“Brahmanët” metafizikë të medias shqiptare

Postuar në 26 Qershor, 2013 04:57
Fatos Tarifa

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, me qetësinë dhe rregullsinë me të cilën u zhvilluan dhe, sidomos, me rezultatet “surprizë” të tyre, më shtyjnë të reflektoj mbi një dukuri që s’është aspak e re për vendin tonë, por që këtë herë u manifestua edhe më qartësisht. Për muaj me radhë, politikat, qëndrimet taktike dhe strategjitë e fushatave elektorale të partive politike kryesore janë diskutuar e analizuar në shtypin shqiptar dhe në studiot e televizioneve të vendit nga një duzinë individësh të njohur nga publiku si analistë politikë. Një pjesë e tyre janë përpjekur të bëjnë sinteza të mbështetura në fakte dhe perceptime të realitetit nga pozita pak a shumë objektive. Ata kanë dhënë e japin një kontribut të dobishëm për informimin e opinionit publik.

Pjesa tjetër, ata më të njohurit, të përhershmit, e kanë bërë “analizën” politike mënyrë të jetesës së tyre dhe “analistin” një lloj “profesioni pa profesion”. Ata shfaqen kudo, në çdo studio televizive, por kryesisht në tri-katër studiot më të mëdha. Ata flasin në çdo orë, por kryesisht në orët e vona të mbrëmjes; madje sa më vonë që shfaqen në një studio televizive, aq më “të rëndësishëm” mendojnë se janë. Ata flasin dhe bëjnë “analiza” për çdo gjë, madje edhe për dukuri e ngjarje të cilat mund të mos i njohin ose kuptojnë mirë. Ata shfaqin opinione për këdo dhe për gjithçka, edhe pse opinionet e tyre shumë herë nuk janë më të informuara sesa ato të një qytetari “të zakonshëm”.

Kjo kategori analistësh janë “brahmanët” e medias shqiptare, kasta e të gjithëditurve, e ashtuquajtura elitë mediatike, ekspertët dhe analistët e jetës politike, të jetës ekonomike dhe të zhvillimeve shoqërore në vend. Janë po të njëjtët njerëz. Çdo mbrëmje. Në çdo studio. Ata analizojnë për publikun shqiptar çdo gjë. Në po të njëjtën mënyrë. Sipas po të njëjtës “shkollë”. Me po të njëjtin zell. Me shumë pak fakte mbi të cilat të ndërtojnë argumentet e tyre dhe të artikulojnë analizat që bëjnë, por tejet të sigurt për ato që dinë dhe për ato që thonë. Jo se dinë shumë ose i dinë mirë subjektet për të cilat flasin, por ngaqë dinë pak nga të gjitha.

Këta “brahmanë” analizojnë jo faktet, por tjerrin nga vetvetja “analiza” që shpesh herë nuk kanë substancë dhe mbështetje faktike. Një pjesë e tyre, duke mos pasur një profesion të vërtetë veç këtij të “analistit”, i cili do t’i lidhte me jetën dhe njerëzit realë, me problemet dhe shqetësimet e tyre të përditshme, janë, në rastin më të keq, të shkëputur nga realiteti, ndërsa në rastin më të mirë kanë humbur fokusin në këtë realitet. Përgjithësisht, ata flenë ditën dhe flasin e analizojnë natën. Kur janë zgjuar, për një pjesë të tyre bota reale është rrethi i tyre i ngushtë dhe një mjedis i kufizuar në 2-3 km2 në qendër të Tiranës―po të njëjtat bare, kafene dhe restorante, në të cilat mësojnë nga njëri-tjetri “të rejat e ditës”, ose bëmat dhe batutat e politikanëve të caktuar. Mbi këtë bazë ata gjykojnë dhe analizojnë në emisionet e mbrëmjes. Pjesa më e madhe e tyre lexojnë pak dhe, me ndonjë përjashtim të rrallë, ata vetë nuk shkruajnë libra në të cilët të sintetizojnë idetë dhe analizat e tyre për një publik më të gjerë se ai që i sheh përmes ekranit të televizionit. Në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende europiane, analistët e vërtetë të rrjeteve të mëdha televizive janë shpesh herë autorë best-sellers në vendet e tyre (Tom Brokaw, Bob Woodward, Barbara Walters, Christiane Amanpour apo Fareed Zakaria më vijnë vetvetiu ndër mend).

