Në Brazil, atje ku shteti i bën “gol” kombit

Postuar në 09 Korrik, 2014 05:09
Andrea Stefani

Në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil rrjedhojat e globalizmit po shfaqen si triumf i shtetit që sfidon kombin! Kush po luan atje, skuadrat kombëtare apo përfaqësueset e shteteve? Një pyetje që lind vetiu kur shikon se në ekipet rivale kontribuojnë lojtarë të kombësive të ndryshme dhe puna ka arritur deri aty sa dy vëllezër të luajnë në “kombëtare” të ndryshme! E pra, si mund të luajnë me ekipin e një kombi lojtarë që u përkasin kombësive të tjera, që kanë të tjerë himne, që valëvisin të tjerë flamuj?

Situata që shpaloset në Kampionatin Botëror të Futbollit shpreh qartë atë ndryshim të madh që po ndodh në sajë të globalizmit, të hapjes së shoqërive dhe shteteve, shpreh atë trazim a konfuzion që vjen nga vjetrimi i koncepteve që nuk janë në gjendje të pasqyrojnë saktë një realitet të ri. Është fjala për konceptin e kombit, i cili po konflikton gjithnjë e më hapur me realitetin e shteteve që po bëhen, në sajë të globalizimit, gjithnjë e më pak kombëtare.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) organizon Kampionatin Botëror të Futbollit, duke pretenduar se ato që luajnë janë ekipet kombëtare (national teams). Por tashmë ky është një nocion që nuk pasqyron më saktë realitetin që po shohim edhe në këtë Botëror. Sepse, sikundër konstatonte edhe Mustafa Nano në një shkrim të para disa ditëve, në Botërorin e Brazilit, që është duke u zhvilluar, janë 218 lojtarë që kanë dy pasaporta në xhep. Gjashtëdhjetë syresh e kanë franceze njërën nga pasaportat. Janë 53 ata që e kanë italiane njërën pasaportë, 53 janë ata që e kanë spanjolle, 40 gjermane etj. Pra, pa u futur në detaje, po konstatohet se skuadrat “kombëtare” janë gjithnjë e më pak kombëtare. Në “kombëtaren” amerikane gjen gjermanë, ka turq që luajnë për Gjermaninë apo “francezë që luajtën për Algjerinë, braziliani Diego Costa luajti për Spanjën, shqiptari Januzaj u federua me Belgjikën, nja 6 shqiptarë kontribuuan me sukses për Zvicrën dhe për sa u përket vëllezërve Boateng, njëri u shfaq si gjerman dhe tjetri si ganez. E çfarë ka në këto ekipe për t’i quajtur kombëtare? Thuajse asgjë. Ato janë kombëtare po aq sa është kombëtar ekipi i një klubi futbolli që blen futbollistë nga e gjithë bota.

Por situata nuk do të shfaqej kaq paradoksale nëse realitetin e ri e lexojmë me koncepte që përputhen me të dhe jo me koncepte të vjetra që nuk mund ta pasqyrojnë saktë. Për shembull, nëse në vend të kombëtareve, ekipeve përfaqësuese të kombeve, të themi se luajnë ekipet përfaqësuese të shteteve. Në këtë rast do të kishim një përputhje të konceptit me realitetin e shkaktuar nga hapja e shteteve, emigracioni dhe globalizmi, të cilit nuk i shpëton dot as futbolli. Sepse vërtet do kemi lojtarë të kombësive të ndryshme që luajnë në një ekip, por që janë edhe shtetas të të njëjtit shtet që luajnë për ekipin e futbollit të shtetit ku kanë marrë shtetësi. Pra, nuk do të kemi më ganezë që janë bërë gjermanë, gjermanë që janë bërë amerikanë, shqiptarë që janë bërë zviceranë, por ganezë që jetojnë në Gjermani, shqiptarë që jetojnë në Zvicër apo gjermanë që jetojnë në SHBA ku janë bërë qytetarë, shtetas të atyre shteteve, prandaj luajnë për ato shtete.

