“Anshlusi” diplomatik i Maqedonisë dhe Serbisë…(!?)

Postuar në 13 Janar, 2014 09:35
Pandeli Majko

Në mediat rajonale qarkulloi ditët e fundit lajmi se Maqedonia do të nënshkruajë një marrëveshje me Serbinë për një lloj “bashkimi diplomatik”. Vlerësimi fillestar ishte një ngritje supesh dhe rezervat ndihen më shumë korridoreve të politikës se sa në deklarimet zyrtare. Nënkuptimi i kësaj marrëveshje është domethënës dhe nuk mund të shmanget. Në këtë marëveshje midis Maqedonisë dhe Serbisë ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme.
Në 14 mars 1931, Gjermania dhe Austria nënshkruan një projekt-marrëveshje “Për njehsimin e kushteve doganore mes Gjermanisë dhe Austrisë”…Ky projekt u njoh si projekti Curtius-Schober. Sipas këtij projekti secili vend do të ruante administratën e tij doganore dhe duke hequr cdo pengesë mes tyre. Ai ishte vetëm një projekt bashkimi doganor.
Ky projekt shkaktoi një reaksion zinxhir negativ në Europë. Arsyeja ishte prishja e balancave të pas-Luftës. Dhoma e deputetëve të Francë votoi kundër një vendimi të tillë. Thelbi i reagimit ishte një shprehja e artikullit të një prej politikanëve më të aftë të kohës, Eduart Herriot, të publikuar në “Ere Nouvelle” që thoshte: “Na marrin vërtet për gomerë, në se besojnë se mund ta harrojmë se bashkimi politik i Gjermanisë u realizua përmes bashkimit doganor”…
Reaksioni i prishjes së balancave europiane të pasluftës e dërgoi projektin në fjalë në Këshillin e Lidhjes e Kombeve ku Franca, Anglia dhe Italia shfaqën kundërshtimin e tyre të vendosur. Situata nuk perfundoi me kaq. Ajo bëri që cështjen ta merrte në shqyrtim Gjykata e Hagës e cila në 5 shtator 1931 deklaroi se marrëveshja e “bashkimit doganor” midis Gjermanisë dhe Austrisë nuk ishte në përputhje me Protokollin e Gjenevës të 4 tetorit 1922…
Sot në rajonin e Ballkanit, nga Shkupi i mbushur me buste të kontestuar nga fqinjët e saj vjen një sinjal që duhet të cudisë më shumë maqedonasit se sa shqiptarët. Qeveria maqedonase po shkon drejt një marrëveshjeje që flet për “bashkimin” e trupës diplomatike midis Maqedonisë dhe Serbisë dhe që flet më shumë se sa ndërtesat e përbashkëta diplomatike Serbi-Maqedoni.
Pyetja “Cfarë do të thotë kjo marrëveshje?!” e ka tashmë përgjigjen “naive” nga burimet qeveritare të Shkupit. Ajo flet vetëm për “arsye financiare”. Me këtë paqartësi “arsyet financiare” mund ta shtyjnë Maqedoninë të vazhdojë me këtë precedent edhe më tej diplomacisë. Shkupi zyrtar po hap kështu një kapitull të cuditshëm për vetë statusin ndërkombëtar të Maqedonisë. Rruga e “anshlusit” të saj diplomatik me Serbinë nuk ka vënë në diskutim vetëm përfaqësimin ndërkombëtar të saj në diplomaci. Me këtë marrëdhënie të cuditshme Shkupi zyrtar po prodhon në rajon për fqinjët e vet perceptime që dëmtojnë vetë atë. Ky vendim duket që lidhet me arsyetime politike të brendëshme se sa me pozitën gjeopolitike të shtetit të ri ballkanik. Në se dikush në Shkup mendon se po zhvillon me Beogradin një “paralele” balancuese të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës bën gabim. Të dyja shtetet shqiptare nuk kanë asnjë interes ta shohin Maqedoninë fqinje si kundërshtare rajonale. Kjo balancë e re godet statusin “sfungjer” për të cilin ajo vlerësohej dhe vetë pozitën juridike të Maqedonisë si shtet. “Anshlusi” diplomatik me Serbinë e barazon “moralisht” ish-republikën jugosllave me statusin e Kosovës ende jo anëtare e OKB-së.
Pozicionimi i ri i Shkupit zyrtar do ti kushtojë kohë të tepërt elitës maqedonase për të shmangur dyshimet e opinionit ndërkombëtar për rrethanat e “anshlusit” diplomatik me Serbinë. Janë dyshime të cilat e kanë trajtuar padrejtësisht në korridoret e diplomacisë ish-republikën jugosllave si vend “eksperimental”.
Projekti i “bashkimit diplomatik” me Serbinë shfaq një krizë personaliteti të Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai vjen në një moment jo të mirë për Maqedoninë dhe synimet që ajo ka deklaruar për rolin e vet në rajon. Bashkimi diplomatik i Maqedonisë me Serbinë do të shikohet si proces i sapohapur. Ai do ti kontribuohet edhe “mpirjes” së diplomacisë maqedonase nga strategjia e Greqisë fqinje në bllokimin e cdo përpjekjeje të Shkupit për të ecur përpara në integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian. Në këtë krizë përfaqësimi të diplomacisë maqedonase nuk do të mbetet mbrapa as Bullgaria fqinje, e cila po “zgjohet” në trajtimin e interesave të veta rajonale.