Shumë prej analistëve tanë nuk kanë ide origjinale; ata kanë një njohje thjesht episodike dhe sipërfaqësore të realitetit. Ata lexojnë fare pak shkencë politike, sociologji, filozofi, ekonomi dhe janë të painformuar, ose të informuar në mënyrë sipërfaqësore për çka ndodh në botë, edhe pse, jo rrallë, i dëgjon t’i mbështesin “argumentet” dhe “analizat” e tyre me fjalë të tilla si, “kështu ndodh kudo”, ose “këtë eksperiencë kanë edhe vendet e tjera”.

Të izoluar në kafazin e qelqtë të “botës” së tyre, “brahmanët” e medias shqiptare nuk kanë sesi t’i njohin faktet e botës jetësore. Madje, për disa prej tyre, faktet duket se s’kanë shumë rëndësi; ata qendrojnë mbi faktet, ose përtej tyre. Edhe nëse faktet kokëforta provojnë të kundërtën e argumenteve që sjellin në analizat e tyre, kjo për ta s’ka shumë rëndësi. A nuk thoshte vetë Hegeli i madh, “aq më keq për faktet”? Analizat e tyre ndërtohen a priori; ato vijnë përpara fakteve dhe s’kanë nevojë për to. “Të vërtetat” e tyre janë vetvetiu të qarta; ato janë noumene apo “Ding an sich”, siç do të thoshte Kanti, pra të vërteta, ose “fakte në vetvete” dhe, si të tilla, të vërteta edhe për të tjerët, ose fenomeve që duhet t’i pranojnë të gjithë. Të veneruar prej njëri-tjetrit dhe ndonjëherë edhe narcisistë deri në absurd, ata përsërin, sipas të njëjtës logjikë, të njëjtat gjëra, aq sa edhe pa e hapur gojën, publiku e di se ç’do të thonë. Madje di edhe se në cilin krah ata do të ulen në studio, majtas ose djathtas, ndërkohë që analizat objektive, ose të balancuara, për aq sa këto janë të mundura, nuk mund të bëhen nga pozita politike ekstreme.

Zgjedhjet e fundit provuan edhe një herë se sa pas realitetit, ose larg tij, janë ky lloj “brahmanësh” dhe analizat e tyre. Nëse do të ishin më pranë njerëzve të thjeshtë; nëse do të ndjenin edhe ata shtrëngesat ekonomike, zhgënjimet dhe pakënaqësitë e shkaktuara nga politikat e një qeverie përgjithësisht të dështuar; nëse do të dinin të lexonin jo buzët e një kryeministri, por edhe zhgënjimet dhe dëshpërimin e njerëzve të thjeshtë; nëse do të vlerësonin jo vetëm rëndësinë që ka ndërtimi i rrugëve për zhvillimin e vendit, por edhe shumë prej nevojave më të mëdha e më urgjente që kanë një masë e madhe njerëzish të varfër që nuk zbresin dot në ato rrugë, ose nuk kanë automjete për të udhëtuar në to; nëse do të kishin sado pak imagjinatë sociologjike për të parë përtej fasadës së gjërave dhe përtej studiove të ndriçuara të emisioneve televizive për të vënë re varfërinë, mijërat e të rinjve të papunë, shkallën e lartë të korrupsionit e të krimit dhe anë të tjera të errëta të një shoqërie, e cila sado që është zhvilluar, ka mbetur në çdo drejtim pas vendeve të tjera të rajonit; pra, nëse do t’i kishin vënë re të gjitha këto, si mendimtarë dialektikë, jo si analistë metafizikë, atëherë “surpriza” e këtyre zgjedhjeve nuk do të kishte qenë kaq shumë një surprizë për ta. Dialektika, sipas Hegelit, ka të bëjë pikërisht me aftësinë për të kuptuar anët negative dhe pozitive të dukurive. Nëse do të kishin qenë të mirinformuar dhe dialektikë në arsyetimet e tyre, shumë nga analistët tanë do të kishin mundur ta parashikonin një rezultat të tillë. Sepse në jetën e një shoqërie asgjë nuk ndodh papritur dhe pa shkak. Por shumica e tyre, madje edhe ata që u përpoqën të përdorin aritmetikën si një mjet të analizës, gabuan në analizat e tyre. Dhe jo për të parën herë.

