A është Rama-Cani drejtimi i duhur për Ekonominë?

Prej vitesh kam shkruar e analizuar shumë prej vendimeve mbi ekonominë në vendin tonë, duke intervistuar nga afër vendimmarrës vendas e të huaj. Kushdo që mendon me naivitet se mendimet dhe politikat ekonomike nuk kanë rëndësi në rastin e Shqipërisë, më rezulton se është i gabuar. Ne jemi në implementim dhe në konsumim prej 25 vitesh tashmë të recetave liberale të implementimit të tregut të lirë e efikas sipas diskutimeve të bëra nga ekonomistë e nobelistë amerikanë e europianë. Në këtë pikë, të gjitha dështimet kanë qenë të politikanëve apo institucioneve shtetërore, dhe jo të tregut, ndaj dhe reformat që mundet të shtyjnë akoma më shumë këtë proces duhen inkurajuar e mirëpritur.
Këtë gjë e theksuan dhe kolegët e Fondacionit për Liri Ekonomike në Greqi, Liberty Monitor, të cilët theksonin: “Ju në Shqipëri i keni zgjidhur shumë prej sfidave që Greqia ka dhe jeni më liberalë se ne”. Ne do të vazhdojmë dhe për vite me radhë, pas zgjedhjes së Syriza-s me një shtet etatist”.
Duke iu referuar të dhënave nuk janë gabim, pasi Shqipëria, megjithëse në përkeqësim në vitet e fundit, është në vend të 63-të përsa i përket lirisë ekonomike krahasuar me Greqinë, e cila ndodhet në vend të 130-të. Të ndërmarrësh reforma që u vijnë në ndihmë bizneseve nuk është diçka e lehtë dhe gjithnjë kjo kërkon një mandat të qartë politik nga ana e publikut në zgjedhje.
Ashtu sikundër në Greqi, edhe në Shqipëri publiku iu ofroi partive të majta një mandat të tillë për të ndërmarrë ato masa që do t’i lehtësonte bizneset nga burokracitë e do t’i nxiste ato të rrisnin investimet në vend. Por të dhënat e fundit të ekonomisë tregojnë së në të dyja vendet gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet. Debati është ndezur edhe një herë në Greqi, ku ministri i Syrizas, Voutsis është shprehur se nuk ka para për të paguar transhin ndaj FMN-së me vlerë 1.6 miliard dollarë. Kaq keq është situata ekonomike atje, sa kancelarët e universiteteve publike më shpreheshin në Samitin për Emergjencën në Ekonomike Greke të organizuar në Athinë gjatë javës së shkuar, se tërë fondet që kishin universitetet ua kishte marrë qeveria për të paguar pagat dhe pensionet. Ministri i Financave nga ana tjetër pranoi se ka mbi 500 mijë punëtorë që nuk janë paguar për punën e tyre në 6 muajt e fundit. Në këtë klimë, debati u zhvillua kryesisht mes nobelistit Thomas Sargent dhe ministrit Varufakis për të ardhmen e vendit dhe shumë akademikeve e ish-ministra Financash të Suedisë, Sllovakisë e Bullgarisë. Sipas Sargent, teoricienit të Pritshmërive racionale, Varufakis la shumë prej ideve të tij në gjysmë duke menduar se ato janë të nënkuptuara. Këto ide të paqarta e të papërfunduara sipas tij krijojnë rrezik të shtuar në ekonomi, sidomos kur statistikat zyrtare tregojnë për përkeqësim të situatës ekonomike. Mungesa e transparencës apo e Planit B në menaxhimin e financave publike dëmton në këtë kuptim ekonominë e vendit.
Që nga vendosja e taksës progresive dhe të mirave të pretenduara që ajo do t’i sillte 97% të popullsisë në vend, dyshja Rama-Cani kanë ndërprerë çdolloj diskutimi në publik për ekonominë. Ata po shpërdorojnë mandatin politik të dhënë nga qytetarët duke rritur në kurriz të tyre çdo vit taksat, pa i dhënë mbrapsht asnjë projekt të ri në investime. Lehtësia e rritjes së borxhit dhe bashkëpunimit me FMN-në e Bankën Botërore ishin gati naive duke pretenduar se çdo kosto ndaj bizneseve vjen si pasojë e marrëveshjes me këto institucione, duke dashur të delegojnë përgjegjësitë politike diku tjetër. Në situatën që ishte ekonomia shqiptare në shtator të vitit 2013, Rama- Cani në mungesë të ekspertizës së nevojshme ekonomike bënë atë që shumë ekonomistë e quajnë “text-book error” (rritja e taksave në kohë krize). Kjo tregoi se qeveria me në krye Kryeministrin është profane në ekonomi, por paradoksalisht me një mandat të madh politik.
Të dhënat tregojnë se qeveria ka 9.1% më pak të ardhura nga TVSH-ja krahasuar me vitin 2014 e më pak të ardhura në zëra të tillë si; taksa doganore, taksa nacionale e në nivelin e të ardhurave personale. Frika dhe paniku vihen re në uljen e shpenzimeve me 9.1% për katër muajt e parë nga plani i ministrit Cani për këtë vit. Marrëdhënia mes të dyve duhet të jetë e vështire edhe pas dyerve, pasi as njëri e as tjetri nuk kanë pranuar asnjëherë që diskutimi mbi ekonominë të vinte nga jashtë radhëve të saj apo nga brenda qeverisë në mënyrë profesionale dhe jo politike. Ata janë duke menduar me siguri për një Plan B për financat publike. Të cilin do e marrim vesh vetëm pas zgjedhjeve vendore.
Nga ana tjetër, pavarësisht sfidave të ekonomisë gjatë viteve 2009 e deri në vitin 2013, Berisha- Bode mbajtën vendin larg krizës duke i dhënë optimizëm vendit e investitorëve të huaj përmes taksave të sheshta e të thjeshta, rritjes së investimeve publike në infrastrukturë rrugore për të lehtësuar afarizmin në vend e për ta lidhur tregun e brendshëm me atë të jashtëm. Diskutimin për ekonominë ata e lejuan si brenda dhe jashtë radhëve të tyre, për të siguruar që do të ndërmerrnin ato politika që do të ishin më të përshtatshme për vendin. Të dy këta bashkëpunëtorë na japin neve sot mundësinë për të analizuar efektet e politikave të tyre. Në rast se edhe pas rezultateve negative të politikave të majta ne mohojmë debatin ekonomik në Shqipëri, gjasat janë se do të shkojmë në drejtimin e gabuar, atë të Greqisë.
Mapo
Comments
Mjafton te shikosh nivelin e