Për ne shqiptarët, ajo që po dua të them, bëhet më e qartë po t’i referohemi Kosovës që është shtet më vete, por që në pikëpamje kombëtare, është shqiptare. Nesër FIFA mund t’i akordojë Kosovës, dhe kjo duket nuk do vonojë, të drejtën të ketë ekipin e saj kombëtar të futbollit. Nëse do pranojmë që do kemi të bëjmë me përfaqësuesen e shtetit të Kosovës, nuk lind asnjë problem. Por nëse do të thuhet “kombëtarja” e Kosovës do kishim një problem: Kosova do konsiderohej komb më vete nga kombi shqiptar. Do të kishim kombin kosovar me ekipin e tij kombëtar.

Dukuria mund të quhet e rregullt nëse kombin e barazon me shtetin. Siç bëjnë, për shembull, francezët dhe që na duket e gabuar. Sepse të pranosh këtë tezë, do të thotë të pranosh që kombet lindin e vdesin bashkë me shtetet. Që për shembull, me ndarjen e Gjermanisë gjatë Luftës së Ftohtë, kishim dy kombe gjermane, ndërsa sot, me bashkimin, kemi një. Që sa kohë Kosova ishte nën Jugosllavinë e Titos apo Serbinë e Millosheviçit, qe pjesë e kombit shqiptar, por në momentin e shpalljes së mëvetësisë nga Serbia, u bë komb më vete edhe nga Shqipëria. Përplasje të tilla të koncepteve të vjetruara me logjikën e shëndoshë apo atë që ofron realiteti mund të gjenden plot. Prandaj, që të shmanget kjo përplasje dhe konfuzion që rrjedh prej saj, duhen ndërruar konceptet.

Globalizmi, miksimi i sportit dhe i të gjitha veprimtarive njerëzore, po nxjerrin jashtë loje si të vjetruara emërtimet e organizmave botërorë të krijuara në një kohë kur shteti komb ishte njësia bazë e makromarrëdhënieve që për këtë shkak, u quajtën edhe “ndërkombëtare”. Por ja ka ardhur një kohë që është më e saktë t’i quash ato ndërshtetërore. Është më e saktë ta quash FIFA-n Federatë Ndërshtetërore të Futbollit apo edhe OKB-në, Organizata e Shteteve të Bashkuara të Botës. Një “revolucion” në koncepte nevojën e të cilit po na e shpalos fusha e futbollit në Brazil, ku shteti pluralist dhe i hapur po sfidon racizmin dhe ksenofobinë e kombit të mbyllur.

"Shqip"

Comments

Submitted by Tani (not verified) on

Zoti Stefani, nuk dua te ofendoj me cfare shkruan mesiper por, artikulli juaj nuk ka te beje fare me konceptet e perfaqesimit te shteteve.

Ne vitin 1998, vetem dy muaj pas boterorit te Frances u ndodha ne Londer me nje sherbim pune. Nje koleg francez filloi te mburret per triumfin e Frances ne ate boteror. Une si shqiptar (dhe ne ate kohe me mendime njesoj si te Tuat ne artikull) i them se ju nuk patet ndonje merite sepse perfaqesuesja juaj nuk ishte e tera me franceze. I vrejtur mu kthye se mos ndoshta po shfaqja ndonje shenje racizmi per lojtaret me ngjyre te Frances. Por shpetimi me erdhi menjehere nga Zinedine Zidane. Jo-i thashe nuk ka te beje me ngjyren por me origjinen se nga ato vijne. Dhe miku francez pati durimin te me flase te pakten nja dy ore per integrimin e racave te ndryshme ne France, dhe ne fund me beri edhe nje shembull te thjeshte.

Me thote: Une jam francez me grua nga Uellsi. Femija me lindi ne Londer, por vendosa te shkoj te jetoj ne Shqiperi kur femija im ishte vetem dy vjec. Shkoi ne cerdhe shqiptare, ne shkolle shqip me program mesimor shqiptar. Mesoi historine e Shqiperise, kulturen e Shqiperise, u aktivizua ne klasat sportive dhe ekipet e moshave te Shqiperise, gjuhe te rrjedhshme ka Shqipen, sepse une si francez kam nje anglishte qe ai nuk e kupton. Flet gjuhen e nenes anglisht, dhe shqip. Nuk flet asnje fjale frengjisht. Sigurisht ka mbiemrin tim francez.

