Ajo që BSH nuk arrin apo nuk do të kuptojë

Postuar në 11 Mars, 2013 04:00
Endrit Avdullari

Sa herë që mblidhet bordi mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSh), guvernatori del me një deklaratë për mediat. BSh ka ulur normën e interesit 2.5% në pesë vitet e fundit. Krejt heshturazi dhe pa ndonjë bujë të veçantë mediatike përveç kronikës qokë e gati pa koment në lajmet e darkës, guvernatori ynë i nderuar ka dalë  plot dhjetë herë brenda kaq pak kohe për të na thënë që norma është ulur…prapë. Kjo masë merret për të kontrolluar inflacionin, pra penguar rritjen e përgjithshme të çmimeve. Këtë herë për fat nuk u ul.

Në vetvete, ulja e normës s’ka asgjë të keqe, përkundrazi, liron kreditë, rrit investimet etj. Problemi nuk qëndron aspak te ulja e normës së interesit, problemi qëndron te ulja e beftë e normës së interesit dhe te fakti që ulja nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Nga vjeshta e vitit 2008 deri në korrik 2012 Banka Qëndrore Evropiane në kulm të krizës e ka ulur normën e interesit nga 3.75 në 0.75%. Në kulm të “suksesit” dhe “rritjes ekonomike” Banka e Shqipërisë gjithashtu e uli normën e interesit nga 6.25 në 3.75%. Nga Janari i vitit 2003 kur norma ishte 8.5% kjo shifër vetëm është ulur. U deshën 10 vjet që guvernatori të pranojë në fjalën e tij se ekonomia është “poshtë potencialit”, ose troç si mos më keq, atë që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe ekonomistët e pavarur kanë vite që e thonë. Kjo mjafton për të provuar që as institucionet e shtetit nuk e besojnë më propagandën e utopisë së ekonomisë së Shqipërisë.

Problemi më i madh i një qeverie është rritja ekonomike. Një ngadalsim kaq i beftë me “frena dore” i rritjes ekonomike është i pajustifikueshëm dhe çdo qeverisje detyrohet që ta minimizojë efektin me anë të dy levave që ka në dorë: leva monetare që sipas BSh konsiston në uljen e interesit sa më shumë bie ekonomia dhe leva fiskale që nënkupton rritjen e borxhit i cili ka arritur majat për të maskuar rënien ekonomike ndërkohë ende s’e dimë ku ikin gjithë ato para se në spitale e shkolla jo e jo. Të dyja këto leva tashmë janë drejt thyerjes.

Qeveria shpëtoi nga situata (akoma dhe më) kritike nga eksportimi i energjisë në kurriz të fshatrave të përmbytur të Shkodrës shitur fqinjve me “ofertë stine” më lirë nga ç’u shitej shqiptarëve si dhe nga eksportimi i naftës që gjithashtu s’është për t’u duartrokitur pas dështimit spektakolart të ankandit të shitjes të Albpetrolit dhe vjedhjes që po na bëhet në detin Jon. Tani BSH vazhdon të ulë normën e interesit (dhe gjasat janë që do ulet sërish deri në qershor) si doktori që të jep vetëm qetësues për dhimbjet kur nuk ta gjen dot se çfarë sëmundje ke.

Ajo që BSH nuk arrin apo nuk do të kuptojë si një fëmijë nevrik kopshti që përplas këmbët kur e ndalojnë të dalë të luajë kur bie shi është që nuk ka më stimuj ekonomikë që të mund ta rimëkëmbin ekonominë sepse problemet janë politike dhe jo ekonomike. Për këtë arsye, deklarata  e guvernatorit se do nisë një paketë stimujsh me përmirësime mbi përvetësimin e kolaleralit (pra bankat ta kenë më të lehtë t’ua marrin shtëpitë dhe pronat të varfërve që nuk i paguajnë dot kreditë), masa më efikase të politikës monetare dhe makroprudencë (borxhi publik 63%, ulja e normës mbi 50% brenda 10 vitesh etj.) janë krejt boshe dhe madje ofenduese për të gjithë aktorët e tregut të cilët presin masat konkrete dhe fjalë të qarta (ose të paktën fjalë shqip, jo “makroprudencë”) për të dalë nga dëshpërimi dhe në vend të tyre marrin një tymnajë nga njerëzit në pushtet të cilët dalin para kamerave sa për të hedhur rradhën edhe këtë herë.

