit u duket se të paguarit e taksave na qënkësh diçka e kotë, e kotë t’i jepet asistencë të mjerëve na thotë autori – Si ‘? T’i lëmë këta njerëz të ngordhin si qentë se ashtu e meritokan ‘? Ermali shkon edhe më tej, ai na fton të shohim shtëpinë e fqinjit që punon si kalë 24 orë dhe ka shtëpi tjetri, ka makinë, ka paré, se punon shumë. Pa i hyrë teorive sesi janë akumuluar pasuritë në këto 20 vjet, ndalemi tek orët e punës dhe bon sens-i  i jetës sociale. C’jetë sociale mund të ketë një i alienuar i punës, një fetishist i mallit,  që s’ka as kohë të shijojë momente me familjen, të gëzojë me fëmijët, të parit e një filmi sëbashku në shtëpi, vizita tek të afërm, etj, etj? S’ka gjë thotë autori, ky fiton para, punon 24 orë! Lum ai! Ai që s’ka kohë as të dashurojë gruan e tij dhe që preferon një zgjidhje tipike klienteliste: mban dashnore! Lum ai! Nuk kohë të merret me fëmijët, por ka paré, i dërgon në Oksford, ia shkollon bota. Lum ai! Le të punojmë si kafshë, na thotë presor Ermali, le të bëjmë paré, pa jeta sociale nuk po i duhet kujt.

Leximi i egër që presor Ermali i bën realitetit tonë, me personazhin e Benit, studentit tjetër XY, komshiut parelli dhe atij vetë, na bën të kuptojmë se në ç’shtet jetojmë: Shteti i mizerjes! Jetojmë në një shoqëri të shpërthyer: janë shpërthyer qytetet, janë shpërthyer fshatrat, janë shpërthyer institucionet administrative në çdo hallkë, janë shpërthyer gjykatat, janë shpërthyer shkollat, janë shpërthyer bankat, janë shpërthyer fabrikat, bazat ushtarake, burgjet, muzetë, bustet e heronjve, ka shpërthyer familja shqiptare, vlerat humane… ka shpërthyer njeriu! Njeriu, presor Ermali! Me këto ritme do të vijë dita, kur do të kërkojmë me qirinj rrugëve, Njeriun ! Beni, XY, komshiu dhe ti vetë, shí si tek sëmundjet, shfaqni të njëjtat simptoma, por keni dhimbje të ndryshme. Ky sistem social prodhon plagë të tmerrshme, disa mbi sipërfaqje, të tjera më të thella, më të fshehta, ashtu siç dikur ngërdheshej nga dhimbja fytyra juaj presor Ermali pas supit të kryeministrit. Se të përdoresh nga regjimi e të të flakin tutje pa u bërë «divë ekranesh», oh, dhemb vlla!

Presor Ermali, i dominuar brenda hierarkisë së tij, mediokër brenda rrethit shkencor, ka dhënë dorëheqjen nga shoqëria, ka humbur çdo ndjenjë solidariteti për të ngjashmit, nuk do të kontribuojë me taksa për shtetin social, në sytë e presor Ermalit as qytetari nuk është më qytetar, jo! është vetëm një klient ! Mizerja e reflektimit kritik kapet pas barishteve të mizerjes së pushtetit për të dalë nga llumi, por pa një rikthim refleksiv, pa e filluar analizën tek vetja, ah, as paratë nuk kanë për të të nxjerrë kurrë në dritë, presor Ermali.

Shkrimin e Ermal Hasimjes me titull «Alkimia e mediokritetit» mund ta lexoni në rubrikën tonë «Op-ed Article»

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Une shkrimin e Ermalit e lexova si nje hakmarrje e vonuar  "me gjakt te ftohte" e çunit te mamit qe ishte i detyruar te kaloje famijerine e tij mbi libra, ndaj "kopukut te lagjes", Hakelberri Finit moskokeçares qe e shijon femijerine e tij pa vrare mendjen per çfare i sjell e nesermja. Vihet re nje frustracion i çliruar i "çunit te mamit", i privuar prej lodrave e zbavitjeve femijerore, ne funksion te karrieres.