Me këtë vendim të fundit Maqedonia do të ngjallë një reaksion zinxhir, koston e së cilës do ta paguajë po vetë. Busti i Carit serb i vendosur “pa leje” ndërtimi në Shkup u bë parathënia e “anshlusit” diplomatik të Maqedonisë me Serbinë që lidhet edhe me “hobin” e Shkupit zyrtar për ngritje statujash. Kryeqyteti i Maqedonisë i ngjan një “dizneyland”-i ballkanik ku simbolikat busteve do të merren më seriozisht.
Elita politike e Maqedonisë po drejtohet nga një logjikë imponuese që është e qartë vetëm në atë që nuk pëlqen. “Anshlusi” diplomatik me Serbinë nuk mund të trajtohet si një cështje “financiare”. Ajo prek edhe interesat jofinanciare të kombit shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë.
Lëvizja e diplomacisë maqedonase po rivlerëson rregullat e lojës në rajon e cila duhet të shqetësojë maqedonasit realistë. Në cdo rast, edhe falë “anshlusit” të nisur me Serbinë, kjo do ta rrezikonte vendin nga një proces “libanizimi” duke mbingarkuar marrëdhëniet e brendëshme të vendit me atë të interesave të shteteve të saj fqinje. Kjo nuk do ta ndihmojë pozitën e Maqedonisë si shtet. Marrëdhëniet e shqiptarëve dhe maqedonasve nuk kanë pse lidhen me ato midis serbëve dhe shqiptarëve. Serbia do të jetë spektatore përfituese në një situatë rajonale ku Beogradi i ka humbur pozitat e dikurshme tё ish-Jugosllavisë. Marrëdhënia midis maqedonasve dhe shqiptarëve është për shtetin maqedonas një ceshtje e sigurisë kombëtare. Pakënaqësia e pritshme e shqiptarëve nga produkti psikologjik i “anshlusit” me Serbinë do të ketë pasoja për besimin e dy kombeve që formojnë Maqedoninë.
Historia e Maqedonisë ka një diskutim të hapur në kohë të ndryshme në dallimin e asaj që duket dhe asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Problemi aktual i Maqedonisë nuk janë shqiptarët. Ai në rradhë të parë është perceptimi që politikanët e saj kanë për vendin që qeverisin. Jam dakord me miq të mij në Maqedoni se kriza e identitetit të Maqedonisë eksportohet edhe nga Athina dhe Sofja por besoj se “anshlusi” diplomatik me Serbinë do të bëjë që kjo të harrohet dhe justifikohet.
“Anshlusi” me Serbinë nuk bën “kalorës” të kristianizmit në rajon askënd. Në të kundërt, ai i jep vlerë kalit më shumë se sa kalorësit Aleksandër të vendosur në qendër të Shkupit. Kali mbi të cilin qëndron heroi Aleksandër i Maqedonisë duhet ti kujtojë Shkupit zyrtar historinë e vjetër të Trojës. “Anshlusi” serbo-maqedonas bën të qartë cilësinë e “lodhjes” së “Trojës” maqedonase.
Kush vlerëson sot në Shkup se në “betejat” e nesërme diplomatike me Athinën, Sofjen, Tiranën dhe Prishtinën zyrtare ka fituar një aleat si Beogradi duhet të mendohet dy herë. Ti gëzohesh prishjes së rregullave është cilësi kalimtare.
Publiku shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë ka të drejtë ta shohi bustin e Carit serb në Shkup aspak si një ndërtim “pa leje”. Ky proces “diplomatik” serbo-maqedonas i saponisur do të rivlerësojë të lidhura me njëra-tjetrën mospranimin e heshtur të Shkupit zyrtar ndaj marrëveshjes së paqes shqiptaro-maqedonase të konfliktit të vitit 2002, që njihet ndryshe si Marrëveshja e Ohrit dhe refuzimit të njohjes së Kosovës nga Beogradi zyrtar. Njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe Marrëveshja e Ohrit janë akte fondamentale ndërkombëtare për të ardhmen dhe stabilitetin rajonal. Shteti maqedonas ka detyrime substanciale për trajtimin e kombit të dytë në vend që janë shqiptarët. “Anshlusi” diplomatik midis Serbisë dhe Maqedonisë për arsyet e ashtuquajtura financiare do të nxisë reflektime. Një godinë ambasade nuk mund të prodhojë dy diplomaci të ndryshme, ku njëra njeh Kosovën si shtet dhe tjetra jo.
Vendet e anëtare të Bashkimit Europian ende nuk janë duke “vrapuar” të integrohen kaq shpejt për të pasur godina ambasadash të përbashkëta. Ky proces “integrimi” diplomatik në zonën e paintegruar të Ballakanit ngjall vec ironi. Ajo duket si nisja e një lojë të re me rregullat e vjetra tё ish-Jugosllavisë. Kjo lojë cënon marrëdhënien midis shqiptarëve dhe maqedonasve për të ardhmen e përbashkët. Fati i Maqedonisë duhet të lidhë dhe respektojë njëkohësisht interesat e të dy kombeve që e përbëjnë vendin. Nuk është koha për frikë. “Anshlusi” i supozuar diplomatik me Serbinë nuk e ul atë. Ai shton pikëpyetjet. Sigurisht.