Po ç’mund të presësh nga një bord mbikqyrës që deklaron paradoksalisht se qeveria ka rritur me 35% defiçitin buxhetor dhe vetëm disa rradhë më poshtë shkruan “..kërkesa e ulët e qeverisë për financim…”. Mund të presësh vetëm që të ulin deri në 0 normën e interesit. Atë po, dinë ta bëjnë.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Une nuk marre vesh shume nga keto punet e bankave, por...

Ndjej dhimbje therrese per femijet qe nuk mund t'i mbrojme dot nga nje sistem qe e ndertuam vet.

Do te vije nje dite dhe do ju thone femijeve : " Kur ishe i vogel haje shume embelsira dhe tani ke detyrimin te paguash sheqerin."

Submitted by I3VI5 (not verified) on

fd, perderisa nuk kupton nga punet e bankave, perse jep nje mendim?! Eshte njesoj si te japesh mendim per nje ceshtje mjeksore (nese nuk je mjek), "Po, nga skaneri duket qarte qe ke kancer".

Shkruesi ja ka fut kot. Po kshu eshte kur bashkohen dy faktore, mungesa e integritetit profesional (politizimi i gjithckaje) dhe injoranca. Banka po ben ate per te cilen eshte krijuar te bej, stimulim te ekonomise me politika monetare. Nuk ka faj banka per paaftesine e qeverise per te stimuluar ekonomine me menyra te tjera. Perdesisa qeveria vazhdo me mentalitetin qe "ne dhe gjermania" jemi pishtaret e europes, cfar duhet te beje banka, te rrije duar kryq?!

Ne kemi sistem financiar shume te shendetshem. Dhe kjo ka ardhur per shkak se banka qendrore eshte institucioni me pak i varur politikisht ne vend (gjithsesi ka vend per permisim). Arsyeja qe politikat e saj monetare deri me sot nuk kane dhene efekt te dukshem eshte sepse nuk jan percjelle ne menyre perpjestimore tek konsumatori (biznesi), pasi bankat e nivelit te dyte nuk i kane ulur normat e interesit me te njejtin raport. Kjo sepse kredite e keqija jan rritur si rezultat i performances se dobet te bizneseve. Bizneset nga ana tjeter po performojne keq sepse dy partneret tane  kryesor ekonomik ekonomik (itali, greqi) jane ne krize te thelle, si dhe kemi nje qeveri qe jeto si Liza ne boten e cudirave.

Submitted by Albi (not verified) on

Une do thoja qe dy nga arsyet pse politika monetare ne Shqiperi ka efekt te limituar eshte se ne kemi:
a) nje ekonomi te paformalizuar teresisht, ku transaksionet nuk behen nepermjet bankave dytesore
b) euroizim dhe dollarizim te madh te ekomomise, monedha mbi te cilat banka qendrore nuk ka kontroll

Po jam dakort me ty, nqs ka institucion shqiptar me nje fije modernizmi e profesionalizmi duke filluar qe nga faqja e internetit dhe info qe gjen aty eshte BSh. E kjo nuk ka te bej fare me Fullanin se Banka morri kete rruge qe ne kohen e Canit.