Une mendoj se ky shkrim eshte pasqyre e derexhese ku eshte katandisur klasa intelektuale shqiptare: Ne doca neurotike hakmarres, arriviste qe edhe kur shkruajne kujtimet genjejne, per te injektuar ne publik dogmat e tyre. Shifni per ilustrim debatin e Kadarese me Neg-mijen: A nuk te kujton kjo zenkat e plakaruqeve xheloze te rrjedhura nga trute e kokes, qe per hiçasgje jane gati ti vene flaken komshiut?

Te tilla shkrime  e debate une i lexoj si  shenja te putrefactio's ku vegjeton sot elita shqiptare. Fakti qe ne kete vortex hakmarrjesh e fyerjesh personale perfshihen shkrimtare te medhenj e pedagoge universitetesh e ben situaten edhe me alarmante..

Submitted by Zapbone (not verified) on

Agon Neka! I mrekullueshem, fantastik, toksor i gjithi me kembe ne toke, dhe une te perkulem me rrespekt. Faliminderit se me nxorre shpirtin ne drite dhe peshtymat e monitorit te ketij bicimi qe sa here shkruan „presor ermali“ une e lexoja Presor Kali. Ky Presor Kali me ngrit tensionin deri ne reagimin e peshtymes. Thesari me i madh i njeriut eshte truri, eshte gjuha dhe me ane te gjuhes ne jo vetem pikturojme realitetin qe na rrethon po dhe skicojme deri ne detaje duke tradhtuar vetveten; kush jemi ne. Dhe ermal Kalin e tradhton subkoshienca, e tradhton cinizmi dhe mos dashuria duke e fshehur gjuhen e tij helmuese me “intelektin“ e profesor Kalit, Lexo ermalit. Te puthsha doren Agon Neka qe me hoqe smogun e qelbsines me flladin tend.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ce pickoi kete qe ka shkruar kete esene qe ben si i revoltuar. Ketu jetojme, njohim njeri tjetrin. shkrimi i ermal hasimes eshte realist. Ne nje pike nuk jam dakord une me te. Shume nga ata qe pershkruan ai nuk jane deshtake jo,. ata u bene bisnesmene, kontrabandiste, e seksere ultra te sukseshem, se nuk investuan ne libra e fletore po si ta kishin mire me te fortin e lagjes e te parin e partise.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk mund te thuhen te gjitha ne nje shkrim. Kendveshtrimi i Ermalit kete here eshte i vecante dhe ne fakt preket ne bisedat me miq por nuk na pelqen ta shohim te shkruar. Sa here themi me admirim bravo kur shohim ecurine e dikujt te cilin e cmojme dhe ja dime vlerat, po ashtu sa here shprehemi per vetveten (popullin shqiptar) se kane pasur te drejt qe nga Konica me shoke qe e quanin dembel (ne pergjithesi) nje dembelizem i trasheguar nga perandoria ne renie turke? Sa  shembuj te jeteses ne varferi, por ne dinjitet, kemi permendur gjithnje te cilat jane perballur kur te vuajturit  kane  qene nikoqire te mire?   Realitetin e njohim dhe  e pranojme apo jo  si te tille ose mundohemi ta perligjim ,  me papunesine, garen jo te ndershme, shanset jo te barabarta, korrupsionin, mitmarrjen etj. qe nuk kam qellim ti rendit te gjitha, dhe duket se karta e realitetit tundet vetem atehere kur duam ti kundervihemi pales tjeter politike. Por ky i Ermalit eshte nje kendveshtrim tjeter,   kemi te bejme edhe me nje shtrese qe pavaresisht te ardhurave minimale jetesen e tyre mundohen ta bejne ne dinjitet, kjo fale nje sensi te trasheguar apo mesuar te nje mireqeverisje te te ardhurave te tyre, te perpjekjeve per nje jete normale edhe atehere kur burimet e jeteses do te ishin me te kufizuara duke kursyer atehere kur te tepronte dicka, te nje mirembajtje te perditshme e te vazhdueshme te gjerave qe posedojne duke ua zgjatur jeten atyre, apo duke ditur te vleresojne e te vendosin nje hierarki ne objektivat apo qellimet e tyre, per ta shkolluar femijen deri aty ku mundet realisht por ne fund te fundit per tu bere nje zanatci i mire. Ky do te ishte nje ilustrim i mire i shprehjes, me mire te dish se te kesh.

