Në emër të popullit

Postuar në 30 Tetor, 2012 02:18
Përshtatur nga FT

Policia Shqiptare ka kërcënuar me një procedim penal pas-vdekjes Ruzhdi Prendin, mekanikun që vdiq në paraburgim. Aty po mbahej me akuzën për prishje të rendit kushtetues pas protestës kundër Kryeministrit të vendit. Të afërmit e tij u këshilluan se kjo mund të mënjanohet nëse ata ndalojnë kërkesat publike për të gjetur  ata që jane përgjegjës për vdekjen e mekanikut si dhe demaskojnë partinë opozitare.  Madje, u është ofruar nga Shteti, me zemërgjerësi, punësim dhe shkollim për fëmijët e ngelur jetim.

NJË JAVË MË VONË
Gjërat s’kanë filluar mirë në gjykatën e Tiranës këtë mëngjes. Gjykatësi e piu kafen nxitimthi dhe pa përshendetur njeri hyri në gjykatë. Sa herë që vinin urdhra nga lartë, si për dreq, vinin gazetarë në sallë e  – larg qoftë, sot – ndonjëherë edhe ambasadorë. “Thua sikur lozim teatro këtu”- mendoi ai.
Një shije e hidhur ndihej në sallën e mërzitshme. Lart në stol, gjykatësi po tregonte shenja irritimi. Ai i merrte rregullat shumë seriozisht dhe i akuzuari dukej qartë se po tallej me procedurat, duke qenë i vdekur.
Gjykatësi  ishte në përgjithësi një njeri i mire, por ai s’kishte simpati për njerez që kishin vdekur, kur duhej të paraqiteshin në gjykatë. Ai po mendohej ti jepte një dënim të rëndë, që të shërbente si një paralajmërim për të tjerët , që të mos vdesin kur i presin akuza serioze.
Më keq akoma, i dënuari nuk ishte vetëm i vdekur, ai kishte refuzuar të ishte i pranishëm. Shumë keq të procedohesh kur ke vdekur; e pafalshme të mos shkosh fare për dëgjimin. Pas hekurave të të akuzuarve qëndronin dy roje në secilin krah të një karrigeje bosh, në rast se i akuzuari përpiqej të arratisej.
Gjykatësi  pa orën. Po mendonte ta zhvarroste të pandehurin, por do vonoheshin dhe ai kishte premtuar se do të shkonte në një miting spontan pro-Kryeministrit në qendër të qytetit. Megjithatë, ai qe këshilluar të siguronte një proçes të rregullt. Çështja do ndiqej nga bota e jashtme dhe nga lart i kishin kërkuar të mos lejonte asgjë të dëmtonte reputacionin e drejtësisë shqiptare.
I akuzuari i kishte vështirësuar gjërat duke këmbëngulur që të mbronte veten duke refuzuar të vetëshpallej fajtor. Gjykatësi kishte filluar të humbiste pa-anësinë dhe të mendonte kundër tij. Akuzat kundër tij qenë padyshim serioze. Përveç akuzës për prishje të rendit kushtetues, ai kishte vdekur posaçerisht, me dhimbje të mëdha, në paraburgim, në pritje të gjyqit duke u munduar të njolloste emrin e mirë të policisë dhe zyrtarëve të palodhur.
Përsëri gjykatësi pyeti për vetëdeklarim. Prapë qetësi. A kishte harruar i akuzuari të mendohej për rrjedhojat që e prisnin nëse shpallej fajtor? Nënshtetësia e të akuzuarit mund të revokohej, ai mund të internohej, të shtyhej të qe i vdekur diku tjetër. Ndoshta i akuzuari po mendonte të vetëdeklarohej “jo i aftë” mendërisht. Kishte shumë mundësi që ai të qe stërvitur në humbje kohe nga opozita. Gjykatësi studioi të akuzuarin për idera, por gjeti fare pak për të vazhduar përderisa qyqari s’qe aty. Pasi u konsultua me dy gjyqtarët e tjerë, ai vendosi të vazhdonte me gjyqin në mungesë të të akuzuarit.
Prokurori shtjelloi evidencën sipas prokurorisë dhe thiri të pandehurin. Ai as që u mundua të mohonte se kishte qëlluar punonjësit e rendit me grushta dhe kishte hedhur baltë mbi emrin e mirë të policisë, nëpunësve taksidare etj, në një përpjekje për të mbuluar aktet e tij djallëzore.
A qe ky njeri në gjendje të drejtonte mbrojtjen e tij? Gjykatësi pa se nuk kishte mundësi zgjedhjeje. Shteti do të punësonte një avokat mbrojtës për të pandehurin. Ai vendosi për një pushim dhe kontaktoi Maliqin, një avokat që ai njihte, dhe i shpjegoi të veçantat e çështjes. Avokati pranoi ta merte çështjen përsipër me kusht që t’i mbyllnin gjërat para orës 4, sepse ai kishte për të shkuar në një miting spontan pro-Kryeministrit në Durrës.
Përderisa i akuzuari nuk qe në dhomë, avokat Maliqi thirri një shtrigë për të kontaktuar shpirtin e të akuzuarit. Dhoma u errësua dhe zyrtarët bashkuan duart. Gjithsesi, shtrigës iu desh pak kohë për të gjetur të pandehurin. Më në fund ai u shfaq. Gjykatësi e paralajmeroi se ishte i akuzuar për shumë të liga, por i pandehuri -nëpërmjet shtrigës -  kërkoi falje dhe premtoi bashkëpunim. Në fakt, shtriga informoi gjykatësit se i pandehuri donte të ndryshonte vetëdeklarimin. Ai donte të pranonte fajin dhe t’u kërkonte të falur zyrtarëve të shkelqyer që kishte njollosur.
Gjykatësi buzëqeshi dhe pranoi të dëgjonte rrethanat lehtësuese të të pandehurit. Kjo zakonisht zgjaste gjatë, por shtriga duhej të ikte herët për të marr pjesë në mitingun spontan pro-Kryeministrit  në Kombinat. Menjëherë, shtriga i tha trupit gjykues se i pandehuri nuk ofronte rrethana lehtësuese dhe se qe gati të dënohej. Gjykatësi u lehtesua. Dënimi mund të shtyhej për një ditë tjetër, por ai ndihej i predispozuar për të qënë I mëshirshëm. Integriteti i drejtësisë shqipëtare u mbrojt në mënyrë të lavdishme. Ai pa oren, ndoshta ka kohë dhe për një kafe para mitingut.