Submitted by f.d. (not verified) on

O miku, i njoh mire bankat, njoh mire pavaresine dhe vartesine e tyre, njoh dhe politikat monetare...E di  cfare nuk njo ?!...Fullanin dhe keshillin mbikqyres...Ai dhe ata e kane ne dore 'qeverine, mua dhe ty' me politikat dhe ligjet e udhezimet e dhena. Vecse, kur borxhi publik rritet , ose laku ne fyt shterngohet, e para qe do jap piskamen eshte banka, e cila nuk do te mbeshtese politikat financiare qeverisese, e cila do te leshoje 'britma' qe te kuptojme se kemi rene ne delirin e hendekut te lumturise dhe jo ne hendekun e krizes qe po godet.

Persa i perket bankave te nivelit te dyte qe nuk po ulin normat e interesit e rritjen e nivelit te kreditimit, e ka fajin banka qendrore qe kur i merr ne 'apel' nuk u shkul ' veshin' a t'u jap ndonje 'shkelm bytheve' qe japin kredi pa garanci kolaterale ligjore...

E  vetmja gje e shendetshme, sipas deklaratave xhanem, eshte qe depozitat jane nje cike me te siguruara, pasi eshte vene kushti i rritjes se kapitalit dhe mostransferimi i tij, meqe i kemi te huaja, se edhe tonat u shiten sa hapen ca filiale.

Banka eshte 'shartim' i qeverise, dhe perderisa qeveria performon si Liza ne boten e cudirave, banka financon paketen financiare te saj me oferte.

Tung!

Submitted by f.d. (not verified) on

Dhe dicka, se me bere te mendohem, ti nuk ishe dakort qe 'skaneri' po na tregon se jemi ne hapat e para 'te kancerit' qe po shtrin metastazat ? (meqenese ju referove mjekut). Nuk je dakort se nje dite femijeve do ju rriten taksat per shlyerjen e borxhit produktiv qe ka rritur 'punesimin dhe nivelin ekonomik'? Nuk je dakort qe banka qendrore ka blere bono thesari te qeverise dhe pasuri te patundshme per te vaditur politikat e saj ? Nuk je dakort se ulja e interesave behet jo per shtesen e kredive biznesit por per uljen e kostos se borxhit te qeverise meqenese pjesen dermuese e ka ne monedhen vendase ? Nuk je dakort...?

Respekt per mendimet tuaja, jane tuajat sidoqofte...Megjithate, me dhemb e nesermja e femijeve te mi, nuk e di per ju nese keni femije...

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Faleminderit per pergjigjet e menduara.

Nuk jam dhe aq shume i shqetsuar per te ardhmen (kuptohet nese Berisha nuk na ben nei budallallik ne qershor). Jemi ekonomi ne zhvillim dhe sapo te rifilloi rritja ekonomike, borxhi publik do behet i menaxhueshem shume shpejt. Rritja do rifilloi qe vitin tjeter sepse a) Ka shume shanse te kemi rotacion politik ne vere, dhe thjesht rotacioni ne vetvete do sjelle optimizem tek biznesi si dhe sidomos tek konsumatori; E njejta gje ndodhi dhe kur erdhi Berisha ne 2005. b) Rama do jete i detyruar te beje disa reforma qe vitin e pare, perndryshe ta harroje mandatin pas 4 vitesh. c) Eurozona, partneri yne me i madh ekonomik, pritet te kete rritje.

Sa per ate punen e taksave te larta per femijet tane, nuk mendoj se do ishte ndonje gje e keqe. Ne fakt taksat duhet te rriten qe tani. Tatimi 10% eshte katastrofe. Shtetet europiane, me qeveri te majta dhe te djathta, jane shtete sociale sepse kane taksa te arsyeshme. Asnje sherbim nuk vjen falas.

Per mendimin tim ky do ishte nje tatim me i arsyeshem. Te gjith personat me page minimale te tatohem me 10%, pastaj:
Paga Minimale - $12,000 (ne vit) --> 15%
$12,000 - $24,000 ---> 20%
$24,000 - $48,000 ---> 25%
$48,000 - $80,000 ---> 30%
$80,000+ ---> 35%
Tatimi mbi fitimin e korporatave - 15% per sektoret e teknologjise se larte, 20% per te tjerat.