Mjafton te shikosh nivelin e shkrimeve neper media, dhe palo-analizat e ekonomisteve tane me shume eksperience sic e tregon veten ky Besart Kadia, dhe e kupton pse ekonomia dhe politika shqiptare kane kaq shume halle: sepse jemi shoqeri e mbipopulluar me tru-bosha.

7 paragrafe artikull, dhe vetem njeri per ekonomine e Shqiperise, per te kapercyer nga hallet e Universiteteve te Greqise ne konluzionin e madh qe Rama-Cani jane drejtimi i gabuar i ekonomise dhe Berisha-Bode e mbajten ekonomine jashte krize duke ndare dhe degjuar cdo hap me publikun.

Z. Besart, nuk na e ke shpjeguar te verteten se pse te ardhurat nga tatimet ne 2015 jane me te vogla se 2014, por me te medhaja se 2013 ??!!

Ose nuk di ta shpjegosh, pra je ekonomist kokebosh, ose e di por nuk e thua, pra je maskara manipulator. Cilido qofte nga rastet je tu e perdhos RESPUBLICA-n nje nga mediat e fundit te lira qe i ka mbet ketij vendi.

Nje sqarim per

Nje sqarim per Besin!

Sigurisht, nje sqarim miqesor, per faktin se i mungojne shifrat e sakta: La lexojeni:

Qeveria shqiptare në mbi dy dekadat e kaluara dhe për disa vite në vijim nuk është angazhuar në uljen e nivelit të madhësisë së borxhit, por siç është më e rëndësishmja, në uljen e treguesit të borxhit.

Sipas Kuadrit Makroekonomik Fiskal, niveli i borxhit, i programuar nga Qeveria, për vitin 2015 është parashikuar të jetë 71,6 % të PBB.

Faktori kryesor ne treguesin e borxhit ka qënë njohja, evidentimi, regjistrimi dhe më pas shlyerja e detyrimeve të prapambetura.

Detyrime të prapambetura janë afërsisht 72 miliardë lekë (apo 720 milionë dollarë) punime e shërbime apo detyrime të tjera që qeveria shqiptare kishte përfituar prej vitesh, por nuk i kishte regjistruar në nivelin e borxhit e për më tepër as shlyer.

Me buxhetin e vitit 2014, bazuar në Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura, janë shlyer 33.84 mld lekë nga 35 mld të planifikuara.

U miratua VKM për netimin e borxheve të ndërsjellta ndërmjet institucioneve shtetërore – shoqërive tregtare CEZ - KESH – dhe garancive/financimit shtetëror dhënë kompanisë KESH (me efekt rreth 4.5 miliardë lekë).

Deficiti i vitit 2014 është rreth 72.1 miliardë lekë (rreth 5.1% e PBB-së), por në të përfshihen edhe 33.84 miliardë lekë detyrime të prapambetura tashmë të paguara.

Nëse i heqim deficitit 2014 këto detyrime të prapambetura të shlyera në buxhetin 2014 (pasi, nëse ato nuk do të ishin fshehur, do të ishin paguar nga buxhetet e viteve të shkuara dhe do të kishin rritur deficitet e viteve të mëparshme!) ai do të ishte rreth 38.26 miliardë lekë ose rreth 2.7% e PBB-së.

