Nëse llamba e lirisë duhet të mbahet e ndezur

Nëse llamba e lirisë duhet të mbahet e ndezur, europianët perëndimorë duhet të pranojnë se epoka e konformitetit për monokulturë zyrtare – laike ose fetare – është para fundit. Vitin e ardhshëm, këto shtete duhet të përqafojnë diversitetin e tyre fetar dhe ta akordojnë lirinë fetare për të gjithë.
Kur shumica e njerëzve mendojnë Europën Perëndimore, ata shohin një demokraci të ngulitur mirë, ku liritë themelore mbrohen fuqishëm. Për pjesën më të madhe, ky portret është i saktë. Megjithatë, kur është fjala për lirinë fetare, viti dhe dekada e kaluar janë përshkuar nga tendenca që sfidojnë këtë imazh Ndërkohë që vitit 2012 i afrohet fundi, një numër vendesh vazhdojnë të kufizojnë praktikën dhe shprehjen fetare, që nga veshja fetare e deri te ritualet themelore jetësore, siç është rrethprerja.
Kufizimet e tilla, jo vetëm që komprometojnë të drejtat e mbrojtura ndërkombëtarisht, por ato nxisin një mjedis në të cilin njerëzit fetarë dhe anëtarët e pakicave fetare ndihen si të huaj në shtëpitë e tyre. Këto shkelje janë çuditërisht të përhapura. Për shembull, Franca dhe Belgjika ndalojnë studentët në shkollat shtetërore dhe punëtorët e qeverisë që të veshin “simbole të dukshme fetare”, ndalojnë shaminë islame, çallmën, kryqet e mëdha të krishtera, dhe kapelën hebraike.
Franca dhe Belgjika ndalojnë mbulesën e tërësishme në publik, ndërsa Zvicra, Holanda dhe shtete tjera europiane kanë diskutuar për ndalime të ngjashme. Kufizimet mbi veshjet islamike, ekzistojnë në disa shtete zvicerane dhe gjermane për mësuesit. Suedia, Zvicra, Norvegjia, dhe Islanda ka kohë që e kanë ndaluar therjen e kurbanit, siç njihet te hebrenjtë si kosher, dhe të myslimanët hallall. Pas protestave në Gjermani këtë vit kundër një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për të kriminalizuar rrethprerjen, Parlamenti gjerman po shqyrton një ligj që e lejon këtë praktikë.
Përpjekjet kundër rrethprerjes, vazhdojnë në pjesët e tjera të Europës. Partia e Qendrës e Norvegjisë, një parti e vogël në Parlament, ka kërkuar që rrethprerja të kriminalizohet, derisa Ombudspersoni për fëmijë, ka sugjeruar se myslimanët dhe hebrejtë të zëvendësojnë rrethprerjen me një “një ritual simbolik, jo-kirurgjikal.” Në Gjermani dhe Suedi autoritetet qeveritare u kanë thënë prindërve të krishterë dhe hebraikë se nuk mund t’i mësojnë në shtëpi fëmijët për arsye fetare.
Zyrtarët qeveritarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shtyrë mbylljen e agjencive katolike të adoptimit, për shkak se ndiqnin kritere fetare në vendosjen e fëmijëve në familjet birëstuse. Çfarë po e shkakton këtë rritje të kufizimeve? Të paktën dy faktorë janë në lojë – njëri historik dhe tjetri demografik. Faktori i parë, fatkeqësisht, është historia e Europës Perëndimore dhe e shtetit të madh fetar. Rritja e shteteve laike bëri shumë pak për të ndryshuar idenë e monokulturës fetare – thjesht vetëm u përfshi edhe sekularizmi si një nga monokulturat. Faktori i dytë është diversiteti fetar në rritje i rajonit, duke përfshirë një popullsi në rritje të myslimanëve.
Veshjet dalluese të myslimanëve konservatorë, kanë ushqyer frikën nga “tjetri”, si dhe dyfishimin e kundërshtimit ekzistues ndaj shprehjes publike fetare. Ndërsa qeveritë përmendin nevojën për sigurinë kombëtare, kufizimet në lirinë e shprehjes fetare, rrezikojnë të sjellin një rezultat të kundërt. Ato nxisin një hendek ndërmjet qeverive dhe qytetarëve myslimanë, duke shuar shpresat për bashkëpunimin, aq të nevojshëm për të parandaluar radikalizimin dhe promovon asimilimin e vlerave demokratike dhe të identitetit në komunitetet myslimane. Përpjekjet për t’i mbrojtur vlerat e përcaktuara, ligjet qeveritare dhe politikat duke ndaluar shprehjet fetare dhe praktikat specifike, shkelin të drejtat e njeriut.
Veprimet e tilla sfidojnë standardet e njohura ndërkombëtare të lirisë fetare të përcaktuara në traktatet e Kombeve të Bashkuara dhe të mbrojtura edhe nga dokumentet europiane për të drejtat e njeriut nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe procesi i Helsinkit. Këto standarde garantojnë të drejtën jo vetëm të besimit, por edhe të manifestimit të tij, individualisht ose në bashkësi me të tjerët, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, riteve, praktikave dhe mësimdhënies. Kufizimet në rritje në praktikën fetare dhe të shprehjes në Europën Perëndimore lindin nga inkurajimi i një klime të mostolerancës ndaj grupeve fetare.
Myslimanët, në disa raste, dukshëm janë në shënjestër. Kjo atmosferë gjithnjë e më armiqësore shkakton diskriminim privat, dhe ndonjëherë edhe dhunë, kundër anëtarëve të këtyre grupeve. Nëse llamba e lirisë duhet të mbahet e ndezur, europianët perëndimorë duhet të pranojnë se epoka e konformitetit për monokulturë zyrtare – laike ose fetare – është para fundit. Vitin e ardhshëm, këto shtete duhet të përqafojnë diversitetin e tyre fetar dhe ta akordojnë lirinë fetare për të gjithë.
Add new comment