Diplomacia shqiptare dhe "çështjet e brendshme" të Ministrisë së Jashtme

Postuar në 12 Mars, 2013 01:26
Mustafa Nano

Nuk dihet se si ka rënë në dorë të gazetarëve letra që diplomati i karrierës Gilbert Galanxhi, ambasador i yni në SHBA, ia ka dërguar eprorit të tij në Ministrinë e Jashtme, për dijeni dhe kryeministrit të vendit, por ky është një fakt që nuk mund të zhbëhet, tanimë. Dhe shyqyr që kjo letër është bërë publike. Ndryshe, skandali (bëhet fjalë për një skandal në kuptimin e plotë të fjalës) do të mbetej akoma i fshehur.

Ngjarja ka ditë që njihet: “Galanxhi shkruan në letrën e tij (kushedi se ç’punë i është hapur, pasi i është publikuar kjo letër) se buxheti i vitit 2013 për ambasadën shqiptare në SHBA është i pamjaftueshëm, dhe se Ministria e Jashtme ka larë duart si Ponc Pilati me këtë buxhet, dhe se në njëfarë mënyre u ka thënë diplomatëve shqiptarë në Washington: këto fonde kemi; vrafshi veten atje ku jeni! Ambasadori ynë bën me dije se fondi i akorduar nuk del për të paguar shoferin e pastruesen, dhe as për të paguar qiratë (kjo punë e qirave mbetet disi e paqartë, pasi Paskal Milo kish pretendimin në një prononcim që kish bërë me këtë rast, se ndërtesa e ambasadës në SHBA është blerë para disa vitesh me shumën e 2 milionë dollarëve). Në fund, ambasadori i kërkonte në mënyrën më ironike të mundshme sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së vet, që t’i dërgonte një autorizim, ku t’i thuhej se nuk duhej të dilte më nga zyra, as nga rezidenca, pasi çdo dalje ka një kosto dhe nuk ka se ku t’i gjejë paratë për të përballuar qoftë dhe kosto të tilla minimale”.

Në këto rrethana pritej me kërshëri reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Jashtme, për ta përgënjeshtruar këtë letër, apo për të konfirmuar gjithçka është shkruar, e në të njëjtën kohë, për të dhënë shpjegimet e duhura. Por ai reagim nuk erdhi. Në vend të tij erdhën reagime të tjera, të cilat, që të gjitha ishin të formës së shock-ut. E nuk është se ata që reaguan ishin të gjithë të PS-së, gjë që do t’i bënte marifetçinjtë e propagandës së pushtetit ta skualifikonin këtë debat si një zhurmë opozitare. Besnik Mustafaj nuk është socialist. Aleksandër Sallabanda, ish-ambasador në SHBA, nuk është socialist, gjithashtu. Po kështu, Fatos Tarifa.

Pas këtyre reagimeve, si kofini pas të vjelit, erdhi më në fund dhe qëndrimi i Ministrisë së Jashtme. Por më mirë të mos kish ardhur. Ky qëndrim ishte një skandal më vete. Ishte telegrafik, me fare pak fjalë; ishte dhe arrogant, deri në kufijtë e pacipësisë. “Është çështje e brendshme financiare e Ministrisë së Jashtme, për të cilën nuk mund të japim hollësi e llogari për mediat (marrë nga ‘Vizion Plus’)”, thuhet në deklaratën që ata nxorën me këtë rast. E vini re? U besoni syve e veshëve? “Çështje e brendshme”, thonë. Ç’don të thotë “çështje e brendshme”? Ç’është ky formulim në gjuhën orwell-iane “Newspeak”? Kishim kohë që s’e kishim dëgjuar një formulim të tillë idiotik, që komunistët e Enver Hoxhës e përdornin në kontekstin e karshillëkut me fuqi të huaja. Ndërsa Edmond Panariti e përdor për t’i thënë medias së Tiranës, se “nuk ka punë të zhbirilojë atë që ndodh brenda Ministrisë së Jashtme”. Hm! Sikur në Shqipëri të kish lindur ndonjë Lëvizje e llojit të Grillos, militantët e saj do kishin shkuar me kohë e do ta kishin nxjerrë nga zyra, me shkelma bythëve, këtë ministër, tok me vartësit e tij, që paratë e akorduara për funksionimin e një ambasade na i quan një “çështje të tijën”.

Dhe nuk janë vetëm këto pará një çështje e tij, apo një çështje e tyre. Ka dhe pará të tjera, për të cilat ne në asnjë rrethanë nuk është parë e udhës të informohemi. Dhe këtu është vendi për t’i mëshuar këtij diskutimi. Është e pafalshme që qeveria shqiptare të ketë pará për t’ua dhënë me thasë ca të huajve, që në këmbim marrin përsipër t’i bëjnë maquillage fytyrës ndërkombëtare të Berishës, e të mos ketë para për të mbajtur gjallë, e me një minimum dinjiteti, ambasadën më të rëndësishme të vendit.

