“Vatra”, nga simbol i shqiptarisë, në simbol të kullës së Berishës

Postuar në 30 Shtator, 2013 12:50
Kolec Traboini

Merret vesh prej një lajmi që nxjerr gazeta “Dielli” në Nju Jork se: “Me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, një përfaqësi e Vatrës u takua më 26 shtator, në orën 3 pasdite, në hotelin “Four Seasons” me Kryeministrin e Shqipërisë. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, sekretarja Nazo Veliu dhe editori i Diellit, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë, Dalip Greca. Kryeministri shoqërohej nga Ina Kuka dhe Shefi i Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha”.

Çfarë të bën përshtypje nga ky lajm dhe çfarë në të vërtetë ka ngjarë në komunitetin shqiptar në Nju Jork që të vijë Kryeministri i Shqipërisë e shoqata e shqiptarëve “Vatra” të mos denjojë ta presë me iniciativën e vet apo siç ka qenë gjithnjë protokolli të shtrojë një drekë mirëseardhje për nder të tij, përkundrazi është Kryeministri ai që paraqet dëshirën për t’i takuar.

Për një njeri që nuk i njeh problemet e “Vatrës”, ky përbën një skandal dhe një turp njëkohësisht, por për një njeri që i di problemet dhe i njeh ata që kanë drejtuar këtë mikro- shoqatë prej 20 vitesh, nuk është çudi, por vazhdë e një politike të mbrapshtë që “Vatra” të bëhet një qendër e manipuluar politikisht.

Si qendër politike, “Vatra” e ka pozicionuar veten ashpër që me marrjen e saj nga Bostoni e vendosjen në Nju Jork prej Agim Karagjozit, i cili e ka ruajtur figurën e vet në këtë shoqatë me xhelozi dhe ka arritur ta manipulojë në dy dekada si një pronë private. Madje edhe tani kur në krye është vënë një person tjetër, ndiqet po ajo politikë që e përcakton “Vatrën” një krah të politikës shqiptare.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Sali Berisha të ketë shkuar në Nju Jork e të mos e kenë pritur me pompë. Kjo për arsye se Agim Karagjozi e ka parë “Vatrën” si një batalion sigurimi i Sali Berishës dhe këtë të fundit e ka pasur gjithmonë idhull të vet.

Përkundër kësaj, asnjë pikë e statutit të “Vatrës”, të themeluar nga Konica e Noli si dhe atdhetarë si Kristo Floqi, Ilia Tromara, Naun Çere, Kristo Kirka, Llambi Çikozi, Josif Pani e të tjerë, nuk thotë që “Vatra” është një forcë politike, por se është një shoqatë atdhetare e kulturore.

“Vatra” nuk ndan, por bashkon. Por me ardhjen e Agim Karagjozit në krye dhe vetëzgjedhjeve të tij spektalolare në dy dekada, “Vatra” u bë një krah politik i Sali Berishës.

Ky ka qenë dëmi më i madh që i është shkaktuar ndonjëherë komunitetit shqiptar të Amerikës.

Ne e dimë shumë mirë se nën kujdesin e “Vatrës” dhe të disa shoqatave të tjera, festimet e Ditës së Flamurit janë bërë me këngë greke dhe me orkestrën “Ta pedhia” në mënyrë të përvitshme në Boston, Uorçester e gjetkë derisa erdhi reagim nga ana jonë në një botim të vitit 1998.

Pra, siç shihej, e kishin më të lehtë të puqeshin me grekët se sa shqiptarë me shqiptarë.

Këtë politikë ngatërrestare ne emigrantët e rinj e kemi ndjerë sapo jemi gjendur në Amerikë. Ndërsa komuniteti nuk kishte asnjë problem në mes vedit për shkaqe politike, ata që krijonin hendeqe qenë pleqtë që kryesonin shoqatën “Vatra”, që u bënë shpirti i përçarjes.

Mbase jo me ato përmasa, por kjo frymë vazhdon.

Edhe në takimin që u zhvillua me iniciativën e Kryeministrit, u ndje fryma disi prepotente e drejtuesve “të rinj” të “Vatrës” si të ishin ata kërthiza e botës, ku i paraqitnin Kryeministrit të porsazgjedhur një sërë kërkesash absurde, më së shumti ideologjike e politike duke i thënë se: “E konsiderojmë shumë të rëndësishme shkëputjen nga trashëgimia e diktaturës së kaluar, tepër prezent në jetën publike dhe politike në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht në Shqipëri” e retorika të tjera boshe si kjo.