Dhe pyetja e tij ishte e thjeshte: Te lutem me cilen perfaqsuese duhet te luaje djali im?

Sipas llogjikes se Stefanit ai duhet te luaje me Francen. Cfare e lidh ate me Francen?

Po sipas kesaj logjike i bie qe me Shqiperine nuk duhej te luanin minoritaret greke, gollobordasit, malazezet etj. Nuk jane pak futbolliste por do te permend vetem njerin, te madhin Lefter Millo. Kam edhe emra te tjere plot, por per arsye etike nuk po i permend sepse ndoshta ofendohen, sepse kane dhene shpirtin ne fushe.

Pra zgjedhja e pare per lojtaret qe kane lindur dhe rritur ne ate vend, duhet medoemos te perfaqesojne me dinjitet ate vend, sepse jane produkt i atij investimi qe ben shteti perkates.

Ne duhet te ivenstojme fort ne sport qe lojtaret te behen ketu dhe jo gjithmone ti gjejme gati pa patur asnje merite si vend.

Dhe ne fund, krenohem me lojtare si Shaqiri, Xhaka,Berhami e Januzaj. Do te ishte alogjike qe ato ti kthenin shpinen vendit qe i dha ate mundesi formimi profesional qe kane.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mire more Andrea, po ti a je apo ben sikur je? Po i le une gjithe pallavrat per kombet dhe shtetet, por sipas kesaj qe thua ti, kombetarja e Zvicres (sado qe ajo eshte nje nga shtetet me te vjetra dhe te konsoliduara te Botes, me kufij qe nuk kane levizur as edhe nje centimeter qysh prej 700 a 800 vjetesh) nuk duhej te kish egzistuar kurre se edhe kombi zviceran sic ta ka qefi ty, nuk ka egzistuar kurre. Qysh kur u themelua si shtet Zvicra ishte tallash "kombesh". (Te kujtohet ty Tefta Cami kur kerkoi perkthyes nga Zvicerançja?).

C'te thuash pastaj per kombin e SHBA, apo per kombin Kanadez? A duhet keto te kene skuadra kombetare? Hajde more Andrea, hajde, per te te bere qejfin ty tani duhet te themi psh skuadra shteterore Kanadeze e Hokeit, apo skuadra shteterore e SHBA e Basketbollit, se dihet qe aty te gjithe ne mos te brezit te pare a te dyte, patjeter i perkasin ne origjine ndonje kombesie kushedi se cfare.

Une nuk kam dermend te te tregoj, apo aq me pak te te imponoj perse te shkruash. Ti vazhdo e shkruaj per c'te ta kete qejfi, vetem po deshe shkruaj ndonje gje te hajrit, e mos keput kesisoj fiqsh se na ben per te qeshur, pa ajo qe njeri vella luan per Ganen e tjetri per Gjermanine nuk eshte ndonje katastrofe, e po t'i nderronim konceptet, sa here ndrron modelin e flokeve Balotelli, qe luan jo per Ganen po per Italine, vaj medet nuk do te merreshin dot vesh me njeri tjetrin edhe ata qe jane te mençur, le pastaj ritardet.

Submitted by Anonim (not verified) on

keta me siper nuk e kuptojne qe jane ne nje linje me stefanin dhe nanon e sorrosit.  vajten 20 vjet propagande lodhese qe keta duan te barazojne kombin me shtetin.  kjo eshte baza e teorise sorrosiste per te mbyllur ceshtjen shqiptare ne ballkan.  sipas kesaj teorie vangjek dulja eshte shqiptar(gje te cilen ai nuk e pranon) dhe arber xhaferi eshte maqedonas.  bile edhe qendrimi i mefshet i qeverise shqiptare ndaj shqiptareve ne maqedoni e ka burimin te formimi sorrosist dhe internacionalist i te gjitha qeverive shqiptare te mbas -90-s.