Mesa di une, pavaresisht se nuk na pelqen te shkruajme ne kete menyre ne baze te ketij sensi dikur karakterizonim midis nesh se shqiperia juglindore jetonte mire se ajo perendimore dhe ne pergjithesi jugu me mire se veriu e jo vetem per shkak te kushteve natyrore apo shkaqeve te tjera por edhe per shkak te ketij "sensi te nikoqirepjes" qe sic dukej ishte me i vjeter dhe trashegohej prej vitesh ne viset e para, pavaresisht se me gjuhen perkeqesuese cilesoheshin edhe kurnaci.

Ne kemi nevoje te behemi me nikoqire, me punetore, me te paster, me te nxene, pasi sa me te tille te jemi vete, aq me shume do te kerkojme nga shteti qe te behet edhe ai me nikoqir me te ardhurat qe nxjerr nga ne, te krijoje mundesine e me shume vende pune etj. Ne kemi nevoje te mesohemi qe nuk duhet te kerkojme gjithcka nga shteti, ashtu sic prisnin ne nje qytetin tone gjate bores se madhe, te vinin tu pastronin boren nga oborri i shtepise, megjitese ishin te papune dhe rrinin gjithe diten ne shtepi.....

Submitted by Chaos Theorist (not verified) on

Hasimja eshte rrit me urrejtjen per Benin,ate Benin qe i rreh te gjithe,qe ha buke me recel,rri kembezbathur e pa kanotiere,ngjitet pemeve,ben shurren me larg se te gjithe,simpatia qe kane per te vajzat e klases..,kjo eshte ndrydhje e nje femijerie gjasmake,pa liri e mundesine me te vogel qe te njoh Qenien! Ndrydhje qe kapercen ne urrejtje ideologjike te ndertuar si virtyt subjektiv!

Tipik i atyre qe eshte rrit ne maksimen familjare: 'me i pari nder te gjithe,me i mire nder te gjithe,me i mire se ai pabuksi,ky zhulsi,ata te degjenerumit..,shkurt,i rrit me nepsin e superiorit per te mos nxjerr ne pah ate lakuriqesine inferioritetit te skajshem.

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Kjo eshte nje histori bajate e "djalit te mire " ERMAL dhe "djalit te keq" BEN sipas nje kendevshtrimi semplicist e amerikan WASP.

Nje shkrim i tille mbi mediokritetin per mua ne fakt ngelet per fat te keq ne nivelet e mediokritetit e fallsitetit e manipulimit.

Mund ta lexoni nje tregim te mrekullueshem te Mark Twain lidhur me kete ceshtje/dileme qe per dreq Hasimja na e deformon pastaj sipas kendveshtrimit te tij (e ngjashme kjo me perrallen amerikane per presidentin Washington kur ishte djale I vogel qe duke bere gjithcka mire e duke punuar e djersitur shume gjate jetes se tij do te arrinte "lart e me lart"). Pra sipas narratives  se Hasimjes djalit te mire i takojne te gjithe te mirat qe te fal zoti pasi ke ndjekur rrugen e drejte qe ka treguar ai (apo qe ta kane mesuar prinderit e devotshem).  Sa me fat qe eshte Ermali. Por nuk mund te thuash te njejten gje per te mjerin Ben qe gjerat I shkojne keq e me keq ne jete dhe qe sipas Ermalit nuk e kupton se ai vete eshte fajtori per jetene tij pa vlere (e mediokre) dhe qe fajeson te tjeret (perfshire edhe borgjezn Ermal) per mizerjene tij.

Kjo ne thelb eshte Endrra Amerikane dhe padyshim nje koncept tejet simplicist e arrogant per jeten.

Megjithese ne princip jam dakort me autorin qe ne shqiperine tone te dashur mediokriteti eshte ulur kembekryq dhe ka okupuar cdo qelize te shoqerise sone:

- duke filluar se pari nga shkollat tona publike te shkaterruara e te devijuara ne funksionin e tyre dhe demoralizuar ne produktin qe krijojne, (spo permend ketu ato private pasi …UBUBUBUBU !!!!!!!– por ermali mund te jape me shume “isnight” lidhur me kete)

-qofte ne shtypin dhe median televizive mediokre ku shikon pacavure dhe felliqesira pa fund a pa mase cdo dite e nate (pothuaj cdo gazete, reviste apo ne eter e online)...