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Se pari autori i ketij shkrimiperdore termin "ANSCHLUSS" pa pase idene se çka do te thote kjo fjale dhe per rrjedhim e perdore gabim dhe shkrimi i tij bjen krejte poshte.

Gjermanisht fjala Anschluss (An-schluss, anschliessen= me aneksue) don me thane ANEKSIM.

Ai thote: “anshlusi” diplomatik të Maqedonisë me Serbinë". Ketu nuk thuhet se maqedonia anekson Serbine apo Serbia anekson Maqedonine. Ketu autori e perdore fjlen Anschluss ne vend te fjales BASHKIM, qe asht nji veprim bashkimi te dy vendeve me vullnetin e tyne.

Atehere çka donme na thane autori kur dy vende done te bashkohen vullnetarisht me njeni tjetrin? Asht njilloj si me thane se Kosova bashkohet me Shqipnine, por ketu nuk kemi ANSCHLUSS apo aneksim, por kemi bashkim me vullnetin e te dy vendeve.

Se dyti, ky bashkim eventual i Maqedonise me Serbine asht krejte logjik dhe i natyrshem, perderisa kryeministri turk Rexhep Erdogan thote se Kosova asht Turqi. A ka ma faqe te zeze se kete pohim qe nuk e kundershtoi as kryeministri kosovar e as ai shqiptare? Kjopra asht pasoja logjike e nderhymjes ne Ballkan te Erdoganit i cil edhe shtetasve maqedonas shqipfoles u thote se ju jeni nipat tone.

Shkurt hesapi Turqine nuk e don ma kerkush ne Ballkan, prandej o shqiptar hapni syte e mos te bini ne gracakt e turkofilve se vallahi sherrin keni per te ua pà.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ky i vet quejtuni fal Ed Nartini pohon: Sa per dijeni, realisht Turqia eshte dhe mbetet vendi me i rendesishem dhe aleati yne historik, miku me i madh i kombit shqiptar!

Mbasi ne trojet shqiptare vazhdon te kete fundrrina te pushtuesit turk-osman, shqiptarve nuk u mbete rruge tjeter veçse NE KUADRIN E BASHKIMIT EUROPIAN DHE TE NATO-s te kene raporte te mira shtetnore dhe aleanca antiturke me grekt dhe sllavt e Ballkanit, te cilet po perfshihen ne BE. Pike. Sharjet e turqve te sotem jane ma pak te damshme se krimet e baballarve te tyne te dikurshem. Prandej shqrjet e tyne na hijne ne nji vesh dhe na dalin ne tjetrin.

