‘Një show për jofetarë' dhe kjo botë që është e të gjithëve

Postuar në 28 Prill, 2015 05:22
Mustafa Nano

Në komentet që janë bërë pas show-t e për show-n (‘Dhe profetët dinë… të puthin’) më kanë bërë përshtypje ata që i japin gojës mbarë e mbrapsht pa e ditur se për çfarë është folur në të (ky është një sport që tanimë praktikohet në masë këtyre anëve) dhe ata që i bëjnë një lexim të vetin show-t. Të parëve nuk kam se ç’t’u them. Ndërsa të dytët janë në të drejtën e vet që ta komentojnë show-n ashtu si u duket e udhës e si ua thotë truri. Nuk mund t’i ndaloj dot ta bëjnë këtë gjë, e për më tepër as që duhet të më shkojë në mendje për ta bërë një gjë të tillë. Një autor ka në dorë të bëjë artikullin, librin, filmin, pikturën, show-n, a ku di unë çfarë tjetër, por nuk ka në dorë të komandojë edhe reagimet mbi veprën e vet. Dhe shyqyr që është kështu. Një autor jo se jo, por as Zoti, për të cilin besimtarët pretendojnë se, në një mënyrë a në një tjetër, është autor i Librave të Shenjtë, nuk ka në dorë të diktojë interpretimet që besimtarët u bëjnë këtyre Librave. Të ish ndryshe, nuk do të kishin lindur sektet a rrymat skizmatike brenda një feje të caktuar. Madje, unë personalisht jam i prirur të besoj se çdo besimtar, thellë-thellë, i bën një lexim ngushtësisht individual Skripturës së fesë së vet, e për këtë arsye ka në kokë një ide të vetën mbi Zotin, për të cilin flet kjo Skripturë.

Ne krijuesit në tokë kemi një ‘avantazh’ ndaj Krijuesit në qiell. Zotit, për arsye që nuk i dimë e nuk kemi si t’i dimë, nuk i shkon në mendje (deri tani kështu ka ndodhur) të ndërhyjë në rrethanat që porositë a mesazhet e Tij të dhëna nëpërmjet Librave të Shenjtë interpretohen sipas qejfit, ndërsa ne vdekatarët e zakonshëm nuk përtojmë të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme për të saktësuar mesazhet e përcjella apo për t’u dhënë munxët interpretimeve kuturu që u janë bërë këtyre mesazheve. Me fjalë të tjera, neve nuk na mban vendi derisa të vijë momenti, në të cilin mund të na gënjejë mendja se mesazhin e kemi saktësuar e plotësuar, apo derisa të vijë momenti, në të cilin kuptojmë se gropa e keqkuptimit me lexuesit apo spektatorët është e pambushshme (e jo domosdoshmërisht për faj të lexuesve apo spektatorëve), e prandaj është e kotë të harxhohet frymë.

Unë po ngutem ta shtie në punë ‘avantazhin’, për të cilin fola më sipër. E po shpjegohem. Me show-n ‘Dhe profetët dinë… të puthin’ përpiqem të bëj të qartë se kjo botë, sidomos kjo Shqipëri, është e të gjithëve, se në këtë botë, sidomos në Shqipëri, ka edhe njerëz që nuk besojnë në Zot, apo që nuk besojnë në Librat e Shenjtë. Më tej, përpiqem të përcjell mesazhin se shumë besimtarë besojnë në Zotin, për të cilin flitet në Librat e Shenjtë, pa i njohur këta Libra, se Librat e Shenjtë nuk janë dhe aq të Shenjtë, se këta Libra varet se si lexohen, se në këta Libra ka plot pohime e mesazhe që, po t’u vihet veshi, e bëjnë më të mirë jetën e secilit dhe të tërë njerëzimit, por në të njëjtën kohë ka edhe plot kundërthënie, kontradikta, përsëritje, mufka, urrejtje, intolerancë, dhe se këtyre të fundit është më mirë të mos u vihet veshi. Me show-n tim përpiqem të përcjell idenë se nuk ka gjë më absurde në këtë botë sesa fanatizmi fetar, që në thelb nuk ka të bëjë aq me bindjen se Librat e Shenjtë janë njimend të Shenjtë, e se janë të shkruar nga Zoti d.v., sa ka të bëjë me bindjen se këto Libra mund të interpretohen në mënyrë të shenjtë, gjithashtu. Sepse kjo është gracka ku bien fanatikët. Këta janë të sigurt se kanë gjetur çelësin ‘divin’ të leximit e të interpretimit të Librave të Shenjtë. Problemi pra nuk është te besimi në Zotin që ekziston, nëse ekziston, por është te besimi në një Zot, të cilin ata e kanë krijuar me/në kokën e tyre, të bindur se këtë Zot e kanë nxjerrë nga Librat e Shenjtë. Problemi nuk është te besimi se ‘ata i përkasin Zotit’, por te besimi se ‘Zoti u përket atyre’, te besimi se Zoti është i tyri, dhe nuk është i të tjerëve, madje është kundër të tjerëve. Dhe përpara se fanatizmin ta shoh si një problem për botën, e shoh atë si një problem për Shqipërinë.