po ta vesh re,dyzimin ndaj kombit e kane vendet pa identetitet kombetar,kryesisht afrikanet dhe shqiptaret,ndersa evropianet nuk luajne per asnje komb te huaj.  pra modeli i perfaqsueses shteterore ekziston vetem te ''pabuksat'' ndersa modeli i shtetit-komb tek evropianet,qe kemi aq shume qejf ti imitojme,por jo tek kjo ceshtje ama.     amerika dhe kanadaja nuk jane kombe,por popuj,sepse as territorin,as gjuhen nuk e kane te tyren.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po per Zvicren a ke ndonje vrejtje, meqe amerikanet dhe kanadezet na qenkan popuj e jo kombe. Ja ke fut pak si kot mor zoteri (a zonje). Kjo pune s'ka te beje fare as me Sorrosin, as me shqiptaret si te tille. Askush s'po thote qe Arber Xhaferri eshte maqedon, po nqs i mbushet mendja te luaje futboll per Maqedonine, nuk me duket se ka ndonje te keqe. Cave si puna juaj u eshte mbushur mendja qe shqiptare te mire jane vetem ata qe vene qeleshe, dhe po harruan ta vene ndonje dite ne koke, behen tradhetare e te shitur. Rro pak me boten, dhe po pate kohe me shpiego pak ate punen e kombit Zviceran???

Submitted by Anonim (not verified) on

ja ta shpjegoj edhe punen e zvicres meqe ben sikur nuk e di!

svicra eshte nje konferderate (qe eshte niveli me i larte i federatizmit)prej tre shtetesh qe jane ndare ne baze te kombesise. pra nje shtet si puna e jugosllavise,por me pavaresi me te larte. pra nje shtet i perbere nga 3 kombe ku secili flet gjuhen e tij .nuk ka komb zvicerian sic duket qarte.  po ke akoma paqartesi ,duku,,

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Egzakt! E dike edhe ti qe nuk ka komb zviceran (dhe une prandaj zgjodha kete shembull qe kundershton kryekeput idete e tua me qeleshe), por ka nje shtet qe quhet ZVICER dhe qe paraqet ekipin e vet perfaqesues (qe e quajme kombetare, se ndryshe si ta quanim, shteterore?!?), te perbere nga shtetas te ZVICRES, qe sic e thua edhe zotrote, nuk eshte komb, por SHTET, ku ashtu qellon qe ka edhe shtetas me prejardhje shqiptare, por ja qe jane shtetas zvicerane, pra luajne me Zvicren (Ua, sa turp!)

Pra sipas logjikes tende me qeleshe, Zvicra nuk duhet te perfaqesohet me nje ekip "kombetar", por me tre ekipe kombetare, ne fakt kater, sepse eshte edhe nje komb i katert aty qe ti nuk ia paske idene (studio pak me shume para se te hidhesh), pra me kater ekipe kombetare. Ne Shqiperi, pervec perfaqesueses shqiptare, do te duhej te kishim perfaqesuesen e minoritareve greke, maqedone, e malazeze. Ngaterrohet pak kjo pune kur vjen ke kombetarja e vlleheve dhe arixhinjve, por s'prish pune, se ata akoma nuk kane formuar federaten, haha....

Ja u duka, po pres xhevahirin e rradhes tani lidhur me kombetaren e baskeve qe do te sfidojne edhe Francen edhe Spanjen......

Submitted by Anonim (not verified) on

po pse na lodh qe te kthejme pergjigje ,kur fshati qe duket sdo kallauz!   fifa i quan ekipet ''kombetare'' sepse 95 %e shteteve evropiane jane shtete-komb. meqe paska ngelur vetem zvicra pa u shperbere ,sepse jugosllavia,cekosllovakia,ukraina sot,e maqedonia neser,e moren rrugen e atij mikut, c'te bejme, ti quajme ekipe shteterore?

