Feti Vogli dhe minatorët

Postuar në 01 Mars, 2012 03:48
Fiqiri Xibri

Vetëm para pak ditësh opinioni shqiptar u njoh me incidentin e dy ushtarakëve shqiptarë të forcave paqeruajtëse në Afganistan, ku kapiten Feti Vogli humbi jetën. Në ditët vijuese u bëmë të gjithë dëshmitarë të një shpërthimi, sipas meje të pajustifikuar, patetizmi institucional, politik dhe mediatik.

Kapiten Feti Vogli u shpall nga Ministria e Mbrojtjes “Dëshmor i Atdheut”. Presidenti Bamir Topi u ka dhënë familjarëve të tij “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për merita të veçanta. Varrimi i bëhet tek „Varrezat e Dëshmorëve të Kombit“. Një pjesëmarrje në homazhe për t’u admiruar, që nga koka dhe figura të spikatura të shtetit dhe politikës e deri tek trojka e ambasadorëve më të shquar. Institucionet, politikanët dhe mediat lëshojnë pa doganë lloj lloj vlerësimesh superlative për të, duke e quajtur deri edhe hero!

Megjithë respektin për të rënin në krye të detyrës dhe duke i shprehur ngushwllimet më të sinqerta familjes, nuk rri dot pa thënë mendimin tim, se i gjithi ky nderim për Voglin nuk është veçse një rast për politikanët, që të bëjnë politikë, të na hiqen patriotë dhe të denjë për NATO-n.

E di se më të shumtit e politikanëve do ta injorojnë këtë qëndrim timin, ose edhe nëse do prononcohet ndokush syresh, do të më akuzojnë për herezi. Por unë megjithatë do këmbëngul, se incidenti me pasojë vdekjen e kapiten Voglit nuk përbën kurrsesi një rast të veçantë për kaq shumë pathos, pasi është thjesht një fatkeqësi ‘në punë’.

I aksidentuari me vdekje gjatë punës, kapiten Vogli nuk ka asnjë dallim nga të gjithë ata mijra minatorë, që kanë humbur jetën në punë në 50 vjet (vetëm në Bulqizë këto 3 vitet e fundit janë afro 20 minatorë të aksidentuar me vdekje). Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë (apo të tjerë shqiptarë profesionesh të rrezikshme) janë në vëndin e punës që kanë zgjedhur vetë, pa i detyruar kush (paçka se nga halli e bëjnë). Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë e kanë marrë parasysh propabilitetin e lartë të rrezikimit të jetës për punën që kanë marrë përsipër. Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë janë të gëzuar që e kanë atë vend pune, sepse ushqejnë familjet e tyre. Minatorët paguhen 18 USD dita, diçka më mirë se profesionet e tjera, ushtarakët e Natos paguhen 100 USD (50 USD po qe se heqim parapagesën e korrupsionit), pra shumë më mirë sesa minatorët.

Minatorët përveç rrezikut për jetën përballen përditë me kushte të rënda pune, që u shkaktojnë probleme me shëndetin dhe shkurtim të jetës, ushtarakët jo. Minatorët bëjnë pjesë (jo më kot) tek kategoria "A" në specifikimin e profesioneve, bashkë me pilotët dhe polombarët, ushtarakët jo. Pra minatorët duhet të ishin më të privilegjuar në paga, trajtim social, pensione etj. ndërkohë që ndodh e kundërta. Etj.

Sipas përkufizimit gjuhësor, as ushtarakët e as minatorët nuk mund të quhen dëshmorë, pasi dëshmor quhet «ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut». Si ushtarakët, si minatorët do mund të përfshiheshin në përcaktimin
përkufizues «ai që fal jetën për të mirën e popullit dhe atdheut», vetëm nëse togfjalëshin “fal jetën” do ta zevëndësonim me “humb jetën”.

Ky është një lapsus në përkufizim, mund të më thotë dikush. Jo. Këtu nuk ka kurrfarë lapsusi. Ka dy raste, kur dikush që humb jetën, e meriton emrin dëshmor. E para: - Kur dikush gjatë pjesëmarrjes së tij vullnetare në një veprimtari dhe i nxitur nga ideali i tij «vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore». E dyta: - Kur dikush, i cili paguhet për ushtrimin e një veprimtarie, gjatë së cilës në rrethana të caktuara kushtëzohet arritja e objektivit me sakrifikimin e jetës, me vetëdije të plotë dhe i nxitur nga ideali i tij «fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut».

Humbjen e jetës të të nderuarit kapiten Feti Voglit mund ta quajmë rastësi, pakujdesi, incident, aksident, pabesi apo ku di unë se çfarë akoma, por nuk arrij të shoh këtu asnjë shenjë bindëse për sakrificë, vetëmohim, princip të veçantë moral ose idealist, akt sublim ose heroik. Nuk i jap të drejtë askujt, që të ndjerin Vogli ta quaj thjesht mercenar, ngaqë ai ndodhej në një vend të huaj. Jo, sepse ai ishte aty në kuadër të NATO-s, ku ne bëjmë pjesë. Ama me plot gojën mund ta quaj atë rrogëtar.

Me këtë nuk dua t’i heq askujt të drejtën për të folur për kapiten Voglin ashtu siç e ndjen dhe siç frymëzohet, me pathos apo me superlativa. Me shpalosje respekti apo shpalosje patriotizmi. Këto janë gjëra për të cilat nuk ka etalone matëse. Po  pikërisht pse nuk ka etalone, ndodh shpesh që pas patetizmit fshihet demagogjia dhe hipokrizia.

Ngushëllime familjes! Iu prehtë shpirti në paqe!

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

Ik mer Fiqo mer palafik i Ed Rames. Goxha burre  bohesh vegel Erionesh e ktej shet mend se gjoja po te ha palla per minatoret.