Ku e kam fjalën? Paratë që Panariti e boss-at e tij kanë futur në xhepat e grupeve të lobingjeve amerikane, me synimin që këto grupe t’iu hapin ndonjë derë në Washington, t’iu bëjnë të mundur ndonjë vizitë, apo në rastin më të keq, ndonjë fotografi me ndonjë zyrtar të administratës amerikane, këto pará pra janë gjithashtu “çështje e brendshme e tyre”; ndryshe, do të ishim njoftuar në rrugë zyrtare, në përgjigje të detyrimit për transparencë që duhet të ketë një qeveri normale, mbi shumat e parave që transferohen këste-këste me burim arkën e qeverisë e me destinacion numrin e llogarisë të Tony Podesta-s, të Tom Ridge-it, etj.

Meqë jemi këtu, po ju jap një info “të vockël” interesante. Në faqen web të grupit “Podesta” shkruhen qysh në krye opinione ledhatuese të të tjerëve lidhur me këtë grup dhe nga këto opinione merret vesh motoja e qëllimi i këtij grupi. Ja çfarë shkruhet, fjala vjen: “Clients are going to get a blueprint for how to succeed in official Washington”, ose: “If you want to get something done in Washington, you go to Tony Podesta”, ose: “Podesta is no flash in the pan”, etj., etj., që në një shqipe të qartë e sintetike do bënin: “Ne jemi në gjendje t’iu hapim klientëve tanë çdo derë të mundshme në Washington.

Janë me qindra mijëra dollarë të shpenzuara nga qeveria “Berisha” (për të mos folur për miliona dollarë të tjera që kanë shkuar në xhepa lobistësh, apo miqsh të tyre, në formën e investimeve publike dhënë ndonjë kompanie. Janë të gjitha pará të taksapaguesve shqiptarë, të cilat Berisha i përdor për të trukuar imazhin e tij ndërkombëtar, e për të krijuar idenë se ai është mik i Perëndimit. Dhe e bukura është se zullumet e kryera prej tij janë aq të mëdha sa edhe këto pará nuk i kanë bërë punë. Janë pará të harxhuara për një qëllim të pistë, por të çuara dëm për fatin tonë të mirë. Podesta, Ridge, Daul, Grossruck, etj., nuk ia kanë dalë të hapin dyert e kancelarive për Berishën.

Shyqyr që është kaq i marrë. Ndryshe, do na duhej të harxhonim shumë energji për t’u përballur me “mikun e ndërkombëtarëve”. Një frazë “i shpëtoi” ambasadorit amerikan, ajo mbi Berishën si burrë i madh shteti, dhe neve na u desh shumë (na ka ndihmuar dhe vetë Berisha pra, me marrëzitë e veta), që ta bindim ambasadorin Arvizu, tok me Reeker-in e tok me boss-ët e tyre në Washington, se burri i tyre i shtetit është në të vërtetë një palo burrë dhe se nuk ia vlen t’i gjenden pranë në prapësitë e tij, s’ka gjë se ai vetë ka harxhuar shumë pará që ta sigurojë këtë “asistencë”.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Galanxhiu eshte nomenklature politike (PD), prandaj M. Nano ose gabon ose ka interesa personale kur e etiketon si diplomat karriere.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Nuk e kam per koment po si nje bisede pse mi heq komentet.

edhe nje here nuk e kam per koment dhe nuk eshte nevoja ta nxjerresh.

Une e perjetoj keshtu boten time, keshtu e kam rezonancen apo aftesine per te kapur e dhene sinjalet e mia. Une jam ky qe jam, dhe jam ndermjet dy poleve, ne hije, e gati ne dualitetingravitecional te tyre, gati gati i paansham. Kjo eshte zgjedhja ime). Mua nuk me pelqejne fare frekuencat tuaja njepolshe te futura ne bunkerin partiak, po une jetoj me ta dhe pse ju mitraloni papushim. Bota keshtu eshte krijuar me dy pole, po mua po me duket se po beni loje te keqe duke hequr komentet, se nje polare vetem te rrjedhurit kane tentuar ta zbatojne. Nje polshi mbyt vetedijen dhe diversitetin , nuk po themi paralizon e denigrinon vetedijen kolektive. ( gjithmone je ankuar per komentues qe nuk jane esnofe). Njepolshi i detyron njerzit te mos marrin vendime po te jene pjese e pandergjegjshme e turmes, te jene pa indititet. Humbja e indititetit vjen e iken gjithe lezet dhe njeriu nuk e kupton qe eshte skllaveruar dhe perpara se ti veje dogane te tjerve ai ka humbur vete njerzoren. Kete ne e kemi provuar ne kurriz ne diktature, jeten me nje pol. Une nuk vij dot ne akordet e tuaja dhe muziken tuaj nuk e luaj, ashtu sic nuk e luaj dhe muziken e atyre, une luaj vetem muziken time. po dua te them qe ekstremitetet jane si gjysma te verteta dhe gjysme te vertetat e tuaja takohen me gjysme te verteta e mija dhe ndoshta bejne nje te plote.

