Ndikimi i aksidenteve në të cilat alkoli ka qenë faktor, sa 1/3 e rritjes vjetore të PBB shqiptare

Në një studim që kam kryer me kolegët e mi të Pacific Institute for Research and Evaluation, për herë të parë kemi matur ndikimin që kanë në ekonominë amerikane aksidentet në të cilat ka qenë faktor alkoli (rezultatet e studimit do të publikohen në numrin e rradhës së revistës shkencore Injury Prevention).
Në vitin 2010, 12% e njerzve të përfshirë në aksidente automobilistike në SHBA ishin në të tilla ku alkoli ishte faktor. Në vitin 1986 kjo përqindje ishte 24%. Ky përgjysmim i aksidenteve ku alkoli ishte faktor ka patur një ndikim pozitiv në ekonominë amerikane. Prodhimi i përgjithshëm kombëtar në vitin 2010 ishte 20 miliard dollar më i madh si rezultat i këtij pakësimi, ndërsa numri i vendeve të punës ishte 215 mijë më i madh. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që përfaqëson vlerën monetare të produkteve të përfundura dhe shërbimeve të ofruara brenda një vendi, u rrit me 10 miliard dollarë, Rritja e PBB përbëhej nga 6.5 miliard dollarë paga, 1.8 miliard dollar të ardhura tatimore dhe 2.5 miliardë dollar fitime. Përfitimi vjetor nga pakësimi i aksidenteve automobilistike përbënte 5% të rritjes mesatre vjetore të PBB-së gjatë periudhës 1986-2010.
Një aksident ku përqëndrimi i alkolit në gjak ishte mbi 0.5% i kushtoi ekonomisë amerikane 0.12 vende pune. Çdo kilometër i përshkuar nën ndikimin e alkolit e uli PBB-në me 0.30 dollarë.
Për të përllogaritur shifrat e mësipërme, ne përdorëm një model ekonomik input-output, ku secila degë e nëndegë e ekonomisë amerikane ishte e përfaqësuar në bazë të tabelës së inputeve dhe outputeve që publikon Departamenti i Tregëtisë. Matjen e efekteve monetare të aksidenteve tek punëdhënësit dhe konsumatorët e bëmë me metoda të zhvilluara më parë nga grupi ynë në kuadër të studimeve të Pacific Institute for Research and Evaluation. Në efektet monetare të aksidenteve përfshihen kostot mjeksore, pagat, dëmet materiale, kostot e mjeteve dhe personelit të policisë e urgjencës, si dhe kostot juridiko-administrative.
Në Shqipëri nuk ekzistojnë të dhënat e hollësishme për të ndërtuar një model input-output si dhe për dëmet që shkaktojnë aksidentet automobilistike. Sidoqoftë një përllogaritje në vija fare të trasha mund të bëhet. Kështu, duke supozuar se 220 mijë mjetet në qarkullim kryejnë mesatarisht 10 mijë kilometra në vit, rezulton një total prej 2.2 miliardë kilometra të udhëtura. Po të shtojmë edhe kilometrat që kryejnë emigrantët gjatë pushimeve, mund të hamendësojmë se kjo shifër shkon tek 2.5 miliardë. Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, rezulton se në 40% të aksidenteve, alkoli ka qenë faktor. Pra, me afërsi, mund të thuhet se rreth 1 miliard kilometra përshkuhen nën ndikimin e alkolit. Po të aplikojmë një ndikim në PBB sa gjysma e ndikimit në SHBA (0.15 dollar për kilometër), rezulton se ndikimi negativ në PBB i aksidenteve ku alkoli është faktor i afrohet 150 milion dollarëve. Kjo shifër është sa 1/3 e rritjes vjetore të PBB-së.
Comments
Llogaritjet e Zaloshnjes per
<p>Llogaritjet e Zaloshnjes per rastin e Shqiperise jane si ajo "18 kamiona per 7 bataliona".</p>
do ishte e deshirueshme qe
<p>do ishte e deshirueshme qe zaloshnja te bente llogaritje ne vija me pak te trasha per aksidentet ne shqiperi, nqs gjen me shume te dhena. </p>
Add new comment