Nivelet e rrogave i mora arbitrarisht. Mendoj se eshte shume e rendesishme qe te vendoset i njejti taksim per pagat ne vlera apsolute si ne vendet europiane ne menyre qe njerezit te "ngjiten" ne nje nivel me taksa me te larta gradualisht me
rritjen e te ardhurave. Rritja e takses duhet te hyje ne fuqi automatikish sepse eshte e pamundur te rriten taksat pas 15 vitesh kur te ardhurat te jene te aferta me ato te mesatares se EU's , sepse do ishte vetvrasje politike per kedo qeveri.

Submitted by Dritani (not verified) on

Nuk e di cfare moshe ke, por nese nuk e mban mend te kujtoj qe e kishte Tosi kryeminister kete tatimin progresiv qe ke dhene ti me lart. Dhe te gjithe e dime si perfundoi, qe taksen 35% se paguante me njeri, as 10%, porpaguanin 0% ne shtet dhe gjoben ne xhepat e taksidarit. Leri qeverite e vendeve te europes ku ke qene apo ke degjuar o mik i dashur, se ketu i thone Shqiperi. Tjeter shoqeri, tjera zakone, tjeter realitet.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

O dritan, problemi i qeverise se Tosit (dhe te gjitha qeverive te tjera) nuk kane qene ligjet, por zbatimi i tyre.

Nuk ka kuptim qe nga njera ane njerezit duan ta bejne shqiperine si gjith europa, dhe nga ana tjeter kur vje puna per te ndermarre ndonje hap ne ket drejtim, thone, heme se shqiperi eshte ktu. Zhvillimi nuk do na vije nga qielli, ne jemi ata qe duhet ta kthejme ne realitet.

Nese nuk e paguan njeri 35% eshte problem zbatimi i ligjit. Por nese taksa eshte 10%, eshte problem vet ligji. Zbatimi i ligjit me kalimin e kohes permisohet, dhe eshte vet populli qe e kerkon. Ndersa sic e thash me siper eshte e pamunder per nje force politike t'ja ngreje taksat elektoratit, edhe nese do ishte gjeja e duhur per vendin, sepse eshte vetvrasje politike. Prandaj eshte me mire qe ky sistem tatimore te futet tani sa prej tij "zemerohen" vetem 1% te popullsise.

Submitted by f d (not verified) on

Bashkebisedimi ofron dhe 'gjakrat' e nxehura...Nderime e respekt per 'dialogun'.

Submitted by Albi (not verified) on

Artikull idiot!

Banka qendrore e nje vendi perpiqet te kontrolloje luhatjet e ciklit te biznesit e ti mbaj sa me prane GDP-se potenciale nepermjet sasise se parase ne treg. Nje banke qendrore nuk ka fuqi te stimuloje me shume.

Nqs problemi eshte potenciali i ulet atehere eshte ceshtje politike me te cilen duhet te merren institucione te tjera. Nqs ekonomia eshte larg potencialit dhe norma nuk eshte ne zero atehere ka mundesi te nderhyje banka qendrore. Ne momentin qe kjo norme arrin ne zero nuk jemi akoma shume te sigurte se cfare mund te beje nje banke qendrore, debati vazhdon ende e kesaj dite.

Po nuk e kuptoj se ca kerkon autori nga BSH kur permend normen e interesit. Ata pervec asaj nuk kane shume mekanizma te tjera, e nuk kane pse te kene se nuk eshte roli i tyre.

Submitted by luani (not verified) on

Fatkeqsisht analiza eshte relativisht e pasakte. BSH mund te perdore vetem politiken monetare (dhe norma baze e interesit eshte mjeti baze i kesaj politike) per te nxitur rritjen ekonomike. Po nese e gjithe pjesa tjeter e sistemi eshte si mos me keq, banka qendrore nuk mund te beje mrekullira...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.