-qofte (dhe kryesisht)e nga ajo qe dikur quhej "Inteligjencje e partise", e  qe ashtu si dje edhe sot ishte sherbetorja me e ndyre dhe lepiresja me e devotshme e b.... se "Udheheqjes" dhe regjimit (shikoni edhe Shkrimtarin e Madh sesa i devotshem ka qene si sherbetor i Enverit, Nexhmije dhe partise), ...

-duke vazhduar pastaj me ate mediokritetin total, te felliqur e kudondodhur ne ata qe ne vete i zgjedhim qe te na perfaqesojne e na “govenrojne”...

Une nuk e shoh mediokritetin tek nje individ i pashkolluar e i paedukuar si "Beni" qe ne fakt duhet pare me teper si nje viktime e cdolloj sistemi qe ka deshtuar pikerisht per ti krijuar atij po ata kushte elementare fillestare per te nisur garen e ndershme te jetes ashtu sic pretendon qe i ka pasur edhe djali i mire Ermal.

Po te merremi me ate qe shkruan Ermali,  ai thote qe Beni nuk kishte je strukture normale familjare, dhe padyshim duhet te kete pasur edhe veshtiresi te tjere te mesimit dhe sjelljes qe padyshim as nuk jane njojhur apo diagnosikuar dhe ca me pak te merreshin ne konsiderate apo te trajtoheshin me kohe. Megjitheate edhe sikur te trajtohej ne menyre shembullore Beni "i keq" mund te perfundonte pak a shume aty ku eshte sot - pra duke u perpjekur sic thote edhe Ermali per te mbijetuar. Kudo ne bote njrez te tille perkrahen (u behet sevap) por Jo ne Shqiperi dhe Ermali me arrogance I thote  Benit - qe  ti dhe vetem ti je fajtor per mizerjen qe I ke sjelle vetes sate (kur nuk shkoje ne shkolle apo nuk mesoje apo lexoje po aq mire se edhe Une Ermali trim)…

Historia e kozalitetit te mizerjes dhe fateve te njerezve nuk eshte shpikur nga Ermali, ai thjesht edhe vetem perpiqet te na e thote ketu sipas kokes se tij

Por ne fakt ne nje shoqeri te padrejte kushdo qe ka probleme apo halle do te kerkonte me te drejte qe hallet e tij te zgjidhte ky pushte apo regjim i padrejte - Beni madje ka bere nje identifikim te drejte sipas meje - ai e ka identifikuar Ermalin jo si djalin e mire por si pjese te ketij sistemi te padrejte vlerash e regjimi te dhunshem e grabites

- Kjo jo vetem pasi Ermali i ka sherbyer ketij regjimi ne te shkuaren apo edhe i vazhdon te sherbej  status-quos  MEDIOKRE qe na merr frymen cdo dakike,  me daljet e tij neper media. Por gjithashtu pasi Ermal Hasimja eshte ne fakt pjese e ketij sistemi te zvetenuar vlerash dhe amoraliteti edhe ne nje aspket tjeter, - duke qene vete ai pronar i nje shkolle private, pra apriori prokrijues mediokriteti.

Po ta vini re kritika e tij per universitetet private ndalet tek mosha 18 - 22, pra nuk ben fjale per femije nen 18 vjecare, qe Ermali ka marre periper edukoje (pra pasi kane mbarruar shkollen e tij te mesme private). Me fjale te tjera gjerat qe permend tangjencialisht Ermali ketu lidhur me arsimimin e te rinjve shqiptar ka te bej me prishjen e tyre pasi mbarojne shkollen e tij dhe vetem (apo kryesisht) ne Universitetet private apo shteterore - aty fillon mediokriteti sipas Hasimjes dhe padyshim tek Beni i gjore qe ska pase nje familjete kujdesshme si Hasimja dhe nuk eshte shkolluar si Ermali apo XY.

Kjo per mua eshte travesty dhe manipulim (apo ndoshta nje shkarrje e autorit dhe qendrim tejet cinik). Pra fajin na e paskan te varferit, viktimat dhe te pashkolluarit. Une do te isha dakort qe shoqerise sone i vine shume te keqija nga te pashkolluarit dhe injorantet qe na qeverisin apo qe na japin mend si analiste, e "ekspert" te cdo fushe.