Injoranca e Majkos per ANSHLUSSIN asht injorance politiko-kulturale e njerzve me tru te kufizuem nga Partia Komuniste.

Submitted by Ed Martini (not verified) on

Emrin e kam Ed Martini, ndersa une nuk do deshiroja te komentoj per emrin tend! Po se cfare ke dashur te thuash me kete fjali, nje zot e merr vesh!

"Mbasi ne trojet shqiptare vazhdon te kete fundrrina te pushtuesit turk-osman, shqiptarve nuk u mbete rruge tjeter veçse NE KUADRIN E BASHKIMIT EUROPIAN DHE TE NATO-s te kene raporte te mira shtetnore dhe aleanca antiturke me grekt dhe sllavt e Ballkanit, te cilet po perfshihen ne BE. Pike. Sharjet e turqve te sotem jane ma pak te damshme se krimet e baballarve te tyne te dikurshem. Prandej shqrjet e tyne na hijne ne nji vesh dhe na dalin ne tjetrin."

Aaaa, aleanca antiturke me sllavt dhe grekt e Ballkanit?! Megjithmend e ke?? Deri ketu arrin miopia jote? Po rezervohem ne fjalor, pasi me keto fjale qe thua vertet ti te carmatos komplet!

Vertet nuk ia vlen te them me shume, fundja kujt po ia them??!!

Lexo ate linkun qe te nisa me siper, sepse e mund te kuptosh dicka!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Kopetence eshte kur problemet e problemin e kap qe ne embrion dhe ke aftesi ta analizosh. Kopetence eshte kur je ne gjendje qe temat komplekse ti vlersosh plot pergjegjsi dhe ti gjykosh ne forme te tille per ti afruar zgjidhje dhe shanc problemeve dhe, nga keto probleme te dalesh plot sovranitet. Te tjeret thurin legjenda, thurin mite, dhe kompozojne, e maskojne, e mashtrojne, qellimet e tyre te projektuara e kalkuluara deri ne detaje duke na poshteruar si komb. Shkrim i keq. Shkrim i shkruajtur nga Majko dhe jo nga Pandeli. Majko si sinonim i kompromisit i linjave te perkulura te latuara e sfumuara qe qaramanohet e ankohet dhe jo shkrim i shkruar nga emri i mprehte Pandeli dhe ashtu sic e keni me te vertete portretin e profilin burreror. Shkrim qe nuk me pelqeu. Po kthehet ne mit legjenda qe Serbet po dalin te viktimizuar dhe po humbet e verteta qe nje popull i tere u gjakos e u vra nen agresionin serb. Eshte kthyer dhe eshte fakt “rilindja idiote“ Kic e qendres se shkupit dhe kjo mitologji sherben vetem e vetem si ti ve nen kontroll e ti beje zap shqiptaret duke i injoruar e poshteruar. Eshte fakt qe qeveria greke ka nje plan te detajuar qe e zbaton duke e marre peng shqiperine e duke i perdhosur sovranitetin; me vorio epirin, me varrezat, e me shurren e poshterimit e provokimit qe bejne ne pervjetorin e  nje shkerdhate viktime aksidentale duke bo daralom e provokim muskejsh ne shqiperi. Punet nuk jane ne rregull Pandeli se ju jeni te gjithe te paafte. Nuk jeni ne gjendje te beni projekte te ndertoni strategji per shqiptarizmen. Dhe Greku vjen e ben varreza ne token tone! Iben po si i ben me kadavra shqiptaresh! Na poshteron ne kufi vetem per te matur e ulur pegelin e dinjitetit e per te pare deri ku shkon e mban poshterimi. Shqiptaret luften e kane ne vater dhe une po ju pergjigjem vetem me nje koment flake per flake. Maqedonia nuk ka per te ekzistuar dhe vetem ato qe jane derra dhe idiot nuk e kuptojne kete. Eshe lufta e kulturave qe eshte vrasese dhe kultura maqedonase nuk takon fare me kulturen shqiptare. Dhe nuk eshte me kult-ure po eshte kult humnere, eshte nje ure qe nuk e mban dot peshen e dy popujve te ndryshem. Mereni e beni strategji dhe ndalojeni dy shkerdhatat Ali ahmetin dhe ate tjetrin e opozites shqiptare o te gjejne gjuhen e komunikimit o te shkojne ne te semes...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.