Bunkeri brenda meje

Eshte cdo gje si ne kohe mugetire, agim i hershem apo perendim i vonshem, ku konturet shuhen e sfumohen, detaj shkrihet i papercaktuar, e materja tjetersohet e te mashtron, po vetem nje gje kane te perbashket: lehjet e rralla te qenve. Keshtu e kam jeten, ne kufirin kur je zgjuar dhe kur je fjetur, po, vetem te lehurat e qenve jane ne plan te pare, deri ne kuisje te shpirtit aq sa gjerat kane humbur ne raporte surreale; jane qente qe i kuisin agimit apo shpirti i im leh e kuis ne mugetire. E shpirtit tim i ka rene kallaji dhe oksidimi i zbythet te se gjelberes helmonjese me ka pushtuar te gjithin. E kam shikimin e mire po te ngushtesuar tamam si ne nje dritare bunkeri, E kam ajrin mbytes nga acidi i urines rreth e qark ne emer te pritjes per te mbrojtur ate qe kam arritur me padrejtesi dhe ate qe ka arritur me drejtesi, dhe jetoj vetem per te mos u gjakosur e te tjeret ti gjakos e i kam ne  shenjester, (Se ne shenjester te gjithe kemi njeri tjetrin) i qellimshem e i kobshem, gjithmone ne llogore, i mprehte e vigjelent. Here here keshtu, e here here ashtu, sipas klimes, te akullt e te ftohte, viktime i nje zjarrmnie te nxehte, te  dhunshme, percelluese e brutale e, ne kete gjendje jam ne prite, e marr ne shenje jeten nga dritarja e bunkerit tim. Kam zbritur nga lartesia e akullsia e humnerave dhe jam ne sherr me te gjithe.( Se dhe ti nga bukeri me qellon. Dhe nga bunkeri qellojme te gjithe, dhe ne bunker veme figuren e njeri tjetrit - te kundeshtarit.) Zgjohem, dhe mbas njecerek shekulli pa diktature dhe pyes veten: Ku jam!? Pse me gjakosin!? Pse gjakos!? Pse brenda meje gjakosem, e shpirti nuk me eshte pastruar, e qetesi me nuk gjej? Xurxull jam e xurxull nuk kam vetem trurin, po xurxull jam dhe ne shpirt, po muskujt i kam energjike dhe koshjenca udhehiqet nga urrejtja, e ajo triumfon, e shuan horizontin me perde te mjergullt duke nxjerre ne thek vetem urrejtjen. Koha ndryshon e koh moderne jetojme, po bota eshte po ajo  bota e bunkereve te rende te betonit. E une shoh perseri nga dritarja e bunkerit te kohes, nga plazma e kompjuterit. (Nga e njejta plazme me sheh dhe Ti) E keqja eshte kthyer ne materje brenda meje dhe urrejtjen ma sperkat ekrani. Qendroj ne dritehije, ose ngjyrosem sipas plazmes se ekranit, here i kuq e here blu, ose me sakte grafikisht: Bardh e Zi. I gjithi i gatshem, agresiv! Truri e horizonti im i cunguar e ngurtesuar, ku frika dhe zeherri, idhnia e mnia kane shqyer te gjithe akset e neuroneve dhe ku me shume se fantazme te pa definuar a te pa dukshme, ato jetojne fizikisht, te kalcifikuara, gelqerizuara, ne sirtare te shqyer nga mbingarkesa e droges se kuqe dhe e dhunes, ku dija, informacioni, organizimi mental funksionon vetem me pulte refleksioni, per te mos u be pre e trushplarjes dhe per te mos helmuar njerzoren brenda vetes. Zemra - zemra trashgimtare kjo materie muskuloze e imunizuar nga lengu hyjnor bashke me gjakun e trashur e te helmuar, pompon friken e urrejtjen, makthe e ankthe dhe prish ekulibrat ndermjet racionalitetit dhe shpirtit te helmuar duke pompuar emocione vrasese e kurre duke mposhtur friken - po duke triumfuar urrejta. Dhe loja e jetes - paqja luhet e lulzon kudo, po jo ne atdheun tim, jo  ne kraharorin tim, jo ne shpirtin tim, (ne shpirtin tend jo qe jo, se Ti je Satani i programuar i se keqes dhe une jam  njeriun e ri, krijesa shkaterruese, kriminale monumentale, oaz i  fekales,  droges e helmit me