Siç duhet, aludimi është i qartë. Këta njerëz që e drejtojnë “Vatrën” si një fermë politike as që e kuptojnë se Edi Rama as ka të bëjë me komunizmin.

Edi Rama ka qenë ndër antikomunistët e parë në vitin 1990-1991 kur në mitingun para stadiumit “Qemal Stafa”, ku kam qenë i pranishëm si organizator, e akuzoi komunizmin për gjithë mjerimin e madh që i kishte sjellë popullit shqiptar. Ishte fryma më progresiste pro-europiane e shfaqur në publik.

Prandaj na duken anakronike kërkesat e tyre politike kur këto kërkesa shumë mirë mund t’ia bënin jo Edi Ramës, që nuk ka qenë asnjë ditë të jetës së tij komunist dhe është pro- perëndimor, por së pari Sali Berishës që ka qenë 24 vjet komunist fanatik dhe sekretar partie e për më tepër i akuzuar publikisht si bashkëpunëtor me organet e sigurimit të diktaturës në dënimin me vdekje (kthyer me dënim të përjetshëm) të antikomunistit Hysen Shoshori.

Por këtu në rastin e krerëve të rinj të “Vatrës” me mentalitet të vjetër ka një skenar, janë pjesë e klanit në të cilin mjerisht është përfshirë shoqata “Vatra”.

Këtë shoqatë e sundon fryma e vjetëruar e dalë boje e Agim Karagjozit, ashtu siç Partinë Demokratike e ka gjunjëzuar edhe sot e kësaj dite fryma prepotente e kultit të Sali Berishës.

Kam folur e shkruar për “Vatrën” plot herë, që këtu e 15 vjet më parë në Boston.

Në atë kohë kam bërë përpjekje bashkë me Sotir Panin e Agron Alibalin dhe kisha biseduar edhe me Anthony Athanas-in në zyrën e tij në restorantin “Pier Four” për ngritjen e një dege të “Vatrës” në Boston që në atë kohë, por thënë hapur ka pasur një pozicion politik të Agim Karagjozit si kryetar, i cili e konceptonte “Vatrën” si një pronë personale me frymë berishiste, prandaj dhe ne u larguam, të paktën unë.

Me gjithë thirrjet që ju kam bërë në shtyp, nuk ka qenë e mundur të ndërrojnë kurs. Edhe tani ndodh e njëjta gjë për shkakun se këta drejtues “të rinj” që janë vënë, vazhdojnë frymën përçarëse të Agim Karagjozit dhe të pleqve të “Vatrës” që nuk arrijnë të kuptojnë se shoqëria shqiptare ka ecur përpara e nuk ka mbetur rob e Mukjes së vitit 1943 ku u ndanë shqiptarët në mes vedit tragjikisht.

Është koha që “Vatra” të punojë për bashkim e jo për përçarje. Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë e si i tillë duhej nderuar e pritur në një drekë mirëseardhje nga “Vatra”.

Është i pafalshëm dhe i shëmtuar ky akt ku Kryeministri detyrohet t’i kërkojë takim krerëve të “Vatrës”.

Gjithsesi kjo nismë është në nderin e Kryeministrit dhe vizionit të tij modern që i tejkalon hatërmbjetjet dhe ndasitë dhe mendon për ata që na bashkojnë si shqiptarë.

Por gjithsesi duhej të ndodhte e kundërta, “Vatra” ta priste e t’i shtronte drekën e mirëseardhjes. Mjerisht këtij mentaliteti pleqëror, frymëzuar nga Agim Karagjozi, i mungon edhe etika e mirëseardhjes.

Ndërsa Sali Berishën që ka vrarë 4 shqiptarë të pafajshëm para zyrave të tij e presim me brohori. Edhe sot po të shkojë, e presin si një hero, anipse është vrasës.

Kjo më bën të mendoj se kjo “Vatër” nuk është e shqiptarëve sepse punon siç dëshirojnë të na shohin armiqtë tanë.

Ne duam “Vatrën” ku Noli e Konica, pavarësisht prej bindjeve politike, të jenë bashkë e jo të ndarë e përçarë. Është koha e bashkimit të shqiptarëve! Amen!

