Bashkitë ku mund të fitojë opozita

Postuar në 23 Maj, 2015 11:48
Eduard Zaloshnja

Bashkitë ku ka mundësi të fitojë opozita mund të ndahen për qëllime analize në dy grupe. Në grupin e parë, futen ato në të cilat partitë aktuale të opozitës kanë marrë parvjet mbi 40% të votave dhe në të dytin, ato ku kandidati i së majtës është propozuar nga LSI-ja.

Për të parat, gjasat janë thjesht statistikore. Ndërsa për të dytat janë politike, sepse mund të ekzistojnë kontradita e hatërmbetje të nënsipërfaqshme mes drejtuesve lokalë të PS-së dhe të LSI-së.

Le të analizojmë grupin e parë të bashkive, në të cilat partitë aktuale të opozitës kanë marrë parvjet mbi 40% të votave. Ky grup kryesohet nga Tropoja (68%) e vazhdon me bashkitë e zgjeruara Has (56%), Kamëz (54%) Kukës (52%), Kurbin (52%), Klos (49%), Diber (48%), Vore (47%), Shkoder (45%), Vau Dejes (44%), Malesi e Madhe (44%), Shijak (44%), Devoll (44%), Kruje (43%), Mat (42%), Libohove (42%), Lezhe (41%), Fushe Arrez (41%) dhe Durres (41%).

Ndër këto 19 bashki të zgjeruara, partitë aktuale të opozitës kanë patur epërsi parvjet vetëm në 5 të parat. Ndërsa në Shkodër, sipas sondazhit të IPR-Marketing, kandidatja opozitare ka aktualisht epërsi 60%-40%, pavarësisht se nuk kishte epërsi parvjet. Pra, mund të thuhet se në 6 nga këto bashki, opozita e fillon fushatën zyrtare me një epërsi paraprake.  Në Durrës, ku partitë aktuale opozitare mezi e kaluan parvjet 40-përqindëshin (41%), kandidatët e fillojnë fushatën zyrtare pothuaj barazim, sipas sondazhit të IPR-Marketing (51%-49% Dako vs. Duma). Ndërsa në bashkitë Klos, Dibër e Vorë, partitë aktuale opozitare kanë qenë parvjet afër 50-përindëshit.

Duke përmbledhur, nga 19 bashkitë e sipërpërmendura, opozita ka gjasa statistikore të fitojë në 10 prej tyre (numri total i bashkive është 61).

Po me bashkitë ku garojnë kandidatë të propozuar nga LSI-ja si qëndron puna? Tri prej tyre janë analizuar më sipër (Kukës, Lezhë e Vorë). Ndërsa tri të tjera janë të rëndësishme nga pikpamja simbolike (në qoftë se i fiton opozita), sepse janë bashki të mëdha që kanë qenë vazhdimisht bastione të majta.

Bëhet fjalë për Gjirokastrën, Pogradecin dhe Beratin.  Në dy bashkitë e para kam zhvilluar sondazhe, të cilat tregojnë se pothuaj të gjithë votuesit e majtë (të PS-së, LSI-së, etj.) janë gati t'i votojnë kandidatet e propozuara nga LSI-ja. Gjë që tregon se hipoteza e fërkimeve lokale brenda të majtëve nuk është materializuar në nivelin e votuesve të thjeshtë. N.q.s votuesit e thjeshtë të majtë do ta ruajnë gadishmërinë e sotme për t’i votuar kandidatet e LSI-së pas një muaji, ato mund të fitojnë lehtësisht në këto bastione të majta.

Në Berat nuk kam zhvilluar sondazh, por fakti që partitë aktuale të mazhorancës morën 72% të votave parvjet dhe fakti që Berati është një bastion i LSI-së, është një tregues që, si në Gjirokastër e Pogradec, gjasat janë që kandidati i saj të fitojë.

Comments

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; Pollet e ketij jane si llogarite ne letren e bakallit. Ky perdor &quot;standarde&quot; qe vetem mendja e tij i &nbsp;di, ne asnje vend te botes nuk njihen te ashtuquajturat &quot;standarde&quot; te tij. Si te thuash, ky kenaq veteveten,ose me sakte masturbon me polle. E po, eshte edhe kjo nje menyre per te kuruar kotesine, depresionin mendor dhe per te mbajtur &quot;high&quot; testosteronin e servilizmit...</p>

Submitted by Te Pa Forme (not verified) on

Jane ca qenie qe nuk rrefejne natyre. Nga qe nuk kane karakter, rreken te shpallen te pa varur. Ngaqe nuk ofrojne dot argumente, sjellin opinione te te tjereve, si sillogjizma te tyre.
Po tu kerkosh mendimin e tyre, nuk e thone, sepse jane poll-iste, dmth nipa ballistesh dhe bije te dosjuarish ose komunistesh te rinj!
Besoj ne keto kahje, megjithate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.