edhe zvicra,mbas te ciles mbahesh si mbyturi per lesh te kokes,nuk eshte eshte nje shtet per te gjithe. eshte nje lloj be-je ,ku vetem sportet,ministrine e jashtme dhe te mbrojtjes kane te perbashket.  per momentin ,perderisa secili ben komande ne shtepi te vet dhe kane te ardhurat nga me lartat ne bote,kane perfaqsim te perbashket me boten.   ne se te ardhurat bien ne 500 e ne muaj,te jesh i sigurte qe cdo kanton do kete perfaqsuesen e tij te futbollit.

shikoni lindjen e mesme dhe afriken ku perfaqsuese shtetrore dhe jo kombetare  si jane katandisur!

evropa e mencur ka zgjedhur shtetin-komb,ndersa shtetin per gjithe ua ka lene irakut e sudanit ,te cilet po perleshen me njeri-tjetrin dhe do te perfundojne ne ndarje sipas kombesive.  apo doni modelin e libanit dhe bosnjes??

Submitted by Anonim (not verified) on

Zvicra eshte e ndare 26 "shtete"  dhe te gjithe kane te perbashket kombesine zvicerane;

pra komb zviceran ka qe ç'ke me te; sepse gjuha eshte vetem nje faktor qe ben nje komb;

po zviceranet si duket e kane kuptuar me kohe qe eshte me i rendesishem vullneti per te jetuar se bashku ne nje rrethane te caktuar historike.

pra jane nje komb me gjuhe, fe, zakone te ndryshme por kane te perbashket historine.

psh  nje zviceran qe flet gjermanisht ndihet shume me afer me nje zviceran qe flet ferngjisht sesa me nje  gjerman te vertete.

spse ndajne te njejtat vlera te njeten histori ( kane jetuar ne respekt dhe paqe)

ne yogosllavi "modeli zviceran" eshte vene me force dhe kjo ne kurriz te shqiptareve keshu qe per sorrosin ke te drejte

Submitted by Bard (not verified) on

Ka raste kur detyrohesh te shkruash edhe kur s'ke asgje per te thene, dhe kjo pergjithesisht ndodh kur shkruan qe te fitosh noj lek. Imagjino fytyren e mbufatur te Stefanit ulur perpara kompjuterit, i detyruar te shkruaje gjera e koncepte qe edhe nje nxenes i shkolles fillore i di; te rendise argumente e fraza te perseritura deri ne shkaterrim nervash; te nderkalle fakte te thartuara e te bera boze ; e vetmja qe e ngushellon disi dhe i jep kurajo per ta çuar deri ne fund kete mut shkrimi eshte honorari.

Vertet, zanati e gazetarit eshte nje zanat i veshtire.

Submitted by Tani (not verified) on

U ngaterruat keq me politike!

Pyetja eshte fare e thjeshte dhe njerezore. A kane te drejte qe futbollistet e lindur ne ato shtete te perfaqesojne po ato shtete qe i rriten dhe edukuan? Mendoj se po. Ne shqiperi keto lojtare i njohim dhe pranojme vetem kur jane lojtare te gatshem dhe te famshem. Kush i ndoqi dhe i propozoi qe nga mosha 10 vjec?

Sa per "pabuksat" e anonimit i cili besoj se eshte vete "pabuks" ne rast se ka emigruar, nuk besoj se djali i tij eshte "pabuks" ne rast se ka lidur ndonje femije andej.

Sigurisht qe Gjermanet nuk mund te vijne te luajne per kombetaren e Shqiperise sepse ne fillim duhet te emigrojne dhe te lene trashegimtare ne Shqiperi, por kjo nuk do te thote qe nuk e kane bere djemte e tyre me kombetaren amerikane.

Kot lodhemi, kur lajthit Stefani cpret nga anonimet?

Submitted by anonim (not verified) on

ti o salen ose boten shan. Qeverise i lepihesh, tani Shqiperia per ty eshte vendi i mrekullirave!

Submitted by Thjeshte dikush (not verified) on

Ju qe beni si shkencetar aty lart. Andrea Stefani nuk thote ne asnje moment qe ata nuk duhet te luajne me ekipet perfaqesuese , thjeshte nuk duhet te thirret KOMBETARE, sepse nje shqiptar nuk mund te kete kurre kombesi Ganeze .. etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.