Per mua ska asgje te paligjshme te pasurit te nje investimi privat po biznesi dhe shqiperise i duhen edhe shkollat private (plotesisht te monitoruara ne sensin profesional, etik e financiar dhe te certifikuara per ate qe bejne) por te gjithe e dijme se kush ka hapur shkolla private te pakten ne keto 7-8 vjete. Une nuk po i hyj asaj se ku i ka gjetur Ermali i ri financimet per te marre me qera apo blere ndertesen ku ai ka hapur shkollen apo gjithe investimet e tjere per nje shkolle reale/ normale (te gjithe e dijme qe ne Shqiperi mund te hapesh shkolle edh ne nje ahur po te duahs, nese je pjese e regjimit. Nje pjese e mire e tyre jane si ahure “anyway” edhe pse jane shumekateshe dhe mbushur me luks). Une mund te them se Ermali madje as nuk i sherben ketij regjimi tashme (dihet qe ka qene  keshilltar i Berishes ne te shkuaren e afert/larget?? - e shikoni pse Beni mendon se Ermali mund tja zgjidhe hallin apo problemin e tij).

Por per mua problemi qendron qe qofte edhe me kete shkrim, edhe me qendrimet qe ka mbajtur ne keto vite Ermali (dhe te ngjashem si ai – fjala vjen CILI i UET) i sherben ketij lloj sistemi te shemtuar antivlerash qe kemi krijuar ku Ermali eshte madje nje nga protagonistet, ndoshta jo me tipiku. Ai i sherben kesajlloj travestie qe ekziston ne shqiperi ku perfituesit nga sistemi behen edhe moralistet e asaj qe gjoja shkoka keq ne kete sistem dhe ne pergjithesi ne shoqerine shqiptare -

Me fjale te tjera - a nuk eshte (apo ka qene) vete Ermali "Presor" ne Universitetet private qe permend vete dhe qe kane krijuar ate lume te qelbur gjysem injorantesh dhe mediokrish te pacip qe do i marrin frymen e dhe me tej administrates se pjerdhur Shqiptare dhe qe neser madje do te na qeverisin apo do ti japin mend edhe vete Ermal Presorit.

Pa dashur te fyej kerkend,  por vete ermali me moshen e tij te re, duhet ta kete kuptuar qe inteligjenca dhe leximet e studimet auto didakte nuk te bejne apriori Profesor apo ekspert te ceshtjeve filozofike apo sociale/politike. Mos te harrojme se edhe Henry Cili mendon se eshte filozof i mbaruar apo Ylli Pango psikologu me i madh i trojave shqiptare.

Ne perfundim,  jam dakort me titullin dhe ceshtjen e mediokritetit qe ka mberthyer vendin tim, por me duket mjaft e thjeshtezuar dhe hilacake te marrurit me viktimat dhe jo me thelbin e problemit. Shkrimi i Hatibit para ca ditesh e trajtonte kete ceshtje me mjaft sqime dhe merrej per mua pikerisht per ate mesymje te pandalshme te zgjyres dhe prapambetjes neper qytetet tona dhe katandisja e tyre ne fshatra te qelbur, te paforme dhe paestetike.

Ermali do te bente mire ti ofronte dicka Benit te shkrete qofte edhe ca nga paret qe u merr prinderve per ti ndritur femijet e tyre - snoberia dh arroganca qe Ermali tregon per njerez te tille, studentet e tij eshte keqardhese por edhe nje simptome e shmetuar e Inteligjencjes se re e mediokre qe eshte krijuar rishtasi ne keto 20 vjete (nen shembullin dhe imazhin e Inteligjencjes se Dulles padyshim).

Submitted by Bamba (not verified) on

Ah Joooooo !  Ne kohen e PPSH -se kur behej fjale per cunat e "mire" dhe te urte qe ndiqnin mesimet dhe dijen e servirur nga shkolla (sigurisht qe eshte shume e rendesi9shme , por po aq e rendeasishme eshte dija embledhur nga shkolla e jetes ) , prape se prape nje pjese te ketyre njerezve i shikonim si pjese e jetes dhe ne rastet e talenteve integroheshin ne perspektivat e jetes ! Ketu mundem   te permend Vace Zelen apo kadri Roshin dhe shume te tjere te piketuar fillimisht si talente e me pas si artiste gjigande !