Ndryshimi që mundësojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, politik e social të vendit. Këtë domosdoshmëri duhej ta kishin kuptuar me kohë shumë prej analistëve tanë mediatikë nëse do të ishin të lidhur me realitetin shoqëror dhe të fokusuar në problemet e tij. Por, nëse huazoj përsëri fjalët e Hegelit, “domosdoshmëria është e verbër vetëm për aq kohë sa ajo nuk është kuptuar”. Uroj që, më në fund, domosdoshmëria e ndryshimeve të thella në jetën e shqiptarëve të thjeshtë të jetë kuptuar edhe nga ata që e shohin dhe e analizojnë atë nga studiot televizive.

Mapo

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

"Ding an sich" eshte koncept metafizik, substanca e gjese e cila nuk mund te kapet prej shqisave. Pra esenca e nje fenomeni eshte e huaj per shqisat, prandaj çdo pohim mbi realitetin eshte arbitrar, thjesht nje interpretim sipas atij qe veren. Ne kete kuptim, analistet nuk mund te fajesohen per mosnjohjen e realitetit, por per distancen kilometrike qe ndan interpretimet e tyre, nga realja. Imagjino, Henri Cili, deklaronte pak dite para zgjedhjeve, pa u skuqur hiç, qe rotacioni eshte i demshem per Shqiperine.

Submitted by Tirka (not verified) on

TE LUMTE O FATOS, NJE ANALIZE E THELLE, SHKENCORE DHE REALISTE! NJE MERAK KAM: MOS TE MERZITET HENRI (alias NAIMI)???

Submitted by Ritter (not verified) on

Shume fjale, pse nuk ke permendur te pakten nje emer....?

Submitted by RP (not verified) on

mesa di,brahmanet jane saqerdote induiste,qe jane shembull te paret per pastertine e virtyteve te besimit induist.Analistet tipike te TV-ve shqiptare,qe jane shume ne fakt,shpikin argumentin dhe e tjerrin ate ne pafundesi thjesht per te bere dukjen ne ekrane e justifikuar statusin e tyre.Ne fakt ia kane dale te behen te njohur,per fatin e tyre te mire,sepse shqiptaret kane uri dhe kohe te lire per te degjuar shpjegime konfuze.Pjeserisht TV-te nuk jane te afta te prodhojne reportazhe dhe rubrika terheqese,pjeserisht telespektatoret duan kete lloje varieteti.

Submitted by kokpalari i 21 ... (not verified) on

Fatos, thuaji cope me emra gjerat: BOLL ME ME ANONIMATIN QE JU LE MUNDESI TE BEHENI EDHE JU KOPILA SI VETE ANALISTET!! vlla kush jane keta qe bejne pazaret e tyre dhe nuk [perfaqesojne interesin publik? Kush jane keta qelbesira thuaji em, emer sepse keta ndikuan qe ti rrije popullit en qafe kjo zgjedhe e ndyre per interesat e tyre meskine private?? Thuaji. Pike!!

Thuaj dhe ata qe i qendruan besnin opinionit publik, qe luftuan te keqen pa rroga, pa miliona, pa buje televizive, ne heshtjen e tyre te pernatshme, te mbytur nga fama dhe nga flama e qelbesirave si Henri Cili, Arjan Cani, Blendi Fevziu, Artan Hoxha dhe neveri te tjera provinciale te bashkuar nen flamurine PARASE dhe asgjeje tjeter. Permendi me emra se na plasi shpirti nga hipokrizia.

Permend dhe ata pak qe i vun gjoksin medias opozitare, Mero Baze, Mustafa Nano, Andrea Stefani, Adrian Thano, Artan Hoxha, Filip Cakuli, Skender Minxhozi,  te me fali ndonje tjeter qe nuk me vjen ne mend tani, por nuk jane as sa gishtat e dy duarve perballe lukunise se qelbesirave te bera njesh me ate qe po i merrte frymen Shqiperise ne paranojen dhe arrogancen e vet. Po edhe nese nuk i pemrnd ti, i dime ne, KOKPALARET E 21 JANARIT. Guxoni dhe na nenvleftesoni prape sic bene qelbesirat paar 23 qershorit. Dhe 23 qershori do vij prape, akoma me i rende.

