Dosjet e së shkuarës, po arrijnë ... te ardhmen

Kjo pune e Dosjeve eshte bere Dosje me vehte! Dosje qe eshte perdorur dhe po perdoret nga ata te cileve iu delegua pushteti pluhur-alist pas viteve '90 dhe deri sot e kesaj dite...
Natyrisht, kjo e tera eshte nje histori suksesi e komunisteve. Natyrisht, me dhimbje, eshte nje histori deshtimi e te persekutuarve, klasave te permbysyra dhe e atyre qe edhe pa qene mes ketyre te gjoreve te mbrame, e perjetuan dhunen si te ishte ushtruar edhe ndaj atyre vete...
Ata qe nuk e provuan ne shpinen e tyre diktaturen, por edhe ata qe ende nuk e kane marre vesh ç'ishte komunizmi, me sakte diktatura e proletariatit ne Shqiperi, me vetedije ose jo pak rendesi ka, vazhdojne ushtrimin e pushtetit te asaj kohe ne kushte te reja:
Ata konsiderojne Hapje Dosjesh vetem, ose ne radhe te pare, hapjen e dosjeve te individeve prej kesaj shtrese te munduar e te torturuar prej asaj kohe. Gje qe vertete do ishte po ajo dhune e dikurshme ushtruar shkoqur ne pluralizem. Ca pak individe te tjere paturpesisht te favorizuar, edhe pse ne kete rast se paku behet fjale per gjera morale, e shnderruan kete trend, hapjen e dosjeve, si hapje te letrave zyrtare, sociale apo private, gjer edhe kujtimet e veta te retushuara i kthyen ne Dosje te Vetes, kur dihet se nuk ka Dosje Diktature pa dhune brenda, pa Ministri te Brendshme, polici sekrete apo pa privacione reale...
Hapja e Dosjeve, Ligji i Kesaj Hapjeje Dosjesh, do duhej t'i ndjente e keshillonte keta fatzinj, qe dhuna i perdori per te kryer krimin e saj deri ne qelizen e shoqerise: Tashme jeni te lire, rrefeni historine tuaj, nese doni, dhe shkoni beni jeten tuaj private tani...
Hapja e Dosjeve duhet t’u kerkonte llogari atyre qe i hapen keto dosje: Na rrefeni si vepruat? Na thoni perse? Na rrefeni qe nuk keni gjak ne duart te tuaja...Na thoni, cilet moret me qafe, qe ju vete bet karriere, qe fituat mireqenie ne kohe varferie absolute, na tregoni si u bëtë te lavdishem ne kohe te krimit. Na thoni, pra, si u ngjitet lart, kur vendi e shqiptaria shkonte te poshte...
Dhe, ketyre te fundit, te privilegjuarve te verifikuar te asaj baterdie, ne kete pluralizem u duhej privuar prania ne nivelet e shtetberjes, me ligj, jo me njohje e privilegjim per sherbime te tjera te posacme...
Si mund te perkufizohet ky proces? Ka ndodhur tjeterkund, nuk ka nevoje te vrasin mendjen e te perloten ish-komunistet per t’u keqardhur per te dosjuarit. Nuk eshte e thene qe te vazhdojme te zgjenjehemi edhe me tej, edhe prej atyre qe formalisht nuk kane qene legjionare te asaj kohe gjahtaresh te individeve qe e mendonin jeten ndryshe.
Dosjet hapen duke u vene ne dispozicion, ashtu sic jane.
Mbi kete baze, secili ka mundesine te hape Gjyqin per pastrimin e te shkuares se vete. (Edhe pse mendohet se tashme e shkuara ka depertuar deri ne ditet e te sotmes, dihet, per shkak te perdorimit te dosjeve, por nuk mund te pritet qe ne dosjet e se shkuares te hyje edhe e ardhmja e shqiptareve!). Eshte ca vone, por nuk kemi per t’u rehatuar pa iu dorezuar ligjerisht kesaj "lufte te heshtur" qe, here here, behet edhe me e lige se lufta e klasave dje...
Nuk eshte aq vone sa mendohet.
Ata qe vonuan venien ne vend te drejtesise jane ende gjalle, madje ende kerkojne te mbajne e te ushtrojne pushtet, ne fusha te ndryshme, ne shtet dhe ne shoqerine civile, ne fushen e ideve dhe kultures...Kudo.
Ta merr mendja, nuk duhet kundruar si gjueti individesh, por ai qe duhet shpetuar eshte pikerisht ai, individi.
Add new comment