manipulues qe njihet ne historine e njerzimit. Me kete mendje te trashguar, sakatuar, gjymtuar e te plagosur, te bunkerizuar e me horizontin e trurit sa dritarja e bunkerit ku rrezja e dijes dhe se vertetes nuk arrin te ndricoje skutat e qelbesires dhe erresires te shpirtit tim dhe qelbi i kuq me ka pushtuar e helmuar  plazmen e lengun hyjnor te zotit e une helmoj e pergatis pjellen time qe te mbijetoje ne kete katrahure horrori pabesie. Ideologjia vrastare e qelbesira me kuterbon duke me dale nga syte veshet e hundet, nga poret dhe cdo brime te trupit e keshtu na del te gjithve duke deformuar ADN natyrale e horrori e krimi na duket normal dhe e trashgojme ne breza. Ne kete kaos asimetrie e papastertie te kalcifikuar, nga frengjia apo horizonti i ngushte 45 x 30 nuk mund te fryje asnje tornado apo stuhi per te fshire e pastruar fekalen e kaken e kuqe. Atomi i kuq ka pushtuar e helmuar cdo gje. Drita natyrale qe hyn ne ngushtesine e erresires se bukerizuar te shpirtit e trurit tim vetem sa lexon konturet, te keqen brenda meje te paketuar me tela me gjemba dhe une gjakos vetveten dhe jam i pa meshirshem per te tjeret. (Se i tille je dhe ti. Kush jeton me ujqerit duhet te ulerinj.) Ne ato xhepa te shpirtit ku me fanatizem e ku prej zotit ishin te pa derdhura pislliqet ideologjike, shperthimi dhe ballaqafimi me realitetin e ri shkund dhe tund duke fundosur cdo shprese e duke fituar e keqja, e duke ndyer dhe ato oaze te virgjera te trashguar me frymen kozmike te ekzistences e zotit. Valet  apo urrejtja ashtu si cunami nakatosnin cdo gje deri ne shperthim e vibrim duke dale jashte kontrolli: njeriu i ri, shteti, politika, ekzistenca, shoqeria, familja, morali, zoti, arti, seksi, seksi, seksi, prona, prona, prona, prona, pronaaaaaa, nakatosen e fermentohen duke luftuar e duke saktuar djegur e perveluar, vrare e shkaterruar njeri tjetrin, ne shoqerine e pa pregatitur te lirise. Atomet e lirise bejne termet ne shpirtin te mbushur me “burrni“ e trashgmni feudale  te sperkatur me dioksine te te gjitha kohrave e sidomos te diktatures duke krijuar nje marsh e ritem ekstreme killer, shperthyes te pakontrollueshm dhe rregulli e fryma e re ka kosto ne viktima marramendese. E uni i pameshirshem nxjerr tyten e ne prite vras te pafajshmet viktima. Dhe nga frengjia uni tjeter gjakos e palos ne epshet e urrejtjes kafsherore. Eshte uni psikopatik qe kocke nuk eshte po kockat ti thyen dhe kur je paqsor me duart ne xhepa. Bashkejetese makabre me djallin brenda bunkerit te shpirtit tim qe prodhon zeherr dhe favorizohet nga klima epidemike e virusale e stines/politikes – nenshtrim dhe frike. Dhe koha jone eshte kohe gjakatare e shkatrrimtare e shqyer e grishur e caperluar e shume genjeshtare, dhe pa dinjitet dhe me paturpesi. Shoqeri qe vrapon ethshem brenda bunkerit te nenshtrimi dhe po ethshem vret te ardhmen e saj nga frengjijt e pabesise. Nje shoqeri si e jona eshte nje shoqeri gladiatoresh qe jeton ekstazen e ringut te gjakosjesjes e vdekjes dhe diktatura eshte ajo qe na ka bere ne kete derexhe qe ne jemi. Dhe kjo eshte e pamohueshme: profilin tone agresiv dhe te dhunshem e kemi nga diktatura dhe bunkeri qe jeton e trashgohet brenda nesh. Une zgjohem, e ngado me derdhet ne tru materja e pa definuar e zgjyres dhe, llambushka e dinjitetit nuk ndizet.

Submitted by Edi (not verified) on

Asgje nuk mora vesh! Ai te lutet mos e nxirr si koment...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.