Traboini Blogspot

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Qe kur ka vdekur Noli Vatra eshte kthyer ne nje organizat balliste qe merret me percarjene  shqiptareve , dhe nga ana tjeter atje aderojne gjithe deficentet _Ata jane si nje kenete e mendimit shqiptar te viteve zogolliane _______Mdaj ata nuk kane azgje te perbashket me Vatren e Nolit dhe Konices ________Interesant eshte se edhe te rinjte qe shkojne atje jane njerez qesharake , si puna e atyre gazetareve  te degraduar  nga trute  qe drejtojne gazeten iliria _-Keshtu qe nuk eshte ndonje problem pse Vatra nuk perkrah qeverine e re --Eshte gje e mire biles

Submitted by arnaut (not verified) on

Gazeten Dielli deshe te those apo jo?

Gazeta Illyria eshte e pavarur nga Vatra dhe shume cilesore.

Submitted by Daku (not verified) on

Kryeredaktori Dalip Greca ka wend editor te Illyria dhe kane ende shume lidhje. Te dyja gazetat vuajne nga simptoma te ngjahme por Dielli eshte pak me rende.
E bleva nje here Diellin meqe dilte 31 ne muaj me shume per mbeshtetje sesa per ndonje lajm. Ishte periudha sa kishte vdekur Leka Zogu. Kryetitulli ishte "Elozhe per Mbretin". Me shume se gjysma e gazetes ishte per "mbreterit" dhe lavdine e tyre. Noli dhe Konica u harruan. Kuptohet qe nuk e bleva me.

Submitted by sali (not verified) on

Shoqerija vatra eshte okupuar nga kosovaret e shqiptaret e malit te zi dhe disa idiote te tjere Berishiste

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti sali merit on shumë fjalë fyese që thua se shqiptarët jashte shqiperise Kane OKUPUAR vatren por po ndaloj sense bie në nivelin tend Vatra është e të gjithë shqiptarëve or derdimen dhe nuk mund të okuposh diçka që është e jotja o pis

Submitted by RP (not verified) on

Siç degjeneron çdo gje,edhe Vatra eshte kthyer ne Kalldrem.Shoqata qe vjedhin donacione,s'eshte tanime as e para dhe as e fundit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

E si mund të venë punët mirë në një organizatë kur në krye vihen njërzë si ky Karagjozi

Submitted by Dritan (not verified) on

Vatra eshte nje shoqate ballistesh dhe ka grumbulluar gjithe injorantet. Kot nuk thone ne NY qe qendroji larg shqiptareve.

Submitted by Genti (not verified) on

Epo kur nje fanatik katolik sikur Kolec Traboini jep mend edhe per Vatren, ska me ku te shkoj.

Submitted by Edhe Koleci, si... (not verified) on

U kthye ne vathe edhe Kola, si Robert Papa!

Si pendestare, mbase, se ca kohe me pare ua kemi ndigju bertimen si anti-communiste!

Tek Koleci e besoj ende, por kush e di si e ka punen dhe (duke na kujtuar se ne vitin 1991 Edi Rama ka kene

antikomunist) kerkon te besojme se edhe sot, ne krye te PS-se ashti antikomunist!

Por jo mor Kolec, s'ka si ban vakti nji gja e tille: Mire Berisha asht komunist (une them asht Bolshevik),

por te thuash sic Edi thote per Ballkanin (Problemet ZERO, 000000) edhe per komunizmin

ne PS (komunizmi zero!), atehere ku asht ta gjejme tjeter ate kuqesire?!

A thua ka hup fare ajo farë, Traboini?!

Mire Rob Papa, qe asht sportive fund e kreje, po ti a Kolec, si e patem kete kenge prej teje?

Submitted by Genti (not verified) on

Koleci duhet ti dije me mire nese Edi Rama ka qene antikomunist apo jo, pasi ne vitin 1976 kur e futen ne burg, Fecorr Shehu qe e nxorri e me pas e punesoi ne Kinostudio e rekrutoi per agjent te Sigurimit. Koleci kishte dy merita per kete pune. E para ishte rritur jetim nga Partia ne jetimore, dhe e dyta ne burg kishte bere sherbime te medha.  Prandaj them se ato qe thote per Edi Ramen i di sakte ai, pse kete detyre ka patur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.