Detyra e kesa shoqerie Hasimjote , nuk eshte thejshte te promovoje Hasimjen ! Kete do ta beje se ka porosi nga forca madhore (sigirisht antishqiptare ) , por kjo shoqeri ka detyre te promovoje edhe Vacet maje pemeve te Lushnjes , apo Kadri Roshet ne ndermarrje , sepse eshte shoqeri e konkurrences se lire ! Popullit shqiptar i duhen vjelur te gjitha energjite , dhe kush ka energji te jape duhet promovuar dhe hapur rruga ! Por hasimjet dhe cdo vegel antishqiptare  nuk te lejon ! Kjo do te thote te clirohet cdo energji shqiptare dhe zhvillim i paparashikueshem i ketyre trojeve ! Prandaj gjenden Hasimjet dhe lloj e lloj injorantesh apo te shiturish qe fillojne dhe predikojne se ata jane e verteta !

Jo Hasimja ! Ka rregulla mbi bazen e te cilave kokunrrohet ! Qe eshte e mira e vendit dhe produkti gjithpershires qe ti sjell ne shoqeri ! Ky eshte kriteri ! Mbi bazenm e ketij kriteri shoqeria duhet te prompovoje vlerat ! Ne rast se je nje peme qe vetem per vete kokra leshon ! Atehere te rrofshio9n kokrrat , mbaji per vehte dhe mos u riprodhofsh here tjeter ! Shoqeria njerezore eshte nje dhe e pandare ! Po e gjete vehten ne kete galaktike ne rregull po nuk e gjete vehten , mireupafshim !

Ndersa kategoria Hasimja , nuk investohen nga zotesia e tyre ! Ata investohen nga shitja e gjysherve te tyre ! Pra nga veprat kunder shoqerise shqiptare ! Kakerdhiat Zoti Hasimja shko e beji ne kotecin tend dhe jo ne trojet shqiptare !

Submitted by Anonim (not verified) on

Agon Neka, nuk te kam lexuar asnje shkrim tendin ne te perditshmet shqiptare (te Shqipnis) ndoshta boton ne Kosove, por ky shkrim i yti eshte nje "perle" e publicistikes shqiptare apo quajeni si te doni e mendimit filozofiko-politik, deri me sot. Po me vjen mire qe me ne fund mendje te ndritura te ketij kombi po marrin kurajon te shkruajne dhe tjua perplasin fytyres ketyre pacavureve te tipit Hasimja, Cili, Nurellari....e ndonje tjeter "neolibi", ate vetekenaqesine e arrivistit. Nuk pres ndonje reagim apo replike nga Hasimja, por e di me siguri qe diku do dali ndonje anonim, qe te peshtyje mbi shkrimin tend duke perdorur tezat e njohura komuniste (nuk merremi me argumentin por me personin).

Agon vazhdo keshtu.....ketij kombi i duhet te shikoje veten ne pasqyre dhe shkrimi juaj eshte nje pasqyre reale qe ilustron se tek ne akoma nuk vdekur "indi"social i shoqerise. Me ne fund "Beni" po zgjohet e po fillon "te eci vete".

Mirepres shkrimet te tjera Agon te kesaj lemie, qe po e levron aq mjeshterisht.

RESPEKTE......

Submitted by Klani_Nates (not verified) on

Ore ju anonimet dhe te tjeret qe keni komentuar mbi keto shkrime, akoma se keni kuptuar ju qe gjithmone ka nje virus dhe antivirus ose teze dhe antiteze. Ermali shkroi dhe botoi nje teze, e cila brenda 24 oreve u kundershtua nga antiteza. Per mua eshte disi e cuditshme se si ka mundesi qe nje mendim dhe opinion i tille eshte shkruajtur brenda 24 oreve. Me shpjegoni pak, autori e ka marre dhe lexuar tezen me date 23.09.2012, oren nuk e di, ja po themi nga mengjesi. Pasi e ka lexuar eshte ulur menjehere dhe ka filluar ta shkruaj dhe te gjithe ate mendim filozofo-politik e ka shkruajtur brenda dites, sikur te mos kishte asnje gje tjeter per te bere, dhe  e ka shperndare brenda dates 23/09/2012 per tu botuar me date 24/09/2012. Nga sa di une, sot si virusi dhe antivirusi dalin nga i njejti laborator dalin, besoj shume se edhe teza bashke me antitezen nga i njejti laborator dalin, por na shfaqen ne forma te ndryshme.