Përkthyer dhe përshtatur për ResPublica nga Ervin Gjoleka
Sipas artikullit ‘A dead man’s tale of Russian justice’ nga Robert Shrimsley – 8 Shkurt 2012 – Financial Times.

Comments

Submitted by Nikiu (not verified) on

Nje tragjikomedi koherente e sistemit tone te kalbur ne cdo aspekt. Shpresojme qe zgjedhjet e ardhshme te trazojne ujrat dhe me kete rast, fantazmat e se shkuares te prehen me se fundmi ne paqe...

Submitted by Scrutiniser (not verified) on

Duke lexuar artikullin ne original e kupton pershtatjen ekselente ne shqip. Nje epikrize e asaj se ku ndodhemi ku te gjitha institucionet jane uzurpuar dhe nuk kane mundesi te shfaqin profesionalizem, drejtesi, pavaresi, intelektualizem dhe "common sense" apo drejtesi natyrale. Urime Ervinit!

Submitted by Bardhyl (not verified) on

Nga Bardhyli

Ai ishte nga gjykatesit me te mire qe ka pare katundi i vet, para se te vinte ne Tirane. Gjykonte ceshtjet e komplikuara te ngaterresave te deleve te bashkuara te nje bariu fshati, pasi mashtrues te shumte perpiqeshin te nderronin ngjyren e bojes, damken sic i thonin, e me kete rast perrlanin ndonje koke, si pa dashje. Vecanerisht ne vitin 2011 aty rreth muajit qershor, shkelqeu, kur zbuloi mashtrimin me te madh qe ishte bere ne ato ane. Ne fund te dites baritore delet hyne ne vath, me damken ngjyre te kuqe. Sipas ngjyres, i binte qe e gjithe tufa te merrej nga z. Qeramudin, ish sekretari i partise, nje komunist i rrezikshem,  pjestar i ish Internacionales Komuniste te Leninit, antar themelues i Konare-se, shok armes i  priftit te kuq komunistit Fan Noli, antar themelues i partise Komuniste Shqiptare, mik i ngushte i Mao Ce Dunit e organizator i revolucionit kulturor kinez, teoricien e zbatues rigoroz i tufezimit te bagetive te viteve 80, e se fundi mbajtes i bustit te Enver Hoxhes nga Shkolla e Bashkuar ne drejtim te qendres te Tiranes. Ne vitet 97 e mbyll karieren e vet andej nga Vlora duke ngritur te gjithe qytetin ne kembe ne emer te luftes kunder imperializmit e socialimperializmit amerikano – sovjetik. Nuk ishte ndonje cudi e madhe per gjykatesin tone kur zbuloi se Qeramudini ishte burri i halles te Edi Rames. Deri ketu? Njoftoi qendren e urgjentisht bllokoi tufen, beri hetimet perkatese e nxorri qe i pandehuri Qeramudin nuk e kishte bere kete pune rastesisht. Pasi me grabitjen qe kishte planifikuar, produkti blegtoral ne shkalle vendi zbriste ne 5 % nga 500 % qe ishte planifikuar. Hapej krahu e ne vend qe te radhiteshim menjehere pas USA, dilnim ne vend te katert, para Frances, por pas Anglise e Gjermanise. Kjo i ra menjehere ne sy atij ministrit nevrik te financave, i cili njoftoi pa medyshje Lymin e madh te Tutit. Ky nga ana e tij pergezoi gjyketesin tone per vigjilencen e treguar, e duke dhene urdher per ndarjen e tufes te deleve ndermjet dhemb caprazeve te LSI- se, pronareve pa brek ne bythe te Republikanes e dore xhihareve te vet, pa goje, pa vesh e pa tru, dha porosi te prere qe gjykatesin ta sillnin brenda 24 oreve ne Tirane. Pas gjyqit per te cilen ben fjale artikulli, lexuam vepren e Nostradamosit, e ne kapitullin perkates pame se ky person do te kryente ne te ardhmen vepra fort te ndritura, per te cilen do te nderohej me detyren e Kryetarit te KQZ- se e me tej titullar ne Ministrine e Brendeshme, me perspektive Kryeminister ne ditet e famshme te festes te ballcamosjes. Te nesermen e ndarjes te tufes, Lymi i Tutit planifikoi nje konference shtypi me temen: Edi Rama, perfaqesues i bolshevikeve kaukazian, kunder deleve te “perendise” e  drejtesise demokratike. Rezultati dihet. Menjehere pas konferences, ne treg doli libri best seller “ Hallatet e Nastradin efendiut “.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.