Me vjen te shqyej gjoksin tim qe Edi Rama qe e votova kete 23 qershor, zgjedh te jape si mesazh te pare qe keta vemjesi Tv klani etj, nuk do ti preke njeri. Turp!!! Padrejtesi!!! Degradimi nis edhe diten e pare te pushtettit. Po, po, nis!

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Apeli juaj bie ne vesh te shurdher: Tarifa thjesht nxiton te hipe ne karrocen e fitimtareve, por nuk ka qene dhe nuk mund te jete aq radikal sa te permende me emer Henri (Naim) Cilin ose te distancohet nga ekzekutimet e 21 janarit.

Submitted by voica (not verified) on

Te permende emrat? I bie te bjere ne nivelin e tyre. Jeta shoqerore jone vuan nga shume fenomene negative qe shumica jane "berishizma". Nje nga keto fenomene jane dhe keta analistet, qe duhen çkulur nga TV-te. Keta e bejne si Zheji me Canin qe ftojne njeri-tjetrin ne emision. Ketu nga do te rrotullohesh sheh vetem TURPERA.

Submitted by a.n (not verified) on

Kete stine parazgjedhore u shtuan si shume miltantet pseudoanaliste te vetemeruar e te vetndjellur tek njeri tjetri ne hapesirat e pushtetit te katert qe na u be si pushteti ekzekutiv. Kane berbelitur, sterkalezuar peshtymat, jane skuqur e zverdhur, jane irrituar e sperdredhur...dhe jane mirepaguar ne ushtrimin e 'profesionit' te mashtrimit publik. Njekohesisht dhe jane vetdemaskuar duke e bere fytyren 'si sholle kepuce' sic pat thene dikur frymetari i tyre.

Neqoftese e kane lexuar mire voten popullore, ajo eshte edhe per ta, ajo eshte nje munxe e tmerrshme plebishitare. Ndaj le te ulin koken, le ta kalojne ne heshtje si disa, le te kuturisen ne kolltuqet e shperblimeve te 'kulles se fildishte' te familjes...perderisa nuk kane guximin t'i kerkojne falje plebitit.

Mos harroni se fati 'profesionin' e analistin nuk ua ka falur por ua ka dhene borxh...dhe borxhi do kthyer nje dite!

Submitted by Dardan (not verified) on

Nuk ka arsye ti kerkohet z. Tarifa emra mbi te ciet ka shkruar kete artikull te shkelqyer. Artikulli nuk eshte vetem per ata njerez (analiste)  por eshte edhe per ty edhe per mua qe ngulemi ne tv dhe degjojme denglat e tyre dhe fillojme pastaj te shajme dhe te thyejme tv.

Cdo njeri qe ka nje kulture mesatare mund ti gjeje emrat e tyre dhe z. Tarifa nga ana tjeter na bind se sa e panevojshme (edhe e demshme do te thosha) eshte qe te degjosh gjera aq te cekta sa qe pa folur analisti, vete ti e di pergjigjen qe do te thote ky "brahman".  Sa per Cilin, nuk eshte se ai nuk lexon, por ai lexon shume pak dhe lexon vetem me qellimin qe te gjeje shprehje, fakte dhe argumenta "logjike" per te mbeshtetur tiraden e vet te arsyetimeve te deformuara mbi domosdoshmerine e asaj qe atij i duhet per te perfituar vete apo per ate qe e paguan (pagesat jane lloje te pafundme qe nga paraja e deri tek privilegjet dhe qelepiret etj),   Çilizmi si forma me me e pacipe e analizës politike të krijon pështjellimi zorrësh në vend që të zgjojnë arsyen.  Tash, thjeshte dua të falnderoj z. Tarifa për kënaqësinë qe na fal artikulli i shkruar me elegancë mbi këte fenomen që shpesh na ka bezdisur sidomos neve që jemi të larguar dhe shpesh na merr malli pëf fjalen e gjallë shqipe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.