Këto janë idetë që unë dua të përcjell, në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar, me show-n tim. Kam nënvizuar në posterin e shfaqjes se ‘ky është një show për jo fetarë’, por me këtë shënim nuk është se kam dashur të bëj ndonjë paralajmërim mbi ide të rrezikshme e blasfeme që do të shprehja, apo ‘të parandaloj vizita shenjtorësh në ferr’. Jo, këtë shënim merreni thjesht si një tabelë në hyrje të një lokali, nëpërmjet së cilës shprehet parapëlqimi për klientë të caktuar, por nuk u ndalohet hyrja klientëve të tjerë. Dhe është e sigurt se këta të fundit, nëse vijnë e nëse nuk kanë predispozitën për të parë ‘anën e errët’ të show-t, nuk kanë për t’u ndier keq. Tani, kush don që të shohë anën e errët, edhe mund ta bëjë këtë gjë. Dhe nuk është se bën ndonjë të pabërë (‘Panorama’ e djeshme i kish kushtuar – dhe për këtë më vjen mirë – një hapësirë të madhe show-t, por mua më duket se titujt e llojit ‘Muç Nano bën blasfemi me Krishtin e Muhametin’ janë disi të kërkuar e nuk kanë të bëjnë me thelbin e show-t. Prisja që një gazetë si ‘Panorama’ të shihte diçka tjetër më të rëndësishme te ky show. Por janë, siç thashë në krye, në të drejtën e vet. No problem).

Puna është se është shumë riduttivo (edhe pse jo e pasaktë) ta quash shfaqjen blasfemike, në një kohë që është më së shumti e më së pari një çalltisje për të folur e diskutuar në një formë e me një gjuhë jo fort ortodokse mbi fetë, mbi Krishterimin e Islamin, mbi Biblën e Kuranin, mbi Jezu Krishtin e Muhametin (aq sa mund të bëhet kjo në një shfaqje), dhe – përsëris – për t’u thënë të gjithë besimtarëve, sidomos atyre shqiptarë, se janë të lirë të jetojnë me shpresën a bindjen se ‘bota e përtejme dhe e përjetshme është e tyre’, por ndërkohë le të bien dakord se kjo botë e këtushme është e të gjithëve. Le t’ia lëmë Zotit t’i bëjë llogaritë e secilit në botën tjetër e le ta lëmë sho-shoqin të jetojë në këtë botë ashtu si ia ka ënda.
"Shqip"

Comments

Submitted by Ben (not verified) on

Zotnia Nano,E pelqeva shume.Shume pozitive dhe e vlefshme per shqiptaret e shumevuajtur.

Do deshiroja,do ju lutem te perkthenit ose te ndroje emrin ne shqip.

Do kete nje efekt te madh ne popullin shqiptar.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

1- Merita e pare e Mustafa Nanos, ose Muçit (me dashamirsi/perkedhelì) asht se keto mendime qe ai shprehe kan ma vlere me ate emen qe ka se sa te vente nji emen tjeter. Ne kete rast ai nuk do te ishte ai qe asht. Prandej i tham "komentuesit Ben" qe un e vlersoj Muçin edhe ma shume pikrisht me emnin qe i kan vue prindrit e tij. Ah! Sikur te gjithe "Muç-at" ta kuptojshin ate qe ç'ka thote Muçi !!!

2- "Blesfamia" asht  = me "Liria Shprehjes se Mendimit" (L.SH.M.).

Gjate gjithe ketyne shekujve tue fillue qe nga filozofi Aristoteli i Greqise se Vjeter para 2500 vjetve, te cilin e detyruen te pij Kupen e Helmit per mndimet qe ai shprehte, sa njerz me mend jane akuzue dhe jane denue dhe jane mbyte vetem e vetem se ato kan shpreh mendimin e tyne LIRSHEM.!!!!!!

Le te quhet Blesfami shprehja e mendimit Lirshem, por ama Blesfamuesi ka te drejten e vet te blesfamoje "Pa Frike dhe me Germa te Mdha" jo si ne kohen e Enverit, por si sot ne kohen e Demokracise. Vetem kush asht kundra Demokracise e vret, ia pret koken, e djeg ne kafaz, e mbyte me gur Blesfamuesin simbas "ligjve" te veta antinjerzore. Kjo nuk asht Fè! Kjo asht kriminalitet.

Muçi! Je Pionier i Demokracise se Vertete. Te gjithe Pioniert ne bote kan hase dhe hasin veshtirsi te panumerta ne jete, por s'duhet hjeke dore nga "Liria Shprehjes se Mendimit" (L.SH.M.). Pergezime Muçi !!!!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Eshte cmendur mendimi shkalluar veprimi dhe koha eshte ndryshkur e pjell Xhonglere.  Kreativiteti shterp mpin e ngrin gjemime e bubullima te vetedijshmish dhe femija jetim me emrin Pergjegjsi uleret.  Gazetare qe arratisen ne projekte shou ne fokusime “banale“ per ti shpetuar qendrimit qytetar e pozicionit intelektual. Eshte nje show ku Kurva krihet e Stambolli digjet. Ai qe eshte intelektual po e po, po dhe ai qe eshte qytetar nuk mund te arratiset nga realiteti e problemet qe po kalojme. E ke detyrim, tamam detyrim, te mbash qendrim e te besh katarsis per cfar ke shkruar e mos arratisesh... Po kafshoj llapen time per te mos e zgjatur me...

Submitted by Arben (not verified) on

Mustafa ke dale nga realiteti me kete SHOW apo mos do te vjelesh ndonje "Projekt nga BE prej mijra Eurosh ne kuader te Programeve qe inistria e Kultures JEP  " per Ateizizmin dhe kulturat Fetare duke e paraqitur SHqiperine si nje vend qe s'ia ndien shume per FETE............

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Muçi ! E di ti se tash qe lexoj shkrimet tueja edhe "Un jam Skraparlì" , por jo ne LSI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.