Te pam ty duke recituar ne mitingjet e 21 janarit ku dhe ti dhe kantrimut me sjell sa me shum batakcij ne bulevard qe me i dal ca te vram Partis Punes se i duheshin per hall votimesh qe me i then Lulit , o Vrases.

Gjith ju qe morret pjes  ne 21 janar e kini vulosur vehten per gjithmon ne histori si maskarej e kriminela plotesisht te ndergjegjshem.

Ti e kurt kola e shum horra tjere jeni demaskuar ne sy te Popullit.

Submitted by zeneli (not verified) on

O zenel ik e merri Fahriut noj lek se kishte shit skrap sot.

Beji te fala Lulzime kurves kur te kalosh nga goca e tezes.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky është mentaliteti i shoqërisë dhe politika e shfrytëzonë në mënyrë të përkryer ja të lexoshë se çfarë thotë z Zenel nukë është e çuditshëme për ato që ndodhin dhe sa për të marë titullin HERO I POPULLIT duhet të keshë bërë diçka për këtë popull dhe sa për të ndierin i lehtë qoftë dheu dhe për dekoratat nuk e di në qoftëse ka NATO duhet ajo ti japi sepse ra në shërbimë të sajë dhe jo për nderë të kombit

Submitted by Anonim (not verified) on

Jam plotesisht dakord vetem me paragrafet e pare te shkrimit te F. Xibrit. Me pjesen tjeter aspak nuk jam dakord.

Edhe une kam pasur njerez ne miniere. Por, ushtaraku eshte ai qe nuk shkon ne front vetem per vete. Me punen dhe mundin e tij mburret vendi, sepse te gjithe mburren me futjen e Shqiperise ne NATO, ne BE, etj. Me kete mburret edhe F. Xibri. Asnje minator nuk futet ne burg po qe se refuzon detyren. Ushtaraku perfundon ne pranga po te mos shkoje atje, atje ne front. Pra, paska edhe vend ku mund te vritesh dhe me jeten tende te perfitojne te tjeret politikisht.

Te nderuar! Mos spekulloni me misionin e ushtarakut, pavaresisht nga spekullimet korruptive te viteve te fundit me kete mision, edhe te vete ushtarakeve, pavaresisht fryrjeve qe iu behen veprave, qofshin keto edhe humbje jete.

Submitted by M (not verified) on

Sigurisht si ushtarak si minator eshte nje pune, te cilen e kane zgjedhur vehte per gjithe aresyet e mundshme. Por ama solder nuk eshte pune 8-5, por eshte pune-vdekje. Shkon edhe nuk kthehesh. Edhe atdheu yne ne tregun ushtarak po perpiqet te zere nje vend modest dhe lajmi per vdekjen e Voglit ne fakt eshte nje marketing per ushtrine shqiptare, prandaj ai eshte realisht nje HERO. Perfitimi politik pastaj eshte teme tjeter.

Ciao

Submitted by Fiqiri Xibri (not verified) on

I nderuar Anonim,

1.   Shqiperine ne Nato nuk e kane futur ushtarake te caktuar dhe as ushtria shqiptare, se per ushtri qe kemi, dihet se si e kemi.

2.   Ushtaraket qe kane shkuar ne Afganistan apo gjetke nuk kane shkuar nga frika se bien ne pranga, por ngase paguhen mire. Ata kane dale me aq qejf vullnetare,  saqe japin gjysmen e rroges ryshfet per te shkuar.

3. Nese behet fjale per te shkuar ne front, per mbrojtjen e atdheut, atehere ndodhemi ne situate lufte, vepron ligji i luftes dhe jo vetem ushtaraku shkon ne pranga nese refuzon te shkoje ne front, por edhe minatori, edhe doktori, edhe deputeti etj.

4.    Ushtaraket jane mesuar qe te perkedhelen nga politika, sepse politika ose i perdor si mish per top,  ose i ka frike kur pushteti e tepron me zullume dhe tutet se mos ushtria i perze nga pushteti.

5.    Nese ushtaraket do meritonin ndonje nderim ose trajtim te veçante per shkak te profesionit te tyre, do ishin kategoria "A" bashke me pilotet, nenujesit dhe minatoret. Por jane kategoria "B" sepse keshtu e kane vendosur ata qe i kane studiuar keto pune me themel. Jepi Çezarit ate qe i takon !

Faleminderit per komentin !

Submitted by Anonim (not verified) on

Faleminderit qe i kushtuat vemendje shkrimit.

Zoti Fiqiri,

Te lutem me trego nese ke derguar njeri ne shkolle ushtarale pas vitit 1990, pastaj bisedojme. Besoj se ke zgjedhur shkolime te tjera, si p.sh. drejtesi, mjekesi, etj. Pse, thua????????????????

Faleminderit.

Submitted by fatmiri (not verified) on

Shkrimit te zotit Xibri nuk i luaj dot asgje. Edhe une e kam shprehur diku po te njejtin mendin.  Sot , per mua, eshte turp te quhesh deshmor. Po, turp se bejne deshmor cilindo qe vritet o per interesat e tij personale apo familjare dhe ata qe i sherbejne pushtetit privat dhe jo atdheut. I ndjeri Vogli  u vra nga nje police afgan se u zune me njeri tjetrin, ndoshta edhe per donje çike mall a kushedi. Kjo ishte çeshtje private. Dhe deshmori tani eshte privat. Mos ta shtyj me tutje se bie ere e keqe.

Submitted by Afrim Lala (not verified) on

O Fiqo, nuk sillet glogi  rrotull minatorve. Tani cdo gje qe ndodh ne bote do ta shohim ne lidhje me miniren e Bulqizes dhe me komandant Fiqon!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.