“Dukë i Durrësit” apo “Dukë i Krimit”?

Postuar në 11 Prill, 2015 10:59
Eduard Zaloshnja

Kur para disa muajsh u mor vesh se opozita po testonte mundësinë e kandidimit të Agron Dukës si përfaqësues i saj në garën lokale të Durrësit, një mik më tha se po vinte koha që të varrosej përfundimisht epiteti “Dukë i Krimit”, që Berisha i ngjiti deputetit durrsak në fillim të viteve ‘2000. “Në qoftë se ai fiton bashkinë e dytë në vend për numër votash, Berisha do ta quajë ‘Dukë i Durrësit’”, tha me të qeshur miku im.

Qysh atëhere, statusi i Agron Dukës në korridoret e PD-së është luhatur mes “Dukës së Durrësit” dhe “Dukës së Krimit”. Deri para pak javësh, politikanë lokalë dhe qendrorë të PD-së thoshin privatisht se sondazhet e brendshme e nxirrnin fitues Agron Dukën përballë Vangjush Dakos dhe gjasat ishin të mëdha që ai të ishte kandidati i opozitës. Pastaj papritur, u mor vesh se Berisha kishte vënë veton që PD-ja të kandidonte një politikan të sajin dhe jo republikanin Duka, sepse nuk mund të harrohej kollaj epiteti me të cilin ai e kishte quajtur dikur – “Dukë i Krimit”.

Në fakt, nga një sondazh i pavarur që ka zhvilluar një koleg i im, rezultonte se republikani Duka ishte në epërsi ndaj Dakos me 3-4 mijë vota, ndërkohë që partitë që janë sot në opozitë patën para dy vjetësh në bashkinë e zgjeruar të Durrësit një disavantazh prej mbi 15 mijë votash, ndaj partive që janë sot në mazhorancë. Ndërsa kandidati më i mirë nga rradhët e PD-së rezultonte humbës në sondazh, me rreth 5 mijë vota.

Kuptohet që edhe sondazhet e brendshme të PD-së duhet të kenë nxjerrë rezultate të ngjashme, përderisa u publikua gjerësisht emri i Dukës si kandidati më i mundshëm i opozitës për Durrësin. Atëherë përse Berisha e ka vënë veton kundër Dukës?

Të hamendësosh se Berisha e ka hallin te kauza e tij më e fundit – dekriminalizimi – stonon, sepse një ditë para se të dënohej në gjykatë i pandehuri Xhelal Mziu, PD-ja zyrtarizoi kandidimin e tij për bashkinë e zgjeruar të Kamzës. Ndërkohë, për Agron Dukën nuk u dërgua asnjë akuzë në prokurori gjatë 8 vjetëve që Berisha ishte në pushtet.

Fatmir Mediu, kryetari i PR-së, ka përmendur disa “sekserë” lokalë që kanë ndikuar në qendër, por logjika ta do se Berisha nuk do të ndikohej nga “sekserë” lokalë për bashkinë e dytë në vend. Atëhere përse ai nuk do që opozita të ketë një kandidat fitues në Durrës?

Kjo është një pyetje me pikëpyetje të madhe pas…

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Berisha eshte ne gare per te ruajtur kontrollin e tij mbi opoziten ne vend. Kjo eshte ajo cka e shqeteson me shume. Ashtu si ne 1997-2005 ai eshte gati te pranoje cdo lloj humbje zgjedhore per aq kohe sa ai shihet si lideri i opozites. Kjo i duhet sa per mundesine qe te drejtoje perseri ne te ardhmen shtetin aq edhe per tu ruajtur sot nga mundesia per tu hetuar.

Duka kandidat ne Durres, aq me teper pa miratimin e tij, do ishte nje sinjal i forte per shumekend qe ne opoziten e djathte mund te behet karriere edhe pa Berishen dhe mund te fillonte nje cikel te rrezikshem. Kjo normal qe Berishen e frikson.

Submitted by Anton Marku (not verified) on

berisha nuk duron dot qe "djali" i tij basha te caktoje kandidate me koken e vet. kulla pd eshte akoma e berishajve...

Submitted by Caj Mali (not verified) on

Zhgenjim total....kjo s'eshte analize, kjo eshte muhabet kafesh, me the te thashe dhe kaq.

Submitted by Caj Fushe (not verified) on

ty s'te pelqen konkluzioni i analizes dhe thu qe kjo s'esht analize. kuptohet pse. si caj mali qe je, s'te pelqen qe baca i malit po ju heq mundesine per te fitu ne bregdet, sic eshte analizu bukur me shifra nga zaloshja.  por s'ka gajle, se fitoni ne tropoje...

Submitted by Caj Mali (not verified) on

Me vjen keq Caj Fushe sepse te mungon cdo arome. Do te te sugjeroja te perdorje nje emer me simpatik. Caj Fushe ngjan me silazh foragjeresh. Ate bacen e malit ne fakt se preferoj fare. Kam simpati per Duken se vjen nga biznesi dhe nuk llomotit kot si shume shqiptar dhe analist. Nuk po shoh asnje shifer te Zaloshnjes. Apo germat i quan shifra?! Por kjo ka pak rendesi se analize s'do te thote te perdoresh shifra. Problemi eshte se permbajtja e shkrimit nuk thote asgje. Titulli eshte elegant, qe tjem i sinqerte. Kur lexon vet shkrimin ndihesh i zhgenjyer se nuk ngrihet mbi nivelin e nje bisede kafeneje ndersa je duke pire nga ato kapucinot e shpifura qe bejne ne Tirane. Por kjo eshte histroi tjeter.

Submitted by Caj Fushe (not verified) on

o caj mali, ti qenke caj xhamajke (i.u.k.w.i.m.). shifrat jan shkrujt e zeza mbi te bardh me siper: "Në fakt, nga një sondazh i pavarur që ka zhvilluar një koleg i im, rezultonte se republikani Duka ishte në epërsi ndaj Dakos me 3-4 mijë vota, ndërkohë që partitë që janë sot në opozitë patën para dy vjetësh në bashkinë e zgjeruar të Durrësit një disavantazh prej mbi 15 mijë votash, ndaj partive që janë sot në mazhorancë. Ndërsa kandidati më i mirë nga rradhët e PD-së rezultonte humbës në sondazh, me rreth 5 mijë vota."

Submitted by Caj Mali (not verified) on

Ato shifra jane sajesa te Zalos dhe Zalo eshte bere famoz per parashikime kot me kot...edhe fallxhoret ia kalojne Zalos. Sidoqofte, kije parasyshe keshillen time se na e shpife me kete Caj Fushe.

Submitted by Caj Fushe (not verified) on

s'ia vleka t'u merrke me ty, qeke caj shkelzeni...

Submitted by Rushit Bilbil G... (not verified) on

O Caj Mali,

nga menyra si e nderton fjaline, krahsimet "ironike" qe perpiqesh te ilustrosh mendimin,  duke i shtuar edhe gabimet ortografike, tradheton vehten tende dhe te le kuptosh se duhet te jesh ish kooperativist me shkolle te mesme bujqesore tashme me banim diku nga Italia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.