Kjo do të thotë se deficiti i Qeverisë për vitin 2014 në raport me PBB-në (pa përfshirë detyrimet e prapambetura) është më i ulëti që nga viti 1996.

Në përputhje me programin qeverisës, në gjysmën e dytë të mandatit, deficiti buxhetor kap vlerat më të ulta historike, deri në 1.3% të PBB-së, dhe është në këtë mënyrë që do të ulet edhe borxhi publik.

Nëse nuk do të ekzistonte borxhi i fshehur, atëherë edhe borxhi publik do të ishte në trajektore të ndryshme dhe do të arrinte në rreth 61.4 % të PBB-së që në vitin 2017.

Ku ka shkuar rritja e borxhit gjatë 2014-ës, përveç shlyerjes së detyrimeve të prapambetura?

Madhësia e borxhit të shtuar në 2014, duke mos llogaritur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ishte rreth 58 miliardë lekë:

Rreth 38.2 miliardë lekë është rritja nga deficiti, pa detyrimet e prapambetura (kujtojmë që në vitin 2014 vetëm investimet publike ishin rreth 60.5 miliardë lekë, shumë më tepër se sa ky deficit).

Rreth 12.7 miliardë është shtuar si pasojë e ndryshimeve të kursit të këmbimit. Dollari amerikan në tregun ndërkombëtar e vendas, u mbivlerësua me rreth 30% në krahasim me dhjetorin 2013, dhe në mënyrë automatike borxhi i emërtuar në USD u rrit në vlerë (rreth 10.4% e borxhit është në USD).

Janë lëshuar tri garanci të reja për sektorin energjetik gjatë 2014-ës me shumë rreth 6.7 mld lekë (për të evituar vështirësitë financiare të ndërmarrjeve të sektorit të energjisë).

Siç shihet, vetëm këta tre faktorë përbëjnë rreth 57.6 miliardë lekë.

Pra, nëse rritja e borxhit nga aktiviteti i Qeverisë ishte 38.2 miliardë lekë, investimet publike janë 60.5 miliardë lekë, ose rreth 58% më shumë sesa deficiti.

Eshte mbushur ResPublica nga

Eshte mbushur ResPublica nga militante berishiste,artikull mizerje,shfryje jo shifra...

gjatë viteve 2009 e deri në vitin 2013, Berisha- Bode mbajtën vendin larg krizës duke i dhënë optimizëm

hahaahhahahahahahahahahaha sa i madh!

Shume shkrim koti. Po borxhet

Shume shkrim koti. Po borxhet qe qeveria e Berishes u kishte bizneseve, perse nuk i ke permendur?! Dhe qe ai kaqoli Rama i pagoi pa nje pa dy?! Ne kete menyre e mbajten vendin larg krizes dyshja Berisha - Bode?! Dhe kush te tha ty o gomar se zgjedhesit votuan qe te lehtesoheshin edhe me bizneset nga takasat?! U votua per me shume shtet dhe jo per me shume anarshi. Nga i Kristalit je dhe ti?!

"Kushdo që mendon me naivitet

"Kushdo që mendon me naivitet se mendimet dhe politikat ekonomike nuk kanë rëndësi në rastin e Shqipërisë, më rezulton se është i gabuar." Nivel shume i ulet aresyetimi...e vetmja gje interesante ne gjithe kete shrim eshte fotoja tip Harry Potter e autorit te shkrimit. Zoti Kadia, leri "ekonomistë e nobelistë amerikanë e europianë", leri krahasimet me Greqine dhe Europen. Ekonomia shqiptare eshte nje mish-mash pa fund. Eshte ekonomi pa strukture, mekanizmat e tregut vetem sa duken sikur funksionojne, institucionet jane ne thelb te korruptuara, politikat ekonomike dhe ato sociale ekzistojne vetem ne letra dhe strategjira pa fund. Asgje nuk zbatohet. Dhe se fundi te perqasesh ciftin Berisha-Bode me ate aktual Rama-Cani e zhyt tere analizen ne nje drejtim pa krye. Me nje fjale i tere shkrimi eshte nje katrahure e vertete. Dhe nje koment te fundit, qe ne fjaline e pare shkruan a thua je Joseph Stiglitz.

Po ky nga e ka harruar

Po ky nga e ka harruar trurin? Nga nobelistet dhe politikat ekonomike shkon te suksesi i pamate i PD-se dhe fiaskoja e Qeverise aktuale, por se clidhje ka ne kete mes vetem tru-boshet e ine. ne fuakt duhet te jete o budalla o i Shqupit pe te shkruar budallalliqe te tilla. por shpresoj te pakten e paguajne mire per te bere veten dordolec.

Add new comment