Submitted by Klesti (not verified) on

Për mendimin tim, kjo replikë devijon nga tema e artikullit të Ermalit. Replika hap një debat ideologjik, fundi i të cilit është thuajse i ditur: dy palë që kanë zgjedhur të përqafojnë një ideologji të caktuar dhe që i shohin gjërat nga këndvështrime të ndryshme.

Për fat të keq, më duhet të pranoj që në shoqërinë e sotme shqiptare mediokriteti vërtet mbizotëron. Për shumë probleme zgjidhja më e thjeshtë është fajësimi i politikës dhe shtetit, një zgjidhje qartësisht qaramane, me mungesë energjie dhe deri diku e pashpresë. Faji i kësaj mund të jenë një sërë faktorësh që pa dyshim nuk përjashtojne dhe politikanët apo tranzicionin e gjatë 20 vjeçar. Nuk përjashtohet mbase dhe që një pjesë e këtij dembelizmi është trashëguar nga sistemi i kaluar, ku fati i secilit ishte pak a shumë i qartë pavarësisht rrugës të zgjedhur në jetë (shkollim apo jo).

Në shoqërinë që jetojmë, jemi dëshmitarë të njerëzve mediokër që listojnë si arritje pikërisht arritjet e tyre pa punë këmbëngulëse, por të bazuara në rreshtime militanteske politike apo aftësi personale që skanë lidhje me bagazhin intelektual dhe jetësor. Janë pikërisht këta, që demotivojnë studentët të luftojnë fort për ta merituar diplomën që do marrin në fund të studimeve, që i fokusojnë ata në marrjen e një "kartoni" dhe jo shtimin e njohurive akademike dhe profesionale. Kjo pasqyrohet më tej në pothuajse të gjitha hallkat e shoqërisë.

Duhet ngritur një zë i fortë kundër këtij realiteti të dukshëm mediokër, dhe nuk është aspak vendi  për viktimizime apo lartësime të bazuara në shtresa sociale të përkufizuara nga ideologji të caktuara.

Submitted by Sibora (not verified) on

Une e lexova shkrimin e Hasimja-s pas kesaj pergjigje/replike, dhe me duket sikur shkrimi i mesiperm e fragmentalizon dhe e nxjerr teresisht jashte kontekstit subjektin e shtjelluar nga Hasimja. E pergezoj Z. Neka per aftesite e tij shkruese, jane me te vertete impresionuese. Por nuk eshte aspak e ndershme t'i vendosesh te tilla aftesi ne keqperdorimin e mesazhit qe Hasimja kish dashur te percillte ne shkrimin e tij.

Une jam pjesetare e ketij komuniteti, paguaj edhe taksa, edhe me vjen keq kur shoh njerez te rropaten pa gjetur pune, e qe jetojne ne skamje. Dhe Hasimja nuk kritikon kete shtrese te shoqerise, perkundrazi e perjashton qartazi nga objekti i tij.

Si pjesetare e ketij komuniteti, une e para refuzoj te ngre gishtin e vogel per te ndihmuar njerez qe nuk kane sensin minimal civil,  nuk ndermarrin as iniciativen me te vogel per t'u shkolluar, per te respektuar njerezit perreth dhe mjedisin ku jetojne. Pse qeveria ia ka fajin njeriut qe peshtyn dhe tallet me sistemin edukativ, mesuesit, shoqerine, librat dhe mundesite e vetme te edukimit qe i jepen?  Le te fokusohemi me shume te ky problem dhe te zgjidhim apatine qe ka kapluar shoqerine shqiptare, e qe fatkeqesisht eshte kthyer ne standard. Eshte ky burimi i se keqes...

Submitted by ish studet i ermalit (not verified) on

keti shkrimi sdo ti hiqja as nje presje... I ka thene Ermalit dhe te tjereve ate qe meritojne. BRAVO!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.